Populli shqiptar të marrë situatën nën kontroll!

Populli shqiptar të marrë situatën nën kontroll!

Nga Bernd Borchardt - 02/02/2017

Kuptimi etimologjik i fjalës demokraci është “pushtet i popullit”. Do të thotë se pushteti për të qeverisur vendin nuk i jepet një personi apo grupi personash të caktuar, por pjesëtarëve të një komuniteti si i tërë. Nuk është vetëm e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, por mbart edhe përgjegjësinë për ta nxitur qeverinë të mbajë premtimet e bëra. Ka ardhur koha që ju, populli, ta merrni në kontroll dhe të jeni të vetëdijshëm për pushtetin tuaj të vërtetë. Këtë 18 qershor, ju keni një rol shumë të rëndësishëm si vendimmarrës. Do të vendosni për parlamentin tuaj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kërcënimi më i madh për demokracinë është se ajo merret si e mirëqenë: qytetarë që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë sistemin, se janë të tjerët ata që duhet të garantojnë transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve. Kohët e fundit, është drejtuar gishti nga OSBE-ja për dështimin e procesit të reformës zgjedhore, por a i keni pyetur udhëheqësit tuaj përse reforma nuk ka ecur më përpara? Vërtet besoni se e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme është futja e votimit dhe numërimit elektronik teknikisht të brishtë?

Lexova në lajmet ndërkombëtare se Holanda po i kthehet numërimit të votave me dorë për të ruajtur besimin te zgjedhjet. Unë mund t'ju them se kemi nxitur, kemi inkurajuar, kemi bërë thirrje për reforma dhe jemi përpjekur që ato të bëhen realitet, që kur dolën në dritë rekomandimet e fundit të OSBE/ODIHR-it, në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Është detyrim i çdo shteti pjesëmarrës të OSBE-së, në këtë rast Shqipërisë, që të adresojë me shpejtësi rekomandimet e ODIHR-it.

Ne kemi ofruar mbështetje teknike për zbatimin e tyre dhe e mbajtëm premtimin kur ofruam të sillnim ekspertizë ndërkombëtare të nivelit të lartë për çështjet zgjedhore. Ka ende kohë për të rregulluar raportimin financiar, për të ndihmuar në shmangien e mashtrimit zgjedhur duke rritur gjobat, për të ndaluar që kronikat televizive të përgatitura nga partitë të transmetohen pa kontroll, si edhe për të garantuar kuotat gjinore. Por, ne nuk mund ta bëjmë reformën për ju! E keni ju në dorë që të përfshiheni, të angazhoheni, të bashkoheni dhe ta kërkoni. Ekziston një opinion i përgjithshëm se OSBE-ja dhe ndërkombëtarët janë këtu për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jo. Ne jemi këtu për të ndihmuar, për të këshilluar, për t’iu dhënë praktikat ndërkombëtare më të mira, por ne nuk mund të ndikojmë në mënyrë thelbësore dhe as të legjitimojmë sjellje apo rezultate. OSBE/ODIHR-i do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë do të jenë dëshmitarë të zgjedhjeve dhe punës së KQZ-së, komisionerëve, partive dhe votuesve. ODIHR-i nxjerr një raport për zgjedhjet dhe rekomandime të vyera për fushat ku nevojiten përmirësime, me qëllim që të përmbushen standardet ndërkombëtare dhe të respektohet legjislacioni i brendshëm. Në raportet e ODIHR-it, gjeni këshilla të rëndësishme për përmirësime, por ODIHR-i nuk është arbitër dhe as garantues për zgjedhje të pastra. Gjithçka që mund të bëjnë vëzhguesit ndërkombëtarë është të japin këshilla dhe të përpiqen të shohin shembuj të praktikave të mira dhe të këqija, por ata nuk mund të ndryshojnë thelbësisht sjelljet apo rezultatet.

Nëse doni zgjedhje të lira e të ndershme kërkojuani partive politike që të punojnë për to. E kanë ata në dorë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme – me mënyrën si mbledhin fonde, me mënyrën si bëjnë fushatë, me kandidatët që vënë në lista, me personat që zgjedhin si komisionerë dhe me mënyrën si numërojnë votat. Ka ende kohë për të forcuar kodin zgjedhor, por tik-taku ecën. Kini parasysh një gjë: ju, qytetarët e Shqipërisë, jeni forca më e rëndësishme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jeni ju që vendosni nëse do ta shisni votën tuaj apo jo. Jeni ju që vendosni ta fotografoni apo jo fletën tuaj të votimit. Jeni ju që vendosni të pranoni apo jo shfrytëzimin e hierarkive të shërbimeve publike. Jeni ju që vendosni të jeni apo jo një komisioner i ndershëm. Jeni ju që vendosni të toleroni apo jo krimet kundër kodit zgjedhor. Jeni ju që vendosni nëse do të votoni apo jo. “Ne kemi demokracinë që meritojmë”. Të hënën, më 19 qershor, mëngjesin pasardhës, qytetarët e Shqipërisë do të kenë rezultatin që meritojnë dhe udhëheqësit që meritojnë. Demokracia nis nga ju!

