Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Krizë? çfarë krize? Unë shkruajta një letër

Krizë? çfarë krize? Unë shkruajta një letër

Nga Besart Kadia - 21/04/2017

Anglia ka kulturë të gjerë në sarkazëm dhe shumë prej mesazheve të rëndësishme politike i përcjell në popull nëpërmjet humorit. Në këtë kuptim kur pas luftës së dytë botërore dy miq takohen për të diskutuar për angazhimin e tyre në luftë njëri prej tyre i përgjigjet me zë të lartë pyetjes se çfarë kishte bërë ai në luftë, se; -“Unë e shkruajta një letër: Ju lutem ndaloni luftën!” “Dhe”- vazhdon ai- nuk mbaron me kaq, kur nuk mora përgjigje bëra një letër të dytë”.

Shumë në Shqipëri po bëjnë të njëjtin hap: shkruajnë shkrime, bëjnë emisione pa fund  duke i kërkuar politikës që të gjejë gjuhën e përbashkët. Por një shkrim nuk mjafton...

Krizë? çfarë krize?

63 ditë protestë të pandërprerë dhe sërisht Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, mendon së opozita e ka të drejtën, në fjalët e tij, “për të bërë vetëvrasje”. Në këtë mënyrë sa herë pyetet për krizën shprehet : - “Krizë? Çfarë Krize”?  Këto janë gjithashtu, si për ironi dhe fjalët e fundit që përdori partia e fundit laburiste e  Kryeministrit Jim Callaghan, në vitin 1979 para se të humbiste pushtetin përballë Margaret Thatcher. Një konsultë me Alistair Cambpell mund t’i shpjegojë kryeministrit aktual sesi shprehja“Krizë? Çfarë Krize?” është shkruar në histori si një shprehje e gabuar

Ekuilibri Nash

Për momentin palët janë në ekuilibër dhe nga teoria e lojës në ekonomi njihet si Ekuilibri Nash. Ekuilibri Nash ndodh në ato raste kur asnjë prej pjesëmarrësve nuk mund të përfitojë më shumë duke ndryshuar sjellje në mënyrë të njëanshme duke ditur strategjinë e sjelljes së dikujt tjetër.  Në këtë ekuilibër LSI, partia e tretë më e madhe në Shqipëri është ndjekëse e PS. Që do të thotë se strategjia e PS dhe e PD janë të tilla që asnjë nuk lëviz nga vendimi i saj duke ditur strategjinë e shprehur publike të dy palëve.  LSI nga ana tjetër duhet të shndërrohet në lëvizës i parë për të çuar në një ekuilibër të ri politik. Por ajo, ndryshe nga retorika, është ndjekëse e lojës së PS deri sa ajo të bëjë hapin e saj Kryeministri pyet;.. “Krizë? Çfarë Krize? “

Ministri Gjerman dhe Margaret Thatcher

Pas krizës financiare të vitit 2008 politika dhe Europa ndryshoi dhe të gjithë prisnin nga Gjermania të ishte lider politik i Europës siç ishte lider ekonomik i saj. Duke filluar me krizën në Itali e më pas në Greqi institucionet e rëndësishme financiare si dhe FMN gjithnjë e më shumë prisnin që Angela Merkel të qëndronte në krye të përpjekjeve Europiane për të zgjidhur morinë e problemeve ekonomike e politike, duke filluar që me Grexit, krizën e Euros, krizën e borxhit sovran, krizën e sistemit bankar, problemet me deflacionin dhe me krizën e emigrantëve dhe së fundmi me Brexit dhe nacionialistët ADF në Gjermani dhe Le Pen në Francë. Por po ta shohësh i distancuar në kohë Bashkimi Europian që pas rënies së Murit të Berlinit ka qenë më shumë në një përpjekje konstante për të shmangur krizën e radhës sesa një alternativë ndaj SHBA për rajonet e tjera të botës.

