Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Me ardhjen e Trump, bie sorosiani Donald Lu, dhe bashkë me të edhe qeveria e Ramës

Me ardhjen e Trump, bie sorosiani Donald Lu, dhe bashkë me të edhe qeveria e Ramës

Nga Frrok Çupi - 04/02/2017

Arsyet e gjendjes së ambasadorit janë shumë të njohura:

Fatkeqësia e tij – që u zu në grackë nga George Soros, i cili mbante çelësat e shefave të tij në zyrat e Uashintonit. Gjatë misionit në Shqipëri mbajti në duar “fëmijët “ e Soros që janë qeveria dhe klientët e saj. Në zgjedhjet presidenciale ai dhe këta ishin të sigurt se fiton Hillary plus Soros, por nuk ndodhi kështu. Këtu ra, në fakt këtu ka rënë ambasadori dhe qeveria sorosiane; kaq thjesht. Edhe ai i Maqedonisë po thërritet në Uashington si “sorosian”. George Soros po shpallet “rrezik kombëtar” në Shtetet e Bashkuara...

Çështja është: Pse ndodh që me rënien e ambasadorit të bjerë qeveria?

Ambasadorët u “hutuan” në udhëkryqin e dilemave nëse Amerika është “demokraci” apo “republikë”? Prej vitesh ky diskutim është shtruar në tryezat e filozofëve dhe në katedrat e studiuesve. Teoria e fituar më së shumti ka qenë se Amerika është edhe Republikë, edhe Demokraci.

Mirëpo ambasadorët nuk janë të detyruar të jenë as teoricienë as filozofë, ata janë thjesht korrierë të qeverisë.

Thjeshtëzimi prej mendjes së tyre arriti pikën që e quajtën Amerikën një “imperatori”- gjë që nuk ishte e saktë. Ambasadorët sunduan në shoqëri të dobëta ku ka qeveri të korruptuara si në Shqipëri; sunduan në mënyrë imperiale- nga lart poshtë. Kështu u bë edhe Lu një imperial. Ditën që bie ai, bie edhe qeveria me të cilën krijoji “imperialitetin” e sundimit përpendikularisht.

Ambasadorët e ngushtuan edhe më shumë konceptin e demokracisë dhe të republikës.

Në rastin tonë ambasadorët e fundit të Shteteve të Bashkuara e kanë konsideruar veten si përfaqësues të Oligarkisë.

Zoti Lu, zoti Withers dhe Arvizu u sollën si përfaqësues oligarkie. Oligarkia e përqendron pushtetin në më pak duar se të gjithë. Këta guxojnë t’i thonë dikujt “ti je burrë shteti”, tjetrit “ti je kriminel”, tjetrin ta përkëdhelin duke e lejuar të mbjellë drogë, etj.

Në fakt ne nuk dinim se ata mbaheshin nga pak duar në Amerikë: Soros dhe Hilalry- shumë shumë. Tani që në Amerikë ka fituar era e Trump, këta bien. Por bashkë me ta bie edhe qeveria që e mbajtën më këmbë.

Ambasadorët e fundit u bazuan mbi kodet primitive të vendit dhe krijuan “imperatorinë”.

Në Shqipëri Withers kishte mësuar të lavdëronte Skënderbeun, ndërsa Lut ë fliste një shqipe të sakatuar. Mendonin se bënin nder, por në fakt ngrinin “kulte” të gabuar. Kulti më i fuqishëm që ngritën ishte ndëshkimi alias albanian. Ky ishte kulti i vizave dhe i “dashurisë për Amerikën”. Ambasadorët vendosën një ndëshkim jashtë- gjyqësor, duke seleksionuar kundërshtarët e qeverisë dhe duke mos iu dhënë vizë hyrëse për Amerikë. Por ky është një ndëshkim i madh kodik. Tani që ra edhe “gjykata” e ambasadorit, qeveria nuk ka ku rri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp05/02/2017 18:27

Qeverija ka rene.E mundi zullumi.E rrezoji z.Manjani.Bashke me qeverine do bjere dhe establishmenti,Si ne Amerike.Ambasadoreve do duhet ti kthehen mesimit te trumpishtes

Shto koment

Denonco