Prapë e gënjeu Metën ky?

Prapë e gënjeu Metën ky?

Nga Enton Abilekaj - 26/04/2017

Ilir Meta duket se ka hequr dorë nga vendimi parimor i kryesisë: "nuk ka zgjedhje pa opozitën" dhe ka nisur një aksion për bisedime me gjithë partitë parlamentare. Nuk është problemi se po mundohet të zëvendësojë Presidentin. Problemi është se ai po e zëvendëson Presidentin për llogari të Edi Ramës, sepse ishte Rama që e coi në dështim tentativën e Presidentit për negociata.

Nuk është problemi se po thërret një tryezë të dështuar, por se po e thërret për llogari të Edi Ramës, sepse vetëm Edi Rama deri sot e kishte ftuar opozitën për të diskutuar rekomandimet ë OSBE-ODIHR. Nuk është problemi se po i shërben Edi Ramës, por po i shërben një plani për zgjedhje pa opozitën që do të jetë fatal për vendin, sepse kjo farsë e përjashtoj opozitën, jo vetëm nga tryeza, por nga i gjithë procesi.

Papritur Meta që nuk do bënte zgjedhje pa opozitën, kërkon ta nxjerrë opozitën fajtore dhe bllokuese, refuzuese të të gjitha mundësive për dialog dhe për marrëveshje, pra Meta po bëhet Rama, kjo nuk do të thotë që LSI po bëhet Rilindje, por do të thotë që Edi Rama, ashtu sic ishte parashikuar, e gënjeu edhe një herë Ilir Metën.I ka dhënë atij aq sa kërkon, i ka premtuar cfarë ka dashur, i ka thënë cfarë Meta dëshiron të dëgjojë. Ka marrë Presidentin apo Ministrin e Brendshëm apo 7 ministri, kjo nuk ka rëndësi, e sigurtë është që kanë rënë dakord për rindarjen e plackës sipas kushteve të LSI. Kjo derisa Rama ta kalojë edhe këtë lumë. Pastaj nuk i dihet.

Gjithcka nisi pasi maxhoranca dhe mediat në shërbim të saj fajësuan kokëfortësinë e opozitës për dëshimin e negociatave. Pati nga ata që, naivisht, apo me parimin "kap ca të kapësh", fajësuan Bashën që nuk kapi cfarë i ofruan. Kjo do të thorë që ata nuk kanë besuar asnjëherë tek protesta e opozitës. Atëherë përse e kanë mbështetur? Sigurisht, janë shumë pak ata që mendojnë se opozita po vetësakrifikohet për fatet e vendit. Këtu ka shumë vend për dyshime. Historia i jep të drejtë këtij dyshimi, por ajo që vlen është frika e opozitës se mund të asimilohet nga një maxhorancë që i con shqiptarët cdo ditë e më shumë në varfëri dhe injorancë që t’i sundojë me paratë e drogës dhe korrupsionit dhe me kërcënimin e policit në bashkëpunim me kriminelin. Kjo frikë e bën atë që të kundërshtojë varfërimin dhe lënien në injorancë të shqiptarëve duke iu mohuar arsimimin, të luftojë drogën dhe korrupsionin, kriminelët me pushtet dhe policët e lidhur me krimin dhe në fund të kërkojë zgjedhje të lira.

Ndoshta nuk do të mund të fitojë as me zgjedhje të lira, por të paktën nuk do të asimilohet dhe, për mbjetesën e vet, nuk do ta lërë koalicionin e keqbërësve të marrë në kontroll cdo qelizë të shoqërisë. Basha mund të dalë i humbur që nuk ndoqi parimin "kap ca të kapësh" dhe mund t ' i humbasë të gjitha, por fati i Bashës nuk është historia më e rëndësishme e kësaj rezistence. Nëse opozita do të pranonte marrëvshjen, do.kishte legjitimuar për shumë vite koalicionin e keqbërësve. A nuk po kërkojnë ata një lëgjitimin nga ndërkombëtarët sot, kur e panë që Basha nuk e firmos farsën që kanë gatuar? A nuk është edhe tryeza e Metës, një tentativë më shumë për të legjitimuar zgjedhjet pa opozitën? Në vijim do të duket nëse tryeza është një akt i nxituar i Kryetarit të Parlamentit për t 'u bërë President pa votim, apo ai vërtet e ka grisur letrën me kokë "vendim kryesie" për të kapur c 'të mundet nga oferta bujare e Ramës. Bujare…deri kur të kalojë lumin. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fery30/04/2017 12:12

