Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Përse Ilir Meta, nuk duhet të pranojë “dorëheqjen” e Armando Prengës si deputet

Përse Ilir Meta, nuk duhet të pranojë “dorëheqjen” e Armando Prengës si deputet

Nga SYRI.net - 27/02/2017

Edi Rama pasi e ka mbrojtur deri në fund Armando Prengën, duke përdorur turpshëm edhe KQZ-në sërish ka synuar që nga e gjithë kjo histori të dalë “pa u lagur”, duke e urdhëruar deputetin e tij kriminel që të japë dorëheqjen.

Përmbajtja e letrës së Prengës drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, tregon edhe njëherë se ajo që ka bërë Rama me krimin duke e inflirtuar në politikë ka qenë jo vetëm e paramenduar, por edhe një strategji nga e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë. Duke u gjendur përballë një rasti skandaloz vetëm pak orë përpara vendimit të KQZ, ai e ka urdhëruar deputetin e tij me 9 emra që të largohet vetë.

Por Ilir Meta, nëse i ka ngelur ndopak integritet moral dhe politik, nuk duhet ta pranojë këtë “dorëheqje”. Mandatin Armando Prengës duhet t`ja heqë KQZ-ja e Denar Bibës e cila në mënyrë të turpshme dhe absurde e mbrojti deri në fund, edhe pse mbi tavolinë kishte nga prokuroria një dosje voluminoze më bëmat e tij kriminale nëpër Europë. Pasi të mbarojë punë organi i akuzës, atëherë prokuroria duhet të veprojë urgjentisht duke i hedhur prangat.   

“Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë

2. Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane”, thuhet në kërkesën zyrtare të organit të akuzës drejtuar KQZ-së.

Pra përveçse falsifikimit të dokumenteve duke mos deklaruar dënimin për një gjobë, Prenga i Ramës ka mbajtur 9 emra për ti shpëtuar drejtësisë italiane, kur ka drejtuar në qytetin e Milanos një bandë që grabiste banesa dhe merrej me trafik.

Tani ky individ pasi ka votuar Reformën në Drejtësi dhe shumë ligje të rëndësishme në funksion të oligrkëve të Ramës kërkon, që gjithë këtë ta mbulojë nëpërmjet një dorëheqje drejtuar Ilir Metës. Sipas tij, “ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, siç është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar”.

Dhe pasi shkruan këto, pa pikë turpi, sulmon opozitën për shpifje të ulta politike.

Këtij lloj individi, nuk i duhet dhënë shansi që të largohet nga parlamenti, si i “vetëdorëhequr” dhe siç kërkon ta shpallë Rama, si viktimë të luftës politike. Ai duhet fshirë nga lista e ligjvënësve ashtu siç e parashikon ligji i dekriminalizimit me motivacionin. “si kriminel”. Pas kësaj, edhe prokuroria pa humbur asnjë sekondë të zbatojë edhe ajo ligjin dhe ti hedh prangat, fillimisht nën akuzën për fshehje dhe falsifikim të të kaluarës së tij kriminale, ashtu siç shkruhet e zeza mbi të bardhë në ligjin e Dekriminalizimit. Për të tjerat që ka bërë, kohën përpara e kanë…

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

yle28/02/2017 14:52

mir ja bejn ketij populli trim trap e liri,dashes genjehen me nje thes miell shesin voten per 20 mij lek keto funderrina do komandojn elvis rroshi armando pernga me ne krye edvin ramen dhe ilir meten.turp ne 2017 nuk ka uje cmimet me te shtrejta ne europ te korentit ushqimeve gazit benzines ku rrogat pensionet dhe asistencat jan qesharake

Redi.27/02/2017 18:32

Vdiq Enveri o popull por na u ngjall Rama qe eshte me kriminel se HITLERI.

Fan Noli27/02/2017 15:02

E keni shume te veshtire te hiqni kryministrin e Shqiperise i cili ka vene ne politike nje pasuri prej 200 000 000 €.Andaj ....Ngrihuni e bjeruni,korrini e shtypini,katundar e punetor,qe nga Shkodra gjer ne Vlore....

Vrana kondi27/02/2017 13:04

Analize e pa pare

Shaba27/02/2017 12:09

Prokuroria duhet te arrestoje edhe Prengen edhe Biben perpara se te arrestoje Ramen, qe po e shnderrojn KQZ ne nje prokurori dhe gjykate speciale mbi organet legjitime dhe kushtetuese te Prokurorise dhe Gjykates. Ky eshte nje puc antikushtetues qe Rama kerkon te beje me ane te KQZ dhe Bibes se tij qorre.

Qifi27/02/2017 12:08

Ilir meta eshte burre shteti. Eshte pak b.... kavajoti por prap burre eshte

AGBV27/02/2017 12:00

U lodhëm vërtetë tani me këto gjëra, s'besoj të bëhemi shtet ndonjëherë, kjo është e turpshme..

Shto koment

Denonco