Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rikosheta e Ilir Metës

Rikosheta e Ilir Metës

Nga SYRI.net - 22/02/2017

Duket se botuesi i “Koha Jonë” ka gjetur një zgjidhje kohët e fundit, nëpërmjet të cilës disa lajmeve konfidenciale pa burime të hapura, të mos u japë autorësinë e gazetës së tij, por ti infiltrojë nëpërmjet një portal të ri. U bënë disa javë që në versionin online dhe atë print të “Koha Jonë”, mjaft lajme dhe analiza që përshkruajnë prapaskena të politikës i referohen portalit “spjv.it”.

Lesi gati nuk e fsheh, në mos pronësinë, influencën e tij mbi këtë media të re online, e cila më së shumti merret me zbardhjen e kulisave mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Në qarqet gazetareske madje thuhet që edhe emri i kësaj media ( një akronim), në gjysmën e tij ka inicialet e pseudonimit mediatik të Nikoll Lesit, Spiten Prulli (SP). Ende nuk dihet se të kujt janë inicialet e tjera që plotësojnë emrin, pra të bashkëpronarit, por kjo ka pak rëndësi.

Duke ditur konfidencialitetin e Nikoll Lesit me Ilir Metën është interesante të qëmtohen lajmet, që hidhen në publik nga ky portal i ri, të cilat më pas amplifikohen fort nga një media me emër të madh, si “Koha Jonë”. Në mos për të mësuar të vërteta të plota, të paktën kuptojmë se si e do Ilir Meta “të vërtetën”, për opinionin publik.

Kështu është operuar së fundmi, edhe me darkën e mbrëmshme të dy aleatëve-armiq që qeverisnin vendin prej afro 4 vitesh. Duke ju referuar një shkrimi të “spjv.it”, “Koha Jonë” jep lajmin se darka e mbrëmshme ka dështuar. Jepen mjaft detaje nga ajo që ndodhi tavolinën me verë dhe pa ngjala në katin sipëror të kryeministrisë.

Kjo tryezë e shtruar mbi kokat e përfaqësuesve të dhjetëra mijëra qytetarëve që dolën në shesh më 18 Shkurt, u cilësua nga shumë opinion bërës, si një mesazh dekurajues dhe karshillik ndaj protestës së opozitës. Faktikisht mënyra se si u organizua, fotoja e përzgjedhur e dy udhëheqësve të koalicionit qeverisës dhe shpërndarja e saj me shpejtësinë e dritës në të gjitha mediat, të çonte në atë përfundim.

Por botuesit e “spjv.it” të amplifikuar edhe nga media e Nikoll Lesit, mendojnë ndryshe. Sipas tyre kjo darkë ka mbaruar ashtu siç ka filluar; pa u ngrënë. Nuk janë prekur pjatat e as gotat e verës që mbanin plot delikatesë në duar, në foton e “bukur” të shpërndarë për mediat kur ajo nisi. Vetëm kanë tymosur duhan, pasi Meta i ka kërkuar që të japin të dy njëkohësisht dorëheqjen, për të mos e çuar situatën në ekstrem dhe vendin në destabilitet.

Por Rama, përveç ndryshime radikale në kabinetin qeveritar, nuk ka lëshuar pe për asnjë gjë tjetër. Dhe kështu është mbyllur kjo darkë, me dhomën e mbushur me tym duhani e pjata e gotat të paprekura. Për të gjithë këtë situatë të përshkruar nga “SPJV.IT”, “Koha Jonë” e Nikoll Lesit ka kërkuar një koment nga “Gëbelsi” i Edi Ramës, Endri Fuga.

Por ky i fundit nuk ka dashur të prononcohet, as duke e përgënjeshtruar dhe as duke e pranuar atë që përshkruhet në shkrimin në fjalë. Gjithsesi nga e gjitha kjo, ajo që mund të thuhet si e sigurt, është se Ilir Meta ka qenë i interesuar që opinioni ta dijë se darka e mbrëmshme ka dështuar dhe se kreu I LSI-së është për një qeveri teknike deri në zgjedhje, por nuk do Edi Rama.

 Deri më tani jemi në fazën e lojërave politiko- mediatike, por kjo nuk mund të vazhdojë më gjatë, pasi protesta e opozitës duket e vendosur dhe çdo ditë e më shumë po merr forcë të papërballueshme. Nëse ashtu siç pritej, Edi Rama ka vendosur të jetë i vendosur deri në fund dhe ka zgjedhur që ti mbajë të dyllosur veshët për ata dhjetëra e qindra mijëra njerëz që dolën në shesh më 18 Shkurt, Ilir Meta nuk mund të vazhdojë të shfaqet pa fund “mbi palët”, apo; me njërën këmbë te varka e Ramës dhe me tjetrën te ajo e atyre dhjetëra mijëra njerëzve që përmbytën bulevardin dhe qindra mijërave të tjerëve që përfaqësojnë. Ai le të mendohet, por edhe shumë kohë për ta ndarë mendjen përfundimisht nuk ka, sepse ashtu siç po shkojnë punët kjo protestë nuk varet më as nga Basha dhe as nga Berisha.

Nëse është në dilemë është e drejta e tij të vazhdojë “konsultimet” me makinën llogaritëse, por populli (Jo Basha, Duka Dule, Ndoka etj) nuk mund të presin gjatë që Iliri ti thotë Nikos, ky Spiten Prullit (pra vetes) që ta shkruaj te “spjv.it”, pastaj këtë ta marrë gazeta e tij e ta bëjnë kryelajm, që Basha ta marrë vesh se ai e “bëri punën e tij” me Ramën, por s`ka çfarë i bën.

 Kjo teknikë është e dalë boje dhe nuk të çon gjëkundi. Basha për herë të parë, po luan përball popullit me të vërtetën e plotë dhe vetëm 5 ditë kanë mjaftuar, që ngrehina imagjinare e krimbur e “Rilindjes” të përfshihet në panik. Prandaj edhe Meta duhet të luaj me karta të hapura, sepse e tillë është koha. Nëse ka vendosur të jetë pjesë e valles së Ramës, apo ti bashkohet asaj të shumicës së popullit, le ta thotë hapur dhe jo me rikosheta mediatike, sepse ka çorientuar edhe anëtarët e partisë së tij, që “janë zgjidhur nga zinxhiri” dhe po e demonizojnë Ramën nëpër rrjete sociale më shumë se Ilir Vrenozi dhe Kreshnik Spahiu.

 Ilir Meta ndoshta nuk ka harruar se është ende në të njëjtën dhomë me Edi Ramën dhe rikoshetave nuk ju dihet asnjëherë; jo gjithmonë mund të jenë të precizuara dhe selektive…

SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Agimi23/02/2017 11:35

O Nikoll Leshi, ku u vendosen keta qindra mijra protestues kur bulevardi nga Kryeministria deri tek lulishtja e bustit te Skenderbeut eshte 580 metra dhe me 28 metra gjeresi behen 16 240 m2 me tre persona ne nje m2 behen 48720 protestues. Pse e genjeni kete popull. Kjo eshte detyra juaj o maskarenj.

bolja23/02/2017 08:52

Ilir Meta duhet te pizicionohet pro protestes se opozites. Une mendoj se si do ta bej kete veprim pasi eshte sojlli nga gjyshi nga mamaja. Eshte nipi I Taip Vishanjit nga Tomorica e Skraparit. Gjithe krahina per CDO vendim qe merej thoshte cfare ka thene Taipi pra ishte njeri me influence dhe Iliri ka shume gjera te perbashketa me te

Miku i Liut22/02/2017 17:30

Ilir Meta besoj dhe uroj se do te perfundoj keq.....do ta haje edhe djathtas edhe majtas dmth BURGU I SIGURTE !

Artani 22/02/2017 16:52

hiqe nga mesi I gazetes ne video ate gomarin e qeverise .Na lere protesten ta shohim ne cdo sekonde te lutem te lutem Please

Shto koment

Denonco