A është tregu përbashkët ballkanik, e ardhmja Europiane e shqiptarëve?

A është tregu përbashkët ballkanik, e ardhmja Europiane e shqiptarëve?

Nga Lavdrim Lita - 27/03/2017

Këto ditë lobe të ndryshme në Beograd dhe në Tiranë po sinkronizojnë në media idenë e krijimit të një tregu të përbashkët rajonal. Por jo vetëm.

Revista prestigjioze britiantike “The Economist” shkruan në numrin e saj të fundit që kjo nismë është ndërmarrë edhe me bekimin e Komisionit europian, i cili në mungesë të thithjes të shpejtë të vendeve kandidate për në BE, është interesuar ti vejë në punë shtete si Serbia Kosova, Mali i Zi Maqedonia dhe Shqipëria, në mënyrë që të mos mendojnë për gjëra prapanike.

“Palët do të takohen sërish më 12 korrik në Trieste, dhe synimi kryesor i Komisionerit Europian për zgjerim është ai që në këtë datë liderët të firmosin paktin e tregut të përbashkët europian, tregtisë së lirë, lirisë së lëvizjes së punëtorëve dhe të kapitalit si dhe standardizimin e rregullatorëve”-shkruan “The Economist”. Mirëpo, Kosova ka dalë kundër tregut të përbashkët ballkanik. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar që “Tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve.

Një treg i ngjashëm me atë të ish-Federatës Jugosllave, pa Kroacinë e Slloveninë e me Shqipërinë, si treg i përbashkët. Jo! Ose një union doganor i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian. Jo!”. Më pak fjalë kryeministri Mustafa, si njohës i mirë i Jugosllavisë, ku Serbia dhe Kroacia merrnin të gjitha benefitet përkundër vendeve të tjera, mendon se një nismë e tillë do favorizonte Serbinë për kundër Kosovës. Një treg i Ballkanit Perëndimor, nuk mund të funksionojë pa lëvizjen e lirë edhe për qytetarët e Kosovës, duke pas parasysh mospërfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

Nuk kuptohet përse Shqipëria është nxituar të japë miratimin e saj, pa pasur një studim për këtë gjë dhe pa u koordinuar me lidershipin e Kosovës. Shqipëria e ka refuzuar një herë partneritetin e privilegjuar me BE sepse ne besojmë se meritojmë të jemi pjesë e BE, pa kaluar në “special partnership” me vende te tjera. Megjithatë problemi me këtë nismë është më shumë se kaq. Kancelaria e Berlinit e ndjekur nga BE, po shtyn tezën që duhet të ketë në një fazë të ndërmjetme partneriteti BE- Ballkani Perëndimor derisa të kalojë kriza ekonomike dhe institucionale e BE-së. Përmes kësaj analize të ftohtë e realiste mund të thuhet se hyrja e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian nuk do të jetë kurrë si vende të varfra dhe me probleme etnike e politike që kanë nevojë për kredi e energji të mëdha nga institucionet monetare e politike të Unionit. #ZëriIntegrimit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco