Rama, marshimi i vetmuar drejt fundit

Rama, marshimi i vetmuar drejt fundit

Nga Armand Shkullaku - 22/03/2017

Kryeministri hipotetik, i qeverisë hipotetike teknike, me siguri që ditën e parë të punës do të çmontonte koshin e basketbollit mbi derën e zyrës dhe do të lyente muret e mbushura me shpërthimet artistike të paraardhësit.

Do të mjaftonte vetëm ky përfytyrim disa sekondësh për t’ia vrarë gjumin e pranverës Edi Ramës. Ai nuk është i përgatitur ta lërë atë zyrë, as tani dhe, po të kishte mundësi, asnjëherë. Rama bën pjesë në kategorinë e liderëve ballkanikë që postin e përjetojnë si të përjetshëm dhe që pushtetin e kanë bosht të ekzistencës së tyre. Pushteti i jep kuptim qënies së tyre, i bën të duken interesantë dhe arrogantë edhe kur nuk kanë arsye të jenë, i bën artistë dhe mendimtarë, i rrethon me adhurues ndonëse në jetën normale nuk kanë miq të vërtetë.

Rama nuk e konsideron zyrën një vend pune, të marrë me qera për katër vjet, por një vendstrehim, të cilin e ka shestuar si një kthinë të përjetshme të delireve të tij. Prandaj ai e ka të vështirë të dalë prej saj, ta lërë, qoftë edhe për dy muaj. Pa të ai ndihet i pambrojtur, i zhveshur nga pushteti dhe i humbur në ekzistencën e tij. Për këtë kategori politikanësh, pushteti nuk është një mjet drejt qëllimit për të ndryshuar vendin, por është kthyer në një qëllim në vetvete. Jashtë tij, ata e kanë të vështirë t’i përgjigjen pyetjes se përse jetojnë.

Ilustrim perfekt i këtij mentaliteti, që aq herë e kemi ndeshur në Shqipëri dhe Ballkan, ishte edhe deklarata e kryeministrit në mbledhjen e grupit të tij parlamentar se me apo pa opozitën, vetëm apo në koalicion, më 18 qershor ai do të shkojë në zgjedhje. Dhe i vetëm, trim në luftë. Sa raste të tilla kanë shënuar në memorien e politikës ballkanike udhëheqës të këtij kallëpi, që gjoja në emër të popullit, të qytetarëve, të reformave, të dekadave që do vinë, të brezave të ardhshëm, të atdheut, të kombit, janë nisur kokëmushkë thjesht drejt interesit të tyre, pushtetit personal. E megjithëse në fund e kanë thyer kokën, e çuditshme se si fara e tyre mbin përsëri.

Edi Rama mund të ishte në të drejtën e tij për ta mbyllur si kryeministër mandatin për të cilin është votuar. Kjo është një normë demokratike në një vend normal. Por qeveria dhe mazhoranca sot, me vetëdije e kanë sjellë vendin në një situatë aspak normale. Jo vetëm kriminalizimi i skajshëm deri në nivelet më të larta, as paratë e drogës dhe milionat e hedhura në medemek koncensione dhe rilindje urbane, por mbi të gjitha arroganca dhe kultivimi i një klime përjashtuese dhe konfliktuale me kundërshtarin, nuk i kanë lënë mundësi tjetër reagimi këtij të fundit.

Një kryeministër i arsyeshëm, në fund të një katërvjeçari, do të duhej më së paku të reflektonte. Deklaratat për marshime vendimtare, pa përfillur krizën politike, drejt zgjedhjeve të 18 qershorit, të cilat do t’i shpëtojnë shqiptarët nga 25 vitet e shkuara dhe do t’i ndriçojnë për 10 vitet e ardhshme, duke shpartalluar armikun e klasës, vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit. Dalja e Edi Ramës nga zyra me kosh basketbolli, nuk është fundi i Shqipërisë, por përfundim llogjik i një sjellje politike sipas parimit se ç’të mbjellësh do të korrësh.

Sot, kryeministri i kërkon përgjegjshmëri opozitës, kur që nga dita e parë e detyrës së tij e deri në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të shumicës, vetëm e ka devalorizuar dhe injoruar atë. E nisi me aktin normativ që nuk përfilli statusin e nënpunësit civil duke i vënë fshesën administratës, e vazhdoi me reformën territoriale të cilën e miratoi me vota të trafikuara pa përfillur ndjeshmëritë e pakicës, e vazhdoi me kapërcimin e frymës konsensuale për reformën në drejtësi, pa përmendur këtu dhjetra ligje e vendime të tjera, nga reforma në arsim e deri tek koncensionet e njëanshme klienteliste.

Dështimet në qeverisje, Rama i shurdhonte me konfliktualitetin dhe gjuhën e urrejtjes, për t’i mbajtur njerëzit nën efektin e emocioneve dashuri- urrejtje, fronti i së mirës dhe i së keqes, në pamundësi për të prodhuar mirëqënie dhe zhvillim ekonomik. Refuzoi të largonte individë me pushtet, të provuar me rekorde kriminale, duke i përdorur si gangsterë kundër opozitës. Përgëzonte ata që godisnin deputetët e pakicës në sallën e Kuvendit dhe tallej me “shqupin” që nuk kishte një lider si ai. Provokonte me emërime të dhjetra njerëzve të dënuar më parë, në pika kyçe si rendi, doganat, etj. Nuk mori asnjëherë në konsideratë akuzat e palës tjetër, qofshin edhe të tepruara, ndërkohë që avionët e drogës i binin mbi krye dhe fushat përballë Surrelit gjelbëronin nga bima që u kthye në simbol të qeverisë së tij. I përqeshi ata që e kritikonin dhe i fërkoi ata që ia mbulonin zullumin që trashej.

Tani, në këtë klimë që me vetmohim e ngriti vetë për çdo ditë, i kërkon opozitës të bëjë fasadën e fasadës së tij. Të marrë pjesë në zgjedhje për t’a kurorëzuar si fitimtar. Në të kundërt, lëshon kushtrimin se zgjedhjet do të mbahen edhe pa opozitën. Mirëpo Shqipëria nuk është një vend normal jo për faj të opozitës. Prandaj në një situatë të tillë, pak përulësi, pse jo dhe ndjesë, do të ishte më mirë se sa kërcënimi me zgjedhje monopartiake.

Një lider që ka përgjegjësinë e drejtimit të vendit do të duhej të tentonte dialogun, jo gjuhën e forcës përballë një opozite, të cilës i ka rrëmbyer gjithçka. Përballë kërkesës për largimin e tij, Rama mund të negocionte shumë lëshime të tjera, që edhe nëse nuk e zgjidhnin krizën, të paktën nuk e thellonin atë. Çfarë të keqe do të kishte për shembull nëse mazhoranca i ofronte opozitës propozimin për presidentin e vendit, që me ndryshimet kushtetuese ka një rol krejtësisht honorifik. Jo se kjo mund të zgjidhte krizën, por do të ishte shenjë e një vullneti të mirë, reflektim për arrogancën dhe etjen e pashembullt për të kapur çdo pushtet. Mirëpo Rama e ka hallin si ta ndajë presidentin me Ilir Metën, ministritë me LSI dhe drejtoritë me Idrizin. Për të nuk ekziston shqetësimi ndaj hapësirave të pakicës.

Prandaj bëri dhe deklaratën se në zgjedhje do të shkojë edhe i vetëm. Ishalla këtë herë e mban fjalën. Për udhëheqës të këtij lloji kjo është rruga e vetme që u ha kokën.

Marrë nga Gazeta Mapo 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DULLA24/03/2017 19:01

Sa gjysma e Shkullakut te jene analistet e tjere, sa per pallen egjate eshte fatkeqsia me e madhe e ketij populli qe harroi vuajtjet dhe izolimin e madh 45 vjeçar te eterve mafioze komuniste dhe voton prap per bijt e tyre .

