Avni Delvina ose Francesko Goja shqiptar

Avni Delvina ose Francesko Goja shqiptar

Nga Agim Xhafka - 18/04/2017

Tashmë artistin Avni Delvina e njohin shumë të huaj e shumë shqiptarë.

Nga pikturat e tij dhe nga kompozimet e shumta për probleme akute të vendit. Ky pejsazisht i rrallë, që shok ka veten e që nga larg dallohet si gjeni, njëkohësisht shfaqet dhe si kronist ngjarjesh kulmore.

Ku nëpërmjet tablove impresionuese shfaq ide të mëdha, nxjerr problematikat e ditës dhe stigmatizon, si ai, politikanë e qeveritarë injorantë, hajdutë e vrasës.

Avni Delvina është Francesko Goja i Shqipërisë. U kujtohet skica gjeniale e tij me dy njerëz që mbajnë në kurriz dy gomerë. Me shënimin: "Mbaji se mirë i ke!"

Në këtë stil e me kaq përshtypje na shfaqet Francesko Delvina kur kompozon deputetet tanë në ajrim, jo në oborr të burgut, por para parlamentit. Një e vërtetë drithëruese. Që shtetin na e kanë rrëmbyer bandat. Apo salla e ligjvënësve mbushur me hashash dhe populli dele duke kullotur atje.

Piktori Delvina ka 27 vjet që është larguar nga Atdheu. Bir i një familjeje të madhe, me emër për kontribute ndaj vendit, i goditur nga komunistët egër e pa mëshirë,gjendet herë pas here në Atdhe dhe përpiqet t'i mjekojë plagët.

I dhemb ikja e brezit të ri ndaj ka realizuar me emocion kompozimin e Statujë së Lirisë që po e pushtojnë shqiptaret.

Krijimtaria e këtij kolosi flet qartë, saktë dhe godet ashpër në shenjë. Se Delvina krahas artist është qytetar që nuk përbuz misionin e opozitarit. Ai është palca e shoqërisë civile, është revolta dhe pakënaqësia e njerëzve që dhimbje kanë dashurinë.

Nuk e teproj që e krahasoj me Gojën. Ngjasin në talent dhe në shqetësim.

I bashkon dhimbja për tokën, për ajrin, për lindjen dhe vdekjen. Ka një veç një brengë, të mos u lëndohet mëmëdheu...

Nderohem si shqiptar prej teje, jam krenar me ty, sir Delvina!

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    tim21/04/2017 17:54

    Fiks sa thoni,por mjeshtri ka perdor Van Gogh per retorike!
    Megjithate per ne vlen simbolika e mjeshtrit dhe jo krahasimet entuziaste!
    Grande Riçe!Bravo!

    Bert Gj.20/04/2017 16:55

    Avni Delvina e ka fituar jo vetem per penelin por dhe itegritetin e Tje Euro Atlantik Titullin SIR.Forza (Riçe).

    Fred Gj18/04/2017 17:17

    "Avni Delvina është Francesko Goja i Shqipërisë."

    Sikur e tepruat tani o "Syri"..

    Shto koment

    Denonco