Për lehësit, me dhe pa pagesë

Për lehësit, me dhe pa pagesë

Nga Flutura Açka - 23/03/2017

Nje rekomandim...

Një shënim i im e djeshëm mbi intervistën e fundit televizive të kryeministrit tonë në News 24, mori shumë reagime, dhe mes tyre pati njerëz që nuk ishin dakort me idenë time, me të gjithë të drejtën e mendimit të tyre ndryshe nga imi. Por nuk munguan as lehësa, në postën e fshehur veçmas, që vetëm fyejnë pa ndonjë argument, por prej militantizmit të tyre të kuptueshëm, por të papranueshëm në raport me mua. Që FaceBook është një gjyryk për lehësa të tillë, kjo dihet dhe mbase nuk do të gjendet ndonjëherë ndonjë mundësi për të patur imunitet ndaj tyre, edhe kjo është e qartë, veçmas në një vend të polarizuar politikisht si ynë, vepra më e madhe e partive tona. Dua vetëm t’u sjell në kujtesë një fakt të thjeshtë, që shpjegon mbase edhe pozicionin tim ‘politik’.

Në vigjilje të pranverës së vitit 2013, pra mu në prag të zgjedhjeve të përgjithshme botova romanin tim të radhës “Kukullat nuk kanë Atdhe”, që jashtë modestisë u lexua si trakt mbase nga mijëra vetë. Ai libër është kryekeput kundër pushtetit që qeveriste atë kohë Shqipërinë dhe një lexues i thjeshtë që e lexonte atë libër, nuk besoj se mund të votonte për ministrat e korruptuar të PD-së së asaj kohe (të kuptohemi, ata që ishin të korruptuar). Natyrisht që është roman, por janë 500 faqe kundër PD-LSI-së së asaj kohe, që në substancë mund ta lexosh edhe si libër kundër Sali Berishës, që do të thotë vota te pastra për Edi Ramën e asaj kohe. Ndaj jam e detyruar të pohoj se është PS dhe Edi Rama në borxh të madh tek unë, dhe jo e kundërta, edhe pse për këtë “shërbim” të pavullnetshëm që ka ardhur nga fiksioni që kam shkruar, kam marrë dhurata shumë të hidhura prej tyre. Fatkeqësisht!

Kështu që i rekomandoj çfarëdo lehësi, me ose pa pagesë, i futur qëllimshëm ose naivisht, ta lexojë këtë libër e ta kuptojë se unë jam në opozitë me pushtetet, kurdo qofshin ato, kushdo që t’i drejtojë ato, sa kohë mendoj se ka vend për opozitë, dhe kjo nuk është një opozitë e politikës (me të cilën deri në këtë çast që po flasim nuk kam patur kurrë lidhje), por opozitë e një njeriu që në ndërgjegjien e vet, dhe që ka një medium me të cilin mund ta shpallë zërin e vet, të thotë fjalën e duhur në kohën e duhur. Kjo nuk e mohon faktin që mund të ketë patur raste ku edhe mund të kem gabuar në gjykimin tim, por fjalët e mia nuk ndikojnë në fatin e askujt, kështu që qari dhe qederi janë të miat.

Pra me Sali Berishën unë e kam mbyllur opozitën në vitin 2013 me ato 500 faqe, ndaj nuk e ndjek më tani, nëse ndonjë ide e imja rezonon me të tijën, duhet të jetë në fakt një alarm. Pra, unë nuk merrem me Sali Berishën, por nuk di pse merreni ju, madje nuk e di pse merret Sali Berisha me Sali Berishën vetë. Të isha në vend të tij, unë do të isha duke shkruar ditarë tani.

