I dashur 18 vjeçar që voton për herë të parë…

I dashur 18 vjeçar që voton për herë të parë…

Nga SYRI.net - 22/04/2017

I dashur 18 vjeçar...

Unë jam një 33-vjeçar që po të shkruaj. Të pashë sot që brohorisje ndërsa fliste Edi Rama në Kukës, të pashë edhe dje tek brohorisje në Durrës, madje edhe para një jave kur brohorite në mes të Tiranës. Më kujtove veten 15 vjet më parë. Edhe une si ti kam brohoritur, besoje ose jo për Fatos Nanon. Ishte viti 2001. Edhe une isha anëtarësuar në FRESSH. Ate mot e drejtonte forumin Monika Kryemadhi, njëhere bëmë një party edhe ne, në vendlindjen time. U kënaqem shumë, hëngrëm çibuk dhe pimë FANTA me bidon derisa u shqepëm.

Kërcyem, ishe koha Backstreet Boys-ave. Ça qejfiii, në party me ne ishte edhe aktori Kadri Roshi i pastë rahmet shpirti. Po kshu si sot ju, edhe ne dikur na morën e na çuan në Pallatin e Sportit në Durrës se vinte Fatos Nano. Pallati ishte plot, ne valëvisnim flamunjt e PS-së me karafil dhe ngjyrë të kuqje. Aksush nga ne se merrte vesh në botë se çfare po ndodhte, por ama ishte qejfi i madh se ne ishim ithtarët e pushtetit, ne ishim socialistët, ne nuk binim në tokë. Pasi mbaroi mitingu, dhe u bënë zgjedhjet, Partia Socialiste asokohe korri një fitore publiçitare do thoshte Tërmet Peçi.

Në atë zgjedhje PS mori e vetme diku tek 75 mandate dhe sëbashkëu me aleatët saj arriti dikur 88 mandatet falë skemës së njohur si “Fenomeni i Dushkut”. Pak a shumë si sot. Atëhere ishte Dushku, arsyeja e deformimit të rezultatit, sot është Hashashi. Të dyja emër bimësh, njëra dekorative, tjetra stupefaçente. Njëra e pozicionuar vetëm në një fshat të Shqipërisë, kur tjetra sot e gjithë ditën në të gjithë vendin. Edhe unë si ty nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte asokohe. Unë u gëzova se Partia Socialiste, fitoi. Por nuk e kuptova se aty për aty për 4 vitet e ardhëshme ishte vrarë opozita.

Por ka një ndryshim, mes asaj qeverie socialiste të Fatos Nanos 2001-2005 dhe asaj të Edi Ramës 2013-2017, i dashur 18 vjeçar si unë dikur. Nëse socialisti Fatos Nano ishte një demokrat në mënyrën (Laissez faire) që aplikoi, Edi Rama është e kundërta e tij. Nëse Fatos Nano i dha Partisë Socialista, një mal me ministra dhe zv/ministra, Edi Rama i ka dhënë Shqipërisë vetëm një tufë “rilindasish inkubatori”, të gashtshëm për të vënë në jetë çdo paudhësi financiare që e robëron vendin tonë sot e 10 vjet me konçesione. Sot i dashur 18 vjeçar si unë 15 vite më parë, ti ke në dorë të kuptosh më shumë se unë dikur.

Sot ti je në gjendje të dallosh të mirën me të keqjen, shumë më shumë se unë 15 vjet më parë. I dashur 18 vjeçar si unë 15 vitë më parë. Vendi rrezikon të rrokulliset sot në një despotizëm politik, dhe ai që e po e end e po e end këtë të keqje, është Edi Rama që ti duartrokite sot në Kukës, dje në Durrës, e një javë më parë në Tiranë. Atë barsaletën e kamarierit jurist që të tregoi sot në Kukës, e tregoi edhe dje në Durrës, edhe një javë më parë në Tiranë. Atë përrallën me legalizimet falas që ta tregoi dje në Kukës, e tregoi edhe dje në Durrës, edhe një javë më parë në Tiranë. Edi Rama ta quan falas punën administrative për të cilën paguhet një administratë e tërë me taksat e prindërve të tua, sepse dardha e e ka bishtin mbrapa. Edi Rama të thotë se opozita po e pengon Reformën në Drejtësi që gjoja ai e kërkon me çdo kusht. Por a e di ti i dashur 18 vjeçar si unë 15 vjet më parë se çfarë është Reforma në Drejtësi?

Të betohem as unë! 

Edi Rama që duartrokite sot në Kukës, dje në Durrës, e një javë më parë në Tiranë është ka 4 vjet që përsërit të njëjtin refren, deri dje “Fajin e kishte Saliu”, sot e gjithë ditën e ka Reforma në Drejtësi. I dashur 18 vjeçar, Edi Rama ka 4 vjet që ia hedh fajin çdo kujt përveç se vetes për çdo dështim, dhe më beso që ka patur shumë. Por e mira e kësaj është se ai në asnjë moment nuk ka marrë meritën për asgjë në këto 4 vjet, sepse asgjë është rezultati i qeverisjes së tij. Madje asgjëja do të ishte diçka, por më keq se asgjë është të kesh bërë keq.

