Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Paralajmërohet Policia Rilindëse e Krimit

Paralajmërohet Policia Rilindëse e Krimit

Nga Syri.net - 23/04/2017

Policia e Shtetit u deklarua sot kundër protestës opozitare të lajmëruar për të hënën, 24 prill. Duke u varur në gozhdën e sigurisë publike apo të së drejtës për qarkullim të palëve të treta, Policia e Shtetit edhe kërcënoi me ndalim të protestës a ndjekje penale të pjesëmarrësve edhe bëri thirrje për mospjesëmarrje në këtë protestë.

Protesta opozitare është deklaruar se do jetë paqësore siç kanë qenë paqësore të gjitha më parë, edhe ajo e 18 shkurtit edhe këto 65 ditë në Çadrën e Lirisë. Ndaj s’ka fare vend për alarm policor. Bllokimi i paralajmëruar për 1 orë e disa segmenteve rrugore nuk shkakton dëm asfare më shumë se ç’kanë shkaktuar bllokimet e shpeshta, vend e pa vend, më së shumti pa paralajmërim, që ka bërë Rilindja këto vite në pushtet. Ndaj, s’ka fare vend për shqetësimin policor për palët e treta.

Me këtë deklaratë, Policia e Shtetit u vetëdemaskua e doli siç është katandisur tashmë, vegël e verbër dhe e bindur e Rilindjes së kriminalizuar dhe Krimit në pushtet.

Natyrisht që nuk përfshihen në këtë katandisje, me bindje, mendje e shpirt, armata 10-të mijëshe e policëve. Këta janë pjesë e Policisë Normale të Shtetit por që sot është tulatur, shndërruar në turmë amorfe, që merr forme, lëviz e vepron sipas komandës së Policisë Rilindëse të Krimit, pjesëtarët e së cilës kanë zënë pikat kyçe në drejtimin e lartë e të mesëm ndërsa keqpërdorin një bazë disa qindëshe policësh të rinj të rekrutuar mbi kritere politike e disa qindra bashibozuke të tjerë të mbetur prej kohësh në strukturat policore.

Policia Rilindëse e Krimit është ndër projektet kryesore, i zbatuar tashmë, i Rilindjes së kriminalizuar dhe Krimit në pushtet. Kjo polici u ngrit mbi tre shtylla: kriminalizimi; militantizimi; universalizimi; ndërsa u propagandua shfrenueshëm e rrejshëm mbi arrijet e papara në 25 vite.

Kriminalizimi filloi me kthimin ne polici të shumë individëve të përjashtuar më parë për lidhje të vërtetuara apo mbi dyshime të arsyeshme me krimin edhe nga qeveria e mëparshme socialiste; vijoi me rekrutimin e policëve të caktuar ekzistues apo rekruteve të rinj në mikrostrukturat e brendshme policore, struktura u krijuan me shpejtësi e me komunikim vertikal me qendrën, të lidhura me banda e caktuara kriminale sipas territoreve dhe aktiviteteve, në luftë me banda të tjera jashtë këtyre lidhjeve. Kjo tërësi mirkostrukturats, të lidhura mes tyre mori me shpejtësi pikat kyçe të komandës dhe arriti të vepronte me shumë sukses veçanërisht në vitin 2016 të kanabizimit masiv në prodhim dhe trafikim.

Me dhjetra ngjarje të njohura për publikun deduktojnë në këtë përfundim. Sa për ilustrim, kujtojmë rastin e trafikimit të 8 ton kanabis që lëvizi i pashqetësuar nga Qafë-Thana në Durrës, duke devijuar destinacionin paraprak për në Han të Hotit, në kujdesin e mikrobandave brendapolicore sipas udhëzimeve qëndrore, u kap në Itali dhe u përgënjeshtrua aty-për-aty nga Policia e Rilindur e Krimit.

Militantizimi filloi me propagandën e shfrenuar për rilindjen e policisë – rilindje në bindje, peshë, gjatësi e gjini - që u ushqye me rekrutim masiv, në përmasat e Pallatit të Kongreseve, në bazën e policisë, të shumë të rinjve trushpëlarë e me orientim politik kryesisht të majtë, ndihmuar edhe nga nevoja masive e akute për punë. Kjo armatë të rinjsh u indoktrinua, u vesh e u mbath me ca uniforma shumëngjyrëshe, u pajis me motoçikleta a makina te reja, me kamera e pipa alkooli, u lëshua rrugëve për të vënë gjoba, shkelmuar pras e tranguj a për të sfiluar në parada mode policore. Diçka  ngjashme është bërë me disa qindra të rinj të punësuar në shtojca strukturore ad-hoc të administratës tatimore apo të Ministrisë së Punëve të Brendshme e që po futen në çdo shtëpi e biznes për të marrë të dhëna për përdorim elektoral, kamulfluar si për përdorim ligjor e shtetëror.

