Rama, në dilemë mes ‘fundit të tmerrshëm’ e ‘tmerrit pa fund’

Rama, në dilemë mes ‘fundit të tmerrshëm’ e ‘tmerrit pa fund’

Nga Kastriot Islami - 21/03/2017

Deklaratën se “do të shkoj në zgjedhje pa opozitën dhe çdo parti tjetër që nuk merr pjesë në zgjedhje…” Rama e bëri fillimisht në monologun javor ku shfaqej më shumë i tronditur, i çoroditur, e në panik për shkak të pasigurisë dhe frikës që duket i ka krijuar kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër, pra me qeveri teknike, por edhe e mbështetjes si nga shumica qytetare ashtu edhe nga shumica e forcave politike, në opozitë e madje disa të rëndësishme në koalicion me Ramën, pa neglizhuar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, shumica e të cilëve i janë përgjigjur me heshtje kërkesës së Ramës për të bërë presion mbi opozitën apo luajtur rolin e ndërmjetësit mes maxhorancës dhe opozitës.

Rama vinte në këtë dalje pas disa seancash të vështira e të pasuksesshme me Metën, të cilin nuk kishte mundur ta binte për të “dalë së bashku në koalicion paraelektoral” qoftë edhe duke pranuar “opsionin e qeverisë teknike” të pranuar nga Rama, dhe madje duke i ofruar atij edhe postin e Presidentit të Republikës.

Daljet e disa personave të rëndësishëm të LSI, vetëm disa orë më pas, të cilët  deklaruan qartas se “zgjedhjet pa opozitën do të ishin farsë” e vulosën në publik qëndrimin e LSI dhe zbuluan divergjencën e thellë, mes PS e LSI, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. I ndodhur në këtë pozicion të përkeqësuar jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj aleatit të të rëndësishëm LSI, Rama shkoi edhe më larg duke bllofuar se “në zgjedhje do të shkoj edhe pa LSI…”.   Një qëndrim i pabesueshëm dhe i pamundur.

Rama gjithashtu vinte në këtë qëndrim,  edhe pas disa dreka-darkash, takimesh të pasuksesshme, kokë më kokë, me “këshilltarë të brendshëm e të jashtëm” apo personazhe të kupolës së tij, si biznesmenë, manjatë të medias, apo të fortë që janë të angazhuar në zona të vecanta elektorale me të cilët ai kishte tentuar të gjente ndërmjetës për ti dërguar te opozita me të vetmen kërkesë,  të bindte Bashën “të merrte pjesë në zgjedhje”… Madje duke pranuar çdo kërkesë të saj,  duke ofruar që nga “koka e Tahirit” e deri te drejtimi i ministrisë së brendshme gjatë fushatës elektorale dhe duke mos përjashtuar eventualisht deri bashkëndarje pushteti pas zgjedhjeve duke përjashtuar njëherë e përgjithmonë LSI, me të vetmen kërkesë që të mos bëhej qeveri teknike parazgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve postin e kryeministrit ta mbante ai. E gjithë kjo nuk ishte veçse shprehje e frikës ekstreme që lidhej me humbjen e postit të kryeministrit që fillonte me krijimin e qeverisë teknike dhe eventualisht pamundësisë për ta rimarrë atë pas zgjedhjeve, sepse të gjithë sondazhet e nxjerrin humbës në zgjedhjet e lira e të ndershme. Këtë lloj frike ai do ta shprehte në një mbledhje konfidenciale me kryesinë ku ndër të tjera kishte pohuar se  “….po humbëm pushtetin do të jemi të gjithë në burg, sepse këta gjyqtarë e prokurorë do të na fusin të gjithëve në burg…”. Kjo është në thelb njëra nga arsyet e forta që e shtyn Ramën të mos pranojë qeverinë teknike pra largimin nga posti i kryeministrit duke ndjerë se ky moment do të ishte fillimi i fundit të tij.

Rama vinte në këtë qëndrim pas disa takimesh të hapura por edhe konfidenciale (madje edhe të fshehta) me përfaqësues të huaj apo telefonatash me këshilltarë të paguar majmërisht. Në të gjithë këto takime/telefonata duke përdorur si argument dizinformimin se “opozita po blofon me kërkesën për të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveri teknike dhe se ajo do të futet në zgjedhje në minutën e fundit”, do t’ju kërkonte atyre mendim/konfirmim/miratim “zyrtar” të idesë së tij “për tu futur në zgjedhje edhe pa opozitën”. Në vijim të saj, nëse ndonjë prej tyre bindej për qasjen e tij, do të kërkonte që ata të “ndërhynin te Basha për ti bërë presion maksimal apo për ta bindur të futej në zgjedhje…”. Ndonëse kjo qasje e tij ishte përballur përgjithësisht me heshtjen/indiferencën e interlokutorëve, më përjashtim të ndonjë “miku të ngushtë” të establishmentit, ai do të vazhdonte të insistonte me ngulm në këtë qasje si e vetmja kartë shpëtimi.

Pa mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare, pa asnjë “konfirmim zyrtar” nga qendrat e vendimmarrjes globale, i vetmuar së brendshmi e së jashtmi, por nën kërcënimin e baronëve të krimit dhe trafiqeve të ndodhur brenda e jashtë mureve të burgut, në një dilemë të tmerrshme mes vetëlargimit të butë dhe largimit të detyruar nga qytetarët në protestë, i kërcënuar për të mos o dorëzuar nga bandat e krimit, Rama duket, në një dilemë të madhe, ishte ulur përballë kamerës çoroditur për të artikuluar qëndrimin ekstrem se “…në zgjedhje do të futem pa opozitën…”, duke shtura më vonë “..edhe pa LSI…”.  Mesa duket në një dilemë të paimagjinueshme, mes opsionit të “zgjedhjeve pa opozitën, LSI e tjerë..” dhe opsionit të “zgjedhjeve të lira e të ndershme me qeveri teknike”, ka preferuar të zgjedhë të parin sepse në të gjithë turbulencat që i trazojnë mendimin, opsioni i fundit i duket një “fund i tmerrshëm” ndërkohë që opsioni i largimit nga posti i kryeministrit për ti hapur rrugën  zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeveri teknike i shfaqet si fundi i fillimit të një tmerri pa fund…”

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

roshi21/03/2017 12:31

ishte fatkeqesi per ps qe e pranoi si kryetar,dhe katastrofe per vendin qe e pranoi si kryeminister

Kostandina21/03/2017 12:12

Uroj qe Rama te zhduket nga jeta shqiptareve njehere e pergjithmone! Boll trauma ka shkaktuar politikani me i deshtuar i te gjitha koherave! Fytyra e tij e vrerosur eshte ogur i keq per kedo, pevec se padroneve te tij qe u sherben me besnikerine e nje qeni qe eshte gati ti shqyej edhe ata po mundi.Por ai s'eshte vecse nje frikacak pa karakter dhe pa asnje pike morali!

Shto koment

Denonco