Sot e 4 vjet i dashur 18 vjeçar, në Shqipëri nuk shkel më asnjë investim i huaj, i fundit që kishte ndërmend të bënte diçka ishte një libanez, Faad Mitri që pasi e masakruan me shkop bejzbolli në mes të rrugës Tiranë-Rinas, iku nga sytë këmbë. Sot e gjithë ditën i dashur 18 vjeçar në Shqipëri nuk ka mjekësi falas ashtu siç Edi Rama premtoi, e kundërta është e vërtetë. Vetëm 2 javë më parë, mjekësia “falas” ia mori jetën edhe vëllait të deputetit socialist Besnik Baraj, ish zv minsitrit Sokol Baraj. E dini se çfarë bëri Edi Rama? E detyroi deputetin e tij të urtë Besnik, që të mos bënte denoncim në polici për Ilir Beqjajn.

Kjo është vetëm për të të treguar një rast nga mijërat e fatkeqësive që ka prodhur propaganda “Shëndetësi Falas”.  Sot në Kukës, dje në Durrës dhe një javë më parë në Tiranë, Edi Rama përdori të njëjtën fjali “ 4 vite janë pak për të rregulluar atë që është shkatërruar në 25 vjet”. A e di i dashur 18 vjeçar, se Edi Rama është në pushtet që prej 19 vjetësh, nga të cilat, 2 vjet si ministër i Kulturës, 11 vjet si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, 2 vjet si lider i Opozitës, dhe 4 vjet si Kryeministër. Kështuqë sa herë të të thotë se në 25 vjet gjërat kanë shkuar keq në Shqipëri, dije se në 19 vite, një shkaktarët kryesorë që vendi është këtu ku është, është edhe ai.

Për Tiranën duhet të dish, se aq të begatë e të jetushme e bëri kryeqytetin sa ditën që zbriti nga Bashkia, mori leckat e shkoi në fshatin më të afërt me të, Surrelin. I dashur 18 vjeçar, a e di ti se në fund të operacionit të lavdishëm të policisë shqiptare në Lazarat 3 vite më parë, u sekuestruan në total 7 ton hashash. Dhe meqë ra fjala, a e di sesa u kapën vetëm në një operacion të para disa ditëve në Përmet me një të rënë të lapsit? 11 ton!... Kjo që të thashë i dashur 18 vjeçar është vetëm një nga “arritjet” e policisë së Sajmir Tahirit, dhe një nga “dështimet” më spektakolare të policisë së Fatmir Xhafajt.

Nëse pas të gjithë këtyre që të reshtova më lart, i dashur 18 vjeçar ti më pyet sesi e kam emrin unë sot, e vemtja pëgjigje është se unë jam ti 15 vjet më vonë. I zhgënjyer, zemërthyer dhe i mërzitur me veten se përse dikush 15 vjet më parë nuk ishte aty për të më thënë, “ejjj, mos u merr partitë, mos u bëj turmë, por merr fatet e tua në dorë”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

meri24/04/2017 18:26

Shkrim shum i bukur.me pelqeu shum.edi esht njeriu me bosh mbi kte dhe.

meri24/04/2017 18:25

Ca kryeministri thua se le nam hahaha ai esht kokrra.injorantit

meri24/04/2017 18:09

Ca kryeministri thua se le nam hahaha ai esht kokrra.injorantit

meri24/04/2017 18:08

Shkrim shum i bukur.me pelqeu shum.edi esht njeriu me bosh mbi kte dhe.

Redi22/04/2017 21:27

Ik ore Ilir shkerdhata,se ti dhe emrin duhet ta kesh SKLLAV.Ik coi edhe gruan Atij te gjatit qe fatkeqesisht soji yt e beri KM se keshtu do ndjehesh me afer partise se spiuneve.

liu22/04/2017 21:17

I dashur dor shkrues ke ber shkrim perfekt ,por ata qe ven atje dhe baballart e tyre ashtu kan brohoritur per hoxhen baban e rames prandaj mos u merzit ,kurse sa per ate ilirin jam dakort me KOO pa i hequr asnje presje se fut hundet vend e pa vend,,,,

koua22/04/2017 21:16

Ato nxenes e te rinje nuk jane nga kukesi por i kane marre dhe nga rrethe te tjera dhe aty ka pasur reagime kunder edvin drogaxhiut po fake news te tel shqiptare nuk i japin se jane te blera.Ooo ilir po mbylle ate goje si hale se sa me shume ta hapesh aq me teper te vjen era fekale nga goja.