Në vitet 1980-të Margaret Thatcher ngre një grup pune për të kuptuar botëkuptimin gjerman duke qenë se duhej të hynte në negociata me ta. Përgjigja që mori ishte në formën e një historie, ku një piktor gjerman pasi kishte pikturuar në detaje dhe shumë bukur një lëndinë që dukej jashtë dritares së shtëpisë së tij ve re që kishte harruar të pikturonte një pemë. Kjo e shtyn në panik dhe e çorienton piktorin i cili përpëlitet në krevat gjatë natës dhe zgjohet me një ide për të zgjidhur problemin. Merr pikturën në dorë del jashtë dhe me një sëpatë në dorë... fillon të presë pemën për ta bërë natyrën si piktura... dhe jo të kundërtën. Ndaj teksa Gjermania ka nisur Procesin e Berlinit ku vendet e Ballkanit duhet të bëjnë çmos për t’u integruar me njëra-tjetrën dhe të fillojnë projektet e zhvillimit të infrastrukturës në rrugë e hekurudha, bën që çdo pretendim i ri për demokracinë në Ballkan që prish këtë “pikturë” në mendjen gjermane të duket si ajo pema... dhe pyesin; “Krizë? Çfarë Krize?”

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku22/04/2017 10:02

Me shumë elegancë Z. Besart ke thënë që idetë e mëdha të baballarëve themelues të Europës së Bashkuar dhe të madhit Helmut Kohl, i trashëgoi një Merkel nga Gjermania Lindore, e rekrutuar. Ajo ka menduar qe në fillim, vetëm për të mirën ekonomike të Gjermanisë duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat legjitime të antarëve të tjerë të BE duke përdorur jashtë ligjit nëpërmjet shpërdorimit të pushtetit, forcën ekonomike të Gjermanisë, me ndërhyrje për të ndryshuar vullnetin e popujve për vetqeverisje, kujtoni Greqinë dhe Italinë ku me komplote vuri në krye komunistët populistë. Njëlloj si pardje edhe në Shqipëri me Gabrielën. Unë që jam injorant dhe jo elegant si ju Z. Besart, i them gjërat trashë dhe copë, më shumë më ngjan si Rajhu i Katërt kjo Europë se sa Bashkim Vullnetar i Shteteve Sovrane. Vetëm shtet nuk është kjo Europë por një garrumull burokracije e stërmadhe me njerëz pa meritokraci, që kanë krijuar straprivilegje personale për kurvarë dhe nallone (flokëkuqe) dhe përdorin politikën për miljardizime (edhe për një copë peqinsi ose kavajsi). Më fal Z. Besart që ta banalizova popullorçe analizën e bukur që ndoshta Ilir Balla Palla nuk e kupton sepse di vetëm dru me pre ( puna e asaj pemës ) dhe paguhet nga i vëllai për të lëpirë.

Qytetar21/04/2017 22:53

Te lumte z. Besart. Ky kryeripjerdhesi Edvin kristaq droga krizen e ka ne koke po nuk e shofin syte nga vizat qe merr e i erresohen syte. Kurse ti Shoku ilir o langaraq qe doni te dini per z .Besart eshte i shkolluar ne Angli .
o ilir dangalli.

mico21/04/2017 19:17

O komentues iliri PSE komenton kur nuk kupton asgje or te q.....robet ku I ke.

iliri21/04/2017 18:03

nga i gjeni keta mor aman nga i gjeni keta...

Kostandina21/04/2017 17:57

Te lumte!
Te gjithe i paten shpresat tek Anxhela Merkel, politikania e plotfuqishme, por ne realitet nuk ish dhe aq e zonja. Europa e bashkuar po i afrohet shperberjes me shpejtesi, dhe jo pa arsye. Vendet e BE-se po humbisnin identitetin e tyre kombetar dhe kulturor qe e kishin konsoliduar ne shekuj ne emer te globalizimit te pakufi.
Dhe mos harrojme se Z. Merkel vjen nga ish RDGJ-ja.

krasasi tp 21/04/2017 17:51

Bukur Besart.Me solle ne kujtese z.Rama me sopate ne dore duke prere nje shtylle druri qe pegonte nji projekt.Cfaqja e operativitetit dhe rreptesise te z.Rama ndaj cdo pengese ne rrugen per transformimin e Tiranes ne nje metropol, perfundoji ne Tiranen e betonizuar,te zymte, me lajle e lule, me me pak ambiente sportive, ambiente te gjelberuara, pa parkingje,etj,Nje pallat nje vote.Nje leje ndertimi 1 milion euro.Tirana e Kryebashkiakut te Botes.Nuk ka krize per z.Rama.Edhe nese ka sipas tij, ajo nuk eshte jetime.Eshte nje femije ilegal qe te gjithe duan t'ja lene ne prag Rilindjes.

Shto koment

Denonco