Mbi bëmat e këtyre rioshëve rilindës, veshur tepdil policë, me sjellje si detashmentet rinore të kohës së revolucionit kulturor kinez, tregohen me dhjetra ngjarje, por momenti më kulmor është ai i përcjelljes me pankarta e selfie dashurore të Saimir Tahirit kur këtë e larguan nga kreu i Policisë Rilindëse të Krimit për kamuflazh politik.

Universalizimi filloi me slloganin “Një Shtet një Polici”; vijoi me përshirjen e policisë, ca me ligj e së shumti me maliq, në funksione administrative gjithfarëlloj: edhe polici pyjore edhe polici vendore, edhe inspektorat elektrik edhe ujor, a mjedisor, ndërtimor, shëndetësor, kulturor, bujqësor, ushqimor, ndërsa nuk preken e vijojnë të ekzistojnë njëherazi të gjitha inspektoratet përkatëse, apo 13 policitë që numëronte Edi Rama para zgjedhjeve 2013.

Rilindja tentoi me ligj përfshirjen e policisë në sferën e kompetencës ekskluzive të prokurorisë apo ngritjen e Byrose Kombëtare të Hetimit si një hetuesi/prokurori me vete dhe ekskluzive në shërbim të Rilindjes së kriminalizuar dhe Krimit në pushtet por, fatmirësisht, ky projekt u bllokua me nisma opozitare dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, nuk hoqën dorë dhe e zbatuan pjesërisht e në mënyrë informale, siç ishte rasti i përgjimeve të një viti më parë.

Projekti i Policisë Rilindëse të Krimit u mbështet me propagandë të shfrenuar mbi bëmat e papara në luftën kundër krimit, drogës, antiligjit. Shfrenimi rrihej shumëfish, sa ç’ishin dështimet. Nuk munguan në këtë propagandë edhe karagjozllëqe të tilla si: “falë punës së policisë ranë rastet e vjedhjeve “ e, në një tjetër moment kur këto rriteshin, në raport thuhej “falë punës së policisë u evidentuan më shumë raste të vjedhjeve”. I njëjti stil për vrasjet, plagosje, drogën etj.

***

Policia Rilindese e Krimit u deklarua sot kundër protestës paqesore të opozites, neser me 24 prill. Ajo autorizoi drejtuesit e saj në qarqe të veprojnë me mjete policore dhe bëri thirrje për mospjesëmarrje në protestën opozitare.

Po sot, Opozita e paralajmeroi Policinë Rilindëse të Krimit se me fuqinë e protestuesve paqësore do të zbythë çdo përpjekje e do mbajë shënim çdo veprim të eksponentëve të kësaj policie ndërsa i bëri thirrje armatës 10-mijëshe të policëve të Policisë Normale të Shtetit të mos implikohen me Policinë Rilindëse të Krimit që po jep shpirt bashkë me Rilindjen e Kriminalizuar dhe Krimin në Pushtet. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

syri26/04/2017 11:42

Po

pema26/04/2017 11:41

Sa vite do kalojmë si shtet trzicjoni kur ajka e pd për kaq vite kërkon vetem anarshi kaq të zgjuar jan këta pD ka dal kundër Evropës.SH.B.A jan kundra pjeses dërrmuse të popullit.populli dhe këto 4 vjet voton Edi Ramën

morrit24/04/2017 17:48

te gjith protestusit duhet te denohen per agjitacion propagand kundra pushtetit te edvin enver rames jeni te gjith morra te kuq dhe kshtu do vdisni

dani24/04/2017 12:23

per ty komentuesi "Kevi" turistet nga Suedia çoji ne te sateme nese nuk i mban dot ajo coje ke Ramiu se ai i perballon ,hajt gric bythen ,plere e kuqe, e drejta e protestes eshte kudo ne boten e qyteruar ndersa ndalimi i fjales konkurrences , lejimi i grabitjes se prones vjedhjes nga qeveritaret eshte ne kulturen e diktaturave dhe rregjimeve te korruptuara si ky rregjim qe po mbjelle Edvin Kristaq dRama

Lira24/04/2017 04:56

O njerez qe komentoni o jeni pjelle e ketyre qe drejtojn vendin ,qe e Kane mbushur vendin gnithe droge,dhe kriminela .nuk e shini varferine qe ka mbulu kte vend. Cohuni qe te shporen. Keta hajduta dhe maskarenj qe mendojn vetem per vete

dua24/04/2017 00:30

Policia duhet te ndaloje bllokimin e rrugeve.
Basha nuk ka marre leje per dicka te tille, eshte shkelje e ligjit

