Ikja e Prengës nuk është lajm i mirë

Ikja e Prengës nuk është lajm i mirë

Nga Andi Bushati - 27/02/2017

Nuk e di nëse dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga dhe letra e tij e dorëheqjes nga deputet mund të quhet një lajm i mirë.

Normalisht duhej të kish qenë kështu.

Të gjithë duhet të ndiheshin më të sigurtë dhe më të lehtësuar se më në fund ligji i dekriminalizimit po funksionon, se të fortët dhe të inkriminuarit po largohen nga alula më e rëndësishme e politikës shqiptare.

Në fakt, historia është pak më ndryshe.

Armando Prenga deputeti që kishte përdorur plot 10 emra të në të shkuarën e tij, që ishte implikuar në një përleshje me armë për lagunën e Patokut, që u bë sebep për fillesat e ligjit të dekriminalizimit pas sherrit të parë me Strazimirin, bëri shumë rezistencë përpara se të thoshte lamtumirë.

Ai futi për ditë të tëra në një përplasje të kotë, prokurorinë me KQZ, e detyroi kreun e kësaj të fundit ta amnistonte publikisht dhe mori të gjithë mbrojtjen e shumicës politike anëtarët e së cilës në Komisionin e zgjedhjeve votonin pro tij. Pas të gjithë kësaj Odiseje atij iu dha privilegji të largohej jo si pre e ligjit, por si familjar që mendon për qetësinë e të afërmve të tij.

Nëse krahasohet me mënyrën e shpejtë se si u hoqën mandatet e deputetëve Tahiri dhe Selami, duket se për Armando Prengën rezistenca ishte shumë më e madhe.

Dhe në këtë pikë rasti i tij ngjan me atë të shumë të fortëve të tjerë të mbrojtur prej Ramës.

Mark Frroku dihej publikisht që u kap nga policia me një trafikant droge në makinë, por ai jo vetëm që nuk u penalizua për këtë, por u favorizua edhe me fshehjen e dokumenteve të Interpolit në Ministrinë e Brendshme.

Arben Ndoka megjithëse digjej nga të katër anët nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, pati privilegjin të largohej me dorëheqje dhe ai ruan ende një vend të rëndësishëm në PS e Lezhës.

Po ashtu edhe Elvis Rroshi, që u bë simboli i betejës kundër të fortëve në politikë, që u mbrojt disa herë publikisht nga Rama, që u bë gazi i botës me largimet që u pasuan prej dorëheqjeve nga dorëheqja, vazhdon të drejtojë ende dhe sot bashkinë e Kavajës dhe të përkëdhelet nga eksponentët më të lartë të Rilindjes.

Edhe rasti i Armando Prengës nuk bën përjashtim nga ai i kolegëve të tij.

Ata konvergojnë në një pikë.

Megjithëse PS-ja u detyrua ta votojë dekriminalizmimin, Edi Rama nuk e pranoi kurrë politikisht atë. E gjithë përpjekja e tij pas hyrjes në fuqi të ligjit ka qenë që t’i tregojë të fortëve të vet se ai nuk do ti shesë asnjëherë. T’i japë zemër atyre se ata janë prapë me të dhe do të jenë të dobishëm që gjatë këtij qershori.

Kështu u veprua edhe me Armando Prengën.

Megjithëse e dinte se atë nuk kishte zot që e shpëtonte Rama urdhëroi një institucion ligjërisht të pavarur si KQZ, që të njollosej politikisht vetëm që të jepte mesazhin e qartë se lëkura e tij nuk do të shitej lirë.

Prandaj dhe ikja e deputetit të Lezhës nuk është një ogur i mirë. Pavarësisht se nuk do të jetë më në parlament. Pavarësisht se në sallën e kuvendit do të jetë një emërshumtë më pak, largimi i Prengës nuk ka asnjë premisë për të të bërë entuziast.

Sepse në thelb ai vërtetoi edhe njëherë se kryeministri po ndahet nga të fortët e vet, vetëm legalisht, ndërkohë që ai po jep të gjitha sinjalet se është me ta me shpirt dhe me zemër. Se ai e votoi dekriminalizimin sa për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve, por në fakt atë nuk e ndan asgjë nga lidhja fatale që ka me çdo Preng që e mban peng.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sokoli27/02/2017 20:47

A nuk tha Rama se vetingu nuk është per ne, nuk është per mua dhe shokët e tij kriminelë. Kjo vërteton katercipërisht se ai është kundër vetingut, dekriminalizimit, ndershmërisë, sinqeritetit, seriozitetit dhe çdo gjëje tjetër të mirë. Ai është heroi i së keqes, shëmbëlltyra më e neveritshme që na e sollën peshqesh mafia, horrat, kriminelët , të fortit. Mallkuar qofshin ata që i bëjnë fresk! Sto dhjavolo Rama!

Shaba27/02/2017 19:05

A mund te futet opozita ne zgjedhje me Ramen kryeminister dhe me kete KQZ me shumice militante rilindas dhe sorosiane te thekur te kapur prej koqesh?!!!! KURRE!

Sara27/02/2017 13:39

Rama erdhi ne pushtet nga kriminele dhe po drejton me ato,prandaj kto duhet te futen ne burg te gjithe ,dhe jo ato fukarenjte e shkrete qe skane paguar 30 mije leke drita ,kto jane krime qe po i behen kti populli

Elbasani27/02/2017 13:12

Te lumte z.Andi, analize perfekte, nuk besoj se z.Meta do te lejoje qe kjo njolle ti mbetet atij. Ai me qetesi e dashuri, sinje politikan i sprovuar duhet tja kaloje Bibes se KQZ, qe ti mbetet ketij "zagari" turpi i mos zbatimit te ligjit "Per dekriminalizimin". Kjo me ben qe te besoj edhe me shume kauzen e ngritur nga Partia Demokratike. Kam besim te madh qe ambasadori Lu, i cili ka merite te madhe per goditjen e ketyre krimineleve, duke vazhduar kontributin e tij te lirise per demokratizimin e jetes se vendit tone, per denimin e krimineleve, luften kunder droges e duke permbushur aspiraten e largimit te farses politike te rilindjes.

Muzapopullore27/02/2017 13:00

E verteta qe zbulon Bushati mund te shkaktoje "dhimbje" per pak, por genjeshtrat litar te Rame-tapise kam frike se do na shkaktojne dhimbje shume gjate. Nje Hitler po ravijezohet. Vetingu eshte hakmarje per kedo qe eshte kunder. Eshte manifest per te korruptuarit te vjeter e te rinj. Te gjithe te koruptuarit ne nivele te ndryshme te administrates, drejtesise apo ekzekutivit mos u shqetesni fare. Mjafton te kaloni ne krahun tjeter te trotuairt. Tek sociopati emblematik i padijes. Do gjeni parajsen qe keni dhe sdoni ta humbisni. Kjo duhet te na shqetesoje. Historia me Hitlerin do na duket si "50 hijet e Netes (mami i Rames) Do jete shume vone kur ta kuptoni.

Shto koment

Denonco