Sekreti i Edi Ramës!

Sekreti i Edi Ramës!

Nga Poli Hoxha - 26/04/2017

Shumëkush është duke u përpjekur që të shpjegojë lëshimet, që Edi Rama i bëri dje opozitës. Për hir të së vërtetës nuk ishin të pakta, kur kujton se çfarë deklaronte vetëm 24 orë përpara mbërritjes në Tiranë të një personaliteti europian, si Mcallister. Formalisht ka një kapërcim radikal, të pozicionit të tij stoik. Me një të rënë të gomës fshiu përbetimin, për 18 Qershorin e panegociueshëm dhe të firmosur nga presidenti. Ç`bëri 18-ta “kushtetuese”, e ç`bëri 16-ta e Korrikut?!

Ky Ramë që e shfaq hapur bezdinë dhe urrejtjen për detyrim-përcaktimin për të qenë bashkëkryetar me Ilir Metën, tani tregohet i gatshëm që qeverisjen e “një milion shuplakave” me dy bashkëkryetarë, ta ndajë me “faqen” mbi të cilën ranë ato. U dorëzoi  “Policinë që duam”, atyre që për 8 vite kishin “përdhosur” uniformën blu. Lëshoi KQZ-në me gjithë Bibën, Avokatin e Popullit, presidentin e ri...Edhe nëse do ti kërkonin që të ulte pantallonat do ta bënte.

Kur jep kaq shumë për opozitën, për të cilën bën thirrje edhe publikisht se duhet shkrirë dhe rithemeluar, imagjinojeni vetë se çfarë i ka ofruar Ilir Metës dhe interlokutorëve ndërkombëtar, që lobojnë për të. Me pak fjalë kot lodhen të gjithë ata që kërkojnë “Republikë të re”, zgjedhje të lira dhe të tjera “përralla” si këto. Nuk e do as Vettingun, tani. Vetë e ka thënë që do ta votojë me “parlamentin e ri”. Po ta donte, tërhiqej për 2-3 muaj dhe hynte në një garë me kushte relativisht të barabarta, për kundërshtarët.

Ai është i gatshëm të japë e lëshojë gjithçka, ti ndryshojë krejtësisht rregullat e lojës, konfigurimin e qeverisës, të shkel ligje e kushtetutë, por vetëm me një kusht të “vockël”; pa kushtin që ai të mos vazhdojë të jetë kryeministër. Pranon të jetë “shef” edhe i ministrave të PD-së, pavarësisht se nuk kanë marrë votën, “verdiktin e popullit” më 2013-ën. 

Në fakt, ky nuk është kushti i tij. Atë nuk e lënë që të hapë rrugë, qoftë edhe përkohësisht. Duket si një teori konspiracioni në pamje të parë, por është më e thjeshtë; si një SH.P.K që ja paguan taksat vetvetes. Brenda një periudhe të shkurtër, grupi që përfaqëson Edi Rama ka gjeneruar disa miliarda euro, që kanë nisur të bien erë jo vetëm në Europë, por edhe përtej oqeanit. Disa shërbime sekrete të fuqishme tashmë e kanë ndezur dritën e kuqe të alertit, sepse po bëhen gati për të kaluar në fazën finale, që është ajo e shkrirjes së parave të pista me ato të ligjshme. Për këtë duhet MË SHUMË KOHË. Jo vetëm një mandate i ri për Ramën por shumë më shumë, ndoshta edhe 10-15 vite të tjera. Mënyra se si do realizojnë varet jo vetëm nga zhvillimet e brendshme, por edhe ato gjeopolitike, veçanërisht në Europën e trazuar dhe në udhëkryq. SHBA si një shpresë e madhe e fundit është e zënë me Lindjen e Mesme dhe veçanërisht, me Korenë e Veriut. Kumbari i madh i këtij plani në këtë cep të Europës i di mirë të gjitha këto dhe do të vazhdojë të japë garanci, derisa “Republika e re” dhe “zgjedhjet e lira” të ulërijnë fortë dhe ta çojnë tymin e “zjarrit” deri në zyrat e Brukselit dhe Shtëpisë së Bardhë. Këtë nuk e bën dot as Çadra, as Luli, as Goni, as Nardi, as Vangjeli dhe aq më pak Ilir Meta.

