Fatmir Xhafa nuk mund të fshihet

Fatmir Xhafa nuk mund të fshihet

Nga Bledi Kasmi - 22/04/2017

Kanë kaluar më shumë se 72 orë nga deklarata e bërë nga Kryeprokurori, Llalla, i cili ngriti dyshime për destinacionin e drogës së bllokuar nga policia në të gjitha operacionet e zhvilluara prej saj.

Ndonëse kjo ishte një deklaratë publike dhe që bëhej jo nga ndonjë zyrtar i nivelit të ulët, por nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme çuditërisht prej tre ditësh Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë heshtin. 

Gjatë ditëve të fundit janë organizuar disa operacione nga policia pas kërkesës së Prokurorisë ku janë sekuestruar tonelata droge, si dhe janë zbuluar laboratorë modern për përpunimin e kanabisit si në Përmet, Fier dhe Tiranë.

Droga ka qenë depozituar në magazina shtetërore dhe ruhej me forca të armatosura. Në të gjitha rastet zbulimi është bërë nga Prokuroria, ndërsa policia ka dekonspiruar operacionet duke bërë të mundur largimin e trafikantëve që kanë lidhje me zyrtarët e policisë.

Pyetjet që shtrohen janë se ku ka përfunduar kjo drogë e bllokuar nga Prokuroria?  Ligji e thotë qartë se ajo do të duhet që të asgjësohet në prani të prokurorit, gjë e cila nuk ka ndodhur. Përse policia e ka përjashtuar Prokurorin nga ky proces sikurse e kërkon ligji? Ku janë procesverbalet e zhdukjes së lëndës narkotike? Përse nuk bëhen publike nga Ministria në një kohë që ka një akuzë publike nga Prokuroria?

Është e qartë se përse Prokuroria është mënjanuar nga një proces mjaft i rëndësishëm. E para, sepse nuk ka patur asgjësim të kanabisit dhe e dyta për të mos pasur asnjë dëshmitar në këtë krim që e implikon akoma dhe më shumë policinë në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacionet më të bujshme të bllokimit të drogës nuk janë ndërmarrë nga policia, por janë iniciuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ. Ajo çfarë është konstatuar nga këto operacione ka qenë se droga në magazinat e drogës ka qenë në pronësi të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe deputetëve të PS.

Ata jo vetëm që nuk janë penalizuar, por edhe droga e kapur me këto operacione të bujshme i është kthyer sërish atyre duke i bërë nul këto aksione të koordinuara nga Prokuroria dhe Shërbimi Informativ.

Fatmir Xhafa nuk mund të fshihet më. Ai duhet të sqarojë opinionin publik se çfarë ka ndodhur me drogën e bllokuar. Duhet të sqarojë se e kujt është përgjegjësia ? Opinioni duhet të dijë fundja nëse Xhafa ka frikë tani nga Tahiri apo vëllai i tij në këtë histori ku droga e bllokuar nga magazinat ngarkohet me skafet e narkopolicisë për t’u trafikuar drejt Italisë. 

Nuk bëhen fjalë për disa kilogramë, por sipas shifrave të policisë bëhet fjalë për 10 mijë ton drogë dhe vlera e saj llogaritet në disa qindramiliona euro në tregun europian.

Autori është kryeredaktor i gazetës RD 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Populli25/04/2017 16:48

BRAVO QAJME BLLOKADEN ME DROGEN LUME NE PER QEVERINE QE KEMI PO PUNON PER NE PERPARA DREJT EURUPES O RILINDJE O PUSHTA

Shpata23/04/2017 14:26

Akuza e Kryeprokurorit per shkaterrimin e droges, pa prezencen e prokurorise; heshtja e organeve te policise, provon vertetesine ndaj kesaj akuze shume te rende!

Kushdo qe ka pak tru ne koke, e kupton se Ministri Kukull nuk mund te perballoje trysnine e droges pa mbeshtetje nga nga lart, nga Zoti yne Rama!

Eshte e pa diskutueshme qe Droga RIFUTET NE QARKULLIM!

Une shtroj gjithmone pyetjen : perse duhet Vetingu, kur policia e Edi Rames me Tahir Vellane nuk i bindet Prokurorise, Vetingu nuk ka çfare ti beje, asgje fare, nepunesve te larte te Policise kur ata jane te korruptuar !

Vetingu ne gojen e Rames sherben vetem per te fituar vota, ashtu si shperndarja e tapive, fenomen Populiste, te ndaluara me ligj ne vendet Perendimore !

Kancelarja Gjermane, Presidenti Frances apo kryeministri Britanik nuk mund te ndaje Tapite e shtepive ! E ndalon ligji, ai nuk ka pune te zevendesoje zyrat e shtetit !

Zoti Rama kishte kater vjet kohe, qe ti bente te funksiononin normalisht zyrat e kadastres.

Zoti Rama po i trajton te gjithe Shqiptaret si delet ne tufe.

Zoti Rama ndalo drogen, ndalo pastrimin e parave ne banken personale, ndalo tenderat me konflikte interesi te renda, ndalo kriminalizimin e pushtetit, ndalo drejtoret dhe shefat e medhenj te sillen si princa, ndalo blerjen e votave dhe kercenimet per partite e vogla !

Pusho nje here e pergjithmone fjalimet e tua arrogante, megjithese mund te justifikohen ne raste te veçante, ato pergjithesisht bejne keq dhe nderzejne, kote fare opoziten, ose fqinjet, si ishte rasti i Greqise, me budallalaqet e Partenonit !
Zoti Rama, Kontrollo vehten, rivendos aresyen !

nazni23/04/2017 14:01

Ne policite tona hyne makinat e motoret e bllokuar dhe kur kerkone per ti marre i zoti i ne makine mungoje gomat motorini dinamo e shume pjese tjera nganjehere humbin fare i kishin bllokuar çiften nje fshatari dhe humbi ne polici ju kerkoni drogen e sekuestruar me duket si shaka ketu humbin gjerat me vlera shume te vogla jo me droga qe kushton me djetra qindra miljon euro

astro23/04/2017 13:08

Ngrihuni o popull ne demostrata paqesore kunder kesaj qeverie te droguar deri ne palce.

Ngrihuni per te ardhmen e femijve tuaj dhe brezave qe vine.

Po nuk u ngritem sot brezat qe do vine nuk do n e a falin kurre

Qeveritaret e droguar na duan te sillemi si dele se keshtu u intereson.

Poshte komunizmi

Agimi23/04/2017 03:13

Duan Ventingun pisat e PS drogmenet e kriminelat ,luani o popull luani shansin po na e jep Basha kapeni sa seshte vone.E keqja e krimi do trokasin dere me dere edhe per juve qe ia keni fut gjumit .Masivisht dhe paqesisht mos u friksoni nga falagat e droges.

Qytetar22/04/2017 23:56

RIPJERDHJA KJO FARE E KEQE QE NA SOLLI EDVIN kristaq Rama fare si bari i gramit ose hithre.me nje fjale fare Muti.

Shto koment

Denonco