Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

EDITORIAL/ Një SYRI.net i ri, risi dhe thjeshtësi

EDITORIAL/ Një SYRI.net i ri, risi dhe thjeshtësi

Nga SYRI.net - 05/10/2016

Të rritesh shpejt brenda kësaj katrahure mediatike veçanërisht asaj që operon në “on line”, nuk është vetëm krenari dhe aq më pak vetëkënaqësi. Mbi të gjitha është përgjegjësi ndaj dhjetëra mijëra lexuesve, të etur për të mësuar të vërtetën prej teje.

Ka kaluar vetëm pak më shumë se një vit, kur SYRI.net, me modesti, në kushte vullnetarizmi,  por me vendosmëri nisi të shpërndajë në eter lajme e analiza që synonin të shkonin, përtej asaj që duket dhe i shitet rëndom lexuesit shqiptar.

Profesionalizmi, mësimi nga gabimet e rritjes, stoicizmi në parimet bazë të lirisë së fjalës, mendjehapur ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe gjithmonë besnik ndaj lexuesve që rriten me shpejtësi, na ka bërë sot lider mes burimeve të shumta të informacionit, që fatmirësisht shtohen çdo ditë.

Por sa më shumë që na shtohen ndjekësit dhe referuesit, aq më shumë rritet barra e përgjegjësisë ndaj tyre. Arrin një pikë, kur e kupton se lexuesit e tu janë mbretërit e vërtetë të sipërmarrjes tënde.

Dhe një mbreti që të do, duhet ti shërbesh me përkushtim, ti shfaqesh gjithmonë besnik, i bukur dhe i vërtetë, nga brenda dhe jashtë, në përmbajtje dhe formë.

Kjo është edhe arsyeja që duke nisur që nga sot SYRI.net tashmë i rritur dhe i pjekur do ti shërbejë lexuesit-mbret me një cilësi edhe më të lartë në përmbajtje dhe formë. Një mundësi më shumë për lexuesin që të jetë i pranishëm edhe vetë në informacionet që ne shpërndajmë në çdo moment.

Me më shumë se 400 lajme në ditë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, shqiptarët kudo që ndodhen, nga sporti e jeta e VIP-ave shqiptarë e të huaj, kuriozitete e më shumë se kaq, nga SOT SYRI.net vjen me një pamje tjetër më praktike dhe më të thjeshtë për të gjithë lexuesit tonë, nga Shqipëria deri në Amerikën e largët e Australi, ku nuk mungojnë ndjekësit tanë.

Po pse ky ndryshim në formë por jo në përmbatje?

Shumë e thjeshtë: Për të qenë sa më pranë lexuesve tanë, atyre që na shfletojnë çdo ditë, që bien dakord me idetë dhe informacionet tona, por edhe që nuk bien dakord me ta.

Pikërisht për këtë arsye SYRI.net nga sot vjen ndryshe, që lexuesi të jetë i përfshirë edhe vetë, që të ketë mundësinë e dhënies së mendimit të tij, ashtu siç e gjykon pa asnjë lloj paragjykimi për ne.

Ne nuk gjykojmë, ne japim informacionin në mënyrë të paanshme, japim të vërtetën që është e vërtetë e jo të vërtetën sipas dikujt apo disave.

Në SYRI.net të ri, nuk ndryshon asgjë në pikëpamjet e lajmeve apo qëndrimeve antikonformiste, por ndryshon vetëm paraqitja në një mënyrë më të thjeshtë më të lehtë për lexuesit kudo që ndodhet. Në një mënyrë më të përmbledhur, ku secili të gjejë atë që kërkon. Synimi ynë është që secili prej jush lexues të gjejë atë që dëshiron të lexojë dhe të mos mundohet për ta gjetur këtë gjë.

Thjeshtësia dhe shpejtësia është motoja jonë e punës, prej më shumë se 1 viti që kur lindi SYRI.net moto e cila ka rezultuar e drejtë.

E ne kështu do të vazhdojmë sërish, duke sjellë përherë risi dhe duke qenë serioz dhe të shpejtë në punën që bëjmë çdo ditë gjatë 24 orëve dhe 7 ditëve të javës.

Lexuesit ka gjetur një mik tek SYRI.net dhe SYRI.net ka gjetur miq tek lexuesit.

Lexim të mbarë të SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco