Pse Basha e sulmoi Klanin nga emisioni ‘Opinion’?

Pse Basha e sulmoi Klanin nga emisioni ‘Opinion’?

Nga Andi Bushati - 24/02/2017

Lulëzim Basha ka shfrytëzuar një incident në emisionin “Opinion” për të bërë një deklaratë sa të fortë aq edhe të papritur. Duke shfrytëzuar një pretendim korrekt të gazetarit Fevziu, për të mos i lënë spektatorët të bëhen protagonistë në sallë, duke shfrytëzuar këmbënguljen e tij se një studio debati nuk duhet kthyer në miting partie, ai është vënë nën lëkurën e një lideri populist, për shpallur me forcë se “mediat e kapura nuk do t’i shpëtojnë përmbysjes që po vjen”.

Po ta shikosh edhe njëherë ftohtë atë sekuencë që dukej sikur ishte menduar më parë, atë qytetar që u ngjit “spontanisht” në skenë për të marrë fjalën, e kupton lehtësisht se shpërthimi i Bashës nuk ishte krejtësisht i pafajshëm.  Ajo ishte një goditje e paramenduar që synonte drejtpërdrejt televizionin Klan dhe pronarin e tij, Aleksandër Frangaj.

Dhe Lulzim Basha, u kujdes që në këto deklarata të mos kishte asnjë ekuivok dhe asnjë keqkuptim. Ai vazhdoi edhe më tej në bisedë të kërkonte falje për ata që quheshin si “kapitenë të mediave” dhe që nxorën përfitime kolosale në dëm të interesit publik, duke ndenjur në paradhomat e pushtetit dhe duke ndikuar vendimet e tij.

Pra, në gjithë vijëqëndrimin e tij, duket qartë qëllimi për të goditur atë televizion që u bë makineria rrangallë e qeverisjes së Berishës dhe pronarin e tij që i binte gjoksit nëpër studio, duke folur me “NE” në emër të PD-së.

Dhe nga ana taktike deri këtu Basha nuk pati asnjë gabim.

Të sulmoje Klanin drejt e nga studioja e “Opinion” ishte një akt i guximshëm.

Të tregoje me gisht një ekran që i ka shërbyer deri në neveri të gjitha pushteteve me radhë dhe që është shndërruar në vitrinën e kastës që zhvat qytetarët, ishte të kaloje përtej entuziazmit të çadrës.

Të ngrije zërin për të thënë se kjo lloj media do të përmbyset bashkë me ata që ka zgjedhur si padronë të radhës, ishte një akt që shkon në të njëjtën valë me interesin e publikut.

Të kërkoje falje për dëmet që i janë bërë interesit publik nga pronari mediatik që qëndronte në paradhomën e kryeministrit, ishte një akt që tregonte reflektim dhe përunjësi.

Në të gjithë këtë kuadër “preja” që Basha kishte zgjedhur për të bërë figurë të mirë, ishte e goditur. Sado që të kishte kërkuar, ai nuk do të kishte zbuluar dot një target më të mirë që është bërë simbol i alergjisë, zemërimit dhe përçmimit popullor.

Por nëse objektivi i Bashës është që të bëhet simpatik dhe i pranueshëm për një qerthull njerëzish përtej PD, objektivi i kritikëve të tij duhet të shkojë përtej.

Ai nuk mund të kënaqet më as me falje, as me deklarata, as me premtime në erë.

Këtë film ne tashmë e kemi parë.

Edhe Sali Berisha e bojkotoi TV Klanin për dy vite me radhë. Por kur u kthye në pushtet u bë një nga financuesit legal dhe okult të tij.

Edhe Edi Rama nuk reshti së çuari “të fala” live nga selia e PS-së, por kur u ngjit në zyrën e kryeministrit, firmën e parë të shkatërrimit të Tiranës e vuri në favor të Alekos që tallte dikur.

Në këtë kuptim, sado e gjetur qoftë, sado konsensus popullor t’i japë, sado të shtojë ujë në mullirin e propagandës së tij, beteja me fjalë që Basha po bën me mediat e kapura, nuk është e besueshme.

Ata që janë zhgënjyer nga e shkuara nuk mund të shpresojnë më se mbi të njëjtat argumente mund të ngrihet edhe e ardhmja.

Dhe për të shmangur këtë, për t’u bërë bindës lideri i PD nuk duhet të mjaftohet më vetëm me deklarata.

Përpos pathosit të mitingjeve, ai duhet të kalojë edhe në akte ligjore. Ai duhet të shprehet se çdo të bëhet me shfuqizimin e atij paragrafit të nenit 62, që i lejoi pronarët aktualë të mediave t’i kthejnë TV-të në kioska familjare. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë më ato ekrane që fshihen pas pronësive të reme dhe emrave fiktivë, në shkelje të ligjit, njësoj si të fortët e politikës. Ai duhet të shprehet se çdo të bëjë me dallaverin e ndarjes së frekuencave kombëtare.

