Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Qeveria “teknike”, çështje e mbyllur dhe e gjithë pranuar...

Qeveria “teknike”, çështje e mbyllur dhe e gjithë pranuar...

Nga Kastriot Islami - 27/03/2017

Duket pa asnjë dyshim se në ditët e para të prillit do të krijohet Qeveria “teknike” e cila do të jetë Qeveri Kujdestare e Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme, pra nuk do të jetë thjesht “teknike” në kuptimin që ka marrë ky term apo kjo praktikë në Shqipëri. Kjo është tashmë një çështje e mbyllur dhe e gjithëpranuar; kjo qeveri do të ketë mbështetjen e të gjithë forcave politike dhe deputetëve që janë të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme.

Mbeten për tu përcaktuar a) detyrat; b) afati kohor (që do të përcaktonte edhe datën e zgjedhjeve të lira e të ndershme) dhe kalendari i veprimeve për realizimin e detyrave të përcaktuara; iii) si dhe individët e përshtatshëm “teknikë” (me profil profesional dhe reputacion e integritet të spikatur) për çdo post qeveritar dhe konfiguracioni i besimit/mbështetjes politike për secilin prej tyre. Me rëndësi prioritare në këtë fazë do të ishin emri i Ministrit të Brendshëm, dhe eventualisht i Ministrit të Mbrojtjes si dhe përcaktimi i datës së arsyeshme të zgjedhjeve.

E thënë më shkoqur duket se është mbyllur çështja e zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme me “qeveri teknike”, madje kjo duket e gjithëpranuar, përfshi edhe vetë Ramën, i cili vazhdon të bllofojë deri në minutën e fundit sikur është kundër saj, thjesht për të ruajtur fytyrën dhe për ta pasur mundësi për të negociuar fort në fazën pasuese për elementët e tjerë që lidhen me krijimin e qeverisë teknike, pra me përbërjen e saj, emrat e ministrave dhe “përkatësitë” e propozimeve të tyre dhe mandatin e saj kohor që përcakton njëkohësisht datën e zgjedhjeve.

1. Disa nga detyrat e Qeverisë ‘Teknike”…

Disa nga detyrat e qeverisë “teknike” do të ishin: i) ndëshkimi i ashpër dhe konfiskimi i pasurisë të çdo individi që tenton apo bashkëpunon për blerjen e votave me paratë e dyshimta të korrupsionit (dhënia e parave të dorë, pagesa e librit të veresieve, e tjerë), ii) përjashtimi nga kandidimi i të gjithë individëve me rekorde të tmerrshme kriminale dhe personave të afërt familjarë apo të lidhur me ta në marrëdhënie biznesi; iii) ndëshkimi i ashpër i individëve që synojnë në mënyrë direkte apo indirekte tjetërsimin e votës së qytetarëve përmes kultivimit të kanabisit dhe ndëshkimin penal ekstremal si dhe përjashtimi i përhershëm nga sistemi (duke humbur edhe të gjithë favoret që lidhen me statusin e policisë) i të gjithë policëve që kanë qenë implikuar apo do të angazhohen në kultivimin e kanabisit; iv) ndëshkimi penal ekstremal i çdo individi apo punonjësi të administratës publike (madje këto të fundit duke u përjashtuar për gjithnjë nga sistemi i administratës publike nëse kjo gjë faktohet) që kërcënon votuesit apo josh ata për të tjetërsuar votën përmes përdorimit të favoreve apo mjeteve administrative që zotëron (kërcënim me largim nga puna në këmbim të votës, joshje me ndihmën sociale, punësim i përkohshëm apo përhershëm, dhënie apo rritje e pensionit, subvencion nga shteti për biznesin e tij, favorizim në tender apo koncesion…).

Qeveria teknike duhet të hartojë të gjithë listën e ndryshimeve ligjore e institucionale që do të nevojiten për realizimin e detyrave të saj. Kuvendi ose Tryeza e partive politike do të monitorojë në mënyrë interaktive realizimin e detyrave gjatë të gjithë periudhës.

2. Qeveria “Teknike” duhet ta pengojë/neutralizojë të gjithë veprimet manipuluese

Rama ka arritur në përfundimin se rruga më e lehtë e fitores në zgjedhjet e ardhshme s’është as mirëqeverisja, as investimet, as rritja e pagave e pensioneve, as ndërtimi i rrugëve, as rritja e mirëqenies së qytetarëve, madje as koalicioni me LSI, e tjerë, por sigurimi i mjeteve financiare për blerjen e votave dhe sigurimi i një çmimi sa më të ulët përmes varfërimit të qytetarëve. Element tjetër i kësaj skeme manipuluese është terrori psikologjik, qoftë mbi qytetarët qoftë mbi bizneset, për ti frikësuar/nënshtruar ata për të mos pasur mundësi të reagojnë por të votojnë pro qeverisë ose të abstenojnë. Kërcënimi i votuesve në shumicën e rasteve realizohet përmes një veprimtarie të përbashkët të policisë me individët me rekorde kriminale, por edhe me pjesëmarrjen e administratës së energjisë elektrike, të furnizimit me ujë apo asaj vendore.