Mendimi23/03/2017 21:32

Marshimi i vetmuar drejt fundit te protestes.Edi Rama eshte i pamposhtur.Ai do fitoje.Kjo eshte Absolute.Ai do e beje Shqipetine si Zvicren.Nuk behet per kater vjet;i duhen minimalisht edhe 8vite te tjera.Edhe te ardhurat e droges ishin imediatisht te nevojshme per keto reforma. Ky brez po sforcohet pak por per te ardhmen e femijeve do jete Sukses.Ky eshte realiteti.Edi eshte i emancipum dhe modern; nuk eshte komunist.Komunist i pabese ishte S Berisha...me fakte.

laduti23/03/2017 15:52

Konkluzione te sakta. Te lumte pena z. Armand. Nje gje eshte e sigurte qe ky palo kryeminister me turp do te largohet dhe per shume kohe do te mbahet mend si kampion I shpirtligesise. Kete e shpreh si ne cehre por dhe nje zemer katran. Mezi presim te mos I duket me ormia

laduti23/03/2017 15:52

Konkluzione te sakta. Te lumte pena z. Armand. Nje gje eshte e sigurte qe ky palo kryeminister me turp do te largohet dhe per shume kohe do te mbahet mend si kampion I shpirtligesise. Kete e shpreh si ne cehre por dhe nje zemer katran. Mezi presim te mos I duket me ormia

tarrasi22/03/2017 22:16

Kujt i flet o Shkullak nuk te degjojne, te e falin ata qe e degjojne vertet

jimi22/03/2017 19:36

E tmerrshme se si nje bastard politikan i ndihmuar nga kanibal te tjere dhe gjithe bashke po terrorizojne kete popull!!! Edhe gjoja e djathta ka shume mekata por pak me ndryeshe se keto qe jane ne pushtet. Uroj shume dhe lutem tek ZOTI qe ti shkaterroj keto banda politike-administrative te varura apo gjoja te pa varura sepse na shkaterruan jeten dhe helmojne per dite te ardhmen dhe femive tane. MALLKUAR QOFSHIN KETO . flm Shkullak...

Kostandina22/03/2017 17:48

O Zot kur do te vije ajo dite qe mos shohim me fytyren e vrerosur te politikanit me te deshtuar jo vetem ne keto 26 vjet por te te gjithe koherave? Rama= Turp i kombit!
Eshte vertet turp i madh te kesh nje kryeminister si ai: megalomadh, arrogant, pa edukate dhe me nje formim politik foshnjeror, per te mos thene nje artist i deshtuar!!! Keshtu eshte kur ia beson fatet e nje vendi nje artisti te frustruar: populli do paguaje faturen e aventures futuriste te udheheqesit global.

Ilir22/03/2017 16:08

Nje shkrim brilant bravo bravo respekt

Iliri 22/03/2017 15:22

Shkrim brilant I shkelqyer bravo bravo

Lymi personalitet22/03/2017 15:18

Vallahi ky Armandi vetem per i gjo ta mbush mendjen, qe eshte nje figure e dobet e maskuar me mjeker.

Xhevati22/03/2017 15:18

Paj zotin a di njeri me thone , prej ka osht ky se ka dale nji mode e re me kto "opinonistat" , mazallah se e thojn na kuni, se ku kon le. Pse ky kompleks xhanem ....?! Nqse je pri katuni mer çun thuje se ene ne tjeret prej katuneve Tirones ina.