Pra shkurt, ai duhet të propozojë një paketë ligjore për “dekriminalizimin” e mediave.

Vetëm kështu ai mund të bindë se nuk po tallet edhe njëherë me publikun, suke vepruar si Berisha dhe Rama, që i sulmuan “mediat e kapura” kur qenë në opozitë dhe pastaj i trajtuan si prostituta kur erdhën në pushtet.

/Lapsi.al 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ali25/02/2017 10:47

A eshte Basha I besuari dhe kryetari I vertet e demokrateve te vertete, a duhet te quhen qytetar e bile edhe popull simpatizantete e PD-se,a flet si I majte me ulje taksa e cmime kudo, a I ka numrat per te fituar zgjedhjet, a e ka jugunme vete po edhe disa rrethe ne veri,a do drejtojne prape Palooka, Strazimiri, Noka a ka bvlere dhe vjedh Pd ndonjehere vota duke votuar edhe 12 here nje person, cdo me thene lufte me njeri tjetrit kur ne nje familje njeri vlla eshte me PD e tjetri me Ps, cdo me thene paragjykim I zgjdhjeve, kur ti ke 50 perqin te komisionerve, a eshte reformuar pd, a duhet ta bejme Shqiperine si Rumanin apo si Europen, a eshte protesta vertet per buke, uje , rroga, pensione apo per karriken e dikujt,etj etj uroj qe te behet Shqiperia sepse Ps vertet zhgenjeu,por....

Tina24/02/2017 18:25

Mendoj se premtimet qe z Basha po i ben popullit ,do ti mbaje, sepse dihet qe kjo qeveri po rrezohet nga pushteti per arsyen qe jo vetem nuk mbajti premtimet qe i beri por varferoi ne ekstrem dhe rrenoi familjet shqiptare,prandaj qe nje qeveri nqs do te qendroje sa me sh ne pushtet ai duhet te jete per popullin dhe ti sherbeje atij

Miku i Liut24/02/2017 18:01

Lul Basha mbeme ja ka lujt PUPLAT te gjithe mediave qene dhe Fevzi sigurims kellires! Fevziun e kam pase me i mahalle dhe e njohin te gjithe cunat e asaj kohe se ishte FELLIQESIRE dhe SIGURIMS ....nuk asnje shpifje vetem te verteta !

qytetare24/02/2017 17:51

Bushatit i them qe sot Basha i eshte drejtuar popullit ne cader e shume e shume te tjereve qe e mbeshtesin,Keni durimin qe edhe ketyre hamendesive tuaja do tu vij rradha per te marre pergjigje,Sot madhore e per tu pershendetur eshte thirrja e Z,Basha per tu bashkuar e per nje fillim te ri, Jepni Z. Bushati kontributin tuaj se mire do jete edhe per ju.

mesuesja24/02/2017 16:35

Fevziu, Balla, Rakipi dhe ushtria e analisteve (Bushati, Lubonja, Nano, Minxhozi, Vasjari, ndrikulla Luarasi (analiste sipas Fevzos), dhe ca te tjere qe nuk ia vlen ti permendesh nuk degjohen me. Audienca po iu shteron. Fevziu dje nuk degjohej. Ishte nje histerik. Bente si i forte Ne fund te fundit Basha nuk e kishte marre me zor tek cadra. I kishte pelqyer ndaj vajti.
Vetem analistet dhe gazetaret nuk po e kuptojne revolten qe kemi ne qytetaret. Nuk jam nga te cadres,por edukoj brezin e ri. Por po na beni aq per budallenj, sa nuk duroheni me. Kur delni ju e ndryshoj kanalin, degjoj muzike ne vend te opinioneve tuaja te blera. Sot na doli dhe Edi dhe thote "mos na lini ne duar e ruseve". Ulerime! Kujt ia thote ai qe po e con kete vend ne zgrip qe te pasurohet vet dhe klani i tij.

krasasi tp24/02/2017 14:01

Shkelqyshem z.Bushati.Te presim me shume, te presim ti thote te gjitha sot.Te theksohen ne ligjin zgjedhor.Nje qeveri e dale nga nje parti qe mashtron qytetaret sa per tu mare voten, te shpallet ilegjitime.As nje vite pushtet nuk duhet lene.Mire apo keq z.Trump po i permbahet ne vija te pergjithshme atyre qe premtoj.

Tirana24/02/2017 13:14

Jemi plotesisht dakord me z.Basha .

roshi24/02/2017 12:24

bushati ka deri diku te drejte,por basha nuk ka ardhe akoma ne pushtet,dhe deri tani ai personalisht po luan me zjarrin,dhe nga kjo rrezikohe tvetem ai dhe jo pd,prandaj qendrimi i tij kembengules eshte per tu pershendetur
intervista e fevziut per te ardhur te cadra, eshte edhe kjo per tu pershendetur,kete eka arsyetuar me se miri prof.fuga dhe ska nevoje per me teper

Shto koment

Denonco