Pse Edi Rama nuk është si Putini, Erdogani apo Gruevski

Pse Edi Rama nuk është si Putini, Erdogani apo Gruevski

Nga Enton Abilekaj - 24/03/2017

Edi Rama nuk është si Erdogani. Po kalon një periudhë të vështirë ku po detyrohet të tregojë natyrën e tij autoritare, po kërcënon opozitën se do ta përjashtojë nga zgjedhjet, harron që opozita është pjesë e Shtetit ndërkohë që krenohet se po bën Shtet, por dallon nga Erdogani. Debati me Blushin ishte kulmi i një periudhe të vështirë, që e detyroi të kërkonte dhe të gjente një armik në parlamentin pa opozitë.

Arriti ta gjente armikun, e sulmoi me të gjitha bateritë, bëri një betejë pa moral, me gjithë ndihmën e medias nuk doli dot fitimtar. Ndërkohë opozita e ka ekspozuar tashmë si një autoritarist të rrezikshëm, që po kërcënon zgjedhjet, ai e konfirmoi pa dashje në Parlament. Për disa analistë ishte përfundimi i një autoportreti realist të vizatuar pa dashje, si një Erdogan i vogël. Disave u duket si Putini, disave si Gruevski, por ai nuk është si asnjëri nga ata.

Vërtet përdor metodat e tyre, e reshton opozitën tek armiqtë e brendshëm që janë bashkuar në një komplot të armiqve të jashtëm, por kjo nuk e bën as si Erdogani dhe as si Gruevski. Ndryshimi nuk është se ata fajësojnë Perëndimin dhe ky fajëson Rusinë. Ky ndyshim do të ishte i papërfillshëm.

Vërtetë centralizoi pushtetin ekonomik për t’ua ndarë pastaj oligarkëve të preferuar, si Putini, vërtet futi familjarët e tij në biznese si Erdogani, vërtet krijoji armiqësi me fqinjët si Gruevski, por nuk është si ata.

Përshkrimi i aksioneve të diktatorëve të rinj të Lindjes, nga blerja e mediave duke përdorur oligarkët, deri tek përdorimi i retorikës nacionaliste për të identifikuar opozitën me tradhtarët dhe armiqtë e vendit, megjithëse nuk është bërë për Ramën, i shkon shumë, por përsëri ai nuk mund të krahasohet me Putinin, Erdoganin dhe Gruevskin. Ashtu si Putini e filloi në Bashkinë e Shën Petërburgut (kryeqytetit të vjetër) dhe Erdogani si kryetar i Bashkisë së Stambollit, Edi Rama fitoi reputacionin kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës. Ashtu si Putini edhe Rama zgjodhi të rrethohej nga stafi i Bashkisë edhe në pushtetin qendror, por prapë kjo nuk e bën atë si Putini dhe Erdogani. Ashtu si Gruevski, akuzohet se nuk i ka qejf zgjedhjet e lira dhe të ndershme, po detyrohet si homologu autoritar i Maqedonisë, të hyjë në zgjedhje me qeveri teknike por prapë nuk është si ai.

Putini, Erdogani dhe Gruevski kanë një ngjashmëri të fortë që i lidh ngushtë. Ata arritën rezultate të shkëlqyera në ekonomi. Vitet e para e zhvilluan vendin me shpejtësi, ulën papunësinë, rritën prodhimin vendas, rritën eksportet dhe efektet në mirëqenien e njerëzve ishin të dukshme. Kjo ishte një bazë e mirë për ta që, me mbështetjen e votuesve të kënaqur nga ekonomia, të merrnin kontrollin e plotë të politikës së vendit, të nxirrnin jashtë loje opozitën dhe mediat, për t’u shndërruar pastaj në autokratë dhe për t' i ruajtur insitucionet pluraliste dhe të pavarura vetëm për fasadë.

Rama nuk është i tillë. Fasada nuk është mbulesa, po e gjithë vepra e tij kur është i detyruar të mbrohet nga akuzat për keqqeverisje. Ai i largoi shqiptarët masivisht nga vendi dhe i zëvendësoi me kanabis, ndërhyri në çdo sektor të ekonomisë që të krijonte një fasadë reformash dhe, përtej fasadës, të merrte kontrollin e plotë të ekonomisë dhe më pas të gjithë jetës institucionale, politike dhe sociale të vendit. Rama po bëhet autokrat, jo duke përdorur mbështetjen e popullit të kënaqur nga rritja e mirëqenies, por nënshtrimin e një populli që varfërohet çdo ditë e më shumë dhe po detyrohet ulë kokën apo të shesë votën për bukën e muajit.

