Rasti i ‘Breitbart News’/ Si po e fshehin antiamerikanizmin, mediat e Tiranës

Rasti i ‘Breitbart News’/ Si po e fshehin antiamerikanizmin, mediat e Tiranës

Nga Syri.net - 29/03/2017

Disa muaj më parë, Wikileaks shpërndau mijëra dokumentet autentike të rrjedhura nga brenda Fondacionit Soros. Çfarë nuk kishte aty për këtë organizatë, që harxhon pa pushim miliarda dollarë, duke bërë “viktimën” e bamirësit global!

Por në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të botës ndodhi një fenomen “i çuditshëm”; si me magji gati në të gjitha mediat e ashtuquajtura të mëdha nuk u shkrua asnjë rresht, nuk u ripublikua asnjë dokument autentik, që rrëfente të vërtetën e mënyrës së organizimit dhe qëllimeve politike të këtij Fondacioni kaq të dashur në Shqipëri.

Nëse këto media kanë menduar atëherë, se pronari i tij Xhorxh Soros është nënshtetas amerikan, mik i ngushtë i familjes Klinton (së fundmi edhe i presidentit Obama) dhe meqenëse ne jemi një popull super proamerikanë, duke treguar të vërtetën e veprimtarisë së tij bëhemi direkt “antiamerikanë”…mirë kanë bërë që  censuruan ato dokumente skandaloze.

Por sot, të njëjtat media (Lapsi. al, Tema, Shqiptarja. com etj.) kanë nisur sulmin dhe gërmimin deri në detaje idiote, për një tjetër amerikan, që në fakt nuk është miliarder, por njësoj si Sorosi i sorosianëve shqiptar, edhe ky është një person tejet i afërt i presidentit amerikan aktual Donald Trump.

Pikërisht në këtë moment nis gallata e këtyre mediave shqiptare. Kanë nisur të merren me karakterin dhe “tipin” e këshilltarit kryesor të presidentit të SHBA-ve, Stephan Bannon, i cili është njëkohësisht  themelues dhe ish-pronar i medias online "Breitbart News", e cila ka 35 milionë vizitorë besnik në muaj.

Meqenëse “kandidati që sulmuam” tani është “president i respektuar”  dhe nuk guxojnë ta sulmojnë më hapur dhe turpshëm siç bënë për muaj të tërë, i kanë drejtuar artileritë e tyre mediatike (“predhat” e të cilave nuk kalojnë dot as lumin e Lanës gjatë verës) drejt strategut të Shtëpisë së Bardhë.

Po çfarë ka bërë ky  Stephan Bannon, që po i hedhin kaq shumë balte në këtë cep të botës? Thonë që është antisemit p.sh? E bukur kjo…Mirë Ben Blushi që e ka hedhur larg e larg te romani i tij i parë, se ka origjinë çifute, po Mero dhe Bolino çfarë lidhje kanë me Izraelin? Po ja ta marrim të mirëqenë, se Bannon është antisemit, po shefi dhe miku i tij, që është super prosemitist i deklaruar?!

Në fakt i vetmi merak që kanë është fakti, që ky burri që ka themeluar një media që vetëm nga një shkrim ditori saj merr klikime sa marrin gjatë gjithë vitit të gjithë këta bashkë, priti dhe i garantoi mbështetje Lulëzim Bashës.

Nga një anë me gjithë televizionin privat të kryeministrit, amplifikojnë dhe bëjnë lajm të madh burime anonime të ambasadës në rrugën e Elbasanit, nga ana tjetër ato që deklaron dhe bën këshilltari më influent i presidentit të SHBA-së, janë fake news. E sulmojnë pse ka dekonspiruar egër Xhorxh Sorosin, por në fakt gjylet e tyre edhe pse siç e thamë e më lart nuk kalojnë dot as Lanën, janë për presidentin Trump dhe Amerikën.

Hall i madh i ka zënë; çfarë të bëjnë më parë, të jenë proameriakanë, por vetëm me atë pjesë që nuk do presidentin që zgjodhi populli, apo të dalin zbuluar dhe të rreshtohen aty ku janë në të vërtetë, ramist, se “sorosianë” e kanë shumë... /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Loran shehu30/03/2017 09:04

Po frangaj cthot ........

Agroni29/03/2017 19:13

Na e shpifen cdo nate Mediat prostituta,si ato te Sandrit!

PERS29/03/2017 18:17

Keta media te kazanit te rilindjes, mafie e gjalle komuniste jo qe te fshehin por te zhdukin fare,Ketyre asnje boje e piktorit deshtak nuk i mungon, e andaj esitisin sic duan ata. si qener lepires jane bere.

PERS29/03/2017 18:12

Keta media te kazanit te rilindjes, mafie e gjalle komuniste jo qe te fshehin por te zhdukin fare,Ketyre asnje boje e piktorit deshtak nuk i mungon, e andaj esitisin sic duan ata. si qener lepires jane bere.

krasasi tp 29/03/2017 17:51

Mos di gje ky milardieri ku vajti floriri shqiptar?.Sa moren fashistet italiane,po nazistet gjermane?.Ku u depozitua?.Me cfare dokumentash trashegimnije false eshte pervetesuar?.Po ky floriri qe delte nga perpunimi i kromit e bakrit eshte vene dore mbi te?.Ku si vete mendja popullit te shkrete?.

Shto koment

Denonco