Përse ‘ja nxori faktin’ Ramës, edhe ambasadori Bochardt?

Përse ‘ja nxori faktin’ Ramës, edhe ambasadori Bochardt?

Nga SYRI.net - 23/02/2017

Kryeministri Rama, në monologun e tij të fundit që ja kushtoi ç`vlerësimit të kauzës së protestës së opozitës që sot ka hyrë në ditën e gjashtë tha se, “nuk ka fakte për atë që pretendon opozita se zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme dhe votat do të blihen”.

Pas eksperimentit të “suksesshëm” që Rama bëri me zgjedhjet lokale të Dibrës vitin e kaluar, shqetësimi i opozitës se paratë lumë të drogës së mbjellë dhe që po vazhdon të shitet me tonelata do të përdoren në zgjedhjet e 18 Qershorit fitoj legjimitet, jo vetëm nga opinioni vendas që e shihte vetë se çfarë ndodhte, por edhe nga mediat dhe faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Por Rama vazhdoi ta mohonte me vendosmëri këtë realitet dhe planin e tij për të vjedhur zgjedhjet me para të pista, edhe kur kësaj kambane i ra aleati qeverisës LSI.

Paralajmërimeve të ish ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe ministrit të Mjedisit Lefter Koka, se krimi në bashkëpunim me policinë e Saimir Tahirit po përgatiten të ndërhyjnë në deformimin e rezultatit gjatë zgjedhjeve, Rama ju kundërpërgjigj me shkarkimin e të parit dhe paralajmërimin e të dytit. Pra kryeministri nuk sheh dhe nuk njeh fakte, për atë që po paralajmëron me anë të kësaj proteste opozita; Zgjedhjet janë në rrezik nga bashkimi i krimit me Rilindjen dhe paratë e pista që janë vënë në dispozicion të blerjes së votës. 

Por pikërisht kur Rama kërkon “fakte” të tjera që nuk vijnë nga “Shqupi” dhe as nga “media e kazanit”, vjen deklarata dhe fakti, pikërisht andej nga nuk e priste. Kreut i Prezencës së OSBE-ODIHRI-it në Tiranë, Bernd Bochardt, deklaroi mbrëmë pa ju dridhur zëri, se janë rreth 2 miliardë euro para të drogës të cilat mund të përdoren për blerjen e votave.

“Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave”.

Pas betejës epike të Ramës për të fshehur dhe mohuar përmasat reale të situatës së kultivimit dhe trafikut të drogës, ky fakt që ja lë në derë vetë OSBE i jep fund edhe aludimeve dhe sofizmave të kryeministrit, që 24 në 24 orë përpiqet ti mbushë mendjen qytetarëve, se kauza e opozitës për zgjedhje në rrezik është e kotë dhe nuk vlen. Kështu, vetë monitoruesi ndërkombëtar i zgjedhjeve në Shqipëri ka vënë në pikëpyetje integritetin e kësaj qeverie dhe mbi të gjitha legjimitetin e zgjedhjeve të ardhshme nëse organizohen prej saj.

 Pra ambasadori Bernd Bochardt “ja nxorri faktin” që kishte Rama brenda, edhe pse larg e larg pak kohë më parë të njëjtën gjë e kishte bërë më në fund edhe ambasadori Lu kur deklaroi, se krimi po bëhet gati që të ndërhyjë dhe të blejë zgjedhjet. Po kështu, “ e ke brenda” i thonë edhe mediat ndërkombëtare dhe shërbimet inteligjente të shumë vendeve evropiane, që mbajnë shënim se si po përmbyten vendet e tyre nga hashashi shqiptarë. Tani të gjithë ja thonë dhe ja tregojnë Ramës, atë që ai e di më mirë se kushdo, sepse vetë e ka futur brenda, për ta nxjerrë në 18 Qershor në formën e miliardave që do të blejnë  statukuonë krim-politikë, edhe për katër vite të tjera. A do të vazhdojë kryeministri ende në detyrë, që të thotë se “nuk ka fakt” kur atë ja zbuluan edhe ndërkombëtarët, që deri më tani e kanë përkëdhelur?

Natyrisht që ai do të vazhdojë në planin e tij që e ka nisur që kur krijoi në funksion të këtyre zgjedhjeve, skemën e përfitimit të miliardave nga droga dhe koncesionet. Ndoshta atëherë ai ka pas llogaritur edhe kokë-uljen e Ilir Metës, që duket se ka vendosur të sakrifikojë dinjitet dhe shtet për pushtet. Madje tani bën sikur nuk e sheh më atë, që ministrat e tij ja kanë thënë hapur Ramës. Por tashmë duket qartë, që kryeministri ka harruar të fus në hesapet e tija “Çadrën” dhe ata qindra e mijëra qytetarë, që janë gati të shpërthejnë.

Këtë e ka kuptuar edhe ambasadori   Bernd Bochardt, prandaj edhe nuk hezitoi që “t`ja nxjerrë” publikisht faktin që Rama kërkon nga opozita, edhe pse e di më mirë se kushdo, që brenda e ka!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miku i Liut23/02/2017 17:20

Ilir Meta eshte STRUMBULLARI i kesaj historie, po te ishte burre i mire nuk shkarkonte Ylli Manjanin nga Ministri i Drejtesise per te vene aty nje mjek si Vasili.

Shaba23/02/2017 14:23

Ilir Meta po te kishte nje fije burrerie dhe dinjiteti, po ta ndjente veten ndershmerisht vertet nje ish-student i dhjetorit 1990 duhej qe dje te kishte dale nga koalicioni i bere pis i qelbesirave. Fakt me kokeforte dhe deklarate me te rende per qeverine nuk ka patur deri me sot. Kjo i jep fund cdo aludimi idiot te Rames mbi protesten popullore te udhehequr nga opozita. Te gjitha fjalet e opozites tani jane therrime buke perpara bombes atomike te leshuar nga ambasadori i OSBE ne Tirane. Cfare mund te thote LU tani dhe Vllahutin?

Balo Benca23/02/2017 12:45

Vota do gjykata
Gjykata do polici
Policia do fuqi
Fuqia do Shtet
Shteti do politikane
Politikanet duan moral
Morali do edukate
Edukata do familje dhe shoqeri
Shoqeria dhe familja u prishen
Il pulcino Pio o o ...

Shto koment

Denonco