Shkërmoqja e Rilindjes nga përballja me qytetarët, opozitën dhe LSI

Shkërmoqja e Rilindjes nga përballja me qytetarët, opozitën dhe LSI

Nga Kastriot Islami - 18/03/2017

Pas (vetë)largimit të sigurt të Ramës në ditët në vijim,  për shkak të veprimeve njëmujore të opozitës, mesazheve implicite dhe eksplicite nga brënda aleancës dhe të presionit ndërkombëtar në rritje, do të ndodhin edhe tri ngjarje të tjera i) krijimi i qeverisë teknike, Kujdestare e Zgjedhjeve të lira e të ndershme, ii) prishja e aleancës PS-LS dhe iii) reagimi i dëshpëruar i Rilindjes para se të zhvillohen zgjedhjet e lira e të ndershme.  Dhe natyrisht në fund do të ndodhë me siguri të plotë humbja e thellë e Rilindjes nga veprimi i qytetarëve të cliruar nga frika, nga veprimi i fuqishëm i opozitës si dhe nga shkërmoqja e aleancës së majtë për shkak të largimit të LSI dhe “shqyerjes” së brëndshmi nga socialistët e zemëruar dhe faktorët e tjerë që mezi presin të largojnë një herë e përgjithmonë Sektin e Rilindjes.

Gjasat janë, që për shkak të arrogancës, marrëzisë dhe frikës së kupolës së Rilindjes, Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë, përmes përballjes me protestën qytetare, në vend të një “vetëlargimi” të butë të cilin Rama e kishte parashikuar nëse LSI do të pranonte opsionin e daljes së përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Kështu ndoshta do të jetë pak më e vështirë por më mirë, në kuptimin se ky do të jetë edhe opsioni më efikas.

Pas largimit nga drejtimi i Qeverisë, Rama do të tentojë pa shpresë dhe i abandonuar, i vetëm kundër të gjithëve, të ketë rol kryesor në përcaktimin e detyrave themelore, përbërjes dhe mandatit (periudhës së veprimit) të  Qeverisë Teknike, Kujdestare te Zgjëdhjeve të Lira e të Ndershme. Në këtë fazë disa ditore, Rama do të përballet me argumentat e fuqishëm jo vetëm të opozitën politike por do të pësojë edhe “divorcin” e pritshëm me LSI; natyrisht në këtë fazë me shumë gjasa do të duhet të ndodhë edhe “përballja” e dytë qytetare me Rilindjen e shkërmoqur për ti dhënë mesazhin e parafundit se Rama dhe kupola e tij mjerane, pasi është larguar nga pushteti, nuk do të mundet më të blejë votat dhe kërcënojë votuesit, pra të manipulojë votat. Për këtë do të bëhet garante Qeveria Kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e cila me detyra të miëpërcaktuara dhe me individë të ndershëm e të vendosur do të arrijë objektivat brënda një kohe racionalisht të mjaftueshme. Në mbështetje të veprimeve të Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme, nuk do të jenë vetëm të gjithë faktorët politikë por edhe qytetarët e gatshëm për të vepruar sa herë do të kishte indikacione për manipulim të zgjedhjeve nga kupola e Rilinjdes. Kjo “përballje” e dytë, e vazhdueshme deri në përfundmin e zgjedhjeve do jetë mesazhi se koha e Rilindjes ka mbaruar. Madje gjatë kësaj kohe do tu bëhet e qartë të gjithë aktorëve që do të tentojnë të manipulojnë zgjedhjet se ndëshkimi do të jetë i ashpër edhe pas zgjedhjeve.

Në periudhën deri në ditën e zgjedhjeve, Qeveria Kujdestare e zgjedhjeve të lira e të ndershme, do të godasë egërsisht e nihilojë plotësisht korrupsionin, krimin e kanabisin, duke i hequr cdo mundësi bartëësve të tyre, dikur në ish drejtimin e qeverisë rilindase  dhe  gjatë kësaj kohe të strehuar në kupolën e saj drejtuese të fushatës elektorale të Rilindjes, me shpresën për të përdorur paratë e korrupsionit, individët e lidhur me krimin dhe teknikat e lidhura me kultivimin e kanabisit për të fituar zgjedhjet përmes manipulimit të tyre. Për shkak të goditjes së ashpër nga Qeveria Teknike, Kujdestare e zgjedhjeve dhe përballjes në cdo moment me qytetarët e acaruar me qeverisjen e Rilinjdes, kupola e Rilindjes do të tentojë të reagojë, dhe ky do të jetë reagimi i fundit, për shkak të frikës dhe dëshpërimit, para humbjes të paimagjinueshme./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni20/03/2017 12:37

se kuptoj sesi munde te marin lexuesit parasyshe postimet e tua , ti shquhesh vec per nje politikane intrigan dhe i pa bes .te jesh i sigurt se dhe ti dhe miku jote i zemres meta dhe lushi dhe sala jeni e keqja e ketije vendi , uroj te gjithe shqipetareve te zgjuhen me 18 qershore .

krasasi tp18/03/2017 20:27

Po Vetingu z.Islami?.Po Dekriminalizimi ?.Po OSBE me 200 milion Eurot.Po Surreli?.Po floriri?.Qeverija teknike do perfshije edhe kete game problemesh per te cilat po su dha nje pergjigje, cfare do ja vlente te mernim pjese ne zgjedhje apo, per ti bere uji e kripe te gjitha?.Apo nen pretekstin e ndonji destabilizimi, ta mbyllim ne barazim.

Bilbil18/03/2017 19:30

Profecitë e Kaços sonë të majtë-shkarë djathtas kanë dalë përherë në të kundërtën e profecisë. Shansi është: Humbja e zgjedhjeve nga Çadra meqë parashikoi të kundërtën Kaçi.

Shto koment

Denonco