Hije në skenën e krizës!

Hije në skenën e krizës!

Nga SYRI.net - 18/04/2017

Një nga pantonimat më të famshme e cila ka që në lashtësi, që nuk del nga moda për publikun nëpër shfaqje argëtuese është ajo e “Hijes”. Një aktor i vendosur përball një bezeje nën efektin e ndriçimit tregon `histori`me lëvizje të ndryshme, të cilat “imitohen” pikë për pikë nga hija e tij. Për tu bërë sa më argëtues ku numër, truku realizohet herë pas here në mënyrë të tillë, ku hija shfaqet duke bërë veprime edhe më të zellshme se i zoti, prej të cilit është projektuar dhe fal të cilit ekziston.

Fiks kështu po ndodh këto ditët e fundit, me disa media të dashuruara fort pas Ilir Metës. Ato janë kthyer në hije imtuese, të “pantonimave” politike të njeriut që e paraqet veten siç beson shumëkush, si çelësi i zgjidhjes së krizës, por që çdo ditë e më shumë vërteton se “nën fobinë” e Reformës në Drejtësi, që në fakt për publikun e ushqen Edi Rama, po bën lojën e këtij të fundit, në funksion të sa më shumë biletave të shitura. Kjo hije herë i turfullon asaj të kryeministrit, e cila natyrisht ka rol kryesor në skenë, e herë hidhet në krahët e saj. Spektatorët që deri pak çaste më parë kishin parë dy hije që kërlesheshin, papritur shohin vetëm një, identike.

Ilir Meta pasi “harron” se ka mbledhur kryesinë e partisë së tij me bujë të madhe, ku dhe doli përpara gjithë botës e tha live, se kishin vendosur që nuk mund të merrnin pjesë në zgjedhje farsë pa opozitën zyrtare, ka kaq ditë që nuk e përmend më këtë vendim e përbetim. Nëse i gjithë ky qëndrim “parimor” për demokracinë, të drejtat e opozitës, për pluralizmin që ka ardhur që në 1990-ën ka qenë thjesht një kundër reagim vetëmbrojtës ndaj presioneve të Edi Ramës, nuk është ndonjë çudi e madhe. As fundi botës, e as problem i protestës nuk mund të jetë. Nuk do të ishte hera e parë për këtë kazan politik, që gatuan vetëm turli lojrash të ngushta në 25 vite dhe natyrisht nuk do të jetë as e fundit. Çështja është te pjatat, që servirin për shqiptarët gjellën e këtij kazanin; te mediat-hije.

Shikoni se çfarë ndodh. Mediat e Nikoll Lesit (Koha Jonë dhe portali SPJV) dhe ajo e drejtuar nga Artur Zheji, 360 Gradë, kur Ilir Meta me gjithë kupolën e LSI-së rriste presionin ndaj Edi Ramës; kur deklaronte se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën; se duhet qeveri besimi; se droga dhe paratë e saj rrezikojnë zgjedhjet… bombardonin publikun me shkrime të egra kundër Ramës.

Ky i fundit paralajmërohej që të dëgjonte opsionin e aktorit që i projekton në beze, të largohet dhe të pranojë kushtet themelore të opozitës (qeveri teknike, Kod Zgjedhor i ri etj), sepse përndryshe vendi do të zhytet në destabilizim, luftë, Vaterlo, 1997-të…

Por menjëherë pasi Ilir Meta e zhduku nga artikulimi fjalinë, `nuk ka zgjedhje pa opozitë`, në këto media Edi Rama u shndërrua nga një “e keqe” që duhet larguar se rrezikon që vendi të destabilizohet, në një “e keqe” që duhet të vazhdojë të jetë kryeministër, që vendi të mos destabilizohet!!

Shumë lexues të zellshëm të këtyre mediave kanë 3-4 ditë, që pyesin; Mirë Tur Zheji dihet, që “vdes” për Metën, mirë Nikoll Lesi, që përbetohet për Ilirin, por edhe sepse Edi Rama më në fund i lëvroi 600 milionët e gazetës së djegur 20 vite më parë (që i ka fituar në fakt me gjykatë dhe i takojnë), po Fatos Lubonja çfarë pati?!

Sepse të thuash që Rilindja dhe Edi Rama është rrezik madhor për Shqipërinë, që e dorëzoi në duart e narko-mafies, por meqenëse nuk pranon të largohet (qoftë edhe përkohësisht), le ta lëmë të vazhdojë derisa të iki vetë, me naivitet apo jo, ke pranuar të luash hijen e dy aktorëve në skenë, tashmë të bashkuar në një.

