Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Perëndimi ka nevojë për një marrëdhënie më të mirë mes Trump dhe Merkel

Perëndimi ka nevojë për një marrëdhënie më të mirë mes Trump dhe Merkel

Nga Ralph Petter - 19/03/2017

Të premten, dy liderët më të rëndësishme të botës së lirë u takuan në Shtëpinë e Bardhë. Kancelarja Angela Merkel kishte nevojë për siguri. Presidenti Trump kishte nevojë të dilte i fituar në këtë marrëdhënie diplomatike.

Asnjeri nuk e mori atë që shpresonte.

Ky është një lajm i keq për dy. Katër janë liderë që me të vërtetë të rëndësishëm të kohëve moderne, dhe dy prej tyre janë Vladimir Putin  dhe presidenti kinez Xi Jinping.  Perëndimi duhet të tregojë solidaritet si për Angela Merkel, udhëheqësja de facto e Evropës ashtu edhe për Donald Trump, pesha e udhëheqjes globale të së cilit po bie dalëngadalë.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëri-tjetrin. Amerikan nuk mund t’ia dalim e vetme, dhe Evropa nuk mund t’ia dalin pa të.

Merkel erdhi në Uashington me tre çështje të parapërcaktuara në agjendën e saj: Të paralajmëronte Trump kundër Putin, të bindte presidentin se NATO-ja është i domosdoshëm, dhe të mbronte industrinë dhe tregtinë gjermane. Putin nuk është përmendur me emër në konferencën e përbashkët për shtyp, por kancelarja foli me tone të ashpra që nënkuptonin krizën në Ukrainë.

Megjithatë Merkel po shkon në shtëpi me të gjitha shqetësimet që kishte kur erdhi.

Nga ana e tij, Presidenti Trump kishte nevojë për marrëdhënie pozitive publike pas disa javëve të ashpra. Ai u përpoq të portretizonte marrëveshjen e Gjermanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes si një fitore personale, por Gjermania i kishte hyrë në këtij plani afatgjatë para se Trump të nominohej.

Hendeku politik i NATO-s po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Po, shtetet e NATO-s mund të bëjnë më shumë, por krahasimi i përqindjeve të PBB-së është tregon të kundërtën. SHBA-ja, një superfuqi me interesa në të gjithë globin, shpenzon rreth 3.6 për qind të PBB-së. 

Nga ana e saj, Merkel bëri një ndryshim strategjik të politikës së jashtme gjermane duke “folur mirë” për Shtetet e Bashkuara dhe duke shprehur mirënjohjen gjermane.

Ajo u rrit në ish-Gjermaninë Lindore dhe e kupton sa monstruoz dhe tiran  ishte vërtet nazizmi. Merkel vlerëson lirinë. E kujdesshme që të mos linte vend për diskutime ajo ishte ende e përpiktë dhe parimore gjatë gjithë fjalimit të saj.

Por edhe personalitet përbëjnë gjithashtu faktorë të rëndësishëm strategjik. Takimi i parë i presidentit dhe kancelares ishte një “vitizë tek dentisti” për të dy.

Merkel e sheh e Trump i si një “dem” të rrezikshëm në një “dyqan porcelani” dhe bisedimet e së premtes pothuajse nuk e kanë ndryshuar fare këtë perceptim.

 Por edhe për Trump, liderja gjermane është gjithashtu “diçka e re”. Merkel me siguri ka kofiçentin më të lartë të inteligjencës në krahasim me liderat e mëdhenj botëror, edhe pse kurrë nuk shfaq. Shprehja e  vjetër gjermane, “Ji më shumë nga ç’tregon” (Mehr sein als Schein) është mesë e përshtatshme për kancelaren.

Si fizikante, ajo është rezervuar, e qëndrueshme, analitike dhe dinake. Merkel është një “kafshatë” e vështirë për t’u “kapërdirë”.

Gjermanët e shohin si një lidere të besueshme dhe të sigurt. Ajo u ngrit kundër Putin, për të shpëtuar euron, për të mbajtur të bashkuar Bashkimin Evropian dhe për të ndërtuar një ekonomie të shëndoshë.

Evropianët e tjerë nuk mund të mos e duan, por e respektojnë.

Ndërkohë që Britania është e mbërthyer mes trazirave të “Brexit” dhe humbjes së ndikimit, Merkel është figura kryesore politike e Evropës.

Takimi të premtes, fatkeqësisht,  nuk ka çuar përpara marrëdhëniet mes dy motorëve ekonomik të globit. Putin, edhe pse nuk gjendej aty, ishte fituesi i vetëm. / New York Post – SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco