Loja e Ramës me negociatat dhe qartësia e Lulzim Bashës

Loja e Ramës me negociatat dhe qartësia e Lulzim Bashës

Nga Syri.net - 25/04/2017

Negociatat me ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk kanë rezultuar të suksesshme. Ndërmjetësit kanë kërkuar të gjejnë një zgjidhje mes dy qëndrimeve, të Ramës dhe të opozitës, që për momentin duken se nuk kanë asnjë pikë takimi. Basha ka qënë konseguent, i qartë dhe i vendosur në kërkesën e tij parimore e të patjetërsueshme: qeveri teknike me mandat të qartë që garanton zgjedhje të ,ira e të ndershme.

Kurse Rama ka refuzuar kërkesën e opozitës duke tentuar tinëzisht të krijojë përshtypjen se është gati të lëshojë për datën e zgjedhjeve dhe të bëjë gjoja disa ndryshime teknike në administratën policore apo edhe të disa ministrave por duke ruajtur postin e Kryeministrit. Rama në mënyrë demagogjike është përpjekur të kushtëzojë çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme me vetingun, ndërkohë që Basha në themel është dakord ta votojë vetingut por duke vendosur në plan të parë realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike e cila si akt të parë do të kishte votimin e menjëhershëm të vetingut. Përse Basha insiston në kërkesën për “qeveri teknike me një mandat të qartë kohor dhe detyrash të mirëpërcaktuara” që garanton zgjedhje të lira e të ndershme?

Arsyet janë të shumta.. Së pari Rama erdhi në pushtet me një numër të madh individësh me rekorde kriminale që nuk pranoi asnjëherë ti largonte dhe i ka përsëri pranë tij, ose si kryetarë bashkish, ose si kandidatë për deputetë në partitë aleate ose të maskuar pas “vajzës, djalit, apo dikujt tjetër” që do të jenë kandidatë në qarqet e veriut.

Po ashtu Rama erdhi në pushtet me të gjithë ata persona të pasuruar nga lejet e ndërtimit të dhëna prej tij kur ishte kryetar bashkie apo nga (ish)kryetarët e bashkive kryesore të vendit (Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, e tjerë) të cilët në të gjitha rastet gjatë këtër viteve kanë vazhduar të pasurohen nën pushtetin e Ramës duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin e konfliktit të interesit. Ata janë përsëri kandidatë për deputetë me të vetmin funksion blerjen e votës përmes blerjes së varfërisë të cilën Rama gjatë këtyre katër vjetëve e ka thelluar. Po ashtu Rama dhe Tahiri kanë angazhuar rrjetin e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në funksion të pasurimit të tyre por mbi të gjithë për manipulimin e zgjedhjeve. Sado të përpiqet Rama të mashtrojë qytetarët e ndërkombëtarët me gjoja shkarkimet në polici askush nuk ka dyshimin me të vogël se “rrjeti i policisë” në bashkëpunim me “bandat e krimit” do të jetë shumë aktiv në zgjedhje ose në formën e “trafikantëve të veshur me uniform policie ose në formën e “policëve pa uniformë të veshur me petkun e rilindasit” pranë Ramës e Tahirit të cilët do tju premtojnë rikthimin në detyrë në këmbim të blerjes së votave dhe kërcënimit të votuesve.

Së dyti, Rama prej katër vitesh refuzon të realizojë një reformë zgjedhore në bashkëpunim me opozitën për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Të gjithë pikat që ndodhen në “dokumentin e ambasadorëve” të propozuara tashmë nga opozita prej disa muajve janë refuzuar nga Rama të cilat sot bën teatrin duke i pranuar për tu shfaqur konstruktiv me “propozimet e ndërkombëtarëve”. Rama i cili para katër viteve kishte kërkuar identifikim biometrik dhe numërim elektronik gjatë disa javëve ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e opozitës për “identifikim biometrik dhe votim/numërim elektronik”. Së treti Rama në mënyrë demagogjike e tinëzare duke synuar vendosjen e kontrollit mbi sistemin e drejtësisë, është përpjekur gjatë të gjithë kohës të kushtëzojë kryerjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme me votimin e vetingut, ndërkohë që opozita është shprehur qartas në favor të votimit të vetingut por duke vendosur në plan të parë zgjedhjet e lira e të ndershme të cilat do të garantoheshin pasi të miratohej qeveria teknike pa Ramën kryeministër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

