Deri ku mund ta çojë ‘Drejtësia’ Edi Ramën?

Deri ku mund ta çojë ‘Drejtësia’ Edi Ramën?

Nga Enton Abilekaj - 18/04/2017

Qeveria Teknike u përjashtua si mundësi. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë dhe deklarata e përbashkët Mogherini- Hahn, konfirmuan një qëndrim ndërkombëtar kundër propozimit të PD-së për zgjidhjen e krizës.

Kryeministri nuk e kishte menduar asnjëherë, por pas deklaratës së fortë të kryediplomatit gjerman, u shpreh kategorikisht kundër. I mëshoi më fort idesë së hyrjes në zgjedhje pa opozitën, duke tundur mbështetjen ndërkombëtare. Perfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe të vendeve kryesore europiane në veçanti, deri në këtë pikë e mbështesin Ramën. Ata janë kundër metodave dhe kërkesave të opozitës për të arritur tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Rama e ka përdorur mjeshtërisht Reformën në Drejtësi për të fituar prej ngecjes, jo prej zbatimit të saj. Duke deklaruar siç e përsëriti të hënën në ‘Dritare’, se Reforma do të fusë në burg politikanë të lartë, ku nuk përjashtohen Berisha dhe Meta, ai ia ka arritur të ngjallë panik tek PD dhe LSI, duke futur fshehtas nene të çuditshme nëpër ligjet që miratoi në Parlament pa konsensusin e opozitës, Rama arriti që ta përjashtojë atë  nga Reforma dhe si rrjedhim nga mundësia për një raport të mirë me financuesit e reformës, BE dhe SHBA.

Opozita nuk ngurroi të binte në këtë kurth, megjithëse i prek pasojat që nga dita e parë. Refuzimi i ndërgjegjshëm i opozitës për Reformën e personalizuar në disa nene prej Ramës, nuk është mirëkuptuar asnjëherë nga ndërkombëtarët, as në 21 Korrik, kur ambasadat e rëndësishme u investuan për variantin e votimit të njëanshëm të Reformës, siç këmbëngulte Rama.

Me skepticizmin për Reformën, opozita paragjykohet në të gjitha aksionet, ndërsa qeveria justifikohet në të gjitha. Kur opozita bojkoton Parlamentin se maxhoranca nuk zbaton ligjin e Dekriminalizimit, Rama i akuzon se duan të bllokojnë Drejtësinë, kur opozita bojkoton sepse maxhoranca nuk pranon propozimet për votimin elektronik, Rama nxjerr prapë justifikimin e Drejtësinë. Një justifikim që nuk dihet sa besohet nga një pjesë e shqiptarëve, por ka patur sukses absolut tek qeveritë perëndimore. Në zyrat europiane Rama udhëton me përgjigjet në xhep. Kur e pyesin për kriminelët që mban rreth vetes, përgjigjet me Reformën në Drejtësi, kur e pyesin për kanabizimin historik të vendit, përgjigjet me Reformën në Drejtësi. Me Drejtësinë justifikohet për korrupsionin, për krimin, për azilantët. Me Reformën që thotë se ia bllokon opozita. Ky argument kaq në modë, duket se ka arritur t' i bindë edhe ndërkombëtarët se fajin për qindra tonët e hashashit që kërcënon qytetarët europianë e ka opozita shqiptare, kështu edhe për kriminalizimin e politikës, korrupsionin, madje edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Rama e ka përdorur mjeshtërisht Reformën në Drejtësi, sepse vetëm e pamiratuar ajo Reformë i shërben Ramës, e pamiratuar ajo nxit deklaratat perëndimore kundër opozitës dhe i hap atij rrugën të shkatërrojë çdo kundërshtar si Komandant i Legjionit të Nderit.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, e takoi kryeministrin e Shqipërisë 2 here brenda 40 ditësh, beri 2 konferenca shtypi në Tiranë dhe  një në Gjermani në 10 mars, duke përsëritur të njëjtat mesazhe. Madje mesazhin më të fortë e solli në Tiranë para se të vinte. Nga sa u pa vizita e tij nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç mbështetjes së Edi Ramës në një moment të vështirë. Kjo sjellje e pazakonte diplomatike, është pasojë e përdorimit të Reformës në Drejtësi për interesat e një njeriu. Deri këtu, kryeministrin e ndihmoi Reforma. Me një tjetër seancë pa opozitën, me një tjetër komision gjysmë bosh, Rama mendon se mund të shkojë në zgjedhje i vetëm, madje edhe të ndjekë planin fillestar për të emëruar një opozitë të re. Me mbështetjen që ka siguruar mund t'ia arrijë, por pas kësaj, Reforma në Drejtësi nuk do ta ndihmojë dot më.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