Situata është dhe do të jetë në favor të tyre, deri në moment që populli të kuptojë që në Kushtetutë, atij i është dedikuar neni 2 që thotë: “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij... ose drejtpërsëdrejti”. Kur ta marrë situatën populli në dorë “drejtpërdrejtë”, atëherë mund të kemi shpresa. Prandaj për Ramën, i cili duhet ndarë qartë nga Partia Socialiste si institucion dhe anëtarësia e saj, nuk mund të ketë tërheqje. Stoicizmi “i papritur” i Lulzim Bashës, i kapi të papërgatitur, por vetëm përkohësisht. Po i marrin masat me shpejtësi. E kanë urdhëruar që të japë çdo gjë, përveçse qeverisë teknike.

Faktikisht me ato që ka lëshuar dje Edi Rama, ka pranuar njëkohësisht që vendi nuk është në kushte normaliteti. Parlamenti dhe qeveria janë kthyer nga qesharakë, në ilegjitime. Është koha për nenin 2 të Kushtetutës, por çështja është; kush do t`ja “lexojë” popullit atë?

Rama është gati të tjetërsojë votën e 2013-tës, duke futur në qeveri ata që u rrëzuan nga ajo votë, të shkel mbi kushtetutën dhe dekretin presidencial për ditën e zgjedhjeve; të zhbëjë një institucion të ligjshëm si KQZ-ja etj. Në ditët në vazhdim ka shumë gjasa, që të çojë drejt qelisë edhe ndonjë drejtor policie për drogën, apo të tjerë që kanë bërë ndonjë tender të vogël të pistë.

Në përpjekje për të shpëtuar statukuonë, ky grup i mbështetur edhe nga konjuktura të caktuara ndërkombëtare, (për interesa personale, apo qoftë edhe sipas parimit gjeopolitik “të sakrifikojmë demokraci për stabilitet”) është gati të bëjë gjithçka, për të mos lënë në mes të rrugës atë që kanë nisur. Në këtë situatë, në hall të madh ekzistencial është edhe Ilir Meta dhe LSI-ja e tij. Ai ka dy rrugë; ose të vihet përfundimisht në shërbim të këtij projekti me hir ose pa hir, ose ta denoncojë atë dhe të nis një katarthis radikal të vetes dhe forcës që përfaqëson. Lulëzim Basha është duke e bërë këtë me Partinë Demokratike, pavarësisht se janë të paktë ata që “po e shohin”. Një vendim i Ilir Metës në orët në vijim (presionet ndaj tij kanë arritur kulmin), do të përcaktonte përfundimisht dy frontet që do të përballen këtë herë për “jetë a vdekje”, për mënyrën se si do të vizatohet e ardhmja e afërt e Shqipërisë.

Nëse ata që urdhërojnë realisht do ta dorëzonin Edi Ramën si përfaqësuesin kyç të tyre në këtë makro-operacion financiar, do  të ishte njësoj si të lejonin që të hapej “kutia e Pandorës” ku janë ndryrë për 4 vite rresht, sekretet e skemës gjigante të transferimit të parave të taksapaguesve shqiptarë në llogaritë e 5-6 grupeve  dhe ato të mafies së narko-trafikut. Prandaj duhet hequr dorë urgjentisht nga kjo kërkesë, sepse kjo “kuti e Pandorës” i është lënë në ruajtje dhe ai nuk ka as tagër dhe as shans që ta negociojë.

 Ky është sekreti i Edi Ramës!

Për atë përfundimisht nuk ka më kthim pas, përveç `vetëvrasjes`. Prandaj edhe e nxori nga subkoshienca, atë për të cilën është projektuar dhe që e ëndërron aq shumë; të jetë në pushtet të paktën 20 vite. Kështu tha gjatë inaugurimit të një kompleksi turistik, dy ditë më parë në Durrës.

“Më ka mbetur në mendje një bisede me Kryeministrin e Malit të zi…Më tha mos harro që jam Kryeministër prej 20 e kusur vitesh. Më janë dashur 10 vite për strukturën e parë. Pasi ka ardhur e para është krijuar bindja. Pra është çështje besimi për një investitor sepse ka një mijë e një arsye për të paragjykuar vendin tonë dhe duhet guxim më vete. Fakti është se sot ne jemi në rrugë për çelur një sezon të ri…”.

Ky është plani i atyre që urdhërojnë Edi Ramën, prandaj harrojini negociatat dhe kulisat, por shkoni nëpër gjithë shtypshkronjat e vendit dhe Europës dhe porosisni miliona fletë, ku të shkruhet me germa të mëdha neni 2 i Kushtetutës; “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij… ose drejtpërsëdrejti”.

Dhe ngjitini kudo, nëpër mure, pemë…mbuloni Shqipërinë!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jezus27/04/2017 22:55

Zgjohu !
Mesazhi xhevahir i ketij shkrimi.

ASKUSHI27/04/2017 11:23

fIKS dIKUSHI, e paske kuptuar thelbin e shkrimit; kerkon kohe, shume kohe qe pastrojne miliardat. ky eshte edhe thelbi i projektit qe ka shpallur per 4 vitet e tjera; 1 miliard Euro ne vit....

dikush27/04/2017 08:56

Po e le menjane teta Olgen, qe nuk i kupton dot keto arsyetime te ketij shkrimi, ngaqe ka "mbetrurina te se kaluares", por duke lexuar kete shkrim, mu kujtua nje shkrim qe kisha lexuar ne nje nga "The Guardian-et" shqiptare, nje media qe si motra e saj me e madhe T.CH, po perpiqet te shese sapunin per djathte. Lexova pra, nje shkrim te firmosur nga nje fare Besi Bekteshi, qe me solli ndermend nje ish kandidat te byrose politike te PPSH, Besnik Bekteshi. Zoteria kishte bere zbulimin e madh, se opozita e sotme eshte nje opozite majtiste ekstremiste "bollshevike", meqe ne krye te saj ka persona qe vijne nga familje te lidhur me komunizmin e keta qenkan Berisha e Basha ???????
Si "prove" te pakundershtueshme per te vertetuar kete thagme, Bekteshi "djathtist" i thekur, ju fuste te dyve nje nga ato etiketimet "batuta" ordinere alla Rama, se njeri eshte "doktor maximus" ??? e tjetri "hollandezi fluturues" ???.
Pra sipas ketij ideologu e politologu te shquar "antikomunist", bollshevizmi paskej ardhur nga mjeksia e nga Hollanda.
Lexova gjithashtu para pak ditesh, nje analize te botuar ne "The Guardian" per rezultatet e rundit te pare te zgjedhjeve presidenciale ne France. Autori i shkrimit bente analizen e politikes aktuale franceze ne menyre pothuajse te shkeputur nga situata politike boterore, duke mos permenduar as BREXIT-in e famshem e as zgjedhjet e fundit presidenciale ne SHBA, por edhe as situatat e tjera te ngjashme ne Hollande, Spanje apo Itali..
Ne Shqiperine tone, ish shkemb graniti te rezatimit boteror te ideve te "pastra" marksiste-leniniste-staliniste, pasi provuam komunizmin, punizmin e socializmin, po eksperimentohet me "sukses" te plote, kanabizmi si nje rruge e re per ta bere Shqiperine , "fanar" te mafies.
Ata qe i kane shpallur lufte kanabizmit, pasi luftuan kunder stalinizmit, qenkan sipas mendjeve te ndritura kombetare e nderkombetare, bollshevike ekstremiste, kurse lideri i ideve kanabiste, na qenka nje demokrat vizionar reformator.
O zot se deri ku shkon marrezia e hipokrizise e mashtrimit !!!!!!

tradita27/04/2017 08:28

Ollga: Argumenti eshte fare i thjeshte: Rama per te ardhur ne pushtet u mbeshtet nga disa grupe kriminale qe per tre vjet ben shume para me droge, me vjedhje ne dogana ne tendera ne tatime ne taksa , me konçensione. Keto para duhen pastriar ndryshe jane e vdekura. Grupet tashme e kthyera ne mafie kane Edi Ramen kryeminister per te pastruar keto para dhe me partneritetin Publik-privat dhe kaq shum ejane keto para sa Rames i duhen 20 vjet Kryeminister. Keto grupe i thone Rames rri aty ku je. Nuk e lene te terhiqet. Me nje fjale Rama eahet nje Tano Karidi i cili nuk e ka veten ne dore ka hyre aq thelle se zot se del dot: Nje mendje e shendoshe do ta kuptonte se terheqja eshe shpetimi i vertete i Edi Rames si edhe interesi me i madh i tij.

Olga26/04/2017 20:12

Me falni qe u futa ne diskutimet tuaja militante. Shpresoj vetem qe niveli intelektual ne Shqiperi te rritet...dhe kjo jo vetem ne gazetari, por edhe ne Universitete. Qe te pakten brezat e rinj te edukohen me standarde te larta. Por veshtire te ndodhi me politikanet qe kemi...

Po lexoj me mire CNN ose TheGuardian. Te pakten te edukohem pak me mire ne ato shkrime.

