Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Shoqëria e OJF-ve nuk është Shoqëria Civile

Shoqëria e OJF-ve nuk është Shoqëria Civile

Nga Patrik Sadikaj - 25/02/2017

Po kaloja kanalet informative dhe në titra më zunë sytë një lajm që me tëhoqi vëmendjen dhe me nxiti një zëmërim brymosur që kam prej kohësh brenda vetes. Lajmi thoshte se Shoqeria Civile ishte shumë e shqetësuar për Vetingun dhe akuzonte politikën (opozitën) se po bëhej muri i fundit kundër Reformës në Drejtësi.

Madje komunikata (me gjuhë gati të ngjashme me fletërrufetë e kooperativave bujqësore per brigadat që nuk realizonin planin) shkonte deri edhe në thirrje për të firmosur peticione që Qytetarët të bëjnë presion ndaj bllokuesve që të nxitojnë e të votojnë Vetingun. Përtej metodes marksiste, ajo që më shqetëson dhe me ngre nivelin e reagimit zemërues është fakti se kjo shoqëria civile që po "qan" për drejtësinë në rastin më të mirë janë disa OJF ose një e ndarë në disa grupime për të marrë më shumë para nga Europa apo Amerika me justifikimin se janë përfaqësimi i vërtet i qytetarëve. Një mashtrim i madh. Një tallje e pafundme për 27 vjet.

Këto OJF që justifikojnë paratë e marra me fletërrufe që nuk janë gjë tjetër vetëm përpjekje për të zëvëndësuar faturat e llogarive milionere në banka. I pamë edhe në protestat për të mbështetur reformën në drejtësi duke folur në emër të popullit (93% e shqiptarëve e duan Vitingun me gjithëse 100% e tyre nuk e dinë se çfarë është). A mundet të quhet shoqeri civile një grup matrapazësh që në emër te grave, fëmijëve, invalidëve, të verbërve madje në emër të të gjithë popullit përfaqësohet nga njerëz të cilët nuk bëjnë kurrë asgjë për. Nuk jane asesi intelektualët e vërtetë pjesë e ketyre OJF-ve. Ata që kanë Shoqëria e vertetë Civile i shohim rrugëve me biçikleta që vrapojnë te bankomati për të parë nëse është hedhur paga e muajit se kanë një mal me fatura për të paguar. Ata, të mençurit e këtij vendi që janë shoqëria e vertetë civile i kemi madje edhe jashtë garës për Vetingun sepse sistemi i OJF-ve i përjashton përdhunshëm.

Kane ikur jashtë se këtu nuk ndjehen dot as shoqëri se ajkë e saj jo e jo. OJF-të ia kanë marrë edhe të vetmen krenari që mund të kenë intelektualët: emrin Shoqeri Civile. Pa krenari, pa para dhe pa mbështetje politike shoqeria e vertete civile është në koma, ndërsa hajdutët e jetës së tyre gëzojnë milionat në banka dhe përkëdheljen e politikës që kur i duhet ( rasti i Reformes në Drejtësi) i nxjerr në tribuna matrapazësh nën mantelin e intelektualit dhe të Shoqerisë Civile. Unë jam i bindur se këtyre nuk u bëhet vonë për Vetingun, as për fatzinjtë e Zharrzës, as për të pabukët e këtij vendi se nuk i kemi parë qoftë edhe njëherë të dalin prej sallave luksoze të hoteleve ku harxhojnë para për raporte të manipuluara. Nuk e kanë hallin te populli, por tek babëzia për të fituar projekte milionere që të huajt mendojnë se i hedhin për rritjen e nivelit të Shoqerise Civile. Ata nuk e ndjejnë të çarën e shtëpive nga Shpërthimet e naftës se jetojnë rezidenca vilash.

Nuk e ndjejnë urinë e fëmijëve të të varfërve se fëmijët e tyre lindin me lata të përjetëshme ushqimi. Nuk e vrasin mendjen për fëmijët e fshtrave të thella që nuk shkojnë dot në shkollë se fëmijët e tyre kanë lindur me diploma (bashkë me të politikanëve por kjo është një temë që meriton shkrim tjetër). Mu desh pak gjatë të sqaroj shqetësimin tim por besoj të shumë shqiptarëve se ky grup me OJF nuk bind aspak ta quaj Shoqëri Civile. Ata që më përfaqësojne vertet mua jane krejt tjetër gjë. Ata janë të shkelur me këmbë dhe vegjetojnë në kushtet e mbijeteses. Jam i bindur se ata e duan më shumë Vetingun edhe pse realisht nuk u pyetën për të dhe në këtë formë siç e kanë imponuar te ashtuquajturit përfaqësues të Shoqërisë Civile nuk do ia shohin dot as hajrin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kendrevica27/02/2017 19:24

