Prova e madhe, që do na tregojë Ilir Metën e vërtetë

Prova e madhe, që do na tregojë Ilir Metën e vërtetë

Nga Syri.net - 18/03/2017

Pamjet live të asaj mbledhjeje ku diskutohej për fatin e Reformës në Drejtësi në Kuvend, kur Fatmir Xhafaj “ja mblodhi” Ilir Metës do të mbahen mend gjatë. Ky i fundit që është mësuar që nga koha kur ka qenë kryeministër, të ketë eksluzivitetin e “trashjes së zërit”, heshti i kapur në befasi nga tonit plot arrogancë i Fatmir Xhafajt.

U zbyth më saktë, duke treguar edhe njëherë, që është lojtar i fortë pragmatist. Nga ana tjetër, shumëkush u habit nga ai turfullim i egër, i burrit të qetë dhe të përmbajtur, Fatmir, dhe kjo ndoshta e ka kapur edhe Metën në befasi. Por për të gjithë ata që e njihnin mirë delfinin e Ramës të ngarkuar me mision të posaçëm për uzurpimin përfundimtar të sistemit të drejtësisë, në fakt ajo ishte natyra e tij e vërtetë, që e kishte fshehur me kujdes thellë në karakter, që nga koha kur hidhte me shpejtësi hapat e karrierës si hetues në Krujë.

“Mos ma ngre zërin mua. Mos ma ngri. Kam 3 vjet që ju dëgjoj me qetësi dhe dashuri. Dashuria ka ikur, të paktën ruaj qetësinë”. Ky shfrim kërkon një shpagim, nga Ilir Meta. Dhe koha ka ardhur. Jo që i majti Ilir, ish student i dhjetorit, ish-kryeministër, të hakmerret për fyerjen dhe prozvaljen publike që ju bë. As sepse i ka ardhur zari në dorë, për ti treguar atij dhe ustait të tij Edi Rama, se një skrapaliu si ai, nuk i trashet zëri…Por sepse koha e Ilir Metës, për të treguar se cili është edhe ai në të vërtetë, ka ardhur dhe madje po mbaron. Fati i tij si një politikan perëndimor, tragjikisht është i lidhur sot me atë të Fatmir Xhafajt.

 “Dekonspirimi” i këtij të fundit, si një shërbëtor  devotshëm i diktaturës, si një xhelat politik, e madje edhe më keq; një egërsirë antihumane, vë në provë Ilir Metën “parimor”, që ai ka ndërtuar me mund ndër vite.

Dekonspirimi i njeriut që shkatërroi Reformën në Drejtësi; vëllai i një supertrafikanti droge ndërkombëtar; hetues politik i diktaturës; me karakter ç`njerëzor, ka vetëm një varkë shpëtimi në dispozicion. Ajo është vota e Ilir Metës me të tijtë në parlament. Çfarë do të bëjë, do japë viston që Fatmir Xhafaj të bëhet qoftë edhe për pak muaj, pak ditë në fund të fundit, ministër i Brendshëm?

Edi Rama e ka provokuar, me provën më të rëndë, ndoshta e fundit për atë se si do ta shohim Metën në të ardhmen. I ka vendosur Fatmir Xhafën përball, si një pasqyrë. Çfarë do të shohë Meta aty? Do ta ketë vallë guximin që të heqë syzet që mban “për hir të stabilitetit” të koalicionit dhe kostumin e ambasadorit të OSBE-së, që i pëlqen aq shumë dhe të shohë aty, shkatërruesin e Reformës, një pjesëtar të familjes së krimit organizuar, një antinjeri? Apo do ulë kokën, do bëjë sikur nuk ka fare pasqyrë përballë dhe do vërtetojë që etiketimi, “patericë e Edi Ramës” është jo vetëm i vërtetë, por edhe kompliment, për atë që mund të jetë thellë-thellë, Ilir Meta i vërtet.

Koha po vjen; Rama po pret…edhe të gjithë ata, që ende besojnë se pragmatizmi i Ilir Metës, ka një vijë të kuqe, përtej të cilës nis politikani perëndimor dhe dinjiteti njerëzor!  

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nishani e Meta19/03/2017 20:44

Te kish lexuar Nishani kete me perpara patjeter sdo e kish dekretuar. Mblidhuni reth partise si grusht celiku dhe mendoni per ato qe sbeni dot ti bejne te tjeret. Ne kete rast meta
Pjerth meta nga Ju?! JO

kristi19/03/2017 13:23

nuk ka pse ta votoje me te vetet, pasi Meta seshte nga ata qe ka frike, nuk jane ne te njejten varke, por luajn me kellqe te forta, keshtu qe xhafa ben mire te zbythet me gjithe kercenimet e tij,........

labi18/03/2017 21:21

nga floriri qe ka vjedh Meta ke marre gje ty ?

Miku i Liut18/03/2017 20:11

Ilir Meta eshte thjesht nje pjelle e Sillo Gradecit dmth FELLIQESIRE ai do te beje ate qe i thote Julien francezi.....

astrit gora18/03/2017 19:38

mos u beni budallenj meta dhe majko jane asi ne menge i diktatures ju besoni se ata hyne ne greven e urise per te rezuar komunizmin jo ata u futen ne greve me porosi te sigurimit qe sot ne emer te studenteve te dhjetorit te drjejtojne dhe shkatrojne shqiperine prisni se skini pare gje akoma

krasasi tp18/03/2017 17:49

Presidenti i Republikes me siguri nuk do ta dekretoji z.Xhafaj si minister.Nese trokitet nga dreitarja, per tu hapur dera, eshte tjeter gje.z.Meta ka patur ne dore jo vetem ta frenoj, por edhe ta ndalonte rrokopujen.

Daj Jaku18/03/2017 17:04

Nuk e kuptova kush e ka shkruar këtë artikull të goditur. Sa i përket Metës mendoj që është kalkulator preciz si sahat zviceran dhe ka durim olimpik (duke përjashtuar vetëm momentin kur hypi mbi tavoline bashkë me Paulinin për të rrahur Jozefinën). Ai do i çudisë të gjithë me zgjedhjen e momentit sepse i pëlqejnë fitoret 5-0 edhe në momentet më të errëta për ti treguar paçet Edramës.

toni18/03/2017 16:25

Meta eshte gjigand . Pa te sot do ishte nje shtet gjysem diktature shume e poshter. Te gjithe te falenderojne meten qe e ka mbajtur me frena dore Ramen , kete pitbull te popullit shqiptar. Rama eshte pitbull qe kafshon kete qe i del para. Zbythet vetem nga Meta dhe ngrin si mut para Berishes.

Shto koment

Denonco