Lumturia e gazetarit të Balilit për vëllanë e Agron Xhafajt, një histori bashkie dhe ‘zhgënjimi’ i Fugës

Lumturia e gazetarit të Balilit për vëllanë e Agron Xhafajt, një histori bashkie dhe ‘zhgënjimi’ i Fugës

Nga SYRI.net - 20/03/2017

Një zonjë që punon në bashkinë e një qyteti në Gjermani, ku prej 27 vitesh ka marrë azil politik si e përndjekur politike familjarisht, Valbona (Duka) Maloku, guxoi dhe i hoqi maskën publikisht delfinit të Edi Ramës, menjëherë pasi ai e emëroi ministër të Brendshëm. Fytyra dhe karakteri i vërtetë i Fatmir Xhafajt doli sheshit, për të gjithë shqiptarët.

Por menjëherë pas kësaj, makineria mediatike e kryeministrit me në krye laboratorin malinj të Mero Bazes nisën një fushatë shpifjesh dhe dezinformacioni, për këdo që denoncoi hetuesin e egër politik të Enver Hoxhës. Veçanërisht ndaj zonjës Maloku, për të cilën u thur një “superfakenews”, duke e nxjerrë atë deri edhe vrasëse të të vëllait, Arben Dukës.

Valbona e ka hedhur në gjyq Mero Bazen, por në fakt të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me ustain e tij, autorin e vërtetë të këtij të ashtuquajturi “investigim”, Edi Ramën. Dhe faktin e ka brenda në Facebookun e kryeministrit; që ai është në mos hartuesi direkt i kësaj shpifje monstruoze, është urdhëruesi i saj, e vërteton shpejtësia me të cilën hodhi në Facebook, “hetimin” pa asnjë lloj fakti, që nxjerr një grua të torturuar në adoleshencën e saj prej Xhafajt, si një supermafioze që urdhëron vrasje.

Laboratori ku u gatua kjo maskaradë e turpshme është i njëjti, ku narkotrafikanti tashmë me emër të madh në gjithë botën, Klemend Balili, ndërkohë që u shpall rrezik dhe i kërkuar nga DEA amerikane, në Temën e Bazes paraqitej si një `biznesmen i suksesshëm`. Të gjithë e kujtojnë verën e kaluar, kur media e Bazes bombardonte opinionin me reklamat e resortit të drogës “Santa Quaranta”. Kur mediat botërore e cilësonin “Eskobar i Ballkanit”, Baze te ai shihte vetëm biznesmenin.

E njëjta histori, po përsëritet edhe me Fatmir Xhafajn. Gazetari i Balilit me fletushkën e tij, ka kaq ditë që kur Rama e propozoi për ministër të Brendshëm, që feston dhe retushon fytyrën e tij të vërtetë. Përveç të kaluarës, harrohet që Fatmiri, kryetar i komisionit të Reformës për Drejtësi që “luftoi” për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në këtë vend, ka edhe ai një vëlla binjak të Balilit; Edhe ky biznesmen i madh dhe i suksesshëm në hije, por `një çikë` i kërkuar si narkotrafikant ndërkombëtar, i drogave të rënda në gjysmën e botës.

Fiksimi i Bazes për të mbrojtur familjet mafioze të drogës, përputhet me atë të Edi Ramës. Por jo vetëm kaq. Ai feston për këtë kulm të karrierës së Fatmir Xhafajt, ndoshta edhe për një arsye më personale, që ashtu siç e kanë akuzuar shpesh kolegët e vjetër që e njohin mirë, ka të bëjë me të shkuarën e tij, si spiun i Sigurimit të Shtetit. A do të kishte lumturi më të madhe për një ish-spiun në shërbim të diktaturës që hetuesi, shefi të bëhet sot në vitin 2017 ministër i një vendi anëtar i NATO-s, instrument ky i demokracive botërore, që u krijua për tu mbrojtur nga vendet komuniste?

Por arsyet e festës që nuk ndalet në fletushkën e Bazes, janë edhe të tjera; Dhëndri i Fatmir Xhafajt dhe djali i Meros "ushqehen" nga Erion Veliaj, në bashkinë e Tiranës. Tani bashkë me Aron Xafajn e organizatën e tij kanë edhe një tepsi tjetër, më të madhe dhe plot e përplot me përshesh, të bardhë, të kuq apo jeshil…si ta duan. Xhafaj do të kontrollojë policinë, Interpol Tiranën, atë kufitaren etj, etj...

