Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E gjithë skena për Gramoz Ruçin

E gjithë skena për Gramoz Ruçin

Nga Enton Abilekaj - 27/04/2017

Nuk mund të gjenin aktor më të mirë. I lashtë aq sa të mos ia kthejnë fjalën as komunistët, serioz aq sa të fshehë një marrëveshje imorale, i rreptë sa të besohet se nuk bëhen më "lojëra". Gramoz Ruci ishte aktori perfekt për filmin e fundit të dyshes Rama-Meta.

Po mos ishte propozimi i grupit parlamentar të PS, pra i Ramës, të gjithë do ta kishin besuar që kishte dalë për "të folur troç". Se gënjeshtrat e Gramozit janë më të besueshme se ato të Ramës e të Metës, gënjeshtrat e Gramozit vijnë nga kohëra të tjera, kur nuk bëhej shaka me sekretarin e partisë.

Ja ku i bëri presion Metës, ja ku e fali Ramën meqë nuk tha as po as jo për variantin reaksionar të zgjidhjes që ofruan gjermanët. Është nxehur shoku Gramoz? Nuk duron dot më lojërat e çadrës?

Aktrimi ishte i përkryer, por propozimi i Edi Ramës që artikuloi, ia hoqi solemnitetin. Nuk i ka ecur kurrë me kryetarët. Ia kanë prishur gjithmonë solemnitetin duke e detyruar të komunikojë vendimet e tyre.

Ishte vendimi i grupit të PS që të mos e shtynte më, ta paralajmëronte LSI që mund ta zgjedhë Presidentin edhe vetëm? Ishte rebelim i grupit ndaj Ramës? Apo Rama e nxiti për t'i bërë presion Metës? Asnjëra nga këto. Ishte vendim i Metës, që PS ta detyronte të merrte Presidencën.

Prandaj i duhet kërkesa e grupit, interpretimi i Gramoz Rucit dhe recitimi i përjavshëm i Edi Ramës. Meta, paska qenë duke bindur shqiptarët që di të bëjë punën e Presidentit, kur të gjithë mendonin se po kërkonte një zgjidhje të përgjegjshme. Nesër, bashkë me ambasadorët, ata do t'i japin zgjidhje situatës.

Rama kryeministër me votim, Meta President me votim, zgjedhje nuk do të ketë. Partitë e vogla janë të lutura të hyjnë në votime dhe ta lënë PD jashtë. Kush tjetër më mirë se Gramoz Ruçi mund ta ngrinte siparin e këtij vendimi.

A nuk kishte votime pluraliste edhe në kohën kur shoku Gramoz ishte yll në ngjitje? Kandidatët e Partisë së Punës konkurroheshin fort nga kandidatët e Frontit Demokratik. Në fund fitonin të gjithë, përveç shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Makut29/04/2017 08:51

Gramoz Ruçi eshte bythelepiresi i te gjithe kryetareve te radhes. Qen i bindur efhe pse hiqet si i forte edhte me legeni nga socialistet. Nga komunist u be socialist dhe tani jep leksione demokracie , ndonese kur ishte sekretar i pare ne tepelene uleriste qe demokracia vjen vetem po te kalojne mbi trupin tim. Ja perzuri Rama te gnithe socialistet e tepelemes dhe jo vetem nga partia dhe nje fjale nuk tha. Selvil ordiner dhe hajdut . Ku i ka Ethemin, Luani, Malbulen...etj qe nuk i qasin as tek dera e Rilindjes. Shkurt nje injorant , servil dje hajdut qe ka shfrytezuar paditurine dhe enverizmin e kopeve nga tepelena dhe jugu ne teresi.Rams e di se çfare gomari eshte por i fuhet per te mbajtur pas vetes kopene...

Bravissimo, Enton28/04/2017 03:20

Qerres se Pluhur-Alizmit te Tiranes sa nuk po i per-dalin rrotat ne balten e tranzicionit pothuaj koheshtrire sa ndertimi i bazave te socializmit! Ne kete rast kapitalizmit te former-komunisteve ne mbeshtetje rrethanore/provizore prej super-atlantikasve si sponsorizues te nje reforme qe mekatarin e dekoron perpara ndeshkimit!

Po, Toni, nese e veshtrojme filmin se prapthi, del vertete se jo Lul Basha por MegaMeta dhe TaoLand Balla e kane zvarritur miratimin ne Parlament te Komisioneve anti Gjyqtare Blu, sa te gjedeshin ca gjyqtare pa ngjyre dhe ...Ilir Meta te promovnohej si President...!

Loja do vazhdoje: Meta si President do shpalle zgjedhjet e jashtezakonshme sapo Basha te ndjehet i promovuar si Kryeminister i Ardheshem...!

S'ka njeri qe s'e beson kete variant, perderisa jo pak shqipo e besuan/besojne se Moz Ruci foli ne parlament si ish-minister i Brendshem!

Onkezmi28/04/2017 01:05

P0 babai tend a,nuk ishte sekretar Partie...?!

Shto koment

Denonco