Edi Rama është i kriminalizuar - Ja çfarë shkruan diplomati amerikan

Edi Rama është i kriminalizuar - Ja çfarë shkruan diplomati amerikan

Nga Adam Ereli - 19/04/2017

Kohët e fundit, një hetim i zyrës së prokurorisë së Durrësit në Shqipëri, tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa mendojmë. Sipas lajmeve nga Italia, gjatë vitit të kaluar mijëra kontenierë me mbetje u eksportuan nga porti i Gioa-Tauro i Italisë me destinacion Maqedoninë. Nga 2600 kontenierë që u nisën, vetëm 1132 kanë mbërritur në Maqedoni. Gjatë tranzitit në Shqipëri, 1468 kontenierë u groposën në 5 qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.

Muajin e kaluar, CNN grek citoi burime që pretendonin se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme që u nisën nga Italia hynë në territorin shqiptar dhe që ateherë vendndodhja e tyre është e panjohur.

Zoti Rama bëri fushatë dhe tha se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej një depo e mbeturinave evropiane. Megjithatë, në shtator 2016 qeveria e tij votoi në Parlament për të miratuar një ligj për importimin dhe riciklimin e plehrave nga vendet perëndimore.

Përtej dëmit mjedisor, Kryeministri Rama tani kryeson një ndërmarrje kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Sipas kryeprokurorit italian Franko Roberti, Shqipëria ka zgjeruar prodhimin e marijuanës dhe niveli i bashkëpunimit mes krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane po rritet.

Ambasadori i OSBE Borchardt, kohët e fundit ka paralajmëruar se 2 miliardë euro para droge po pastrohen në ekonominë shqiptare dhe do përdoren nga politika.

Rritja e prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishin të mundura pa përfshirjen e qeverisë së tanishme. Opozita pretendon se Kryeministri Rama mbështet kriminelët. Po të shtojmë këtu korrupsionin dhe krimin, si dhe fluksi i refugjatëve, kërcënojnë që të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjerë.

Shfrytëzimi i kësaj situate nga Rusia, e cila po përdor burimet e saj diplomatike, ekonomike dhe të inteligjencës për të minuar ekonomitë e tregut të lirë, ngre një pengesë mes aleatëve pro-perëndimorë.

Psh, Kryeministri Rama ka biseduar me Kryeministrin serb Vuçiç për një treg të përbashkët ekonomik mes këtyre vendeve.

Si mbrojtësja më e vendosur e një “Evrope të lirë”, kancelaria gjermane Angela Merkel disa javë më parë pati mundësinë për të folur me Presidentin Donald Trump për rrezikun nga refugjatët, krimin e organizuar, politikanët e korruptuar.

Ujqërit janë pranë saj dhe pranë derës sonë dhe ne duhet të bashkohemi për t’i mundur.

Veprimi i bashkërenduar nga SHBA, OSBE, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqëria civile janë të nevojshme për të luftuar minimin sistematik të institucioneve demokratike, sikurse është përshkruar kriza e vazhdueshme politike dhe shoqërore e Shqipërisë. Duhet bërë diçka përpara se situata të bëhet edhe më keq. /Forbes - Përshtati Syri.net/

*Adam Ereli, diplomat dhe ish-ambasador i SHBA në Bahrein

*Shënim: Titulli është vendosur nga redaksia; titulli origjinal: Kufijtë dhe qëndrueshmëria e BE-së janë në rrezik

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ajla 20/04/2017 17:48

z.rama eshte nje nder kriminelet me te ndyre qe njeh kombi,,dhe qeveria e tij duhet rrezuar sa m pare...kemi nevoje per republike te re,,,

mali20/04/2017 07:24

Kjo eshte amerika e madhe , qe ben diplomaci te madhe me te verteta te medha !! Ky eshte dhe premtimi I president Tramp !

EDING20/04/2017 00:16

NDERKOMBETARET NA I MESUAN DROGEN DHE TERE POSHTERSIRAT SEPSE NE ISHIM DIKTATURE POR TE PASTER NGA KETO PISLLIQE ME ORIGJINE TE HUAJ.

Shto koment

Denonco