Zhgënjimi dhe trishtimi i Edi Ramës, ‘për një lule që nuk u këput’

Zhgënjimi dhe trishtimi i Edi Ramës, ‘për një lule që nuk u këput’

Nga SYRI.net - 24/04/2017

Edi Rama është i zhgënjyer dhe i trishtuar. Nuk ka çfarë të nxjerrë në televizionin e tij ERTV pas protestës. Edhe mediat e vëna hapur në shërbim të tij, kanë shpallur zi. Çfarë proteste ishte kjo?! Asnjë incident, pa goma të djegura dhe gurë në mes të rrugëve, asnjë lule e këputur! Vetëm policë që u larguan me fotografinë e popullit “në xhep”, duke e falënderuar me vete. Ora e paralajmëruar si fundi i stabilitetit të Shqipërisë u mbyll me himnin kombëtar, një Lulzim Bashë të qeshur dhe sigurisht me një mesazh të madh europian; të vendosur deri në fund kundër klikës së narko-trafikut në pushtet.

Si një kukull cirku, i turpëruar me veten ka shumë gjasa të jetë ndier sot edhe polici i karrierës, Altin Qato. E nxorën të shkretin dje të recitonte një tekst apokaliptik, të shkruar në paradhomën e Ramës; 

“Zhvillimi i kësaj proteste cenon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve. Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë”.

Qytetarët nuk i dëgjuan, as u frikësuan. Dolën, paralajmëruan edhe u larguan në mënyrë të paqtë. Rendi dhe siguria nuk u prek. Qetësia e rreme e Ramës dhe sektit të tij, po.

Pastaj për ta futur frikën mu në palcë, tekstshkruesit e asaj që lexoi me gjysmë zëri i shkreti Qato, futën në lojë edhe kriminelët.

“Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve, që synojnë kaos, konflikt, destabilizim. Policia e Shtetit sjell gjithashtu në vëmendje që zhvillimi i manifestimeve të paligjshme mundet të shfrytëzohet edhe nga elementë kriminal me qëllime të caktuara për të krijuar destabilitet. Ndaj ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të tilla të paligjshme”.

Sa qesharakë!

Flet Edi Rama për kriminelë. Shefat e tyre i ka në parti, parlament dhe me shumë gjasa i ka pasur në tavolinën e tij duke parë, si do “bënin namin” protestuesit për tju treguar negociatorëve me gisht “fajtorin e vërtetë”. Asgjë nuk ndodhi, por duhej të ndodhte me se s`bën. Çfarë do themi nesër?! Prandaj hajde të krijojmë kaosin dhe destabilitetin virtual, nëpërmjet mediave.

“Tetë ambulance u bllokuan nga protesta. Në Rrëshen protestuesit u kanë hedhur naftë rrënjëve të pemëve dekorative të sapo mbjella, që të thahen…”, shkruan Tema që e ka marrë nga “lexo.al”, portal ky që e ka zyrën te paradhoma e borderove të fryra mediatike, të Edi Ramës.

Sa në hall! 

Shikoni çfarë përrallash, në dëshpërim për të shpikur një opozitë dhe popull të dhunshëm shkruan Tema për këtë temë; “Mjetet që PD po përdor për të protestuar deri tani kanë qenë të paligjshme. Çadra është e paligjshme në bulevard si dhe bllokimi i rrugëve është një akt i paligjshëm. Mirëpo, përpos këtyre, militantët e PD-së në Rrëshen (bashkia Mirditë) kanë shkuar edhe më tej. Ata të gjithë pemëve dekorative të sapo mbjella në Sheshin “Abat Doci” u kanë hedhur naftë te rrënjët, që të thahen, thonë burime për Lexo.al . Një akt ekstrem ky që tregon se mjeti i vetëm i tyre mbetet shkatërrimi”.

Në vitin 2011 po ky Edi Ramë në opozitë atëherë, i urdhëroi njerëzit e tij të mbushnin rrugët nacionale me gurë e beton; dogjën goma e pemë. Atëherë ishte i ligjshëm, sot Lulzim Basha që ka urdhëruar të mos preket qoftë edhe një lule, quhet i “jashtëligjshëm”.

Edi Rama, e ka shumë për zemër Kushtetutën. E përmend si një mburojë veçanërisht tani, që po i rrëshqet nën këmbë republika e narko-trafikut. Kushtetuta “ja lejoka” atij, që t`ja dorëzojë gjithë territorin mafies, për ta shndërruar në plantacionin më të madh të kanabisit në botë; që të katapultojë krimin në legjislativ, pushtet lokal dhe gjithë piramidën e administratës shtetërore; që ta mbyll normalisht mandatin e tij si kryeministër... por nuk lejoka që për të gjitha këto, populli të protestojë.