roland27/04/2017 01:09

Basha po vepron shume mira ,ai po sillet si lider i vertete.Nqs opozita hyn ne zgjedhje me Ramen kryeminister veq zgjedhje nuk do te kete,rasti i Dibres do te shtrihet ne gjithe Shqiperine.Uroj qe Basha me te gjithe opoziten te qendrojne te bashkuar ne kete beteje per te ardhmen e vendit dhe femijeve tane.

hasan gjylbegu26/04/2017 14:42

partija demokritike e di shume mire se me drogen ka blere dhe ka shtitur dhe ka blere vota nga netedhjete edyshi dhe keteje ne raste se behet fjale per droge te paret qe futen drogen qe partja demokratike ne lazarat dhe per kete ka permendoren me te madhe A.Hajdari qe futi drogen ne shqiperi tani ju prene fijet p... demokratve dhe kerkojne te vijne ne rrjetin e tyre se e gjethe shqperija e mogazinonte ne kjolazart dhe e shiste p.... demokartike kjo duhet te maroje nje here e mire qofeshin socjaliste apo demokrate nuk duhet te egesistoje me emeri droge se morem namin europ dhe ne bote kushe tevije ne pushtet respekte

koo26/04/2017 11:45

Zgjidhje me kryekarin Edvin Rama nuk ka pas e nuk do kete mos shpresoni kot i ka dhene provat ne Korçe ,Erseke dhe Diber si u bene zgjedhjet duke u blere me parate e droges .

pirro26/04/2017 09:53

Basha duhet te qartesoje leshimet qe i beri Rama . Nqs 4 ministri ia jep PD qe te propozoje emrin e ministrit dhe Rama ta zgjedh , apo e njejta gje per disa Drejtor Rajonal te Policise , atehere kjo eshte nje zgjidhje e mire . Kuptohet bashke me disa propozime te tjera si data e zgjedhjeve , KQZ , Reforma Zgjedhore , kriminalizimi i votes etj. Basha nuk duhet ta leje kurre opoziten te mos marre pjese ne zgjedhje . Kjo do ishte disfate e madhe dhe fundi i demokracise . Me revolta thjesht shtyhen ditet , po Rama nuk terhiqet se nuk eshte njeri normal . Nqs jo normalitetit do Basha do i pergjigjej me te njejtet monedhe , thjesht bejme kthim mbrapa numero.

Coli26/04/2017 08:08

Po sikur socialistet te refuzojne bashkepunimin me demokratet? Atehere kush eshte zgjidhja?

gjithashtu malok26/04/2017 06:47

me veting APO pa veting, as i gjati dhe askush sdo ta fusi dot Doktorin ne burg.
dhe pinoceti kishte gjith boten kunder dhe nuk ariten dot ta burgosin.
ka nje plan Shum llogjik dhe te arritshem. ne fillim do shkaterroj PD, dhe do i shtyj ca vjet neper gjyqe duke thene, qe eshte lufte politike, pastaj do beje Kurban bashkpuntoret, dhe do sakrifikoje bashen i cili do burgoset, pastaj do filloje te pranoje ca nga vrasjet, duke i justifikuar si vrasje per arsye shtetrore. me pas do filloje dhe do ktheje ca nga leket qe i ka fituar me djersen e ballit. ne fund do kerkoje te jet i lir per arsye shendetsore.
cdonjera nga keto faza do zgjase te pakten 5 vjet.
nuk besoj qe doktori te jtoje me Shum se 100 vjec..
te jeni te sigurt qe funksionon.
te njejten proces ka ndjekur dhe pinoceti, qe kishte bere krime Shum me te medha se doktori yne.
dhe pinoceti vdiq ne shtepi, pa e pare burgun me sy

Shto koment

Denonco