Rama drejt ‘fundit të tmerrshëm’ dhe momenti për reflektim i Metës

Rama drejt ‘fundit të tmerrshëm’ dhe momenti për reflektim i Metës

Nga Kastriot Islami - 20/04/2017

Edi Rama i ka zënë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke shkuar kështu drejt një përballjeje me qytetarët në protestë, me shpresën se duke u futur në zgjedhje pa opozitën, do të mund të dalë nga qorrsokaku ku është futur. Për ta zvogëluar përgjegjësinë dhe reduktuar dëmin, Rama po përpiqet të implikojë e tërheqë edhe Metën në këtë skenar, që mund të klasifikohej si opsioni i “fundit të tmerrshëm” në përballjen me qytetarët në protestë masive, që mund të shoqërohej me trazira.

Meta deri tani është shprehur se “zgjedhjet pa opozitën do të ishin farsë” që do të thotë ndryshe se ai nuk do të futej në zgjedhje pa opozitën ose thënë akoma më shkoqur se Meta nuk do ta shoqëronte Ramën në opsionin e marrëzisë apo “fundit të tmerrshëm”. Ky opsion do ta shpëtonte Metën nga i njëjti fat me Ramën por edhe do ta zhvishte atë nga përgjegjësia për ta çuar vendin drejt trazirave. Përgjegjësia dhe roli i Metës në këtë rast, pavarësisht se çfarë ka ndodhur gjatë katër vjetëve, do të ishin të konsiderueshme.

Sjellja e Metës do të pasohej nga dy mundësi zhvillimi/dinamike. Së pari, Rama në panik e marrëzi totale, do ta shpërfillte qëndrimin e Metës dhe kështu do të shkonte i vetëm drejt “fundit të tmerrshëm” që mund të cilësohej si “zgjidhja e tij radikale”, duke rrezikuar gjithçka për shkak të frikës së tmerrshme që e mundon ditë e natë; në këtë rast përgjegjësia për futjen e vendit në trazira do të ishte vetëm e Ramës dhe vetëm e tij.

Së dyti, Rama do të tërhiqej po nga frika e humbjes së gjithçkaje në këtë përballje i vetëm kundër të gjithëve, duke shkuar kështu drejt një zgjidhjeje të “butë” që vijon me zgjedhje të lira e të ndershme; në këtë rast roli i Metës do të vlerësohej maksimalisht për shmangien e përballjes me qytetarët.

Përmbledhtas mund të thuhej se Rama do të vazhdojë të përpëlitet: i) mes “fundit të tmerrshëm” duke shkuar, i vetmuar ose së bashku me Metën, në zgjedhje pa opozitën dhe për rrjedhojë duke qenë vetëm ose së bashku me Metën përgjegjës për trazirat për shkak të përballjes së tyre me qytetarët, dhe ii) “largimit të butë” përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Nga njëra anë, Meta do të mund ti shpëtonte përgjegjësisë së futjes së vendit në trazira nëse nuk do të shoqëronte Ramën në marrëzinë e tij, përndryshe do të bëhej bashkëpërgjegjës së bashku me të. Nga ana tjetër, roli i Metës, duke vepruar në rezonancë (jo domosdoshmërisht së bashku) me opozitën, do të vlerësohej nëse kjo sjellje do të “detyronte” Ramën të (vetë) largohej për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Gjatë katër vjetëve Meta ja ka lënë të “lirë” litarin Ramës, duke i vënë në dispozicion jo vetëm maxhorancën e thjeshtë politike por edhe maxhorancën e cilësuar. Dhe Rama nga njëra e ka keqpërdorur këtë sjellje të Metës për të ndërtuar “shtetin” e lidhur më krimin, “shtetin” që vjedh asetet dhe fondet publike, “shtetin” që përmes kanabisit dhe narkotrafikut i vjedh votat qytetarëve, “shtetin” që varfëron dhe nënshtron qytetarët, “shtetin” që godet opozitën, kundërshtarët e madje edhe vetë Metën.

Dhe nga ana tjetër, kjo sjellje ka shërbyer në mënyrë indirekte që qytetarët të shohin me sytë e tyre, të kuptojnë dhe ndjejnë mbi kurrizin e tyre veprimet e një Rame të hasdisur nga mungesa e kontrollit që do të mund të kishte shkaktuar ndoshta një ‘kontroll” nga ana e Metës, i cili është kujdesur më shumë për interesat e tij të ngushta. Ka ardhur momenti që Meta të reflektojë thellësisht, përndryshe qytetarët do ti rezervojë të njëjtin fat si edhe Ramës… aq më tepër që perceptimi është se prej katër vjetësh ata janë në rezonancë mes tyre.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Apollonia20/04/2017 11:20

Mjere ti o kac dhe mjere keto analizat e tua

osumi20/04/2017 10:52

Le te vazhdoje rrugen qe ka nisur se me pidh te mamase do te shkoje bashke me Goshen e Cepanit te Skraparit

vezhguesi20/04/2017 10:36

Ky njeri qe per fat te keq e kemi kryeminister arrogancen e vet e ka shnderruar ne terror ekonomik ne terror poltik e ne terror mediatik.
Me klimen e frikes kujton se do ja hedhe e do te kaloje klasen per te qene perseri kryemnister.
Kete terror e shohin ne rritje taksash te paarsyshme per xhepin e shqiptareve. Imagjinoni per nje gjobe shoferi pa rrip gjoba eshte 15 mije leke sa gjysma e rroges se nje punetori.
Ky terror ka kapluar gjithe adminstraten e shtetit qe me vrap po turren te bejne leke se e ndjejne afer fundin. Ne nje vend te pajetueshem si Shqiperia imagjinoni gjithe kete terror e rritje terroristike taksash se ne c'depresion e kane vene popullin. Vetem policet te shihni ne rruge si pjesa me e dukshme e shtetit jane derdhur rrugeve te Shqiperise diten e naten te krehin gjoba terroristike e njerezit o rrine urte te mos u bien ne dore policeve o nuk levizin fare. Le pastaj pjeset e tjera te shtetit qe thuaj nuk egzistojne fare pervec rastit qe kur del ndonje lek e behet i gjalle shteti. Shume larg po e con ky njeri zemerimin mases dhe jazek i qofte ne u befte rremuje vendi per shak te keq qeverisjes se tij. Nuk duhet lene ky njeri te shkoje me tej me kete terror e arrogance anti ekonomike.

dikush20/04/2017 10:34

Sido qe te ndodhe, nese Rama i hyn aventures se rrezikeshme qe te dale me apo pa Meten ne zgjedhje pa opozite, keto zgjedhje do te jete i detyruar edhe Gilberti i Gjermanise, ti quaj te parregullta e si pasoje mbrenda disa muajsh ne Shqiperi do te kete zgjedhje te reja te parakoheshme. Vete fjala zgjedhje, nese e hap fjalorin e gjuhes shqipe, ka kuptimin se midis disa opjekteve e subjekteve duhet te zgjedhesh njeren. Nese ne zgjedhje politike nuk ke alternative tjeter por vetem nje, nuk ka me se pse ta quash zgjedhje, por vjedhje te dhuneshme kur forca politike qe kerkon ta beje kete, ka pushtetin.

Shto koment

Denonco