Armiqte shekullore te shqiptareve e kane dashte dhe e dojme nji Shqipëri pikrisht keshtu si eshte sot..!
E dojne nji shqiperi me mal e fusha te mbuluuara me rrenje kanabisi..!
E dojne nji shqiperi te kapur nga oligarkia politike , e Sali Berishes, Edi Rames dhe Ilir Metes ..te kapur nga kthetra te biznisemeneve te tyre , te prokuroreve dhe gjykateseve te tyre..!
E dojne nji Shqiperi te pazhvilluar , te varur ekonomikisht nga importe , te zhytur ne tranzicion te pafund Dhe , sa me larg BE-se...!
Armiqte tane e dojne nji Shqipëri te kufizuar me bashkekombas shqiptar nga te kater anet e saje te shperndare ne 6 parcela me regullime te ndryshme shoqerore ne bashkejetese me popujt , armiq shekullor te shqiptareve...!
Armiqte e shqiptareve e dojne popullin shqiptar ne gjume, dojne qe ai akoma te vazhdoje te fle sepse , deri sa fle populli shqiptar areher armiqte e shqiptareve s kane pse brengosen pse Shqipëria kufizohet vetem me bashkekombasit e saje Dhe s kane pse brengosen qe kjo gjendje te ndryshoje duke e ditur , se kjo oligarki politike dhe e biznesit e lidhur me politiken , do ta qoje se s bene , shtetin shqiptar ne diktature
" populli qe fle ne demokraci , do te zgjohet ne diktatur. "

dervishi27/04/2017 12:42

Opozia dhe LSI u kane mbetur vetem nje rruge. Te behen bashke dhe me forcen e dhunes dhe cdo mjet tjeter ta shporrin nje here e mire Edi Ramen. Kjo duhet bere me cdo sakrifice . Me mire nje fund i tmershem se sa nje tmerr pa fund .Perndryshe e keni Ramen per 20 vite diktature . Do i persekutoje dhe burgosi te tere kundershtaret e tij qe nga politikane e opozites , politikanet e LSI , opinionistet , analistet , profesoret dhe akademiket kundershtare te tij. Mjer ky popull po nuk e hoqi qafe kete barre brenda 3-6 muaj.

dikush27/04/2017 12:40

E dijme o "shqiptaro-amerikan" qe ne SHBA ka edhe asish taksistesh emigrante shqiptare, qe ne vend te gruas , cojne ne Shteipine e bardhe me nje ftese te paguar nga kanabisi, Edi Lakuriqin qe te beje nje foto me Obamen. Por keto ose jane kontigjente te ish sigurimit, ose jane aktiviste te kanabizmit. Ta besoj o "amerikano" se ke alergji te madhe per opoziten demokratiike se ishte ajo qe ja ngriti patkojte perpjete sojit tuaj , nje pjese e te cileve shkuan te strehoheshin te frikesuar tek armiqte imperialiste, e nje pjese tjeter po lozin ne Shqiperi, rolin e te majtes "se moderuar europiane", me ne krye ideologet e shquar puniste, Ruci e Gjinushi e reformatorin e madh kanabist Edi Rama. Kot po te pyes o "amerikano" nga Puka.
A mos u regjistruat ne fushaten e zgjedhjeve presidenciale te SHBA, si socialiste te thekur shqiptare, ne rradhet e kandidatit Sanders, i pari kandidat socialist i hapur per president ne kete vend antikomunist ? Po te kishte pasur Shqiperia per pese dekada ndonje diktature te djathte ekstremiste, edhe do te honepsim nje diktature tjeter njepartiake "majtiste", po c'ne ti kthehen shqiptaret modelit diktatorial enverist, tashme me modelin diktatorial edvinist "majtist" kanabist ? Mblidhni mendjen o amerikano se do t'ju mare Trump per bythe e do t'ju perzere nga SHBA sebashku me miqte tuaj drogiste nga Meksika.

eri27/04/2017 08:44

Po PD ne zgjedhje , LSI dhe Meta nuk kane asnje influence politike . PS merr 90-100 deputet. Dhe nu ki rruhet as per LSI e as per PDIU . Mund ti mbaje ne kualicion , po maksimumi do i japi 1-2 ministri koti. Dhe i do i lere si qen te rrahur njas 1 vit. Pastaj do i heqi fare . LsI do zhduket shpejt . Nje pjese kalon me PS e nje pjese te PD . LSI kalon ne opozite , e pastaj te shohi cfare do te thote opozite me Ramen kryeminister .