Në këtë panoramë, duket se edhe lëvizja e presidentit Nishani, duke dalë me dinjitet institucional mbi pritshmëritë e palëve në rastin e dekretimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, më shumë se militantët e opozitës ka zhgënjyer oborrtarët e kryeministrit Edi Rama. Vetëm pak minuta pas konferencës së shtypit të presidentit ku ai argumentoj se si individ dhe moral ishte kundër Xhafajt në posti e ministrit, por ishte i detyruar nga Kushtetuta që ta dekretonte, “gëbelsi i vockël” i Edi Ramës ka reaguar në faqen e tij në Twitter, duke e shfaqur hapur zhgënjimin, edhe pse ky veprim i Nishanit në pamje të parë ishte në favor të Ramës. Po kështu edhe Baze në laboratorin e tij.

“U mbars mali dhe polli lajme të rreme me stemë republike!”, shkruan Endri Fuga, duke u tallur dhe sulmuar presidentin, për gjysmën e fjalimit të tij për këtë çështje. Pikërisht për atë pjesë ku ai deklarohet kundër emërimit në një post kaq të rëndësishëm të një individi, që i ka shërbyer diktaturës, në mënyrën më të egër dhe është edhe vëlla i një narkotrafikanti.

E gjithë makineria propagandistike e kryeministrit është ndezur ditët e fundit me fuqi të plotë, për të përgënjeshtruar dëshmitë e shumta tronditëse, që tregojnë për bëmat shtazarake të hetuesit politik Fatmir Xhafaj, në vite 80-të kur ai shërbente në Degën e Punëve të Brendshme në Krujë. Por as Rama dhe asnjë nga mediat e tij shërbëtore me në krye Mero Bazen, ende nuk u janë përgjigjur disa pyetjeve të thjeshta, për të cilat opinion publik po pret përgjigje.

A ka qenë hetues Fatmr Xhafaj dhe ka dënuar egër të rinj, për një dolli me rastin e vdekjes së Enver Hoxhës?

A është ai vëllai i Agron Xhafajt, kokë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, nga Amerika Latine në Europë?

Ka edhe plot pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje, por le të flasin njëherë për këto dy më të thjeshtat, që kërkojnë dy gisht sqarim nga Rama, Bazia, edhe veçanërisht nga vetë ministri i ri i Brendshëm në tentativë, që do të drejtojë policinë shqiptare dhe luftën kundër drogës.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tepelena22/03/2017 20:53

eharroi merua drurin nga psja,por ky merua esht nje legen kur preu saliun ne bes qe hante e pinte mete cepyet me per kete lemash

mirushi22/03/2017 13:55

Kam 26 vjet qe nuk e jetoj ne Shqiperi e megjithate, edhe kur interneti akoma nuk kishte filluar te revoluciionarizonte mediat , i kam ndjekur situatat politike ne Shqiperi, me ndonje gazete kosovare ne shqip qe qarkullonte ne disa vende te Europes, apo nga vizitat e perviteshme qe beja ne Shqiperi. Kam pasur nje antipati deri ne neveri per stilin teper primitiv fshataresk te shkrimeve te Mero Bazes, edhe kur mbante nje qendrim politik qe perkonte me bindjet e mija qe vecse eshte shtuar gjithnje e me shume sa kane kaluar vitet e tani ai eshte bere nje zedhenes i peshtire i komunizmit shqiptar. I kuriozuar nga cilesimi ne faqet e internetit te gazetes se tij Tema, si "gazeta me e lexuar ne Shqiperi", e kam plikuar me kuriozitetin se perse "lexoheshka" kaq shume gazete e nga kush ? Teme e perditeshme e kesaj gazete, jane thashethemnajat e shpifjet me te ndyra te Meros ndaj familjes se Berishes qe ai i ekspozon pa pike turpi si "editoriale" apo rubrika te antenes ne familjen Berisha. Ndryshe edhe nga gazetat e hapura socialiste, ku edhe gjen komente te niveleve mesatare e te mira me mendime te ndryshme. ne gazeten e Meros gjen vetem shfrime urrejtje te fanatikeve primitive enveriste, fjalor te ndyre te shtreses me te ulet te shoqerise shqiptare e deri thirrje kriminale per vrasje te "armiqve" te ketij njeriu te peshtire, qe duke ekspozuar edhe portretin e tij te shemtuar qe ngjan me Musolinin ne cdo "editorial", ka delirin se eshte gazetari me i lexuar. Cinizmi, ligesia, genjeshtra e shpifjet e ndyra, qenkan sipas Meros, Tema me e pelqyer e shqiptareve.

komisari memo22/03/2017 13:49

Ne vitet kur z Fatmir ka punuar ne Kruj me devotshmeri dhe ne Tiran me pasterti,a eshte denuar me mase disiplinore dhe me pune kolektonjese per mashtrim dhe imoralitet ky moster i se keqes.Ne ditet ne vazhdim do ti sqarojme dhe keto faktr.

Koli22/03/2017 12:12

Ketu jan qelbur te gjithe prandaj nuk ecim perpara po gjithmon kethehemi prapa ! Faktet nuk bejn me pershtypje se shum fskte te tjera nuk kan denuar asnje politikan perkundrazi ka perforcuar poziten e tij si te pa prekshem! Pazaret jan mes tyre sepse te gjithe janë te qelbur nga KRIMI .

Usta Hasani22/03/2017 08:35

Mos flisni kot o njerez dhe mos u merni me thashetheme nese ka gje le te japin fakte dhe llafe si me mulli

genti21/03/2017 23:34

Kur mendoj per kte bazen me b te vogel se nuk e meriton me te madhe,mendoj dikur zgjedhjet ne Gjirokaster ku ky pleh ka ngren dru sa ai e di nga njerez te Ps dhe Gramozit,dhe te shikosh sot pozicionin qe ka mar me vjen keq per vehten kur mendoj qe me ka ardhur keq per kte pleh kur e shihja te grisur e te gjakosur,haken i paskan ber,se kta lloj kafshesh dun dru qe te duan,i peshtir,i paburr.

seiti21/03/2017 23:11

po ne kemi kaluar ne diktatur kta thon si puna e hoxhes ban si thom un e mos bajni si bej un

I,Selami21/03/2017 17:41

Mos shkruani genjeshtra o gazetaruc ore jeni te cuditshem Basha vrau ne demokraci ju merreni me kohen e diktatures , we sja mbante b,,,,,thanjeriut te kundershtonte

beni21/03/2017 12:28

Keta lloj mostrash po e mbajne sjqipeeine peng duke dizinformuar dhe abuzuat me informacionin baze jeshum i panesishem ti je servil dhe materialist ne ekstrem pavarsosjr bindjeve qe ti mund te kesh ,te paktem oponjoni publik nuk maahtrohet sepse per letw puneme kemivajtir ketu ku jemi.

Redi.20/03/2017 21:39

Te Mjerin Baze e njohim cfar M... eshte,por ky kelyshi i vogel i Fugajve pse e ndryshon emrin e tij nga Endrit ne Enxin Fuga.

Loshi20/03/2017 17:53

Po sa si puna fatmirit duhet Te largohen nga politika bujar nishani berisha nano hiku e kuptoji.

Tigri. 20/03/2017 17:27

Me pinjollet e diktatures dhe bashkpunetor te mafjes shteterore e krimit te organizuar,Shqiperia rrezikon te kaloj ne Diktature. Aktualisht Kjo po ndodh,institucionet demokratike euroatlantike duhet te nderhyjne.

laduti20/03/2017 15:28

Mero gelbaza Jo vetem gazetar qe nuk eshte por dhe shume I shemtuar. Tipik fshatar jugu por dhe paraqitja e tij shume e shemtuar. Prape Doktori e ka fajin per kete dhe fshatarin tjeter nga Erseka Idhi Rakipin qe I promovoi. Te dy keta qener te pabese me kujtohet qe hynin e delnin ne zyren e Dokrorit si ne shtepine e tyre.
Njerez pa dinjitet shkurt plehra

Qerimi20/03/2017 15:05

Po te lexosh kete shkrim fjalim, te kujton ca komunikata te sekretave te rinise qe per ti ber qejfin sekretarit te Partise bente kundra fletrrufe. Kjo tregon se ata qe gjoja i sulmonte hetuesia dje jane ata qe duhen respektuar sot, ne nje kohe qe koha tregoj se shumica e kesaj kategoria nuk ka shume ndryshim me ate qe bejn sot , dhe fakti qe edhe sot jane dyrve te prokurorive dhe drejtesise tregon shume

Protesta20/03/2017 11:52

Ky tere jeten i peshtire ka qene e shitej ne cdo cep si prostitute gazetareske dhe tashti cuditeni e flisni te gjithe e keni pare mero bazen te ndryshoj krahet ne varesi te lekut e beni sikur cuditeni

Shto koment

Denonco