Frika në palcën e Majkos dhe një `udhëtim`, në subkoshiencën e Edi Ramës

Frika në palcën e Majkos dhe një `udhëtim`, në subkoshiencën e Edi Ramës

Nga Poli Hoxha - 24/02/2017

Në kohën që Edi Rama drejtonte bashkinë e Tiranës, në fillimet e tij, në kryeqytet qarkullonte një histori që ngeli mes të vërtetës dhe legjendës urbane. Kryetari kontravers që nuk ngjante me asnjë burokrat që kishin parë zyrat e shtetit deri atëherë, një ditë doli nga tualeti në korridor, me pantallona dhe mbathje të ulura poshtë gjunjëve dhe ashtu me allatet e parme dhe “të prapme” zbuluar për të gjithë, ulërinte për mungesën e letrës higjenike. Tregonin atëherë se si hapeshin dyert e zyrave dhe të gjithë pa përjashtim  në panik dhe plot frikë duke shtyrë njëri tjetrin, vraponin drejt derës së jashtme për të shkuar të blinin sa më shpejtë rulon e letrës, me të cilën do fshinte prapanicën shefi i madh.

Shumëkush “harron” që Edi Rama është personi, që ka gëzuar pushtet më shumë se kushdo politikan tjetër në Shqipëri, përfshi këtu edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën që i kanë nisur karrierat që në fillim të viteve 90-të. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë “shef i madh”, për rreth 18 vite ; dy vjet ministër Kulture, 12 të tjera si kryetar i bashkisë më të madhe në vend dhe tani po mbyll 4-vjeçarin si kryeministër. Një kohë kaq e gjatë, rehatuar në kolltukë të rëndësishëm, do të zhvillonte sindromën e diktatorucit, edhe te një njeri që nuk vuan nga komplekse të disafishta, si ato që Rama i ka shfaqur që në rininë e tij.

Ajo që tashmë dihet është fakti, që ky individ egocentrist dhe ekzibicionist njëkohësisht, e ka karakterin e tij të mbushur nga frikëra të përziera me sindromën e narcizmit malinj. Njihet në psikanalizë, efekti i presionit të frikërave të një njeriu të pushtetshëm, të cilat kompensohen si vetëmbrojtje, duke ngjallur frikë tek ata që ka poshtë vetes dhe nën urdhra. Kjo shpjegon edhe fiksimin e tij për “të fortët” e krimit, të cilët vuajnë nga e njëjta sindromë gjatë drejtimit të organizatave apo bandave të tyre. Ndërkohë në rastin e drejtimit të një organizate mafioze të ligjëruar me vota, sa më shumë kalojnë vitet në pushtet dhe rritet fuqia financiare, nevoja për të ngjallur frikë te ata që të rrethojnë, bëhet edhe më e domosdoshme. Kur je në krye të qeverisë së një vendi dhe je i detyruar nga ajo që ke gatuar vetë, që të bësh çdo gjë që të vazhdosh ruajtjen e statukuosë, rrezja e makinerisë që përhap frikë zgjerohet, deri sa një ditë mbërrin edhe te qytetari i thjeshtë. Ditë kjo, që me sa duken bathët, nuk do të jetë e largët, nëse ai lejohet të vazhdojë në këtë rrugë.

 Kulmi i këtij procesi po zhvillohet tani, që vendi është zgjuar dhe protestat po vrasin frikën. Ky ç`mitizim, kjo “vrasje” që po nis nga poshtë lartë bën, që subkoshienca e tij të ziejë edhe më shumë dhe presioni brenda tij të rritet. Dhe këtu nuk e kam fjalën thjesht për protestën aktuale, të organizuar nga opozita.

Kështu Edi Rama, “papritur” e gjen veten në kulmin e pushtetit, por edhe duke parë këtë herë seriozisht, se sa afër e ka greminën që rindërtoi vetë me shpejtësi dhe vetëmohim të çuditshëm. Ai tani mund ta shohë fundin ku do plaset përfundimisht karriera e tij pushtetare, që edhe pse është shumë e shumë më poshtë nga pika ku Fatos Nano i dha shansin e ngjitjes, duket ku e ku më afër.

 Pasi ka shkatërruar, gjunjëzuar dhe  shndërruar përfundimisht Partinë Socialiste në një ngrehinë tipike skllavopronare, tani në krye të qeverisë, frikërat i kanë shtuar presionin e brendshëm dhe si për pasojë, edhe kundër reagimin; pra mbrojtje duke sulmuar me arrogancë, kërcënime dhe mbjellje frike, në radhë të parë, ndaj atyre që ka rreth e rrotull. Frika për frikën e braktisjes është ajo që kontrollon Edi Ramën tani, edhe pse vetëm pak ditë ka që mllefi popullor ka marrë rrugë. Të gjithës kësaj duhet ti shtojmë, edhe më kryesoren;  protestën e atyre njerëzve “pa parti” të ndrydhur e të fjetur deri më tani, që zbuluan mashtrimin e mitizimit të këtij individi si misionar i “të bërit shtet”.      

Në këtë situatë, një “incident” periferik zbuloi thelbin e gjithë asaj që përshkruam më lartë. Një pedagoge e re, Nevila Xhindi, ndoshta pa dashjen e saj, me sportivitet dhe pse jo edhe me gjysmë shakaje zbuloi nëpërmjet një fotoje dhe një statusi në Facebook,  realitetin lakuriq  që ka mbërthyer psikozën e Rilindjes.

“Me studentët…nga Shkodra mbështesim protestën”, ishte statusi i pedagoges shoqëruar edhe me një shkrepje celulari ku pozonin disa të rinj që mbanin dy gishta lartë, mes tyre edhe Gjergji, djali i Pandeli Majkos.

Pas këtij lajmi që `pushtoi` mediat, Majko nxitoi të bënte një sqarim publik; Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind, përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja!!

Si ka mundësi ky nxitim për t`u vetë turpëruar, për të vendosur në pozitë mjerane, diskretituese e tallëse përpara shokëve dhe shoqeve, djalin tënd në moshë madhore?!

 Përse kjo kokëulje, kjo alogjikë edhe për fillimet e demokracisë e jo më tani për vitin 2017, ky vetëflijim për “hir të partisë”, duke shfaqur një mentalitet, në mos mesjetar të paktën komunist, që shumica nuk e beson se Majko e ka?! Çfarë ka ndodhur me atë Pandeli, që e njohin të gjithë?!

Shenja me dy gishta lart në formë V-je, që edhe Majko edhe vetë Rama e kanë përdorur shpesh ka disa kuptime. E kishte “ves” presidentin amerikan Richard Nixon, i cili e përdorte sa herë të mundte. Po ashtu edhe Ëinston Churchill, i cili kur e përdorte jepte edhe shpjegimin, se bëhej fjalë për fitoren e sigurt të demokracisë ndaj nazi-fashizmit. Që nga viti 1960, V-ja u bë simboli i paqes dhe sot e kësaj dite përdoret pikërisht për të dhënë këtë mesazh. Shenja e dy gishtave në formën e V-së u përdor për herë të parë, si rast historik i dokumentuar, nga një harkëtar britanik, pas fitores së Betejës së Agincourt-it në vitin 1415. Një harkëtar armik francez e kishte kërcënuar, se do t’i priste dy gishtat, të cilat mbanin harkun. Pas fitores së betejës në fjalë, të gjithë harkëtarët britanikë mbanin lartë dy gishtat, për të treguar se ishin ata që kishin triumfuar.

Unë që kam qenë në studion e punës në shtëpinë e Pandeli Majkos, e di që ai e ka të mbushur atë, madje edhe korridoret, me disa qindra libra, më së shumti historik dhe politik. Askujt nuk i shkon nëpër mend “idiotësia”, se Majko nuk e di se V-ja nuk ka të bëjë fare me ndonjë tradhti të tijën apo familjes ndaj të majtës dhe aq më pak, ndaj Rilindjes. I mbajnë ashtu si djali i tij gishtat lartë, edhe Obama, Trump, Merkel, udhëheqësit socialdemokrat nëpër Europë; madje njëherë kam parë edhe vetë kryetarin e komunistëve shqiptarë post diktaturë, Hysni Milloshin, që ta bëjë atë shenjë. Po atëherë çfarë e detyroi Majkon ti ulë kokën djalit të tij dhe të vetëkamzhikohet publikisht, gjest që nuk e ka bërë kurrë në përballjet e veta politike ndër vite, jo të lehta?

Është frika nga frikërat e Edi Ramës!

Tani që ka edhe “Çadrën” përball zyrës, ajo tashmë ndihet më fortë se më parë; në administratën shtetërore, në media, te biznesi e gjithë andej. Shtohet me shpejtësi, tani që pritet të rikonfigurohet pushteti, që po bëhen listat për deputetët e ardhshëm, që po “kërkohet” një pasardhës për Edi Ramën në PS, sepse edhe ai vetë po e kupton se më afër ka buzët e greminës që ka rindërtuar duke e thelluar vetë çdo ditë, se sa një rilindje të dytë… Dhe siç e thamë edhe më sipër, frika e frikës së Ramës, tani po mbërrin te shqiptari i thjeshtë, që edhe një shkollë apo një rrugë fshati e kërkon me gjysmë zëri në takimet televizive të kryeministrit. Por të mbërrinte deri në palcën e Pandeli Majkos, themelues i Partisë Socialiste të re, në kohën që Rama bënte thirrje që ajo të shpallej e jashtëligjshme, që ju bashkua studentëve me dy gishtat lart kur babanë oficer e kishte në anën tjetër të llogores, që respektohet në gjithë kancelaritë e vendeve perëndimore për atë që bëri në rininë e dytë si kryeministër i Shqipërisë gjatë krizës kosovare?!

Asgjë tjetër nuk e shpjegon përveçse frikës që ka kapluar jo vetëm atë, nga frikërat që kanë pushtuar subkoshiencën e Edi Ramës dhe çdo ditë e më shumë po shpërthejnë në formën e një diktatoruci në parti, Rilindje, qeveri dhe për gjithë shqiptarët!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Redi.25/02/2017 20:06

O popull,a Po e kupton qe PS eshte thjeshte PP e Enverit,shikoni si i mbrojne idealet e prinderve keta kelysh komunistash si shoku Majko? Zakonisht prapa nje flokebardhi fshihet nje njeri fisnik por tu Pandi ta paska nxire shpirtin ideologjia e babajt.Turp per ty dhe sozit e tu!.

Daci25/02/2017 10:46

Edhe Shiti i Qazim Mulletit tallte baben e vet. Historia perseritet

Miku i Liut24/02/2017 17:54

Pandeli Majko eshte nje KELYSH KOMUNISTI dhe nje DU-DUM i trembur.

Shoku " Shpati " 24/02/2017 16:40

O pandi , te kemi par edhe kokzi ddhe kokbardh . E sigurt qe tullac nuk te shohim dot se duket qe nuk te bien floket . Edhe njerzit e tu jan lodhur me ty , imagjino ne te tjeret . Beji nje nder ketij populli fatkeq , jep dorheqjen dhe fto gjith kokbardhet e PS-se ta lene kete popull ne hallin qe e ka zene .

Shto koment

Denonco