A mund të jenë të dhunshëm këta protestues?

A mund të jenë të dhunshëm këta protestues?

Nga SYRI.net - 24/02/2017

Deklaratat e Lulzim Bashës sot në protestë nuk ishin si ato të ditëve të tjera, kur tha se: “Ne nuk do të rrimë si dele. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë. Doni luftë, luftë do të keni, por në fund do të fitojë populli”, ka mjaftuar për ata që kanë rënë në squkë (kohë kur pula ulet mbi veze për të çelur dhe vegjeton) të bëjnë pacifistin dhe të ulërinin “Jo në emrim tim”.

Ajo që thotë Bashan në pamje të parë duket në kufijtë e kalimit të protestës nga kufijtë e qëndresës europiane në zgjidhjen e hendekut popull qeveri me mjetet rrugës. Por në fakt nuk është kështu. Ajo që të thotë Basha, është ajo që mendon populli nga mëngjesi në darkë, por Lulzimi nuk ka për ta udhëhequr kurrë të paktën partinë e tij në atë “Drejtim të Gabuar”.

Por sërish ata që janë me një dorë në kadaif dhe tjetrën në bakllava, në momentin kur ndjejnë se sherbeti mund tu shterojë për një çast, rendin e bëjnë tërheqjen e një beteje ku askush nuk i ka parë duke u qasur e askush nuk do ti shohë kurrë duke ia mbathur me të katra, sepse ta s’kanë qenë asnjëherë aty. Ata që pretendojnë me të tyren se e kanë përkrahur “protestën” për sy e faqe meqë ajo ishte paqësore dhe do të ngrinin duart lart duke ulëritur në anglisht: “Not in my name”. Nëse ajo do të bëhej e dhunshme, priren ti japin vetës një tis qëndrestari që se kanë, dhe ta veshin në të njëjtën kohë, një rol që askush nuk ua ka dhënë.

Ndjenjat qytetare të thëna me zë të lartë, ndërsa duart notojnë në ëmbëlsirat e mësipërme, nuk e ëmbëltojnë dot zemrën e hidhëruar si atyre që i lexojnë për partizanizëm, ashtu edhe për ata që keq lexojnë me urdhër.

Protesta e dhunshme e PD-së është ëndrra në sirtarë që vetëm një njeri e ka, dhe është ai që i turri 300 shqiptarë të droguar drejt Kryeministrisë më 21 Janar. Ai po që mezi pret ti shohë “horrat e PD-së” të mësyjnë qoftë edhe njëherë bunkerin parendjellës të Bollinos mes Tahirit dhe Veliajt.

Ai mezi pret që ata ti japin alibinë e fundi në mënyrë që Lulzim Basha të barazohet me të. Kjo do të ishte skenari ideal që ai e pret nga një njeri, që për dreq nuk e ka në gjak tradhtinë ndaj njerëzve të tij. Tani sa për ata që i friken faktit se protestat e PD-së mund të kthehet në dhunë, ti hedhin një sy fotos më lart, dhe të bëjnë krahasimin mes “kokëpalarës së PD-së” dhe “atyre të 21 Janarit të PS-së”.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetar24/02/2017 23:06

Po more Shoku arsen lupen, mbasi e hoqi nga puna zonjen i hoqi buken e gojes o legeni arsen dihet se revoltohesh kur e heq pa te drejte nga puna .

arsen24/02/2017 18:23

po e pate LUL Bashen cajini gomat dhe thyjini xhamat se e kuptoni vete metaforen

Shto koment

Denonco