Sa për çadrën që më përmendi dikush, dje konstatova një gjë shumë të rëndësishme, dhe që në vetvete më qetësoi shumë. Unë kam shkruar edhe më parë shënime kinse të forta, siç dimë ne ti lexojmë me kotësitë tona politike gjërat, por asnjëherë nuk kanë patur reagime si ai i djeshmi. Çadra, të paktën, vrau frikën. Edhe për kaq ka nderimin tim, të tjerat pastaj janë gjëra të politikës, le të merret ajo. Unë e kam një të dashur, librin, dhe ai me posedon mjaftueshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

I deleguari24/03/2017 09:04

Ju thoni: "fjalët e mia nuk ndikojnë në fatin e askujt, kështu që qari dhe qederi janë të miat." Po zonja Flutura ,por nqse do kishe folur me vehte,sepse edhe nje "askush" qe flet tek emisjoni i mengjesit tek Bashkimi ndikon opinionin (sadopak) e me tej... . Per ndryshe,Edvini nuk do kish shpenzuar aq shume per t'i blere mediat.Me rregull treshi mund llogarisni ndikimin e 500 faqeve te tua! Nje ndjese e thelle per ate roman,do te vlente shume me teper dhe duhet te zavendesonte reagimin e sotem!

Daj Jaku24/03/2017 07:16

Me modesti i këshilloj portalit që të çensurojë shkrime raciste nga idjotë që shprehen me përbuzje për popuj të tërë si hollandezët dhe për egjyptianët ose ndryshe "jevgjit" siç shprehet. Dhe pastaj flet edhe për gurët e rëndë. Guri i rëndë është i rëndë kudo në glob ndërsa tallashi mbetet tallash si në Tiranë edhe në Amsterdam. Është ligj i fizikës edhe i shoqërisë.

Tirana23/03/2017 15:26

Thone se hollandezet jane " jevgjit " e Europes ...,
Duket se ti paske qene si puna e ben blushit , qe tani pasi e beri per 25 vjet " terbjet " Doktorin , ka dale e po tenton te na mbushe mendjen se edhe edi rama na qenka po aq i keq sa edhe Doktori ..?!
Kesisoj ti ashtu si shume te tjere " analiste me nam " si puna e zogajt , zhejit , ngjeles , etj qe fton fevziu ne opinionin e tij , na mburreni se paskeni qendruar ne qender duke hedhur Trakte ne prag te zgjedhjeve kunder Doktorit dhe PD-se .
Duket se ju keni marre borxh lirine hollandeze per te kritikuar lirine e vendit te shqiponjave .
Personalisht sot do te mendoja me mire si Eni Vasili se sa si puna jote .
Guri i rende ne vendin e vet .

mali23/03/2017 15:07

Cuditerisht argumentet tuaja sot pas 4 vjetesh qeverisje te edvin droges ( edhe pse e kishit pare qeverisjen e tij per 11 vjet ne tirane ) konvergokan me argumentet e Doktorit ! Ndryshimi i madh eshte qe Doktori i ka thene , i ka paralajmeruar qe ne 2013 , ndersa ju konvergoni si kofini pas te vjelit !! I degjon sot gjith keta fare intelektualesh qe nuk paskan patur sy e vesh qe te kuptonin qe po mbeshtetnin direkt dhe indirekt nje psikopat te droguar ! Intelektuali duhet ta mate fjalen dhe mendimin , pikerisht se quhet intelektual !! Bile keta paskan shkruar te gjithe kunder Doktorit per mode ! I forte paska qene Doktori qe paska patur kundra jo vetem frroka e rosher , drpgaxhinj e sorist po edhe shkrimtare qe nuk jane politikan , por per sport merreshin me panflete politike !!! Ky justifikim i sotem te tregon borxhlesh ndaj atyre te cilet ndihmove ne 2013 !! Varet se c'borxh !!

kritiku23/03/2017 12:43

Ia ke fut kot, Flutura, mire ishe te shkrimi i pare. Sot te ka rene fare cilesia e argumentit.

reflektion23/03/2017 11:46

Pse u dashka ky justifikim kaq i gjate e i sterholluar para atyre qe te paskan share?! Ato qe mendon e shkruan sot per pushtetin e sotem nuk behen te verteta se paske share edhe pushtetin e meparshem. Ne kete shkrim do te ishe dinjitoze nese do kembengulje e do te vazhdoje me argumenta lidhur me ate c'ka ke shkruar ne shkrimin qe te kane share. Eshte bere zakon qe per t'u dukur te moderuar e parimore , shume analiste e autore shkrimesh gazetash a portalesh i kthehen kritikave e deri anatemimeve te figures se Sali Berishes.

Shto koment

Denonco