Iliri22/04/2017 17:36

Ju tregoni veten tuaj, se sa te ulet jeni qe publikoni komente me urrejtje ndaj komentuesve te tjere, eshte e thjesht te shash ne internet... squhet trimeri. Une perseri nuk ukem ne nivel rugaceror.

selim rroshi22/04/2017 16:33

Te gjithe ata 18 vjecare jane bij familjesh te popullit dhe jua jap me firme sado i mbledh Rama me ane te te forces neper shkolla e kane mendjen vetem te shkollohen e te ikin jashte njelloj si bijte e mi.
E dine mire ata 18 vjecare se voten qe kerkon Rama tek ata e do te lulezoje kanabisi sic ka lulezuar, e do te beje rrush e kumblla parate e buxhetit me sheshe te kushtueshme e te kota, e do per ekspozitat alucianate te vetat, e do per beniaminet dhe drogaxhijte qe e financojne te beje vjedhjen e radhes se votave dhe te lulezoje serish padrejtesia krimi e humbja e shpreses per njerezit.
I do keto vota qe te burgose baballaret e tyre qe skane te paguajne drita, qe skane leke te paguajne taksat e makines se mbaruar qe kane ne pergjithsi shqipraret e qe tentojne ti japin ndonje lek te vogel policit. I do keto vota qe njerizit te vdesin se skan para per tu kuruar, I do keto vota qe dhe po te kesh 2 leke e te celesh ndonje aktivitet te te vijne ne dere me shume se klientet tatimoret, mjedisoret, punesoret, zjarrefiksoret, shendetsoret, bashkimoret, te gjhithe gjobavenes ne seri.

O ILIR ,KETO QE JAN SHKRUAR ME LART,JAN ME SE TE V22/04/2017 13:32

familja ime22/04/2017 12:49

Nje shkrim as sa per fekt po aq dhe dinjitoz per tu lexuar me shum vemendje nga te gjitha moshat....Shkruani komentin tuaj

I pakenaquri22/04/2017 12:46

Artikullshkruesi me ngjasoni me personin qe s'ka harritur te mare ndonje portofol ministror. Lerini 18 vjecaret te vendosin vete,sepse jane ne moshe te pjekur ,nderkohe ju ne moshen e tyre ju ka rrembyer berihaja. Po per krahun tjeter c'fare mund te thuhet? Apo te njejtat ''porosi''.

Visi22/04/2017 12:38

Un jam 43-vjec po veten e gjejme brenda ketij shkrimi po hajde bind koopete qe gezojne thesin me miell...po ju them ta mbajne ndonjecik te bejne hallven e rilindjes

Kostandina22/04/2017 11:44

Ti mire ben qe i drejtohesh nje 18 vjecari, por a te lexon ai/ajo? Se e verteta eshte shumica e 18- vjecareve dhe jo vetem, iu ka ikur mendja pas gjerave superficiale, facebook, instagram dhe mos harro hashashin qe eshte kudo. Rinia e pas 90-tes ne Shqiperi e " vret " kohen neper klubet qe i gjen gjithandej si askund ne bote! Dhe mos harro nje gje tjeter: keta 18- vjecare qr ti ju drejtohesh dhe qe me entusiazem dhe pakuptuar asgje mbushin mitingjet trushpelarese te Edi Rames dhe PS-se, jane bijte e " socialisteve" te perbetuar deri ne vdekje qe dhe bar hane dhe partine se tradhetojne. Nuk dua te jem fataliste, por ky eshte realiteti. Ketu tek ne, kjo pjese e popullsise nuk vepro ne baze te logjikes se fakteve: sot me shume se kurre populli ( pa qene nevoja e pozites) i thjeshte duhej te ishte ne rruge dite- nate kunder kesaj qeverie qe po e con vendin ne gremine.

koo22/04/2017 11:41

Sa per shkrimin real dhe i vertete te lumte .

koo22/04/2017 11:39

o ilir te shkedhefsha racen tate te buçeve te rilindjes .Ne çdo shkrim qe eshte kunder ti o pdh motre do kundershtosh po ik o gru q... e ça ke ne shpi me na nje portal komunist dhe mburr ed palloshin.

BATALL22/04/2017 10:52

18 vjeçaret e kukesit duhet te marrin "hak " kunder Sali Berishes se baballareve te tyre ai ju ka bere nje dem te madh. I detyron te vijne ne tirane per dy ore neper nje rruge qe nuk te lodh fare. Kishte lezet ajo rruga e vjeter qe zgjaste 10 ore dhe kur arrije ishe per spital. Turp per çdo kuksian . Mosmirnjohes.....

Skerdi22/04/2017 10:49

Bravo mpelqeu shum po un jam 19 vjecar dhe kurr skam per ta votu edin kurr sdo blehem nga drroga qe ai ka mbjell dhe nuk ka dit ku nuk perpiqem ti hap syt njerzve per ket pleren qe kemi kryeminister pasi mediat jan te korruptuara e ne qytetarve sna mbetet gj tjeter pervecse te ngrihemi kundrra ksaj qeverie

Keli22/04/2017 09:51

Keta 18 vjecaret e sotem me nje cigare hash votojne edhe zhapiket

Liri22/04/2017 09:24

Nuk kam lexu asnjeher shkrim ma me kuptim,I nevojshem per tu lexu jo vetem nga 18 vjecaret..

a22/04/2017 09:18

Shumë bukur!

Iliri22/04/2017 08:56

Po c jane keto artikuj? Une si lexues per cfare informohem, pse mendimi i nje te panjohuri eshte me i rendesishem se ai i nje kryeministri?

Shto koment

Denonco