Mes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe trazirave…

Mes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe trazirave…

Nga Kastriot Islami - 18/04/2017

Kriza aktuale ka nisur që me mbarimin e zgjedhjeve 2013, në qershor 2013 kur Rama do ti drejtohej karrikes së kryeministrit me mandatet e i) individëve me rekorde kriminale, ii) individëve me pasuri të dyshimta të vendosura me lejet e ndërtimit, privatizimi i aseteve publike dhe tenderat me fondet publike dhe iii) 18 mandatet e LSI. Për herë të parë në 22 vjet, Shqipëria do të kishte një maxhorancë të kontrolluar nga “oligarkët dhe kriminelët”.

Kjo krizë do të thellohej dhe vecanërisht do të merrte trajta ekstremale me përdorimin e kultivimit masiv të kanabisit jo vetëm për qëllime pasurimi të paligjshëm por vecanërisht për të manipuluar zgjedhjet, mekanizëm i testuar me sukses në zgjedhjet e pjesshme në Dibër. Sa më shumë do të afroheshin zgjedhjet e 2017, aq më shumë kriza do të behëj e dukshme per tu bërë e qartë për të gjithë në vjeshtën e vitit 2016 e në vijim në fillim të vitit 2017. Ajo është tashmë legale dhe shumë e thellë, është krizë besimi mes aktorëve politikë, duke kërcënuar zgjedhjet e 2017 dhe më tej stabilitetin e vëndit nëse nuk do të mund të zgjidhet përmes zgjedhjeve të përgjithshme.

Tri janë elementët bazë në themel të kësaj krize, poltike, legale dhe mbi të gjitha me ndikim mbi zgjedhjet: i) përdorimi i parave të dyshimta për blerjen e votave; ii) lidhja e shtetit me krimin dhe përdorimi i kësaj lidhjeje për të kërcënuar votuesit e politikanët dhe iii) përdorimi i kultivimit të kanabasit e narkotrafikut për manipulimin e zgjedhjeve.

Basha në krye të PD kërkon zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike, pa Edi Ramën dhe ka shprehur qëndrimin e vendosur qytetar se nuk ka e nuk mund të ketë asnjë ndryshim nga ky qëndrim. Rama është i vendosur të shkojë në zgjedhje në krye të qeverisë, qoftë edhe i vetëm, madje edhe nëse jo vetëm opozita por edhe LSI e aktorët e tjerë politikë nuk bien dakord me opsionin e tij. Meta është shprehur fillimisht se nuk do të futej në asnjë rast në zgjedhje pa opozitën por me kalimin e kohës duket se lëkundet ky qëdrim…

Nëse PD do të lëvizte nga qëdrimi i saj me siguri zgjedhjet do të ishin një farsë dhe parlamenti i ardhshëm përvec se do të ishte i mbushur me ‘oligarkë, kriminelë e kanabistë” do të kishte një opozitë fasadë, disa parti të vogla fasadë, e ndoshta deri edhe një parti “king-maker” fasadë…

Nëse Rama do të lëvizte nga qëndrimi i tij kjo do ti hapte rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme ose më saktë të pranueshme nga të gjithë dhe gjasat do të ishin të eleminoheshin/reduktoheshin në maksimum “oligarkët e kriminelët” dhe parlamenti të kishte një parti fituese të pranueshme nga të gjithë, një parti opozitare që do të pranonte cilësinë e zgjedhjeve, një parti king-maker të vërtetë dhe disa parti të tjera të përfaqsuara realisht.

Nëse as PD dhe as PS nuk do të ndryshonin qëndrimin e tyre, atëherë LSI do të kishte dy mundësi lëvizjeje: i) të bashkohej me PS për të shkuar pa opozitën në zgjedhje duke eleminuar pluralizimin pra duke e futur vendin në spiralen e trazirave e destabilitetit apo të vendosjes së një sistemi autoritar të rrezikuar në cdo moment destabilizimi prej së brëndshmi dhe/ose për së jashtmi; ii) ose të bashkohej me PD për të larguar Ramën nga drejtimi i qeverisë dhe hapur kështu rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme…

