Protesta e qetë e masive vrau përfundimisht frikën…

Protesta e qetë e masive vrau përfundimisht frikën…

Nga Kastriot Islami - 24/04/2017

Protesta për “bllokimin” e 5 nyjeve kryesore ishte e qetë. Ishte masive tej pritshmërive. Ishte qytetare. Ishte e qetë se policiët nuk provokuan nga që ajo ishte masive, pra ajo filloi dhe përfundoi e qetë se ishte aq masive sa policët dhe shefat e tyre nuk mund të ndërhynin. Ishte projektuar dhe nisi qytetare, dhë përfundoi e tillë se ishte masive duke i frikesuar policët të cilët as që e cuan ndërmend të ndërhynin. Edhe qytetarët në qarkullim qëndruan të qetë, ata u bashkuan emocionalisht dhe racionalisht me protestën. Ata ndalën fiks në orën 11 dhe u rinisën fisk në orën 12 pa bërë asnjë reagim apo provokuar sherr ndonëse kishin prej mëse një ore që prisnin në trafik. Ngjante sikur të gjithë pa përjashtim, protestuesit dhe qytetarët në makina, madje edhe vetë policët kishin për synim tja dërgonin mesazhin e kësaj proteste Ramës dhe qeverisë së tij.

Të gjithë protestuesit ishin entuziast për veprimin e tyre dhe ndjeheshin krenar për qetësinë e qytetarinë e treguar dhe këtë e shpjegonin me masivitetin. Kishte militantë. Kishte partiakë. Kishte opozitarë të të gjithë ngjyrave. Kishte ish-opozitarë. Kishte të punësuar  e të papunë. Kishte edhe të sëmurë. Kishte shumë të varfër. Kishte gra e të reja. Kishte pleq e plaka. Kishte të pamundur që kishin ardhur nga larg dhe mezi lëviznin. Kishte njerëz në nevojë, deri edhe me paterica që thonin se nuk donin ta humbin këtë rast për të protestuar ndaj së keqes që i kishte zënë. Kishte persona më aftësi të kufizuara. Të gjithë thonin se më së fundmi ishte ngjallur fryma e reagimit.

Të gjithë ishin të gëzuar dhe binin dakord se më së fundmi ishte vrarë frika, ndonëse kishte ende në vendet nga ata vinin shumë të tjerë që ishin kundër Ramës dhe ishin gati të vinin por që kishin shumë frikë se mos humbnin vëndin e punës apo se mos njerzit e familjes humbnin vëndin e punës, se nuk ju jepnin certifikatën e legalizimit, se nuk ju jepnin asistencën, se i mbanin pensionin, se i krijonin probleme apo ja mbyllnin fare biznesin, se i merrnin patentën e automjetit, se nuk u jepnin më ushqime me listë, e lloj e lloj historishë të paimagjinueshme. Të gjithë kërkonin reagim më të fortë, veprim më të fuqishëm, goditje më të vendosur të së keqes, largim më të shpejtë të qevëerisë Rama. Dhe në këtë drejtim kishte padurim deri në acarim.

Të gjithë protestuesit ishin të qetë dhe sa herë ndonjë ambulancë shfaqej në qarkullim kërkonin që ti hapej rruga ndonëse kishte disa prej tyre që e konsideronin sajesë provokative, të cilët të gjithë pa përjashtim donin ti shmangeshin. Nga ana tjetër ishin të gatshëm të reagonin energjitikisht kur në ndonjë rast shikonin ndonjë person të dyshimtë që me kamera apo celular filmonte fytyrat e tyre. Dukej si një betejë me frikën, si një luftë për të vrarë frikën, si një sulm përfundimtar ndaj rregjimit frikëndjellës. Ata që ishin aty shpreheshin se nuk kishin asnjë lloj frike por donin ta vrisnin frikën që ajo të mos vepronte mbi të gjithë ata që nuk kishin ardhur aty por që me zemër e me shpirt ishin në protestë. Donin ta vrisnin frikën për të ngadhënjyer sa më shpejt mbi arrogancën e kësaj qeverie të cilën nuk e duronin dot më edhe për faktin se ajo kishte nënshtruar të gjithë ata që mendonin njëlloj por që kishin frikë për arsye të ndryshme të mos ishin sot së bashku me ta. Ata thonin se janë shumë sot në protestë por do të ishin më shumë po të vritet plotësisht frika. Të gjithë kërkonin të bëhej dicka më shumë për të vrarë më shpejt frikën duke thënë se Ramën dhe njerzit e tij i urrejnë shumica përvec një pakice që përfiton dhe disa fanatikëve permanentë të të gjithë rregjimeve që “edhe pa bukë e pa ujë rrinë… por as Ramën ashtu si edhe të tjerët para tij nuk e tradhëtojnë…”.

Të gjithë protestuesit ndjeheshin besimplotë se sot ishte hedhur një hap i rëndësishëm në betejën për arritjen e objektivit. Të gjithë duke u larguar ishin më të vendosur se kur kishin ardhur. Ishin më të bindur se po të ishin shumë si sot mund të arrinin gjithcka qetësisht. Kishin besim si asnjëherë tjetër se zgjidhja tanimë ishte vetëm në duart e tyre. Se edhe aktorët e faktorët e tjerë do të ndiqnin vendosmërinë e tyre, lëvizjet e tyre, veprimet e tyre, dhe për këtë nuk kishin më asnjë dyshim, askush. Zgjidhja për të gjithë ishte afër dhe e shpejtë. Askush nuk dyshonte në arritjen e objektivit për të cilin tanimë ishin të qetë se ishin tmërrësisht shumë, se kishin vrarë frikën.

Këtë e kishin kuptuar edhe të gjithë ata që ishin në anën tjetër të barrikadës, përfshi policët, qeveritarët,  administratën… Ata e kishin të qartë se presioni i qeverisë mbi qytetarët për të ngjallur frikën kishte prodhuar reagimin, që ishte gati të shpërthente duke gjeneruar kundërfrikën. Se kundëreagimi tanimë kishte filluar të prodhonte frikën te qeveria dhe Rama. Madje kam përshtypjen se vetë Rama kishte tani shumë e më shumë frikë, madje shumë më tepër se ata që nuk kishin ardhur në protestë por ishin me protestën. Rama si frikacak që është tanimë është në dilemë mes largimit nga frika dhe frikës nga largimi… /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco