Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

Po lind Republika e vlerave, po bie Republika e krimit

Nga Lulzim Basha - 24/02/2017

Më lejoni ti uroj mirë se ardhjen tre personaliteteve kombëtare, do të thoja ndërkombëtare që na janë bashkuar sonte këtu.

Ranja Kovaçi, arsyeja e zemërimit dhe shpërthimit tim të paraditshëm, që u largua padrejtësisht nga TVSH ditën e sotme, njohëse e katër gjuhëve të huaja “Nder i Kombit”. Por ka një cen, nuk është marrë me trafik droge dhe as me sende të tjera, prandaj ky shtet, ky kryeministër, këta palaço, e largojnë nga puna.

Edmond Zhulali, tre gjenerata shqiptarësh kanë gdhendur në ndërgjegjen e tyre artistike, veshin muzikor, karakterin e tyre estetik duke dëgjuar, parë dhe rishijuar, ripordhuar më zë, me fishkëllimë, artin e jashtëzakonshëm të producentit më të madh muzikor të këtyre dekadave të fundit. I larguar për të njëjtin cen, njësoj si Ranja, nuk ka trafiqe dhe rekorde kriminale. Në CV –në e tij është marrë vetëm me art, nuk merret me drogë.

Dhe në krahun tim të djathtë, kam nderin, kënaqësinë, nderin dhe mirënjohjen t’i shpreh mirë se ardhjen artistit me famë botërore, drejtorit të Operës së Singaporit, tenorit me famë ndërkombëtare, Agim Hushi, krenari e kombit, e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.

Një njeri vlera e të cilit ishin e vetmja hipotekë e kundërshtarëve tanë politikë, kur ishin kundërshtarë politikë, jo tani që janë të inkriminuar, jo tani që janë bërë parti bandash, por kur ishin thjesht dhe vetëm kundërshtarë politikë. Hipoteka e vetme që mund të vendosnin përballë Sali Berishës në Kavajë ishte njeri i vlerave artistike dhe qytetare si Agim Hushi. Sot në sheshin e lirisë, në çadrën e lirisë, këtu me ne.

Ky është sheshi i vlerave të qytetarisë, i vlerave të krenarisë, i vlerave të patjetërsueshme të perëndimit, që janë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, por që mund të ruhen vetëm nga forca e bashkimit popullor, kështu siç jemi sot këtu që prej shtatë ditësh dhe shtatë netësh, që prej manifestimit madhështore të 18 shkurtit.

Ky është shesh i vlerave nga i cili po themelojmë republikën e vlerave, të republikës së krimit, republikës së vesit, përkundër republikës së drogës që nuk njeh as kushtetutë, as ligj, as integritet por vetëm krim, kanabis dhe korrupsion.

Kjo republikë e të keqes, që po jep shpirt, dhe shpirt do të japë, teksa ngrihet shpresa e re e shqiptarëve që kanë vrarë frikën, sot me urdhër të Edi Ramës vazhdon ta mbajë Armando Prengën deputet, përkundër faktit që prej dy vitesh është i akuzuar për plagosje me armë zjarri të paligjshme, të katër qytetarëve të pafajshëm në derë të komisariatit.

Vazhdon ta mbajë përkundër faktit që siç e patë edhe dje, përkundër quizit këtu, një njeri me nëntë identiteti, njëri më i zi se tjetri. Vazhdon ta mbajë përkundër faktit që ka gënjyer në formularin e tij pavarësisht se ka thënë që është i pastër.

Sepse është i pisët, i dënuar. Por këto prova nuk mjaftojnë për Edi Ramën që ta heqë nga parlamenti, sepse parlamentin e do me kriminelë.

Fjala e kreut të PD me artistët në “çadrën e lirisë”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zebaj agak25/02/2017 16:54

Ma mire bim medicinale shafran qe ka shum vlera mjeksore dhe vler monetare

Shto koment

Denonco