Pro - rusët e vërtetë në Tiranë

Pro - rusët e vërtetë në Tiranë

Nga Syri.net - 23/03/2017

Kur ka kaluar një muaj nga fillimi i protestës për votën e lirë, dhe Kryetari i PD ndodhet ne Uashingon, duket se qeverinë dhe median pranë saj e kanë lëshuar nervat. Në dëshpërim e sipër, sot, media pranë qeverisë dhe gazetarë me lidhje me Sigurimin e Shtetit gjatë regjimit komunist, nën një model të kopjuar të luftës politike në SHBA, kanë filluar 'spin off', në përpjekje të dëshpëruar për të lidhur Partinë Demokratike, lidershipin e saj dhe vetë protestën për votën e lirë, si një dorë e zgjatur e Rusisë në Shqipëri. 

Diskursin publik të disa eksponentëve të djathtë kundër George Soros, mundohen ta shesin si një afrim i kamufluar me Moskën zyrtare. George Soros është ai që është, dhe mbeshtetja e tij për të majtën në Shqipëri nëpërmjet Edi Ramës dhe Erion Velisë është e stërprovuar. Po ashtu është e provuar edhe armiqësia midis tij dhe Sali Berishës, për hir të personave të mësipërm. Gjithashtu është e provuar sponsorizimi i tij për media kundër Partisë Demokratike, dhe të ashtëquajturës shoqëri civile, qartazi e lidhur me Ramën e Veliajn. Protagonizmi i Soros nuk është vetëm pro Ramës dhe Veliajt por edhe kundër kujtdo që mendohet se është pengesë ndaj ambicieve të Ramës dhe Veliajt. Madje, bashkëdrejtuesi i mazhorancës Ilir Meta është më i anatemuari dhe i sulmuari nga ky rrjet i Soros sesa e gjithë opozita bashkë. Raportet e Edi Ramës me jashtë, pavarësisht rolit aktiv të Soros nuk duhet të shihen vetëm me të, por edhe si rezultat i lidhjeve të tij me Internacionalen Socialiste (të themeluar në Moskë), lobimit, por edhe punëve të pista.

Në këtë vështrim, lidhjen me sulmet ndaj influencës dhe kukullave të Soros në Shqipëri me pro-rusizmin, vetëm një mendje e kalitur në dhe nën sigurimin e shtetit e bën.

Sigurimi i Shtetit, si mekanizëm represioni u lind dhe u formua me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, si dorë e zgjatur e KGB-së. Më qartë, njerëzit e ish-KGB në Shqipëri nuk kanë qenë njerëz të thjeshtë apo zyrtarë të rëndomtë të Partisë së Punës, por eksponentë kryesorë të nomeklaturës komuniste. Të asaj nomeklature që fëmijët e tyre sot i kanë Kryeministër, ministër të Jashtëm, ministër të Mbrojtjes, ministre të Inovacionit, dhe lista vazhdon e gjatë, duke përfshirë jo rastësisht edhe ambasadorin tonë në Shkup, një ish-zyrtar i Sigurimit të Shtetit.

Është evidente rritja e protagonizmit të Rusisë në Ballkan, por edhe më gjerë në Europën Perëndimore, Lindjen e Mesme dhe së fundmi edhe në Afrikën e Veriut, ashtu siç është evidente se ky pro-aktivitet i Rusisë ka ardhur si pasojë e tërheqjes së SHBA-së nga roli i saj global gjatë dy mandateve të Presidentit Obama, ku në njërin prej tyre diplomacinë e drejtoi vetë Hillary Clinton. 

Për shkak të pro-amerikanizmit në veçanti dhe pro-euroatlantizmit në përgjithësi të publikut shqiptar, asnjë nga forcat politike, të mëdha apo të vogla, nuk është pro-ruse dhe as nuk kanë për të qenë ndonjëherë.  As Partia Socialiste. Partia Demokratike jo e jo. Në 26 vitet e demokracisë në Shqipëri periudha e drejtimit të vendit është e ndarë baraz për secilën nga dy partitë kryesore, por duhet theksuar se kërkesa për antarësimin në NATO është bërë nga Presidenti Berisha, anëtarësimi në Partneritetin për Paqe (si mekanizëm para anëtarësimit në NATO) është bërë nga Qeveria e Partisë Demokratikë, anëtarësimi në Këshillin e Europës po nga qeveria e Partisë Demokratike, anëtarësimi në NATO përkundër protestave të PS, po nga Partia Demokratike, liberalizmi i vizave përkundër protestave dhe bojkotit të PS, po nga Partia Demokratike, kërkesa për marrjen e statusit vend kandidat për në BE gjithashtu nga qeveria e Partisë Demokratike. Vetëm një idiot mund ta lidhë Partinë Demokratike me frymë pro-ruse. 

