Ramës i vjen mesazhi i parë nga SHBA: Nuk ke parë gjë akoma…

Ramës i vjen mesazhi i parë nga SHBA: Nuk ke parë gjë akoma…

Nga SYRI.net - 28/03/2017

Stafi i ngushtë i kryeministrit Rama dhe mediat satelite të tij, pas një fushate entuziaste për “dështimin total” të vizitës së fundit të kreut të opozitës Lulëzim Basha në Washington, janë kapur në befasi mëngjesin e sotëm nga lajmet që po vijnë nga nuk i prisnin.

Edhe pse Basha u kthye në Çadër nga Uashingtoni më i qetë dhe më i vendosur se sa ishte përpara nisjes, mungesa e informacionit për takimet e tij aty, bëri që kampi i Ramës të hedhë fishekzjarrë mediatik, duke e cilësuar këtë strategji të Bashës për të mbajtur “sekret” takimet, si një dështim të vizitës së tij dhe madje edhe një shenjë mos aprovimi të kauzës së opozitës, nga Uashingtoni zyrtar.

E gjithë kjo fushatë me qëllim dekurajimin e opozitës dhe të gjithë atyre që janë rreshtuar në krah të kauzës së saj, për zgjedhje të garantuara nga rreziku Rama u shfry sot nga lajmet, që vijnë nga përtej Atlantikut dhe pikërisht prej burimeve më të afërta të mundshme, të presidentit Trump. Shprehja tashmë folklorike e Edi Ramës, “nuk keni parë gjë akoma”, këtë herë ju kthye si resto për gëzimin e “dështimit” të Bashës, pikërisht nga media e këshilltarit kryesor të presidentit Trump.

Në shkrimin e ‘Breitbart News’ kushtuar vizitës së kreut të opozitës, jepen detaje të cilat zbulojnë se alarmi i Çadrës për atë që po ndodh në Shqipëri, tashmë është zyrtarizuar në rrethin më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Aty tani e dinë dhe janë të ndërgjegjshëm, që Shqipërinë e drejton udhëheqësi më anti-Trump në Europë dhe se planet e kësaj kaste sorosiane në pushtet për të kapur vendin edhe për një kohë tjetër të gjatë të pacaktuar, janë drejt realizimit.

Edi Rama pas kthimit të Bashës në Tiranë, priti disa ditë që ky i fundit të dilte dhe të mburrej siç do të vepronte vetë dhe bëjnë rëndom politikanët shqiptarë, pasi kthehen nga Washingtoni. Por kreu i opozitës nuk e bëri; vetëm la për të nënkuptuar se jo vetëm vizita e tij nuk ishte e dështuar, por edhe se pas saj ai ishte edhe më i vendosur për të ç`montuar tentakulat e sektit të Rilindjes, krijesë kjo e Sorosit, tashmë e dekonspiruar botërisht.

Kjo heshtje e Bashës ashtu siç e thamë edhe në fillim të këtij shënimi, bëri që enturazhi mediatik i Ramës, ta bombardojë opinionin pulik shqiptarë me lajme të tipit; Dështon vizita e Bashës, shkon deri në SHBA për të dhënë një intervistë te Zëri Amerikës, etj, etj.

Sot kur mësuan nga media e këshilltarit më të afërt të presidentit se, ndërsa Basha ishte në Uashington zhvilloi takime me drejtuesit më kryesor të Kongresit, (me Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; Michael Mçaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit dhe Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit) dhe qershia mbi tortë i ftuar edhe në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor, titujt e “Ramamedias”, nga vajti deri në SHBA për një intervistë te `Zëri i Amerikës`, ju kthyen avazit; Shkoi deri në Washington, për një intervistë te ‘Breitbart News’.

Gjithsesi një gjë është e sigurt deri në këto momente; rrethi më i ngushtë i presidentit Trump, krerët kryesorë të Kongresit amerikanë tashmë e kanë të qartë panoramën e asaj që po ndodh në Shqipëri dhe rrezikut që i kanoset jo vetëm demokracisë në vend, por edhe interesave të tyre strategjike në rajon.

Ramës i ka ardhur mesazhi i parë nga përtej Atlantikut, fiks në atë formë që ai ka aq shumë dëshirë ta artikulojë ndaj kundërshtarëve të vetë politikë; Nuk keni parë asgjë akoma…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miri,Boston29/03/2017 01:38

Cfare budallalleqesh flet o Julian.
Kam 20 vjet ne SHBA dhe vetem nga ty po degjoj se europianet nuk u shkon ndermend te vijne ne Amerike.
Po ne ndermarrjen time kam gjermane,zvicarane,kanadeze,koreanojugore etj.