Good luck,
Olga

Shpata26/04/2017 17:50

Ne pergjigje te Komentit te Zonjes Ollga !
Zonja Ollga nuk e kupton ‘kutine e Pandores’ ! Sipas mitologjise greke, kjo kuti permbante te gjitha te keqiat e njerezimit, kete kuti e hapi Pandora !

Autori shkrimit, Zoti Poli Hoxha, spjegon qarte se Kryeministri Edi Rama ka bere kaq shume ‘pislleqe’, para droge , tenderash, plehrash etj. sa qe eshte shume i veshtire qarkullimi i tyre per ‘Pastrim’. Dmth, ai duhet te qendroje akoma kryeminister per ta perfunduar ‘Pastrimin’. Sepse po te iki, hapet kutia e Pislliqeve, dmth ajo e Pandores !
E shikoni sa e thjeshte eshte, Zonja Ollga.

Por si duket Zonja Ollga eshte partizane, si rrjedhim nuk i shikon fare, tonelatat e droges qe zihen çdo dite neper Shqiperi.
Lind pyetja, sa do te jete sasia qe kalon dhe nuk kapet, artikuj serioze, te gazetave perendimore vleresojne kete sasi ne 3 deri 4 Miliard Euro ! Ne Shqiperi rrethe serioze flasin per 2 Miliard Euro ne vit ! Shifer kjo, e perafert me buxhetin e shtetit !
Me fal Zonja Ollga, po jam i shqetesuar, qe vendi im prodhon me teper droge se sa te gjitha te mirat materiale te marra se bashku !

Me te drejte ne fund Autori permend Kushtetuten : “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij… ose drejtpërsëdrejti”. Dmth levizni dhe hapeni gojen dhe mos beni sikur nuk kuptoni si Zonja Ollga !
Duke perfunduar, falenderoj autorin, per shkrimin qe per nga natyra dhe cilesia eshte i nivelit Europian !

Nure26/04/2017 17:40

Te lumte pena o Poli.
Po kuptoj sesa hidhur e ka perjetu shkrimin Olga kur hiqen si e pa sqaruar.
"Olga", Poli po thote: Nuk flitet per vullnet politik te politikanit, i cili pasi eshte cfilitur ne beteja politike per ideale popullore ose fetare , po reflekton me vete te terhiqet nga beteja me faqe te bardhe. Ketu, mesa kuptova, flitet se skemi me nje politikan por me dike qe i jane dhene para e kapitale ti fute ne pune e nuk duhet te dale nga "loja" se per ndryshe.....eeeee!!.
Dhe kjo "loja" jemi ne, populli qe qevrrrisemi por si delet qe shohin vetem barin nuk e ngrene dot koken larte te shohin qiellin e "vertete" te politikes

Zana26/04/2017 17:37

kjo eshte e verteta ne vendin tim ne vendin tone POPULL COHU

Shpata26/04/2017 17:27

Ne pergjigje te Komentit te Zonjes Ollga !
Zonja Ollga nuk e kupton ‘kutine e Pandores’ ! Sipas mitologjise greke, kjo kuti permbante te gjitha te keqiat e njerezimit, kete kuti e hapi Pandora !

Autori shkrimit, Zoti Poli Hoxha, spjegon qarte se Kryeministri Edi Rama ka bere kaq shume ‘pislleqe’, para droge , tenderash, plehrash etj. sa qe eshte shume i veshtire qarkullimi i tyre per ‘Pastrim’. Dmth, ai duhet te qendroje akoma kryeminister per ta perfunduar ‘Pastrimin’. Sepse po te iki, hapet kutia e Pislliqeve, dmth ajo e Pandores !
E shikoni sa e thjeshte eshte, Zonja Ollga.

Por si duket Zonja Ollga eshte partizane, si rrjedhim nuk i shikon fare, tonelatat e droges qe zihen çdo dite neper Shqiperi.
Lind pyetja, sa do te jete sasia qe kalon dhe nuk kapet, artikuj serioze, te gazetave perendimore vleresojne kete sasi ne 3 deri 4 Miliard Euro ! Ne Shqiperi rrethe serioze flasin per 2 Miliard Euro ne vit ! Shifer kjo, e perafert me buxhetin e shtetit !
Me fal Zonja Ollga, po jam i shqetesuar, qe vendi im prodhon me teper droge se sa te gjitha te mirat materiale te marra se bashku !