She knows24/04/2017 00:29

Policia e shtetit duhet të bëjë detyrën e saj, atë detyrë për të cilën paguhen nga taksapaguesit. Atë detyrë që e ka kryer me profesionalizëm deri tani. Të mos lejoj askënd që të cënojnë sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin e vendit. Stabiliteti I vendit nuk mund të negociohet për asgje

Tila24/04/2017 00:24

Shqiptaret duhet ti thone JO thirrjeve per bllokim te Shqiperise . Nuk eshte vetem bllokimi i disa rrugeve eshte bllokimi i nje gjenerate qe kerkon Europen.

Kevi24/04/2017 00:22

Pershendetje zoti Basha, jam pronar i nje agjensie turistike. Diten e neserme pres nje grup turistesh nga Suedia ne Tirane per t’i bere guiden e qytetit. T’i sjell ne proteste apo t’i kthej mbrapsht?

Andi.B24/04/2017 00:21

Shqiptaret duhet te qendrojne larg nga keto thirrje per veprime qe nuk i takojne shqiptarve por vetem nje klase politike ne shterim e siper! Kerkojne te mbulojne deshtimin e rradhes nepermjet dhunes.

Afrim Domi24/04/2017 00:19

A nuk ishit ju qe u shprehet “doni lufte lufte do te kete” ne date 24.02.2017, sot na flisni per tubim paqesor. Nuk futet populli ne lufte per ti shpetuar ju zgjedhjeve dhe vettingut!

Xhoi24/04/2017 00:18

Gjendja e sigurise ne kete vend ka ndryshuar katerciperisht vetem fale policise se shtetit dhe ministrise qe i ka mbeshtetur e mbrojtur fort. Ministria e Brendshme eshte ne dore te tjeterkujt o zoti Basha, nuk eshte ministria qe vret njerezit ne bulevard. Ajo ishte ministria jote!

koo24/04/2017 00:16

Ç jane keto plera qe na u pengokan pse populli kerkon te protestoje per zgjedhje te lira dhe te ndershme po prandaj jemi ne demokraci dhe protesta eshte e drejte e saksionuare ligj o mjerane Tonera , Andnandera , Anera , Gerera e ca llumera qe na punokan e dashkan qetesi se i merzitet makina nga protesta. I harruan kto kir digjnin gomat e makinave e kur bllokonin rruget apo beni si them une , mos beni so bej une suksese ne jete ????? .

Adnani23/04/2017 22:29

Kush jan keta ? Ci duket vetja ? Bllokojne rruget, shqetesojne qytetaret, nuk na lene te shkojme ne pune ! Ka tjetri halll do te shkoj ne spital urgjent, nuk shkon dot se PD do te sabotoje zgjedhjet . Policia duhet te beje punen e saj. C’jane keta….i gjithe populli eshte me policin jo me keta qe duan vetem kaos.

Tila23/04/2017 22:21

Sapo pashë deklaratat e Policisë se Shtetit. Sa mire qe ja perplasi ne fytyre pergjigjen negative ketyre personave qe duan ta cojn vendin ne humner

Ajo23/04/2017 22:19

I nderuari Geri, nuk e di se c'moshe kishe ti ne ' 97-ten, mbase ke qene femije dhe nuk kuptoje, por duhet ta mesosh tani te pakten se pavaresisht gabimeve te pafalshme te qeverise se Berishes, ishin pikerisht socialistet qe nxiten popullin e irrituar nga humbja e parave ne firmat piramidale ( fundja te gjithe i futen kursimet e tyre me deshire dhe vullnet te lire nuk ua mori qeveria ) te ushtronte dhune ndaj policise dhe qeverise. PS -ja, sapo kish nderruar kostumin e urryer te PPSH ne ate te socialsteve europiane e me djallezi dhe mjeshteri shfrytezoi nje pjese te popullit te paditur te kalonte ne anarki dhe vandalizem. Kuptohet qe per kriminelet dhe hajdutet u krijua nje parajse. Por kriminelet me te medhenj jane kryesia e PS-se qe moren pushtetin duke "qare" e"vajtuar" per ato mijera viktima te cmendurese shqiptare, per te cilen ata ishin dirigjentet. Dhe mos harrojme thirrjet luftenxitese te gazetes " Koha jone." Sot e mot socialistet i perdorin ngjarjet e '97 si nje gogol per ata qe nuk duan te perdorin logjiken dhe te shohin se kush doli i fituar nga ajo tragjedi.
Une kurre s'kam bere pjese ne ndonje parti dhe as kam ndermend, por ju lutem mendojeni dhe jepini pergjigje nje pyetjeje te thjeshte: perse valle Berisha do shkaktonte ate rremuje dhe tragjedi kur ai e kish pushtetin? A thua se kish ndonje deshire vetvrasese? A nuk ishin komunistet qe pas renies se diktatures ishin strukur si minj dhe nuk guxonin sepse krimet e tyre dhe plaget ishin akoma te hapura dhe trembeshin nga ndershkimi i viktimave te tyre.Revanshi kurre s'ndodhi dhe komunistet gjeten pretekstin fatlum te " lajne" mekatet e tyre duke u vene ne krye te njerezve qe humben kursimet e tyre ne firmat piramidale.