Sa per pension mamaja e nje shoku tim merr 760$/muaj ndihme sociale plus 140$ kupona ushqimore.
Vete kam shkuar neper Europe ne Gjermani,Itali apo edhe ne Spanje.
Kur u thosha qe jam nga Amerika,me trajtonin me respekt te vecante.
Amerika eshte zemra e botes dhe do te jete per shume kohe.
Ti ke vetem nje vit ketu keshtu qe nuk i di gjerat mire.

Dulla29/03/2017 00:47

OJulian o pall k**i ca mutin do ti ne AMERIKE u bo surrati jot qe i laje breket nje her ne jave ne koh te enverit te shash Ameriken .keput qafen qelbesire.

Max28/03/2017 22:01

Si ka mundesi nje idiot si ky juliani mund te thote ato budallalliqe per ShBA , kan frike njezit te dalin ne pension thote kafsha julian ? Diku ktu rreth Bostonit jetoj , kam disa pensioniste shqiptare qe skane punuar asnje dite ne USA por marrin nje ndihme sociale ne $ dhe 200$ ne karte ushqimore per person , kane nje apartament te paguar nga bashkia perkatese edhe pse jane komunista prap shteti amerikan i ndihmon , te lutem mos thuaj brockulla se me vjen per te vjelle.

A. POLO28/03/2017 20:13

Ngriji syt more Edvine te shikosh Shqiperie si e ke katadisur tine , Por ske par gje akoma vjen pergjigjja qe ti aq shume e done ,Amerika po ta perserit , prit o Ram te shohesh prit !

Pr Julianin!28/03/2017 20:11

Juliani o komentuesa ka plotësisht të drejtë, por vetëm që shpjegimin e bën mbrapsh, ose më saktë të mbrapshtë, pasi e vërteta është se populli amerikan, vërtet ka vite që po vuan nga politikat e mbrapshta të Bushëve, Klintonëve dhe Obamës së fundi, pasi gjithë industria, që mbante njerëzit në punë u trasferua jashtë SHBA-së dhe ishin këto dhe shumë faktorë e arsye të tjera, që edhe pse në shumicë e gjithë propaganda, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë i jepnin fitoren Hilarit me 98%, por populli amerikan demokrat ishte bërë i vetdijshëm, se pushteti në SHBA patjetër duhet të ndryshonte, pasi vërtet si thotë dhe vetë Juliani, institucione të pushtet ishin inkriminuar dhe korruptuar, të infuencuar direkt nga politikat e gabuara të Xhorxh Soros dhe kjo jo vetëm në SHBA, por politikat e tij po duken të dështuara në Shqipëri, në Ballkan dhe brenda në Evropë dhe nëpër Botë. Pra, me të drejtë i madhi Trump i cili e dinte gjendjen brenda në radhë të parë, por edhe jashtë, kur tha se ne populli amerikan do pastrojmë "moçalin" dhe me mbështetje dhe ndihmën e popullit demokrat Amerikan, ai ka filluar dhe po vazhdon të pastrojë moçalin, që kështu jo vetëm i gjithë populli amerikan dhe vetë Juliani, por duke u pastruar moçali atje, "jehona" e tij do arrijë edhe në vendin tonë, që kështu do jemi më të sigurtë, më të qetë, të lirë dhe përfundimisht do jetojmë edhe më mirë, pikërisht kur nga qeveria e re nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, të rivlerësohet "Reforma në Drejtësi", pasi, kur "peshku është qelbur", ai nuk fillon të pastrohet nga "qafa", që nënkupton prokurorët dhe gjykatësit, por fpatjetër që duhet pastruar më parë "koka" dhe jo të ndodhë siç e kërkon Edi me shokë, pasi nuk është e mundur që "koka e krimbur", të pastrojë poshtë "qafën e qelbur". Rroftë i Madhi Trump, ditë të mira pas kësaj po vijnë e patjetër që do vijnë, pasi pushtetarët, oligarkët mafiozë që sot ndodhen në pushtet që kanë uzurpuar e grabitur gjithë tokat dhe pronat e vendin, kur të vendoset drejtësia dhe vetë demokracia dhe çdo gjë ti kthehet të zotit, të gjithë këta batakshij, do kemi rastin ti shikojmë e tu çojmë nga një cigare në burg!