Ekonomia është një arsye shumë e fortë që krahasimi me Putinin, Erdoganin dhe Gruevskin të bjerë dhe të shkëlqejë mbi të krahasimi me despotët e Azisë së Vogël dhe të Azisë të cilët e kanë zhytur vendin në varfëri dhe injorancë për ta qeverisur pa kokëçarje. Do t’ia arrijë edhe Edi Rama. Është vetëm një mandat larg.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

FR25/03/2017 16:44

Qendrimi i ketij shokut komentues me llagapin "Arber" shpreh mjerimin e njerit prej atyre kokeshpullave qe iu bashkuan nje milion shuplakave e qe na sollen ne pushtet kete psikopatin e gjate me idene per te larguar "Saliun", se "Saliu" na paskesh qeverisur keq. Se c'do te thote te qeverisesh aq mire sa te te pelqejne keta, nje Zot e di, por eshte e dukshme qe keta si puna e ketij komentonjesit jane ata qe kane qene ngarkuar me detyre qe keto 25 vjet te na e kane mbajne gjalle partine e ish-komunisteve dhe qe, me kete mendje, do ta mbajne gjalle e madje ne pushtet edhe nja 250 vjet te tjera me sebep ku te "Saliut" e ku te "Lulushit". Njerezit e paperfshire ne skenare te tille bejne mire qe me ne fund t'i therrasin mendjes e te mos ndikohen nga keso propagande e "baraslarguar", qe nuk ia del t'i gjeje alternative pushteti as nje psikopati si Edi Rama vetem e vetem per te mbajtur pergjithmone ne pushtet Partine e Punes me emer te ri.

Arber25/03/2017 03:35

Ja paske fut kot plako. Rama eshte peraqesues tipk i nje horri te rendomte, nje drogaxhi, nje njeri qe si ka thene njeri puna e mbare. Gjithe puna e tij eshte krijimi i nje fasade prej mashtruesi ordiner, a qe mbron "qametin" qe ben me insistimin e nje psikopati. E vetmja "arritje" e tij eshte qe zuri karriken e KM ne saje te nje populli me nivel te ulet, dhe ne saje te keqeverisjes se PD sigurisht. Ai nuk do vinte kurre ne pushtet nese qeveria e Berishes nuk do ti bente njerezit qe te votonin per kedo vetem te hiqnin qafe ate. Kjo eshte tragjedia jone, mire qe po heqim Ramen, po cil do veme? Prape me Salen? Popull i mjere.

Iliri tjeter24/03/2017 16:42

Edi Rama nuk eshte si Putini, nuk eshte si Erdogani, nuk eshte si Gruevski, se ata qe bejne kete pyetje kane insuficience mendore.
Si ore ben nje pyetje te tille krahasuese per kryeministrin e nje vendi qe mezi gjendet ne harte dhe shumica e popullsise te botes nuk e dine se egziston ?

Alfredi24/03/2017 15:33

EHUUUU eshte shume poshte Ed droga Edi eshte nje injorant.

Iliri tjeter24/03/2017 15:13

Edi Rama nuk eshte si Putini, nuk eshte si Erdogani, nuk eshte si Gruevski, se ata qe bejne kete pyetje kane insuficience mendore.
Si ore ben nje pyetje te tille krahasuese per kryeministrin e nje vendi qe mezi gjendet ne harte dhe shumica e popullsise te botes nuk e dine se egziston ?

Bilbil Karabolli24/03/2017 12:09

Te lumte Enton. Gazetaria duhet te luaj rolin e saje ne kete moment kur vendi drejtohet nga politikant keqberes.

Ripjerdhja ( Rilindja)24/03/2017 11:53

EDVIN kristaq RAMA NUK ESHTE TJETER VEÇSE NJE VER LLAPA OSE TIT PALLA VETEM KY .

Shto koment

Denonco