15 ditëshi i fundit i Ramës në zyrën e Kryeministrit…

15 ditëshi i fundit i Ramës në zyrën e Kryeministrit…

Nga Kastriot Islami - 23/02/2017

Mandati i Ramës në detyrën e Kryeministrit është mbyllur. Është ky konkluzioni jo vetëm i opozitës. Opozita jo e vetëm e ka stigmatizuar këtë si qeverisjen më të dobët, më të korruptuar, më të lidhur më krimin dhe si bartëse e kultivimit të kanabisit e të trafiqeve, por edhe si shkatërruese e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sit ë papërgjegjshme në marrëdhëniet me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtare, si një e keqe që ka ushtruar dhunë policore dhe kërcënime ndaj qytetarëve e biznesit duke i detyruar të emigrojnë pa shpresë drejt vëndeve të BE dhe SHBA.

***

Edhe socialistët e ndershëm, ndonëse mund të mos i bashkohen objektivave të opozitës, kërkojnë dhe presin me pa durim largimin me çdo kusht e mjet të drejtuesit të Rilindjes, Ramës që shkatërroi partinë e tyre dhe pasi i mashtroi duke i marrë votën i la në mes të katër rrugëve; madje ka segmente socialistësh që janë shumë agresive dhe radikale me Ramën dhe shpurën e tij sektare duke kërkuar deri edhe ndëshkimin e tyre. Edhe përfaqësues të shumtë te aleatit të tij kryesor por edhe të aleatëve të tjerë, që janë për një qeverisje më të përgjegjshme, më profesionale dhe më dinjitoze,, kërkojnë largimin e Rilindjes nga pushteti realizimi i së cilës kalon vetëm nga një rrugë, nga largimi i Ramës nga detyra e kryeministrit.

***

Edhe partnerët, ndërkombëtarë, përfshi edhe “miqtë” e së majtës apo të Ramës personalisht kanë arritur në përfundimin se me gafat dhe marrëzitë e tij, sidomos ato të lidhura me kriminalizimin e qeverisjes dhe përfshirjen e tij direkt së bashku me ministrin e brendshëm në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e narkotikëve e veçanërisht përdorimin e tyre për të manipuluar zgjedhjet,  Rama është jo vetëm i pambrojtshëm por duhet larguar për të mos u kthyer në shkakun e vetëm e kryesor të trazirave sociale e të destabilitetit të vendit. Ka shumë prej tyre që si arsye për largimin e tij kanë politikën e një “nacionalizmi apo populizmi aguridh” për çështjet themelore që shqetësojnë rajonin dhe për të cilat Shqipëria gjithnjë është vlerësuar “konstruktive dhe në rezonancë me faktorët e rëndësishëm globalë”.  Dhe ajo që mbetet ndoshta nga më të rëndësishmet është ndërhyrja e tij e marrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke e stigmatizuar më negativisht se kushdo tjetër kandidatin Trump dhe shkuar aq larg sa ti kujtonte votuesve amerikanë se zgjedhja e tij do të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Jo pa ndikim është edhe indikacioni i raportit konfidencial të OSBE për zotërimin nga Rama të një pasurie prej 200 milion euro të fshehur në llogari off shore. Madje të gjithë partnerët e rëndësishëm ndërkombëtare janë të shqetësuar nga përfundimi i një eksperti amerikan në gazetën The Hill se ‘për shkak të kanabisit Shqipëria është kthyer në hallkën më të dobët të NATO ku operacionet e aleancës së veriut mund të rrezikoheshin”. Madje edhe mbështetësit sorosianë  e kanë vështirë të mbrojnë gjithçka ai ka bërë dhe do të preferonin që ta zëvendësonin me një personazh tjetër për të ruajtur sa të ishte e mundur investimin e bërë, i cili kohët e fundit është drejt dështimit për shkak të “gafave dhe marrëzive” të Ramës.

 ***

Qytetarët në protestë, aleatët në qeverisje dhe partnerët kërkojnë largimin e Ramës. Kjo është absolute dhe e padiskutueshme. Mbetet vetëm mënyra e largimit dhe koha e kryerjes së këtij akti. Më shumë gjasa mënyra e largimit do të varet edhe nga momenti i kryerjes së këtij akti. Me shumë gjasa Rama ka në dispozicion jo më shumë se 15 ditë, nga sot deri në 10 mars 2017.  E ardhmja politike e Ramës do të varet nga mënyra e largimit të tij dhe momenti i largimit; sa më larg datës finale aq më mirë. Qytetarët në protestë duken të vendosur për rritur prezencën dhe forcën e aksionit të tyre progresivisht me objektivin e qartë të largimit të Ramës, natyrisht paqësisht por vendosmërisht. Këtë presin aleatët që sa më shumë afrohet 10 marsi aq më shumë mund ti afroheshin protestës. Po ashtu edhe partnerët, që janë të shqetësuar po aq sa për demokracinë edhe për stabilitetin,  presin largimin e Ramës. Çdo tentativë e Ramës për të përdorur forcën apo keq reaguar veçse do të përshpejtonte largimin dhe do të komplikonte të ardhmen e tij.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qifi23/02/2017 15:14

O shabe te q... rracen

Eno23/02/2017 13:09

Kaçi, e tregove veten njeherë, tani jep vendime si një komunist rinor!

Titi23/02/2017 11:09

TE LUMTE Z. KASTRIOT ISLAMI PER SHKRIMIN E VERTETE . RESPEKTE.

Liko23/02/2017 11:07

I dashur artikullshkrues jam dakord me ate qe shkruani deri diku .Per te qene plot5esht dakord duhet te shoni (gjitthnje sipas mendimiot tim ) : vetingu te filloje vertikalisht nga lart posht dhe jo vetem posht, pasi siq shikojme deri tani asgje nuk ka ndryshuar . E dyta : Per derisa nuk ka ndeshkueshmeri per qeveritaret nuk do te kete shtet SHQIPTAR.tung

Shaba23/02/2017 10:59

Prof. Dr. Kastriot Islami e meriton qe te jete Presidenti i ardhshem i Shqiperise!

Shto koment

Denonco