Arber28/03/2017 19:55

Nuk eshte puna se Basha u be Trumpist i thekur. Thjeshte ketu nuk ka nje force politike te mirefillte nacionaliste, te gjithe forcat politike ne Shqiperi jane te angazhuara te shesin sovranitetin e vendit te burokratet komuniste te Brukselit. Por meqe Rama eshte i deklaruar si njeri i Soros dhe kunder Trump, atehere PD e Mediu perpiqen te marrin flamurin si pro Trump.

mali28/03/2017 19:44

e falenderojmameriken se jemi shum fukarenj dhe na duket se do na nxjerin nga situata miku esht mik te thot nje fjal te mir

ENES28/03/2017 18:38

O JUL legeni duke perjashtu QKSIGJENIN tan ekzistenca e globit VARET nga SH.B.A.-ja.Por raca fekale e spiunave komunist te rilindjes me baze injorancen instiktin shtazor kunder VLERAVE NJEREZORE urrejtjen patalogjike ndaj DEMOKRACISE dhe gjakut BLU tregon as me shume as me pak por INSUFICENCEN me gen te sojsorollopit te fares se keqe-KOMUNISTAVE KRIMINELAVE nje pjelleqe duhet eliminuar.ZOTI L.BASHA ka kualitetin dhe bagazhin e duhur per ta cuar ne koshin e plehrave rilindjen.AI KA SHUMICEN E SHQIPTAREVE QE E DUAN E MBESHTESIN DHE DO TA ZGJEDHIN PER TE DREJTUAR VENDIN TONE DREJT ALEANCES EUROATLANTIKE ME SH.B.A-ne si DEMOKRACIA E MADHE E GLOBIT.

Ilir28/03/2017 17:47

habitem me ca komentues /si harrojne te thone imperializmi amerikan,keshtu i thoshte lideri i tyre shpirteror dulla.

edi edi28/03/2017 17:33

Aaaaa burrrrrrrrr keke dhe ti...e paske marr grun per letra o rrezik zi..ahahahahah po kur e ke marr grun per letra kshi grujet ka me te ra e marume ahahahahha...manej ti per jje vit ske dal as jasht qytetit jo ma paske informacion per ameriken....ose ka nje gja mas te ka hy frika se te kthjen mor ahahahahahahah se manej e fime vedin se keke mesu me hanger ne krah te grus..ik o shoku e banu burr e maje grun e mas tw majn gruja ty e manej hec fol..

Kola28/03/2017 15:42

Shoku Julian.
Ti duhet të vizitohen mirë në psikiatri.
Vetëm një enverist qorr si ti mund të dërdëllisi ashtu pa lidhje, si hungëron ti.
O racë e fëlliqur , ti dhe të ngjashëm me ty duket që jeni me origjinë nga stepat ashtu si Enveri I biri oficerit osmanlli.
Amerika është vendi I bekuar nga Zoti. Është shteti më demokratik në rruzull. Askush nuk të përbuz, askush nuk të pengon.
Aaaaa ti ke të drejtë të ankohesh, se këto ja kanë shkërdhyer nënën komunizmit me vepra. Prandaj nuk të bëhet mirë ty soj sëz!

bolja28/03/2017 14:33

Julian ik bej shurren te marresh vehten. Nuk te ndodh gje ty qetesohu.

Qytetar28/03/2017 14:23

O shoku julian boll derdellise per Ameriken se e dime per sistemin Amerikan per taksat e per çdo gje se nuk je vetem ti qe ke qene atje e paske jetuar , por na tregon per gruan se sa merr e sa paguan taksa po ti vete ke punuar ndonje ore apo dite por pashaporten Amerikane e paske ne xhep.E na flet per Trumpin do iki ate e votoi populli Amerikan jo ti ?????.

...28/03/2017 14:19

o Julian , posa mire e paske studiar Ameriken per 1 vit, ne kemi nga 20 vjjet dhe themi se njjohim akoma. Sa per dijeni o tarrallak, ka shtete ne europe sidomis ato skandinave qe paguajne rreth 40% taksa. Po ik e laj pjatat se nuk ben per kete pune

ledio28/03/2017 14:03

po ti mo Julian Zhelja cdo ne Amerike atehere?!

Maks28/03/2017 13:51

E Bet vendin republik bananesh ku cdo gje e mir vjen nga amerika dhe cdo e keqe nga Edi e harruat te keqiat e salìut

yp xhixhi28/03/2017 13:51

Juliani po na shan Ameriken.Fucking hell.Eh o bote.Gjysherit tane thonin per dike qe pasurohej qe gjeti Ameriken.Skam degjuar njeri te thote gjeti Italine ose Gjermanine.
cfare do thote Juliani po te kete bere Basha nje fotografi me Trumpin pa ndihmen e Bilal Shehut.Do thote qe Shqiperia e Edi Rames eshte me mire se USA,se e ka shendetesine falas

yp xhixhi28/03/2017 13:49

Juliani po na shan Ameriken.Fucking hell.Eh o bote.Gjysherit tane thonin per dike qe pasurohej qe gjeti Ameriken.Skam degjuar njeri te thote gjeti Italine ose Gjermanine.
cfare do thote Juliani po te kete bere Basha nje fotografi me Trumpin pa ndihmen e Bilal Shehut.Do thote qe Shqiperia e Edi Rames eshte me mire se USA,se e ka shendetesine falas