trimi19/04/2017 23:14

Fatkeqi Ram e ka nga injoranca, nuk arrin ta kuptoje se USA dhe LU tashme e kan braktisur, populli po ashtu. Nuk arrin te parashikoje pasojat e te gjithe ligjeve qe miraton ne shkelje flagrante te kushtetutes, e afateve te rregjistrimit ne KZAZ, opozitat e reja qe mendon se po krijon. Fatkeqi nga injoranca po shkon ne genin monist te komunistit. Mire e ben, eshte e bukur kur e hap vete varrin tend., se fut edhe ca marjuane brenda. Po e mbyt zullumi. Ky eshte fundi i tij i shkruar me dashuri dhe qetesi hajvanesh.

Din Toka19/04/2017 04:39

A thua se kane kuptuar te huajte ed niseshtene. Do ti dale tymi shpejte kesaj pune dhe do veje per lesh ed niseshteja.Po bene shume kakardhi ky cjap i tredhur.Ne kohen e mbretit Zog me pasaporten e Shqypnis shkoje ne amerike pa vize sot ed niseshteja nis ne europe 100000 vete ne vit pa vize.

komunisti18/04/2017 18:48

E genjen mendja te ziun. Nuk mbahet shtepia me miell hua thote nje shprehje popullore. Lul Basha kete e di mire ndaj I eshte drejtuar popullit dhe me argumenta ka bindur dhe vazhon te binde dhe perendimoret. Jashte ka mbeshtetjen totale te SHBA. PSE nuk flet kinezi Lu kush ka sado pak mend e kupton qe I eshte terhequr veshi nga miqte e perjetshem amerikane. Nuk di nese e mori vesh Edvina se cfare I beri Lul Basha dje minisrit German me takimin qe pati me te. Luli tha e cmontova. Duhet degjuar me vemendje Lidershipi I opozites dhe Jo nje I cmendur si Edvina Kristulla Suma. Eshte fat per Shqiperine qe ka nje kryetar opozite,neser kryeminister I vendit qe eshte formuar me perendim qe ska asnje lidhje me te kaluaren e zeze komuniste

dani18/04/2017 18:44

Socialist deri ne vdekje: - e ke qare nuk kam cfare te shtoje, ky eshte fundi i nje skizofreni qe kujton se posti i kryeministrit do te privatizohej per ketij te cmenduri

Krist18/04/2017 17:05

Edhe vete Rama e din kete,por si sharlatan qe eshte,po terbohet si ai demi,perpara pelhures se kuqe.Le te vijoje turrjen si i terbuar,dhe te se emes do te shohe!

Socialist deri ne vdekje18/04/2017 16:53

Absolutisht Enton ke te drejte. Kjo eshte endra e nje "pranvere sorosiane" e sociopatit trubeton i cili kujton se eshte Edvinogani-sulltani i ri i Shqiperise. Ta provoje dhe ta shohe endren e re te monizmit ne Shqiperi. 200 milionet ne offshore sdo ti dalin dot per "shpenzimet"

Shto koment

Denonco