Përgjigje gazetares së Zërit (të Popullit) të Kosovës

Përgjigje gazetares së Zërit (të Popullit) të Kosovës

Nga Sali Berisha - 21/02/2017

Të dashur miq, gazetarë dhe miq të mi nga Kosova më dërguan një shkrim të kryeredaktores së gazetës "Zëri", simotrës së “Zërit të Popullit”, të Kosovës, Arbana Xharra, në të cilin ajo nder të tjera në prononcimin e saj për protestën qytetare të Tiranës shkruante: "Me gjithë kritikat që i kam për Edi Ramën, mendoj që Sali Berisha i ka bërë shumë më shumë dëme Shqipërisë. Në kohën e tij ka lulëzuar kanabisi, ka lidhur marrëveshje me vendet arabe, ka dëmtuar Kosovën në sistemin e energjisë me zvarritjen e ndërtimit të interkoneksionit 400 kV”…etj

“Sali Berisha është në gjendje të përmbysi vendin për te ardhur ne pushtet”, shkruan Xharra.

Qe ne fillim, me duhet ti them me sinqeritet te plote kryeredaktores se "Zerit", si motrës se “Zërit te Popullit”, se si përfaqësuese e mafies sorosjane ne Kosove, pra ndrikull netuorki (networki) ju me nderoni me preferencën e koduar qe keni për Ramën! Për këtë keni vetëm përgëzime! Po kështu, ne pretendimin tuaj se Berisha për te ardhur ne pushtet është ne gjendje te përmbyse vendin, mendoj se çdo njeri ka te drejte te thotë, apo te imagjinoje atë qe do.

Kurse me akuzat e tjera ajo del si një trilluese ordinere qe flet për Shqipërinë si zëdhënëse e asaj mafieje, pavarësisht se dëshmon një injorance ekzemplare apo flet si për ndonjë ishull te largët te Oqeanisë. Le t’i marrim me radhë.

Ajo shkruan se "ka dëmtuar Kosovën ne sistemin e energjisë me zvarritjen e ndërtimit te interkoneksionit 400 kV..etj". Lidhur me këtë pretendim mjeran, sqaroj lexuesit se unë kam bere gjithçka për ndërtimin e autostradës energjetike midis Shqipërisë dhe se gjate qeverise se PD është hedhur ideja, është gjetur financimi, është bere studimi, është bere projekti dhe është shpallur tenderi madje dhe fituesi. Por mbi bazën e ankimeve dhe te dhënave operative për korrupsion, është anuluar pasi fituesi ishte shpallur me një oferte 9 milionë euro me te shtrenjte se sa kompania tjetër qe plotësonte kushtet por qe ishte përjashtuar ne mënyre korruptive, siç faktohej edhe nga dokumente operative. Pas kësaj është shpallur për se dyti tenderi dhe është shpallur fituesi me vlere 9 milionë euro kursim për taksapaguesit shqiptar. Fituesi i shpallur është pranuar me unanimitet. Pa dyshim qe përsëritja e tenderit mori disa muaj kohe. Por unë kurrë nuk do pranoja korrupsionin patriotik pasi e konsideroj toksine për patriotizmin. Ne te vërtet, bazuar ne financimin, projektin, tenderin e qeverise se mëparshme, linja ka përfunduar te paktën qe para një viti, por e ka bllokuar Aleksandri si dëshmi e miqësisë me Edi Ramen duke shkelur edhe rregullin ndërkombëtar.

Aleksandër Vuçiç kërkon as me shume dhe as me pak se sa copëza te sovranitetit te Kosovës për te lejuar lëvizjen e lire te energjisë! Shtoj këtu se zonja apo zonjusha Xharra, qe nxjerr Berishën si dëmtues te Kosovës për vonesën e linjës se Interkonjeksionit dhe jo Vuçiçin, e zbulon keq veten. Mundet qe te mos jene lidhjet e saj me bosin Vuçiç, te cilin e merr ne mbrojtje duke gjetur përgjegjësinë tek unë shkak i akuzave te saj. Unë ne te vërtet, personalisht me shume besoj se ajo duket se ka qene e blere nga kompania qe donte te gjobiste taksapaguesit tanë me 9 milionë euro.

Lidhur me pretendimin e saj se " ka lidhur marrëveshje me vendet arabe”, dua t’i them zj/znj Xharra se një fjale latine thotë: Ignjorantia non est argumentum/Padija nuk eshte argument!

Çdo marrëveshje e lidhur me çdo vend është bere ne përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjin ndërkombëtar. Përndryshe Shqipëria gjate qeverise se PD u be anëtare e NATO-s.

Se fundi, lidhur me pretendimin e saj se "ne kohen e tij ka lulëzuar kanabisi", me duhet te them thjeshte se zj/znj Xharra është viktime e një trillimi te Edi Rames, te cilin për hir te se vërtetës tani Rama nuk e përsërit. Kjo jo se nuk do, por se me rritjen, sipas matjeve, me 1250 here te sipërfaqes se mbjelle me kanabis ne Shqipëri ne vitin 2016, me shpalljen e vendit si Kolumbi e Europes, si prodhues kryesor i kanabisit ne Europe etj etj, ai ka frike se përveç ndrikull Arbanës, zëdhënëses se mafies sorosiane ne Kosove, atë nuk e beson me njeri. Po rikujtoj këtu vetëm dy fakte.

Për shkak te ndërprerjes se trafiqeve kriminale, pra te drogës dhe te tjera gjate qeverisjes se mëparshme, Italia hoqi kontrollin e kufirit detar me Shqipërinë. Me këtë nuk them se nuk mbillej kanabis, por mbillej ne sasi te tilla sa qe trafiku i saj ra ne mënyrën me dramatike.

Kurse sot, për shkak te "luftës se madhe" qe i ka bere Rama kanabisit dhe "vyshkjes"se kësaj bime, gjate qeverise Rama vetëm ne tre dite te javës qe kaloi, ne brigjet italiane ne tre ngarkesa u sekuestruan 19.5 ton kanabis dhurate e Edi Rames nga Kolumbia e Europes.

Po e mbyll këtë sqarim duke i rikujtuar zj/znj (ndrikull) Xharra se trillimi dhe manipulimi i fakteve nuk është ne dinjitetin e një gazetareje qe nuk dëshiron te flasë, siç thonë korçarët, "si nena e Zeqos ne maje te thanës"! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

skenderi gjilan 22/02/2017 15:08

Doktori eshte do te jete GJIGANT , LEGJEND , E GJALLE , ,, NUK KA FJALE QE MUND TEPERSHKRUAJ VEPREN E DOKTOR ,, SALI BERISHES , DOKTOR JE NJESHI, LUM NENA QE TELINDI I , LUM SHQIPERIA RRITI , ......... DUSHMANET LE TE PELCASIN . TURP PER TE GJITHE ATA QE TANI KUR NUK ESHTE NE PUSHTET GJEJ N ARSYE PER TE KRYTIKUAR
PA ASRSYE .....................

arsi kolla22/02/2017 14:55

nuk jemi popull mirnjohes ndaj njerzeve tane por jemi servil ndaj te huajve ne kete rast edi rama i cili me vuqiqin bisedon qdo dite vehet ne pik pytje ky njeri me petkun e kryministrit don te na bashkoi me serbin apo me e be ballkanin e disa mendimtareve qe bejne vetem zhurme dhe perqajne popullin shqiptare ashtu edhe te sakatosur

xxxx22/02/2017 12:52

Batoni i mor ne qaf shqiptaret tu i a kuzu per terorizim e vet nuk e din qe osht shpin i serbejes per mi nejt gati sebijes po i bon aj kto sene edhe me vet baton shpiunin kush te financon ty o pis ather ti je terorist qe po shitesh per psra e pe vret popullin ton o iposhterpo gati ju ardh fundishum shpejt

Shefik22/02/2017 11:26

Nuk ka njeri qe Nuk Gabon kan ber gabime edhe ish presidentet e mdhenj si Klinton kur e pallonte Monika Lewiskin .,Une dua te them se Shqiperia duhet sa me par te integrohet ne BE te hapen vende pune te rritet Ekonomija sepse ne kemi ngelur si shtet shum larg objektivave te deshiruara ne Skemi Ushtri ne nuk levizim pa viza ne nuk jemi ne Nato ,thjesht ne Kosovaret jemi ne nje situat shum kaotike me shum probleme politikoekonomike retj.Shqiperia te pakten ka ber Progres ne disa fusha mirpo ka akoma shum pun per te arritur Objektivat.Rroft Shqiperia

Murati22/02/2017 09:23

Dëmin qe e ka bo Dr Berisha Shqipëis nuk i ka bo kerkush me detin me Greqin ne kohen e embargos ka dhan nate Sërbis edhe shum te tjera aj vetem per veti mendon mos me shku ne burge

edi 22/02/2017 09:10

Buqja eshte e re nuk i ka ber mir analizat doktor respekt per ju dhe gjith shqiptaret e ndershem

Ismajli 22/02/2017 07:31

Te lumt doktor sali berisha

Lisi22/02/2017 07:28

Latuf dhe ti Mal, mos u beni si ato kurvat qe perdridhen perpara hamshorit! Te gjithe e dime qe Baton Haxhiu dhe Fazliq per kotec e kan pas zyren e Berishes. Nuk amnistohet Berisha, me rrugen e kombit, e as pse Presidenti legjendar Bush erdhi dhe de fakto e shpalli Kosoven te pamvarur ne Tirane. Berisha e ktheu shqiperin zone tranziti per naften qe i shkonte Millosheviqit, ne kohen kur Kroacia dhe Bosnja luftonin dhe Kosova po vuante nga shtypja e eger e shtetit komuist serb. Berisha duhet te mbaje pergjegjesi per ngjarjet e vitit 1997 qe e quan shtetin shqiptare ne zhberje. berisha duhet te mbaje pergjegjesi per marrveshjen me greqin per faljen e bregdetit shqiptar Greqis, Berisha duhet te mbaje pergjegjesi per lirimin e killereve te Gazetarit nga Kosova ne Tirane.. etj

Pertiti 22/02/2017 07:03

Or kali mos mendo se shqiptaret jane pela i dine te bemat e tua o pis

Hysa22/02/2017 01:06

Doktor! Vari hejbet asaj spiuneje serbe
Ç'i kllet flamen asaj te shiture sorosiane

HERMES22/02/2017 01:02

Kjo shpifese ordinere paguhet me euro te ardhura nga kembimi me rubla. Kta njerez ushqehen mbi gjakun e deshmorve, i zont haku i Jasharve. Sme pelqen te mallkoj njeri, por ju qe tradhtoni gjakun per interesa personale sjeni njerez jeni hardhuca, gjarprinj. Shtypja koken doktor me shkelm.

Redi21/02/2017 22:13

Respekte Doktor.Me fal per besdisjen,por me gjithe keto pune dhe halle qe ke ti,se vlen fare te merresh me funderina te tilla si kjo lavirja dhe spiunja e UDB apo prof leshin R.qosja,Baton Haxhiun e zagare te tjere kelysh komunistash.Mos u hidhno he BURR se edhe Kosova te njehe mire dhe te eshte mirenjohese per cfare ke bere per kombin Shqipetar!.

sokoli21/02/2017 21:08

Doktor respekte!

Arsim21/02/2017 20:55

Mos u mer me të pashkolla o Dok!

Krasasi tp 21/02/2017 20:13

Bucja e UDB dhe qente e Sorosit i lehin ne kor "kryeministrit te te gjithe shqipetareve ".

Dini21/02/2017 19:58

Po i çave gjithe ato Bjeshkë e me Sorrosianët mos u merr hiq se nuk ia vlen.Populli Shqipëtar i Kosovës e do Demokracinë dhe të gjithe Shpresat i kemi nga zhvillimi i Shtetit Shqiptar Demokratik.Shporreni mbeturinat Komuniste njëher e për gjithmonë.
Rrnoftë Demokracia dhe i mbarë Poulli Shqipëtar anëkend Rruzullit Tokësor

gjergji 21/02/2017 18:09

Sikur te mos ishte bere marrveshja e Detit qe nuk i dihet e verteta ..Per mua z-Berisha ka bere ate qe per 50 vjete se kishte bere Enveri per nje shqipni sociale e bashke me Europen ..te mos kishte ndodhur ceshtja e Detit me greqine do ishte burre shteti ...

Miku i Liut21/02/2017 17:59

Doktor ti je Gjigandi i shqiptareve, do te mbetesh ne histori te tjeret leri te peshtyjne lart se mbi to do te bjere !

Liri Berisha21/02/2017 17:08

Po o burre ke shume te drejte, ashtu eshte?!

roshi21/02/2017 17:05

jo per te mbrojtur berishen ,ne fund te fundit prej gabimeve dhe te metave te qeverise se tij erdhi ne pushtet kjo race bastarde e rilindjes,sic i ka etikuar lubanja,deme me te medha se cka shkaktuar kjo qeverisje pa mbushur 4 vjet,nuk i ka shkaktuar asnje qeverisje tjeter,shqetesime te popullates,bisnesit,polici dhe qeveritare te lidhur e me krimin,kanabis qe eshte kthyer ne burim fitimi per nje pakice dhe mjet jetese per nje pjese te mire te popullsise,kanabisi mund te kete filluar ne kohen e berishes,por arriti kulmin me kete te cekuilibruar,por ti gazetare e soroskosova shiko me mire qeverine tende, liderat tuaj ,qe ja kane kaluar nga korrupsioni ketyre te toneve

lafuti21/02/2017 16:28

Shkrimin e ka porositur agjenti I UDB Baton Haxhiu qe mbreme ne emisionin e Bledi peferastit ishte ne sinkron me Edvina Kristaq Sumen

Rifati21/02/2017 16:07

Doktor mos humb kohë me qelbsira.Kosova eshte me ty.

mali21/02/2017 15:55

I nderuar Doktor ! Punet flasin vet ! Faktet flasin vet ! E mirpritet presidentin Bush , i cili i dha pavaresine Kosoves dhe futet vendin ne Nato ! Levizet male e ndertuat tynelin me te gjate ne ballkan per te bashkuar de fakto shqiptaret !! I bete shqiptaret faktor ne ballkan ! Faktet jane aty , nano takoi milloshevicin ne krete , dhe edvin droga takoi vucic , zedhenesin e milloshevicit , me te cilin vendosen te ndajne mitrovicen dhe me qose qosen te propozonte shkembim territoresh shqiptare ! Po kesaj gazetares nuk i intereson kjo , kjo shkruan per c'paguhet ! Sa per drogen , nuk mund te na e tregoj kjo nga kosova , nje tragjedi qe ne prekim perdite !! Jeni gjigand i nderuar Doktor edhe kur i pergjigjeni njerzve kaq te vegjel dhe te liq !!

Messi21/02/2017 15:44

Doktor je epik. Bucja e udb-se qe ka shitur nderin, familjen dhe fisin se ka per gje te shes Kosoven, SHqiperine dhe kombin!

Shto koment

Denonco