Opsioni i trazirave dhe destabilitetit, në rastin kur maxhoranca aktuale do të shkonte e vetme në zgjedhje pa opozitën, mund të ndodhte para, gjatë por edhe menjëherë pas zgjedhjeve, ndonëse PS e LSI mund të gjykonin ndryshe. LSI duket më e lëkundur në këtë opsion që con drejt trazirave. Kurse Rama, duke qënë shumë i frikësuar nga një humbje pa kthim e karrikes së kryeministrit në rastin e zgjedhjeve me një qeveri pa Ramën kryeministër, shkon deri aty sa të deklarojë se ‘do të dalë edhe i vetëm në zgjedhje, dhe nuk ka asnjë shqetësim në një parlament pa opozitë”. Në këtë rast Rama do të ishte jo vetëm pengesa për zgjedhje të lira e të ndershme por edhe shkaktari i treazirave dhe destabilitetit të vendit. Meta me shumë gjasa nuk do ta ndiqte dhe nëse do ta ndiqte do të bashkëndanin të njëjtën përgjegjësi dhe të njëjtin fat…Nga kjo marrëzi nuk do të mund ta shpëtonte Ramën asnjë “ndërkombëtarë” në mos do ta zhyste edhe më thellë me ‘mbështetjen” e tij të porositur. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xhabir Zejnuni20/04/2017 14:33

Zoti Islami.
Po variantin e trete nuk e merrni ne konsiderate Ju?
Qe LSI-ja te dale ne opozite, por nga ana tjeter te mos bjere Qeveria Rama, duke qene se Rama i ka 71 votat e nevojshme. Pasi duhet pohuar diçka ketu. Eshte fakti qe Rama i ka 71 votat, ai qe e "detyron" LSI-ne te vazhdoje akoma koalicionin!
Pastaj diçka tjeter.
Me çfare morali politik, social dhe njerezor do pranonte PD-ja nje aleance me LSI-ne?
Eh.

trimi19/04/2017 22:58

z.Islami i gjithe populli eshte koshient per te vertetat e frikshme te kesaj qeverisje, per bemat dhe kriminelet e saj ne perberje, per kanabizimin, dhunen dhe friken qe tashme kane si i gjati dhe i dobti. Cadra e lirise edhe nje here i nxorri nudo pandershmerite e politikes dhe te qeveritareve. Aty eshte mbare populli i perfaqsuar 24/24 ore. Ata bij nenash bashke me te gjithe PD-istat Zoti i bekofte.

Besi19/04/2017 11:44

Po ik o bollcevik ik ha ndonje pershesh o maral majmuni ikni o se na turperuar o palaco o shkerdhata o mostrat e shqiperise o ju mallkofte perendia aq shum sa i keni ber keti populli o legena

krasasi tp19/04/2017 08:47

Ne kuader te realizimit te projektit te Jugosllavise se Re me ne krye liderin rajonal Vucic, ne mund te tregohemi te duruar, duke pritur realizimin e gjysmes tjeter te projektit, ate te kthimit te z.Rama ne lider global, fiks si sh.Tito dikur si udheheqes i vendeve te pa angazhuara.Realizimi i ketij projekti domosdo kerkon para, te cilat mund te vijne nga qarqe globale, por edhe ne duhet te kontribojme.Ndaj kanabizimi, tenderat korruptiv, koncensionet skandaloze me lidhje mafioze mund te tolerohen.Populli duhet te duroji dhe te sakrifikoji.Edhe zgjedhjet e lira duhen sakrifikuar.Po sikur nga zgjedhjet e lira te ndryshoji skema politike dhe te na veje ne p...th te s'emes projekti?.Ndaj z.Rama nuk toleron asgje.

Iliri19/04/2017 08:24

Kastriot, vella, rama ka zgjedhur tmerin pa fund, i vetmi ndryshim eshte se tmeri do jete per ju

Andonio18/04/2017 21:03

O kaci ti e di dhe vete qe nuk i beson ato qe dhkruan por nejse!!!!

lona 18/04/2017 20:41

dikur thoshin ; nama me e madhe per kundershtarin eshte kure i thua ;TU RRITET MENDJA pralereni ramen te lavdojne veten se nje dite i rreshqet kemba e bie ne humnere

Poci18/04/2017 20:33

Po ta marrim te mireqene nje qeveri pa Ramen kryeminister dhe Rama me te drejten e zotit nuk pranon te marri pjese ne zgjedhje per shkakun se ka qene ne presion jashte cdo kulture demokratike. Po kete skenar e ka llogaritur kush. Ketu ne diskutim jane proceset demokratike qe po pesojne deformime me pasoja te renda.

mico18/04/2017 18:56

Professor I nderuar do te ishte mire te mos ja benit te ditura pasojat se ka mundesi te reflektoje. Duhet lene ne cmendine e tij qe neser te perfundoje me koshin e plehrave te historise

Qytetar18/04/2017 18:48

Nuk ka nevoje te flasesh fjale te mira per kete shkrim Z. K Islami ky shkrim flet vete dhe çdo gje reale . Te lumte Z.K Islami.

Shto koment

Denonco