Fryma pro-ruse duhet kërkuar tjetërkund. Duhet kërkuar në theënien ‘JO’ të armëve kimike në Shqipëri pas premtimit për 'PO' nën influencën direkte të Moskës; duhet kërkuar në prononcimet e hapura pro Partisë Socialiste të ambasadorit rus në Tiranë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013; duhet kërkuar tek vizita e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Iran në janar të këtij viti i cili u shpreh zyrtarisht se 'ka ardhur koha që marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Iranit të avancohen përpara'; duhen kërkuar tek biznesmenët e lidhur me të majtën ns Shqipëri; duhen kërkuar tek ndërhyrja direkte e Edi Ramës që një konflikt midis maqedonasve ta kthente në një konflikt midis maqedonësve dhe shqiptarëve me pasoja të paparashikueshme për Maqedoninë dhe Rajonin; duhen kërkuar tek lidhjet farefisnore të lidershipit të sotëm me ish-Bashkimin Sovjetik dhe instrumentet e tij. 

Gjashtë senatorë republikanë duke përfshirë edhe Ted Cruz, ish-kandidat për President i kanë shkruar Sekretarit të Shtetit për shqetësimet e tyre në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri dhe lidhjen e qeverisë me drogën. Media mjerane e Edi Ramës këta gjashtë senatorë i bëri pro-rusë. Lulzim Basha është në Uashington si një lider perëndimor i një partie pro-perëndimore, prapë media mjerane e Edi Ramës e bëri pro-rus. Mbështetësit e Partisë Demokratike janë në shesh për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme një herë e përgjithmonë si vlera të patjetërsueshme të demokracive perëndimore.

Nëse ka pro-rusë në Tiranë, ata i gjen në zyrat me flutura. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

selim rroshi26/03/2017 21:33

Un e shikoj ndryshe problemin e pro rus.
Ruset e sllavet kurre se kane dashur Shqiperine faktor ne Ballkan aq me teper qe gjate komunzmit deshen ta fusnin nen Jugosllavi Shqiperine.
Dhe copetimin e Shqiperise ne 1913 ishte dora ruse qe na la aq pak toke.
Ndaj qendrimi pro rus behet me fakte jo me fjale.
Faktet jane qe rilindja e shkaterroi perfundimisht kete vend dhe i hoqi shpresen per te jetuar njerezve ne nje vend banditesh qe mendon vetem per droge.
Pra kush derrmon Shqiperine eshte vetvetiu pro rus se sa me shum defaktorizohet Shqiperia aq me per osh i shkon ruseve, si rrjedhim grekerve serbeve maqenonasve malazezve etj.

Vini23/03/2017 22:56

Pro rusin me te thekur kishit ate qe ktheu kembet nga dielli para 1 muaji. Shokun dritero qe kishte edhe nje familje paralele dhe nje djale rus. Po kur u bene keta komunistat e rilindjes pro amerikane mer aman keta qe i conin baballaret e tyre te llapnin per jeten borgjeze anglo-amerikane

Vini23/03/2017 20:52

Pro rusin me te thekur kishit ate qe ktheu kembet nga dielli para 1 muaji. Shokun dritero qe kishte edhe nje familje paralele dhe nje djale rus. Po kur u bene keta komunistat e rilindjes pro amerikane mer aman keta qe i conin baballaret e tyre te llapnin per jeten borgjeze anglo-amerikane

Vini23/03/2017 20:03

Pro rusin me te thekur kishit ate qe ktheu kembet nga dielli para 1 muaji. Shokun dritero qe kishte edhe nje familje paralele dhe nje djale rus. Po kur u bene keta komunistat e rilindjes pro amerikane mer aman keta qe i conin baballaret e tyre te llapnin per jeten borgjeze anglo-amerikane

krasasi tp23/03/2017 10:26

Kontributi i PD ne proceset integruese Euro-Atllantiste eshte i vleresuar jo vetem nga populli shqiptar por edhe nga partneret.Por edhe roli i PS eshte gjithashtu evident.Jo i njejte sigurisht, sepse per shkak te trashegimnise dhe rolit sabotues qe ju be lidershipit te z.Nano, nga kupola, nga internacionalija komuniste, nga Rusija por edhe nga Soros, ngadalesoji ritmet integruese, ,deformoji perpjekjet e socialisteve dhe progresisteve deri sa e eleminoje F.Nanon , uzurpoje krejte PS, nga klani Rilindist.Popullit nuk i ka ngelur "gje akoma per te pare".Perpjekjet per Republiken e RE, jane rilindje e vertete per popullin."Rilindja" e E.Ramas e mbaroji me turp rolin e saj anti integrim, ndaj duhet hedhur ne koshin e plerave te historise.

juli23/03/2017 09:48

Rusi + Sorros + Rama + Veliaj + Kanabizim = Anti TRUMP = Anti Amerikanizem

Balo Benca23/03/2017 00:44

Nuk na the gje...
Njeri nga vipat e sherbimit Rus edhe sot e kesaj dite eshte Ismail Kadare...

Shto koment

Denonco