Shqiptaro-Amerikani27/04/2017 06:57

Po mire more analiste te shquar te opozites. Dy fakte dua t'ju them. Kur kryetari i opozites ishte minister i brendshem dhe vizitonte lazaratin e stermbushur me droge, qe kishte frike te shkonte policia etj ejt, ku ishit ju qe beni gam gam tani? Pse sprotestonit ateher kunder kanabizimit te vendit? Droga ne Shqiperi ka qene gjithe kohes thjesht tani po kapet me shume. Me kete sdua te them qe ska te implikuar nga politika, ashtu sic ka qene edhe ne kohen e PD. Kur Luli Vocerr ishte minister i brendshem ne bulevard u vrane njerez ku ishit ju o njerezit me te drejt? Kam edhe nje keshille per te gjithe lexuesit e kesaj gazete qe e drejton i ashuquajturi nga av Ngjela Shpellari. Mendoni per te ardhmen tuaj dhe te femijeve, jo per sot e per neser. Saliu eshte pengesa e shqipetareve drejt europes. Saliu eshte figure kyçe ne 27 vjet ne politiken shqipetare. Njeqoftese duhet te fajsojm dikush, fajsohet ai qe e ka patur pushtetij me shum. Sa per zgjedhjet e lira dhe te ndershme kam cunin e halles ish drejtor te PD. Dallaveret qe degjoja nga ai qe benin per votine ishin nga me skandalozet, jo se ata te ps dhe te lsi jane me te ndershem. Per demokratet me cik mend ne koke mundohuni te hiqni figuren e saliut nga politika. Cdo gje qe po ndodh eshte per interesat e familjes se tij. Miqesisht atdhetari juaj.

Berti27/04/2017 00:25

Mos u merzit aq shume shoku Andrea per Cadren. Kalo andej e shih brenda. Vijne nga
nga te gjithe anet e Shqiperise,, nga Europa dhe nga Amerika .Qytetaret e Tiranes pa u ndjere vijne, ikin, hane dreken e kthehenn prap, Si e harrove kaq shpejt shoku Andrea mitingun madheshtor ne fillim? Do ta shohesh se shpejti perseri. Pas votimeve do te dyndet e gjitha Shqiperia me thirrjen Liri Demokraci!

Andreas26/04/2017 23:47

Shoku Andrea ka hall se po veteperjashtohet opozita! Po na e shihkerkan edhe te gjithe kete! Vec nje gje s'po e sheh kush! Qe eshte kthyer qeverisja e te gjitha niveleve ne nje grusht te fortesh qe s'u mbarojne hektaret me tonelata kanabisi. E pas kesaj, se c'rendesi ka nese opozita veteperjashtohet apo e perjashtojne, nje dreq e di! Po le te themi qe ky shoku Andrea s'ka hallin se po veteperjashtohet opozita e po mbytet i mbyturi, po ka hallin se c'mund te terheqe me vete per poshte ai i mbyturi! Ja, ketu u djeg ketyer si Andrea. Jo siguria e familjes se qytetarit (se helbete, qytetareve si Andrea ua garantojne sigurine e familjes te qindra te fortet e qeverise qe nga Shullazi e gjer te Lul Berisha), po siguria e qeverisjes dhe e te ardhurave nga te korrat. Kooperative e tipit te larte jane bere! E ta dini edhe dicka: opozita edhe ne shperbefte nje a dhjete parti, nuk vdes, sepse fryma e opozitarizmit gjallon per sa kohe ka nje ideal per t'u besuar, ndaj edhe ne rente kjo opozite, nje tjeter edhe me e forte do te ngrihet. Ndersa PS-se dhe mbetjeve te partise se Enver Hoxhes nuk i kane mbetur vec te fortet (qe asgjesojne vetveten cdo dite per ceshtje pazaresh), hashashi dhe enveristet. E keta nuk jane as fryme e as ideal. Ndaj PS sot nuk i duhet as dreqit. Dhe PS do te shperbehet e veteshkaterrohet e assesi opozita.

Berti26/04/2017 23:26

Votime pa opoziten ne vendin tone jane zhvilluuar
vetem në kohen e diktatures kur merrnim fleten
e palosnim dhe e hidhnin ne kuti si kova ne pus,
Opozita eshte fuqi e demokracise dhe e lirise
Kur flet opozita flet e verterta.

Berti26/04/2017 22:09

Votim pa opozite kishte vetem në kohen e diktures gjakatre.
Kohet kane ndryshuar. Pertej oqeanit degjon i madhi i
republikaneve.. Amerijane jane dhe do te jene shpetimtaret
e Shqiperise, qe perkohesisht po e rrjepin bijte e komunisteve,.
Duroni dhe pak . Djaloshi Basha prin ne krye drejt fitores
se lirise. Zoti e bekofte Shqiperine, Republiken e re!

Andrea26/04/2017 19:56

Te vjen keq per opoziten e cila nuk e perjashtojne por po vetperjashtohet. Kete e shohin te gjithe. Mjafton te shikosh mbeshtetjen e vaket te banoreve te Tiranes. Si mund te katandisi nje Parti aq entuziaste ne kercenime per shkaterrim dhe destabilitet. Vetem kete qytetari i thjeshte nuk ju a fal sepse po i cenoni ne sigurine e familjes.

kruja26/04/2017 19:51

Lsi dhe Meta nuk ka asnje interes Te hyje NE zgjedhje pa PD per arsye se LSI e di fort mire ç'fare Jane NE gjendje ti bejne asaj force te fortet e PS edhe duke qene NE koalicion POR edhe NE rastin me Te mire do ishte NE opozite NE perfundim te zgjedhjeve .

Shto koment

Denonco