* Ambasadori i prezencës së OSBE-së, në Shqipëri

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kosta02/02/2017 20:03

edhe po na e dha ky gjermani kutin me hedhe voten kunder te majtes, nuk duhet besuar, vetem per nje gje fare te thjeshte - eshte pederaste pasiv si edhe Rama yne qe do te thote se pjerdhin ne nje kunje.....jo kanoce....

Miku i Liut02/02/2017 17:27

Ky Bocharti eshte gjermani qe pason dy gjermanet e tjere nqs ju kujtohen, njeri me sy te skuqur nga rakia e skraparit qe ja conte "Iliri ma i miri" si dhurate qe ti nxirrte votat e LSI ne tavoline dhe tjetri qe bente pjese ke "Tre Tenoret" e asaj kohe qe nuk lenin zyre shteti, WC, Tv pa hyre e pa perrallisur parrullen e dites deri me 21 janarin e famshem. Por jane te PASHPRESE, Ilir Meten nuk e shpeton dot me asgje se eshte i mbuluar me m*t deri ne fyt dhe per kete koha do ta tregoje.....

Lymi Tutit02/02/2017 17:14

x Juli & Shaba, sepse ambasadori eshte i shqetesuar per faktin se me kete situate te krijuar vota per pisite roze dhe lisite e kuq nuk do te jene aspak te mjaftueshme per te nxjerre qofte edhe nje deputet. Dhe keshtu keshtjella qe kane ngritur me shume mundim per 20 vjet do te shkermoqet nga vota plebishitare e demokrateve. Ja pra pse jane te shqetesuar per voten e 18 qershorit. Ja pse jane duke pergatitur opinionin se nuk do ti quajne ato votime.

Cubi02/02/2017 16:41

E mer shok. Po e more populli taman ne dore athere ske ti ven mo ktu me na dhon men e me mush contat me euro.

afrim 02/02/2017 15:17

FUCK YOU UP ambasador i dh---e!

juli02/02/2017 12:46

fak-fak te gjithe njsoj kur ju eqen i jepni komentet ne te kundert nuk i jepni fak

juli02/02/2017 11:54

Tani me te vertet nuk e marrim veshte kushe eshte djalli dhe kushe eshte engjulli thenje e france vranickit ne airoporin nen tereza para 19-viteshe mua personalisht me duken gabim ambasadoret le vlahudin dhe bernd.
Ku jane keta abasador kur shqiperia ishte mbjellur drok ne cdo fshate te shqiperis sipas medjave .ku eshte ajo shoqeri civile qe thote lu apo sorjanet e shqiperis.....

Shaba02/02/2017 11:33

O shoku gjerman! I njeh shqiptaret ti apo jo? E njeh mire Ramen ti, apo jo?? Ai qysh dje tha qe i kemi te garantuara 71 mandatet pa aleatet bythelepires. Si i ka te garantuara??? E vetmja garanci per te garantuar zgjedhje te lira, te ndershme dhe te drejta eshte vendosja e sistemit te votimit dhe numerimit elektronik. Ndryshe me sistemin ekzistues ne Shqiperi do te behen 2 here zgjedhje dhe ne heren e dyte do te aplikohet sistemi i votimin elektronik, qe do te jete me kosto 5 here me e larte se sa te behen direkt me sistem elektronik qysh heren e pare. Kjo eshte zgjidhja e vetme per te cilen duhet te detyrohet qeveria shqiptare. Kohe ka sa te duash!

Shaba02/02/2017 11:17

Sigurisht qe mbas takimit me Doktorin edhe z. Lu u kthjellua, edhe ky gjermani u sheruan me ne fund nga kanceri i Rilindjes. Ne fillim gjermani kishte ca dhimbje barku dhe marrje mendsh per shkak te corbes se prishur qe kishte gelltitur tek zyra e Rames. Po shyqyr Zotit edhe ky u sherua! Bravo Doktor! T'u befte dita 1 mije!

Lymi Tutit02/02/2017 11:11

Pse drejtuesit e osbe ne Shqipri jane thuajse gjithmone gjerman ?! Jo per gjo po ata kane pushtues ne Shqiperi dhe kane nje hije jo te mire.

Shto koment

Denonco