Një mundësi që Ilir Meta të zgjidhë krizën

Një mundësi që Ilir Meta të zgjidhë krizën

Nga Dritan Hila - 21/03/2017

Pas dekretimit të Fatmir Xhafajt dhe komunikimit të së dielës nga ana e kryeministrit me publikun, i cili deklaroi se zgjedhjet do mbahen ditën e caktuar me ose pa opozitën dhe nuk do të ketë qeveri teknike, duket sikur rruga e Lulzim Bashës drejt synimeve të tija, ka rishtas një mur përpara.

Në rrugën ku ka hyrë, ka pak lëvizje manovre. Nëse hyn në parlament i bie poshtë retorika shumë ditore dhe statura e lidershipit që po mundohet të ngrejë; nëse futet në zgjedhje në situatën e tanishme pak shpresa ka për fitore; dhe pas humbjes, do ta çojë PD-në në një vorbull të re krize.
Ndërkohë socialistët duket se po shijojnë gjellën e ftohtë të hakmarrjes, për ato që PD iu ka bërë nga 2009-ta deri në 2013-ën. I vetmi që ka diçka për të bërë apo thënë në këtë histori është Ilir Meta.

Partia që ai drejton ka ardhur koha të sillet si balancë e pushteteve dhe jo vetëm si plotësuese votash për qeverisje, diçka e ngjashme me republikanët e Mehdiut që në vitin 2005 kishin 20 deputetë (ca më shumë sesa ka sot LSI), por nuk ja dolën të silleshin si parti e madhe.
Sepse të sillesh si parti e madhe, ka të bëjë me qasjen e saj ndaj zgjedhjeve dhe koalicioneve.

Çka duhet të bëjë LSI, ka lidhje me krijimin e klimës së besimit. Dhe i vetmi mekanizëm që mund të ndihmojë klimën e tensionuar, është që LSI të dalë në zgjedhje e vetme dhe koalicionet paszgjedhore t’i kushtëzojë në bazë të numrave. Është një hap i vështirë, kur interesi i ngushtë nuk ta këshillon, por është edhe i vetmi që do të ndalonte futjen e vendit në vorbull krize.

Ky hap do t’i bënte mirë vetë LSI-së e cila do të fillonte të sillej si parti me personalitetin e saj dhe jo si shtojcë koalicioni.
Ndarja do të bënte që PS të kishte mundësi të maste forcat e veta. Ka shumë ndjekës të saj por edhe deputetë që janë të mërzitur nga ky koalicion i cili në optikën e tyre, LSI iu ka marrë më shumë se i takon deputetë dhe vende pune. Ata mendojnë se të vetëm mund të marrin më shumë vota sesa bashkë me LSI. Ky do të ishte një rast i mirë për të provuar a i merr dot PS, e vetme, 71 vota.

Ndërkohë me këtë lëvizje PD do të kishte mundësi të shikonte datën 18 qershor si një mundësi prove, ku rezultati nuk do të ishte i paracaktuar në tavolinë, pasi një koalicion paraprak PS-LSI plus shportën e partive minore e bën të pakuptimtë garën.
Kjo ndarje, ndoshta do ta bënte të panevojshme edhe qeverinë teknike, por kjo varet nga qasja e kryeministrit, i cili nuk ka pse tund flamujt e arrogancës.

Nëse vendi shkon në zgjedhje me këtë konfigurim koalicionesh që ka, mund të mos kemi surpriza në qershor, por ky do të jetë edhe preludi i krizës që do të vijë, me pasoja për të gjithë. Ku ajo që mund të parashikohet me siguri matematike, është vazhdimi i të njëjtit stil në qeverisje dhe radikalizimi i mëtejshëm i PD-së./dritare.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Populli23/03/2017 18:57

HIQJUNI KETI MASKARAI E HAJDUTI RUAJNA ZOT NE DORE TE KUJTE KEMI RA BOBOOO

Ardian22/03/2017 23:07

Nuk mund te zgjidhe kriza krizen o zoteri!

krasasi tp22/03/2017 14:34

Nuk ka nevoji Iliri per leksione o z.Hila.Hapi i radhes i Ilirit me siguri do jete miratimi dhe votimi i kandidatures se z.Xhafa per Minister i Brendshem, pas kembenguljes se z.Rama, per te vendosur nje tjeter.Hapi tjeter me siguri do jete nje hap i matur, si hapat qe hedhin skrapallinjte ne valle, duke u mbeshtetur ne sup te njeri tjetrit,Hapi i radhes, eshte te vertetoje qe eshte nje parti kombetariste dhe se eshte e gateshme te sakrifikoj pushtet per te bere shtet, dhe te heq perceptimin se LSI eshte nje levizje e skrapallinjve te inatosur.z.Luan Rama u shpreh se as partija dhe as LSI nuk jane mbi Shqiperine.Populli do gjykoje.Nuk ka nevoje, besoj une, Ilir Meta per piketa.

Ridvan Dani 22/03/2017 00:29

Me nje komunist si ti I qelbun dhe nje Enverist si Ilir plehi nuk mund te zgjidhet kjo katraure qe keni ba.

Loni21/03/2017 22:59

A mos po don ndonje karrige more Dritanlocja a?Nuk po na vyenopinioni yt servil sepse femijet e spiuneve do zhduken fare shpejt.tije njeri nga kjo liste.

Shto koment

Denonco