 Shfaqja me hije vazhdon…derisa dikush të fik apo thyejë projektorin, dhe njerëzit të kuptojnë, që në skenë ka vetëm dy aktorë, herë veç e veç duke u kërleshur, e herë bashkë si tani; të bërë në Një.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fa19/04/2017 11:25

Rama eliminoje puntoret e armos sepse foli ne tel per shokun e tije qe u dogj ngarrjedhja e gazit
Kur ai e deklaroi nga tel nuk i mbushi njezete e kater ore e moren e eliminuan mire qe e vrane pore dhe dogjen ne pyjet e ballshin qe nuk ishte person publik. Mafja qe eshte istaluar ne shqiperi eshte shume e veshtire te jetohet mbas nje tel apo mbas nje sts e hedhur ne rrjetet sociale. Jo me te behet fjale per personat publik
Prandaj dhe medjat vizive dhe asaje te shkruar jane ne udhekryq nuk eshte kaq e thjeshte te punosh e njekohesisht te flasesh e te jetosh ne shqiperi duhet nje llogari dhe nje mendjesi te rregulluar e te menduar teper serjoze e planrregullues
Ky eshte platforma komuniste
Komunizmi ka jetuar po jeton po merr dhe shume jete
Nuk jetohet ne folene e gjarperinjeve

Viluni!18/04/2017 17:55

O Ajo! kujton qe Zheji Lubonja Lesi apo kushdo "gazetar"apo "opinionist" e çajne prapanicen per nje gjeman anglez kongolez kinez apo eskimez?Gaboheni!
Kemi nje thenie:Sa te kete Lala Gjoni(I Gjati),hani pini e kendoni.Kur nje opinionist,gazetar apo portalist shan Ramen kjo ka deshifrimin e vet:RAME ZGJIDHE QESENE

Meleq Agaci18/04/2017 17:03

Paguar me leket e droges. Kjo eshte e qarte. Qe sot e tutje te gjithe "anal-istet" cicerojne per Ramen. Deri per zgjedhje. Pas zgjedhjeve te gjejne p... e nenes ku do futen keta anal-iste qe me "presion" i moren leke sociopatit. Ah cfare show do te jete. Ka per ti betonuar ne kanale betoni qe sherbejne per ujrat e zeza. Na ishte njehere Luba, Zheji dhe Nikua prej Lezhe.
Hahaha qe tani po pregatitet skenari i "qethjes" se analisteve kundershtare. Muti ju pret ne te gjtha rastet. Nese sju ka hequr qafe fizikisht qe me pare. Hani mut se ne mut do shkoni shoke anal-ista

Krist18/04/2017 15:07

Per Zhejin,e kam dhene mendimin direkt per te,bile i kam rekomanduar qe te qethet e te rruhet,se duket edhe si i pa lare.Lesi,eshte pikerisht sic thote edhe Ajo,sharlatan extrem dhe sa here me del perpara Koha Jone,me kujtohet koha e piramidave:Ishte nder te parat gazeta qe reklamonte me te madhe,deri ne extrem,perqindjet qe jepnin firmat piramidale,duke i paraqitur me germa teper te medha,qe mbushnin me shume se gjysmen e faqes se pare.E mban vehten per te squet,por te gjithe ja kane hedh,duke fillu nga shoku i fshatit,qe ka ardhe ne Tirane me kepuce te prishme,por ja morri ato qe desh,duke e lene Lesin me gisht ne goje.Ndersa per Lubonjen,edhe na vjen keq,se vjen qe nga Italija ,ku jeton,per te fole e shkrujt,qe te marre naj lek,prandaj e kthen gunen nga fryn era.Keqardhje per te tre.

iliri18/04/2017 14:54

Une mendoj se sido dhe kushdo qe financon portalet online, smund te ndryshoj te verteten. Shqiptaret nuk jane budallenj. Heret a vone syri.net do te jete nje portal i paanshem dhe me me shume kredibilitet. Portalet duhen te largohen nga politizimi i artikujve. Portalet duhet te pasqyrojne vetem informacion. Ne momentin kur do jeni te paanshem do keni me shume klikime dhe me shume para per publicitet, pra do vete-financoheni. Jo politizimit te artikujve

rednex18/04/2017 13:21

Qani hallin Likes ju..ja futi PS shkoi te PD,ja futi PD shkoi te PS..pa pushtet nuk rri ky eshte si puna e k....es kush te paguaj me mire...boll po ja ben derman Luli po si duket e ka me te madh Rama...hahahahaha

Ajo18/04/2017 12:43

Eshte e vertete! Une e lexoj portalin e Zhejit. Ka tre- kater jave qe Zheji pothuajse nuk shkruan me,por edhe kur u be i gjalle me ne fund na mallengjey me perrallen e Edi Rames se ekzaltuar nga vdekja e Enverit. Me skandalizoi qendrimi i Lubonjes dje: a thua se pozicionimi i diplomatit gjerman i vuri vulen fatit te demokracice ne vendin tone. A nuk ka qene Lubonja qe perseriste gjithmone qe fatin e Shqiperise ta marin vete shqiptaret ne dore? Pse ky fatalitet? Pse duhet ne te bejme sehir ( urrej te perdor fjale te huaja por kjo fjale shpreh ate dua te them) derisa Rama te shkateroje plotesisht edhe ate pak demokraci qe na ka mbetur? Pse shpetimin e vendit e sheh vetem tek e ashtuquajtur e majte? A nuk ish kjo e majte qe e kalbi per 17 vjet ne burg? Sa per Lesin nuk dua te flas. E njoh ( jo personalisht) si figuren me te urryer dhe sahanlepirese te Fakultetit te Shkencave. Nje student me nivel akademik dhe kulturor me poshte edhe se te studentit me te dobet por me ambicjen per te care ne jete si prej maniaku. Atehere ne na bente te qeshnim, por koha tregoi se kjo bote punon per sharlatanet.

Shto koment

Denonco