PIRRO28/03/2017 13:47

fUTJA KOT. Ja u takua. SHBA i ka thene shko ne parlament por demonstrata jane te ligjshme dhe le ti vazhdoje Zoti Basha. SHBA kerkon qe PD te hyje ne kuvend dhe te luaje rolin e saj ligjor, por mund te vazhdoje njekohesisht demonstrimet paqesore sipas ligjit. PD. abuzon me ligjet duke injoruar detyren e saj ligjore te vazhdimit te jetes parlamentare dhe duke dhene mesazhe te gabuara ekstremiste.

Julian xheraj28/03/2017 12:33

Trump eshte drejt hikjes, duke shpresuar se nuk do e fusin ne burg por vec te bej fundin e Nixon duke e nxjerr ne rruge nga shtepia e bardhe....
Ju flisni per ameriken sikur te jete vete zoti. Pozite opozite e gjith populli yne. America ka me shume probleme se vete shqiperia ne drejtim te gjykatave descriminimit dhe te drejtave te njeriut. Populli yne nuk e kupton se America para se te na shpetoje ne duhet te ndreqe vete sistemin gjygjesor. Para se te na mesoje ne per democraci duhet te ktheje demokracine e vertet ne vendin e saj...
America vetem po luan bllofin me shtetet e varfera duke bere teori boshe dhe presjon mbi te drejtat dhe demokracine. Por ne realitet amerika eshte nje super diktature e moderniziar. Kam nje vit ne amerike. Dhe ndac ne sistemin gjygjesor per eksperience ndac ne descriminim per eksperience e ndac ne opinionin publik per eksperience amerika eshte vetem nje tym ne ajer...
Taksa pa fund. Njerezit 70 vjec kan frike te vene ne pension se nuk I del pensioni per tu ushqyer. Nje vend qe ka taksat me te medha ne bote. I vermi vend ne bote qe ndjek lojen e alkapones vete qeveria. Rrogetaret duhet te paguajn mbi 20% te fitimit per taksa e bisnesmenet nuk paguajn asgje. Sigurime shoqerore siguracjon apo tjera tjera...
Ku shtet eshte te keqen e shqiperise, populli i urte ka frike te dale ne rruge te thote skemi me te ardhura.. rrogat jane si ne itali por me rrogen tende duhet te paguash taksat e shtetit siguracjonin dhe te jetojne. Bashkeshortja ime eshte amerikane punon kasjere ne nje supermarket full time. 11 dollari per ore. Ne kto 11 dollare per ore edhe se eshte full time duhet te paguaj gati 500 dollar ne muaj vetem siguracjon per mua dhe veten. U operua ndejti nje jave pa te drejte rroge. Sepse siguracjoni 500 dollar esht nuk e mbullon kohen e semundjes ne shtepi.. cprisni ju tju mesoje sistemi amerikan???? Si te pasurit dhe shteti tju marrin cdo gje? Tju shtypin diktaturisht???? Dhe e fundit nje vend me keto probleme vetem stabilitet kerkon nga shtete te vogla qe te mund te mburret pastaj, por sigurisht qeveria amerikane nuk mund ti mburret popullit me sistemin Frances Italian apo per me shume me sistemin Belgium apo ate gjerman...
Kur I tregoj amerikaneve se si jetohet ne gjermani e belgjike I del long nga goja... e europianet kurre nuk permendin ameriken... ndersa ne per injorance cdo gje themi America america... vertet shum qesharake

ARTURI28/03/2017 12:17

ME ARTIKULLIN JAME PLOTESISHT NDAKORT
BILE DUHET HEQUR NJE ORE E ME PARE.
POR NJE PROBLEM TJETER NE GJITHE KETE RREMUJE PO NDODHE MATURANTET SHQIPTAR 2017 DUHET TE APLIKOJNE ME NJE MBYKQYRES DUKE MARRE TE GJITHA TE DHENAT E MATURANTEVE DHE ME GJERE TE FAMILJEVE NDOSHTA JAME I GABUAR POR ESHTE NJE PRECEDET I RREZIKSHEM DERI KUR E KANE TE DREJTEN MBYKQYERSIT TI MBAN MATURANTET TE NEN BUKQYRJE E PA FALESHME JU LUTEM Z,PEKA MUND TA NGRENI ZERI ME DUKET SHUME E RREZIKSHME....

Shto koment

Denonco