3. Qeveria ‘Teknike” duhet të shënjestrojë bartësit e manipulimit të zgjedhjeve..

Skema e manipulimit të zgjedhjeve i ideuar nga Rama do të drejtohet/implementohet në terren sipas një skemë organizative tashmë të përpunuar nga i) individë të pasur e besnikë të Ramës që po pasurohen më asetet e fondet publike përmes tenderave dhe koncesioneve; ii) individët me rekorde të tmerrshme kriminale e bandate e tyre, që do të kenë për detyrë blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve; iii) manjatët e medias që së bashku me shpurën e sharlatanëve të emisioneve informative e politike kanë për detyrë të mashtrojnë publikun dhe/ose të kryqëzojnë çdo kundërshtar politik; iv) rrjeti i policisë në bashkëpunim me individë të lidhur me krimin e organizuar vendas e ndërkombëtar që do angazhohen në tjetërsimin e votës përmes veprimit direkt apo indirekt të mekanizmit të kultivimit të kanabisit.

Ideatori dhe Drejtuesi politik i kësaj skeme është Rama i cili natyrisht ja delegon formalisht kompetencën një “kupole” shumë të ngushtë, të përbërë kryesisht nga një anëtarë i qeverisjes klienteliste, nga individë të njohur për rekorde të tmerrshme kriminale dhe politikanë e biznesmenë që mbajnë më vete valixhet/çantat me paratë për blerjen e votave. Partia socialiste si organizim politik ose është inekzistente ose është formalisht prezente pa pasur asnjë detyrë substanciale, madje edhe kandidati politik është thjesht ose një anëtar i rëndësishëm i klientelës ose një kukull pa vlerë. Gjithcka e thënë më sipër i jep prioritet detyrave të ministrisë së brendshme, personit që do të drejtojë këtë ministri dhe ekipit profesionist që do të realizojë detyrat e saj të vështira brenda një afati relativisht të shkurtër kohor.

Natyrisht mënyra e përcaktimit dhe aftësitë e ministrit të brendshëm e ndoshta edhe të ministrit të mbrojtjes nëse kjo ministri do të angazhohej në luftën kundër kanabisit do të kishin prioritet në ditët pas pranimit të opsionit të zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa Ramën Kryeministër dhe me qeveri “teknike”, kujdestare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

bledi tiran29/03/2017 08:22

Qeveria teknike duhet te krijohet sa me shpejt. Duhet ti hiqet nga dora, drejtimi i shqiperise ketij te marri qe kemi ne pushtet. Ai ka marreveshje me ate shtrigun e djallit soros qe te zbatojne skenarin grek. D.m.th. Falimentimin e Shqiperise.

Aqif Cala 28/03/2017 22:48

Per mua nuke ka rendsi edhe ta refuzosh....?
Por qe te besh Shtet i kerkon koha kriteret .
Me ca programi do dalesh neser zotri ,kur ti sdo kesh personat qe te dikton koha?

Aqif Cala 28/03/2017 22:38

Ne pergjigje te z.Islami,shkruaj.
Mbetet anormale krijimi,per Qeveri Teknike?
Cka do te thote se Opozita nuke eshte e afte te zhvilloj misionin dhe betejen e saj ne Parlament,ne mbrojtje te votes se lire...?!
Nderkohe edhe n.se,do te pranohet per Qeveri Teknike,ju shkruaj se detyrat qe sygjeron z.Islami nuke jane te mjaftushme per permirsimin e figures se cdo Deputeti.
Eshte fakte se zgjedhjet e hermbashershme,nuke kane sjell progres.por regres?! Mbasi ne Parlamente gjithmon simbas jushe kemi degjuar.
Deputet te pa arsimuar/me dipllom falo,te cilet mbasi kane mbaruar Universitetin,kthehen te mbarojne shkollen e Mesme/.
Deputet te inkriminuar,te lidhur me krimin apo korrupsjonin .
Deputet me detyra te rendesishme ne Sistemin komuniste etj etj....?
Ne kto kushte:
Neser kur te vini ju ne Pushtet,qe te mose ngrihen prap kta qe ju kerkoni ti kufizoni Qeverisjen,mbasi asnji nga Partite Politike nuke ka komisjon per Kandidatet per Deputet,po keshtu dhe vete Shteti qe organizon dhe drejton zgjedhjet,beheni ju z.Islami dhe kembengulni per krijimin e nje komisjoni Shtetror ne mbrojtje te figures se cdo Parlamentari.
Nderkohe me qe ju ka humbur besimi,eshte normale qe ne perberje te ktij komisjoni te kete perfaqsues nga Sh.B.A dhe Bashkimi Europjan.

bubulina gr28/03/2017 12:34

lereni ramen te shijoj edhe keto dit si kryeminister se shpejt do e shihni ne burg eshte ajo shprehja kush i ben gropen tjetrit bie vet brenda sa fukarej futi ne burg tani po i vjen radha

Une28/03/2017 06:25

Si nuk e kuptoni te tere Ceshte ajo qeveri teknike e rakitike,,Formoni e nderoni sa te doni Mileti ka per te bere ate qe ka per te bere,,,Ka nje rruge tjeter qe se di njeri Zgjedhjet te behen po pa asnje parti Populli te vere kandidatet qe mendon ai e para se te hidhen per ti votuar ne nje site te imet te kene shkuar !
!

Mendimi27/03/2017 19:22

Nuk ka arsye per qeveri teknike.protesta do vazhdoje deri ne qershor...mbyllen shkollat,mbyllet Cadra dhe protesta vazhdon kush eshtepushim.me hanger e me pi gratis.

i deleguari27/03/2017 12:01

Keshtu sic e shtroni Ju zoti Islami,i bije qe Edvin Rama te fshije bythen me ato deshmite e penalitetit. Pas tij, ne forme devotshmerie ato perdoren si kartopeceta nga Taulantet,Erjonet,Sajmiret dhe Fatmiret.!

Arjani27/03/2017 10:20

Artikulli i .Islami eshte sh.sakte.Populli do nje qeveri teknike pa Ramen Kryeminister.

Shto koment

Denonco