Neni 2 i Kushtetutës thotë: “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti...”.

Neni 47: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar”.

Pra kur përfaqësuesit në pushte të një populli, bëhen palë me krimin e organizuar, atëherë qytetarët kanë të drejtën kushtetuese që ta marrin vetë situatën në dorë.

Edi Rama dhe klika që përfaqëson me gjithë oborrin e tij mediatik. nuk duhet të jetë i trishtuar që protesta ende nuk po këput qoftë edhe një lule. Duhet të tmerrohet nëse vazhdon të refuzojë, ta kuptojë mesazhin e qartë. Edhe në ditët e revolucionit francez, populli nuk shkeli mbi lulet e kopshteve të Versajës, por vërshoi drejt e në apartamentin mbretëror…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Biko 25/04/2017 18:38

Protest model pa dhune keshtu proteston opozita e sotme
Lidershipi Lulzim Basha modeli Europian
Kryebanditi I Ashashit EDI RAMA modeli Kolumbian .

angel25/04/2017 15:12

ku ishte populli mo se lat nam 50 deputete 50 polica 20 veta popull

Altini.25/04/2017 14:35

PShkruani komentin tuaj.gjithmon pd ben protest dekmokracie si e ka europa paqesore dhe demokratike. Ndersa kta te ps gjithmon dhun e gjak derdhje kta jan vertet kriminelat e pushtetit

Mandi 24/04/2017 21:04

Me behet qefi per partin demokratike qe ka filluar te mesoje ceshte protesat paqesore,vetem se ka mbetur ne klase se ka kopjuar paster dhe i ka modernizuar protesate e PS (dmth bellokim bulevardi me grev urie PS ,bellokim bulevardi me cader PD,bellokim rrugeshe me djegje gomash PS,bellokim rrugesh te pjeseshem PD dhe me disa incidente te vogla.
Njerze politika qe bejen keta eshte per te mbrojtur interesa e tyre dhe te njerzeve qe i rrethojen ,se po te ishte per popullin e kishin ber lule shqiperin keta si te djathete dhe te majet ndaj mendoj qe gjithe kjo kase duhet te iki por kush do ta zvendesoje valle......???

laduti24/04/2017 19:32

Jam plotesisht dakord me komentuesit qe thone se demokratet jane si dita me naten me komunistet, jo thjesht ne te berit opozite por ne CDO gje. Por kete komunistat te mos e marin per dobesi. Demokratet po I shkele ne kalo te shkrijne per pune minutash e po deshen ja u kujtojme.

Qytetar24/04/2017 19:04

O plera te rilindjes moderne se nuk mund te krahasoheni ju me rilindasit e nderuar te Shqiperise .ju vetequheni ripjelljellja e hashashit kjo ishte opozita e populli djathte Demokrat . Jo si ju kriminele social komuniste te Edverit .

a24/04/2017 16:52

O Shabe qetësohu se kur të fitojë PD gjysma e rilindasve do të kthehen me PD, ashtu si një pjesë e madhe e rilindjes ka qenë me Pd para 4 vjetësh.

liu24/04/2017 16:46

Kjo eshte ajo qe kisha shkruajtur me par , per opoziten dhe P DEMOKRATIKE e tregoj veten qe eshte nje parti qe di te bej opozit .Kurse tani duhet ta mendojne mir se 97 NUK E BERI OPOZITA e asaj kohe ,por QELBESIRAT qe jan sot ne pushtet.

Makut24/04/2017 16:25

Te gjitha protestat e dhunshme dhe me arme i ben e majta kriminale dhe njerez te tyre qe futen ne parti tjera. Demokratet nuk njohin dhune..

luli24/04/2017 15:17

PS gjithmone ka bere vetem protesta te dhunshme , kujtoj 1997 , 2009 , 2011 . Le te marri shembull Rilindja nga Republika e Re.

pro24/04/2017 14:42

bravo opozite

Shaba24/04/2017 14:26

Ky eshte dallimi midis demokrateve, opozites dhe popullit liridashes qe lufton per demokraci, zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe i rilindjes se qelbesirave, pjellave me te ndyra te komunizmit dhe bllokmneve gjakatare. Ky eshte dallimi midis te riut demokrat dhe frreshistit te droguar rilindas, midis grave demokrate dhe bordellisteve te rilindjes, midis pensionisteve demokrate dhe mbeturinave te komunizmit!

Shto koment

Denonco