Prsh. Patrik. Sikur te kishim nje duzine gazetaresh te nivelin tend shoqeria jone do ishte ndryshe. Bile edhe politika. Mirpo nga halli apo apo nga karakteri , shumica e gazetareve kane perfunduar ne skllever te qeverise, ne puthakembesh te Rames. Edhe kur ai i fyen dhe telendis me fjalor rrugacesh ata i thurin hosana. . Me e keqia eshte se "kryetaret" e shoqatave te gazetareve nuk guxojne te ngrene zerin edhe per rastet flagrante te keqtrajtimit te kolegeve te tyre. Dhe fatkeqesishte japin mesime gazetarie ne fakultete te ndryshme, bile edhe jashe kufijve. I shohim si opinionist nga nje studjo ne tjetren. Hipokrite te neveritshem.

Fieraku nga ferrasi27/02/2017 09:18

Bravo Patrik

krasasi tp26/02/2017 15:00

Patrik, je kthyer ne avokat i popullit, ne emisionin ne televizion gjate bashkebisedimit me qytetaret.Pergezime.OJF e OJQ jane shpikje e demokracise.Fakti qe per themelimin, funksionimin dhe financimin e tyre u ngarkua nje matrapaz(Soros) me ndikim global, eshte edhe nje nga arsyet pse ndertimi i shtetit ligjor dhe demokracise per 1/cerek shekulli eshte ne kete derexhe.Fakti qe ky Sorosi e hengri "qafen e pates" ne Amerike na jep shprese qe reston do marin edhe ketu nxenesit e tyre te OJQ dhe OJF dhe profesoret e tyre politikane e qeveritare.

emigrant26/02/2017 13:34

E lexova edhe une kete "lajm" te mediave shqiptare e pas kesaj nje shkrim ku i behej jehone deklarimit te Taulant Balles se 97% e shqiptareve e "duan vetingun". Keshtu abuzohej edhe nga propoganda enveriste se 99.99% e shqiptareve e duan komunizmin. Padyshim se ka nje pjese te madhe te shoqerise shqiptare te cileve ju ka ardhur ne maje te hundes korrupsioni e kriminaliteti i politikes e drejtesise dhe do te deshen qe ne Shqiperi te behej nje reforme e vertete, per ta nxjerre kete vend nga qeverisja mafioze. Por problemi nuk shtrohet a duan apo nuk duan shqiptaret te reformohet drejtesia, por si dhe kush duhet ta beje. Nese reforme e drejtesise quhet heqja nga detyra e juristeve te pamvarur e perzgjedhja e te "besuarve" te partise, kjo nuk quhet me reforme por shkaterim i metejshem i plote i drejtesise. Eshte paradoksale nderhyrja e ambasadorit amerikan Lu, qe pasi demaskoi me emra njerez me te kaluar kriminale te mazhorances ne pushtet, kerkon qe kemboren e pastrimit te drejtesise t'ja vare ne qafe Edi Rames.

Xhimi26/02/2017 13:24

Ata duhet ta dine qe dhe avokati i popullit eshte me mandat te mbaruar ...dhe per rrjedhoje i gjithe procesi i filtrimit te kandidateve eshte nul

Profesori26/02/2017 09:44

Patrik, une qe po te shkruaj jam ne moshen e babait tend, por je shume i sakte. Nuk ka shume si ty se i ka thithur paraja e OJQ qe paturpesisht vetequhen Shoqeri. Ata asgje s'kane te perbashket me hallet civile. U vra Arditi ne landfill por Save of the Cildren u zhduk, mbyllen dhe telefonat. Kryetaret e ketyre OJQ-ve jane MAFIA CIVILE qe mbrojne qeverine e oligarket. Hapesira eshte e vogel se jane faqe te tera gazete per te shkruar per felliqesite e tyre. Ndofta takohemi e flasim. Profesori

Qytetare25/02/2017 22:41

As mund ti shtoj ,as mund ti heq asnje presje asaj qe thuhet me siper.Keto jane Ojq-te dhe Ojf-te,"cuditerisht" milionere.

Shoqeri civile25/02/2017 22:16

Po shyqyr me ne fund o Patric. Shumica jane anonim ose organizata familje. Disa jane organizatat nga kane dal Ministra si Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati, Milva Ekonomi, Erjon Veliaj . Ne ato lista ka organizata qe drejtojen nga ish kandidat per deputete, ish apo antare te Keshillave Bashkiake. Nuk e di se c'vlere kane per Ambasaden keta njerez. Dhe ne krye qendrojne Fondacioni Soros, dhe organizata te tjera qe jane pjese e grupit qe do marr pjese ne vetting.

Shto koment

Denonco