Me te drejte ne fund Autori permend Kushtetuten : “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij… ose drejtpërsëdrejti”. Dmth levizni dhe hapeni gojen dhe mos beni sikur nuk kuptoni si Zonja Ollga !
Duke perfunduar, falenderoj autorin, per shkrimin qe per nga natyra dhe cilesia eshte i nivelit Europian !

Ollgu26/04/2017 17:08

Ollga me cfare mendje e lexon, se nese ka nje gje qe ben muuu te ky eshte logjika. Ajo qe kuptohet qarte eshte, se Rama eshte i gatshem te leshoje gjithcka, edhe cfare ka mare me vote, vetem e vetem te shpetoje dhe vazhdoje te mbroje projektin e nje grushti njerezish qe kane bere miliarda me parate e taksapaguesve( konvesionet psh.) dhe te fermes me te madhe ne bote te kanabisit. Prandaj thote autori qe esbte gati te ule edhe pantallonat e te ri ku i thone ATO hijet qe ka prapa...ndryshe te vrase veten. Meqenese nuk ja duan prapanicen e fishkur, por te dorezoje kutine e pandores, dhe meqenese ai nuk e ben dote kete te fundit se eshte futur shume thelle...dhe meqenese as opozita e as Ilir Meta nuk kane fuqi...autori nxjerr per ty e plote qora te tjere nenin 2 te Kushtetutes. Kaq e thjeshte eshte Ollga. Kupton apo jo, jeton ne realitetinshqiptar ti, apo ne bunkerin e Surelit...

tosi26/04/2017 16:50

gjithcka ka mbetur ne doren tende e shume e shume te tjereve si puna jote olga qe sjane as mish as peshk, por duan te japin vetem mend kur mend skane

mitati26/04/2017 16:36

Ollga lexoje mire dhe thellohu, me siguri do te bindesh per cka thuhet ne artikull. Kjo eshte e tmershme.

roshi26/04/2017 16:21

konkluzioni eshte i qarte dhe shume logjik, populli te ushtroje sovranitetin e tij te drejpetdrejte,sepse rama as qe ka ne mend qe te dorezohet, largimin ai e sheh si vdekjen e vet, eshte per te ardhe keq por situata po agravon drejt nje perplasje, dhe kjo per faj te rames dhe jo kembenguljes se bashes per qeveri telnike, e cila per momentin mbetet e vetmja zgjidhje

mali26/04/2017 15:58

Po zoti nano mund qe te lere ate lojen e bixhozit pergjysme dhe te behet president ?! Apo meqe takoi milloshevicin ne krete , ja ka marre doren ( edhe pse te hapte barkun me kostumin me papijon )!!

iliri26/04/2017 15:52

Olga ti mire e thua por kujt i thua...

artani26/04/2017 15:33

Analize qe me gezon.
Ka akoma qe ju dhemb zemra ler vendin e tyre.
Pra besoni dhe perbetohuni qe do zbatoni nenin 2 te kushtetutes.
Gjeja me e thjeshte .
Lexoje kthjellohu ,shperndaje,grumbullohu ,merr ne dore fatin tende dhe ate te vendit tend.

krasasi tp26/04/2017 15:23

Pritet doreheqja e z.Meta si Kryetar Kuvendi dhe si Kryetar i LSI, sakrifikimit te pushtetit per te bere shtet.Zgjedhjes se z.Nano si President Republike.Qeveri Teknike dhe zgjedhje te lira e te ndershme.Nje kryeminister ne Qeverine e Republikes se RE qe mundesisht mos ti kemi degjuar as emrin.

Olga26/04/2017 15:13

Une realisht nuk e kuptoj argumentin tuaj. Eshte per te ardhur keq qe gazetaret nuk kane logjike ne shkrim dhe aq me teper artikullit i mungon ajo 'red thread'...Ketej thuhet pse nuk leshon 'pe' Edi Rama, nga ana tjeter kur leshon 'pe' thuhet--e shifni sa shpejt heq dore dhe rikonfiguron qeverine. Kur leshon 'pe' thuhet do heqi dhe pantallonat, nga ana tjeter kerkohet te mos jete me kryeminister...

Menyra sesi shkruani nuk e bind publikun (pervec militanteve). Por ata qe nuk jane as me PS as me PD nuk i bind aspak. Dhe nuk ka si te ndodhi ndryshe, kur intelektualet e Shqiperise ne te gjitha fushat e kane braktisur ate. Dhe gazetaria, politika, manaxhimi ka ngelur ne dore te te pa-afteve.

Me shprese se do merni trajnime per krijimin e argumenteve
Olga

Shto koment

Denonco