Ilir 22/03/2017 14:57

Nje Sharon brilant bacon bravo

krasasi tp22/03/2017 13:56

Vec aparaturave te sofistikuara qe perdorin sizmiologet per te paralajmeruar termetet edhe levizja e minjve nga skutat, bodrumet dhe tunelet paralajmerojne termet.z.Shkullaku,ju shkruani me lart se:"per te(E.R) nuk egziston shqetesimi ndaj hapsirave te pakices".Mbi cfare sontazhi Ju, e konsideroni popullin opozitar sot, minorance, ndaj nje qeverije, kanabiste, koncensioniste,anti sociale dhe anti integruese dhe shperdoruese e fondeve publike dhe pasurise kombetare.Nese do ishte pakice populli opozitar z.Rama nuk do bente harakiri,pra zgjedhje pa opozite.Ne mund te vjedhim votat edhe me qeveri teknike u trimerua z.Majko bashke me Sajmir Tahirin ne Kombinat.Po edhe une keshtu mendoj.I kane mekanizmat, kane menduar per "paren e bardhe per nje dite te zeze".Nuk duhet te merzitemi dhe as te shterojme perpjekjet per ta dhene pak kontribut per ta bere kete vend.Le te beje zgjedhje pa opoziten dhe le ti vjedh zgjedhjet edhe me qeveri teknike z.Majko.Zbarkimi i NATO- si ne 1997 do kete si pale ku do duhet te moderoje , popullin jo vetem opozitar, por gjithe popullin ne shumice dermuse te pa kenaqur nga qeverisjet 25 vjecare nga njera ane dhe klasen politike ne krahun tjeter te barrikades,ku zoterijte duhet ti neneshtrohen vetingut se pari, jo atij qe tall trapin kandidatministri dhe miqte e tij soroiste.Frika nga Vetingu ju shtin ethet politikaneve.Kush shkon ne cader dhe mbeshtet zgjedhjet e lira e te ndershme me qeveri teknike,eshte me pak i paragjykuar,me realist, me i besushem dhe me i toleruar edhe nga populli edhe nga nderkombetaret.Te sakrifikosh pushtet per te bere shtet, apo te mbash peng shtetin per te ruajtur bythen tende, ketu ndahen dy tipe politikanesh, partiakesh dhe shtetaresh.

Lokomotiva 22/03/2017 13:47

E pash mbreme tek eni vasili dhe mu duk tamam si robert ndrenika tek filmi edhe keshtu edhe ashtu. Do ta shihni si do bej kur ta fusin ne burg....

Robert22/03/2017 13:45

Duke u nisur nga ky artikull po filloj te mendoj seriozisht se ne kete vend te pergjumur ka ngelur edhe ndonje intelektual qe merr guximin te shkruaj.Shpresoj te mos "kapet" edhe z.Shkullaku.Respekte dhe vleresim per shkrimin.

Muzapopullore22/03/2017 13:14

Respekt dhe konsiderate per Armandin. Ku shkoi gazetaria e "races" me Minxhoze, Armand Mero (jo Ymeri) Lutfi Dervishe, Furxhi (harrova eshte burre ministreje) Bushate, Lesi e Poli, e ndonje tjeter. Te gjithe ne bunker. Diareja Rama nuk i le te kapin penen. Dhjesin vazhdimisht ajer. Vetem Shkullaku. Rama ka 18 vjet qe harxhon vetem para publike (taksat tona) per te "krijuar" figuren mediatike te tij. Fasada fasada dhe spekulime-manipulime. Pefundimi? I deshtuar plotesisht si piktor, sportist, publicist (copy and paste) si burre, si pede, si zuske, si narcist, makiavelist, "lider" global, si shterpe, arkitekt ne tentative si Eftimi (hahahaha qeshi Benet Beci), drogaxhi dhe baba, qe enderon autokracine me majmune plutarke ne harem !!!! Me ndihmen e PS alias Rilindje. Mbani mend nese ai arrin te mbaje karrigen edhe per kater vjet (zoti te na misheroje - jo) Shkullaku do te behet minister dhe mjere ju qe perpiqeni ta "ndihmoni" tani me heshtjen ere-fekale te frikes. Ai urren per vdekje te gjithe ata qe kane mundesi ta ndihmojne. I shkel si insekte. Eshte e vetmja orgazem ne trute e tij. Spektakel do te jete shkelja me kepuce te baltosura e kokes formless te Ymer Peshtanit. Do jete pelte mbreselenese qe do perdoret si yndyre per qente e rruges.

Elvisi22/03/2017 13:02

Nje nga shkrimet me te mira te Armandit. Bravo!

Shto koment

Denonco