Shpetimi23/04/2017 22:10

Unë nuk jam pjesë e asnjë partie politike, ama policisë, qeverisë e kujtdo që ka përgjegjësinë për ruajtje qetësie, dua t’i kërkoj që nesër të më mbrojtë mua dhe familjen time nga cdo e papritur e mundshme që këta po duan të bëjnë, përndryshe vota ime dhe e familjes time do të jetë kundër cdo strukture politike.

Andi23/04/2017 22:09

Kush janë këta? Ci duket vetja? Bllokojnë rrugët, shqetësojnë qytetarët, nuk na lenë të shkojmë në punë! Ka tjetri hall do të shkoj në spital urgjent, nuk shkon dot se PD do të sabotojë zgjedhjet . Policia duhet të bëjë punën e saj. C’janë këta ... i gjithë Populli është me policin jo me këta që duan vetëm kaos.

tepelensi23/04/2017 22:08

Këta nuk dinë më se cfarë po thonë dhe cfarë duan të bëjn. Qytetarët e shikojnë dhe ndjejnë ndryshimin nuk ju besojnë më!

Geri23/04/2017 20:56

Qytetarët shqiptarë që e kanë provuar 97 nuk bien pre e provokimeve të Bashës. Të gjithë sytë I kemi nga policia e cila nesër duhet të çojë përpara përgjegjësisë penale të gjithë ata që krijojnë mosbindje, thyerje të rregullit, cënim të sigurt

Ani23/04/2017 20:56

Policia deri tani po kryen detyrën e saj dhe unë si një qytetar dua që të ndihem I sigurt në vendin tim. Policia nuk duhet ti lejojë dhe ti pengojë këta persona të cilët duan të çojnë vendin në kaos. Sot ndihen të kërcënuar Berisha dhe BAsha se do të dështojnë në thirrjet e tyre prandaj I sulen policisë e cila po bën thjesht detyrën e saj.

Tila23/04/2017 20:55

Zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk fitohen duke bllokuar rrugët e duke trembur qytetarët e ndershëm që e fitojnë bukën e tyre me punë dhe pa batuta në boulevard. Ndaj boll I trembet qytetarët me thirrjet tuaja. Shkoni në parlament, e bëni punën tuaj se prandaj ju ka mandatuar populli, atje kërkoni zgjedhje të lira e të ndershme. Por 18 qershori do të jetë fundi I PD dhe për këtë Basha është I sigurt dhe tani po mundohet të marrë në anijen e tij e cila po mbytet më shumë persona.

Adnani23/04/2017 20:54

Kushdo qe thyen rregullat cenon qetesine e qytetareve, cenon sigurine e jetes duhet te pergjigjet perpara ligjit. Policia ne kete rast duhet te beje punen e saj! Prandaj ne duhet te jemi ne mbeshtetje te punes se tyre sepse ka te beje me te ardhmen e vendit tone.

Tani23/04/2017 19:09

Po cfare pune bekerke ti more Toni qe po te pengokerka dikush qe te shkosh ne oren 11 deri ne 12 ? Apo ke orarin e mbjelljes se kanabisit ne kete kohe ?

iliri23/04/2017 18:56

Populli me pjesmarrjen masive mund dhe duhet ta beje policine qe edhe ajo te bashkohet me opoziten , dhe te luftoje vetem kriminelet edhe ne pushtet dhe jo nje popull sado qe te jete ai ne numer por qe lufton per demokraci dhe liri

Toni 23/04/2017 17:30

Me blloko ti mua,qe duhet te punoj dhe ka faj policia, kush bllokon rruget te procedohet nga Lylushi i pari ,faqezinj

Qytetar23/04/2017 17:16

O polici e korruptuar e krimit Rilindas (RIPJERDHES dhe RIVDEKEJES ) ku doni te shkoni kshu THIRRINI MENDJES MOS BINI PRE E KRIMIT TE EDVIN KRISTAQ RAMES ME SHOKE KRIMINELE .KUJDES ?????.

Shto koment

Denonco