Gara 3-she në PS për të pasuar Ramën, dhe nxitimi i Edit për t’u larguar

Gara 3-she në PS për të pasuar Ramën, dhe nxitimi i Edit për t’u larguar

Nga Syri.net - 24/01/2017

Lufta brenda Partise Socialiste, në vend të shuhet me afrimin e zgjedhjeve, është duke u ashpërsuar. Dihen 2 kandidatët për pasardhës të Ramës, Erjon Veliaj dhe Saimir Tahiri. Ata kanë qenë rivalë që përpara 2013, por atëherë gara ishte kush të ishte më pranë Ramës. Tani duket qartë që të dy kanë dalë me axhendë personale, luftojnë njëri tjetrin dhe rekrutojnë anëtarë asambleje, ministra dhe figura me pushtet. Mundohen të evidentohen edhe duke marrë vendime të pavarura nga Kryeministri, investojnë në media për figurën e tyre, duke e lënë të zbuluar atë të Ramës. Mund të thuhet se 2 televizionet kombëtare, i kioskave dhe i kullave, flasin kundër qeverisë, e kritikojnë atë, por pranojë me bujari kasetat e gatshme të Bashkisë. Disa portale shajnë qeverinë dhe koalicionin, nuk lënë fjalë pa thënë për Ramën dhe Metën, por mbeten fanatikë të Saimir Tahirit.

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet aq me evidente bëhet kjo luftë. Duket se edhe Veliaj edhe Tahiri po përgatiten për një betejë të shpejtë. Madje jo vetëm ata. Edhe Koço Kokëdhima nga ana tjetër ka nxituar të nisë lëvizjen Zgjidhja që do të veprojë brenda Partisë Socialiste. Takimet me bazën kanë filluar. Karakteristika e kësaj lëvizjeje janë kërkesat që joshin anëtarësinë e PS, si zgjedhja e kandidatëve për deputetë me votimin një anëtar një votë etj. Ambiciet e Kokëdhimës për të kapur kreun e PS, dihen tashmë. Qëkur u emërua Komisar i Jugut në kohën e artë të marrëdhënieve me Ramën, Koço nxori Jashtë loje edhe vetë Ramën. Ai nisi një lëvizje dhe një propozim për ndryshime radikale në PS, kërkoi t’i zinte fillimisht vendin Gramoz Ruçit që pastaj të konkuronte me Ramën. Në qarkun e Vlorës ku Rama është deputet i parë, partinë e kontrollonte Kokëdhima, emërimet në administratë i bënte vetëm ai, pa e pyetur Ramën, madje edhe kryetarin e Bashkisë e caktoi ai.

Ky pushtet i rrezikshëm që Kokëdhima e ngriti vetë dhe e vuri në dispozicion të vetes, solli edhe reagimet kundër tij nga Rama. Si hap të parë nuk e la të kandidonte për Sekretar të Përgjithshëm, dhe më pas e la mandatin e tij të shkërrmoqej në kushtetuese për ta larguar më pas nga detyrat në Jug.

Sot Koco po nxiton të bëjë një lëvizje brenda PS, me pretekstin e rikthimit në Kuvend me mbështetjen e bazës, por vetëm pak ditë më parë deklaroi se ishte gati të kandidonte për postin e Kryetarit të PS-së. Pra mund të thuhet se sot në PS ka 3 kandidatë për kryetar pas Ramës. Veliaj, që mundohet të paraqitet si pasardhësi i zgjedhur mga vetë Rama, si njeriu që po ndjek rrugën e tij në çdo hap dhe që do të ruajë trashëgiminë e tij. Tahiri që mundohet të përfaqësojë elitën tradicionale të PS. Mik me Gramoz Ruçin, Blendi Klosin dhe figura të tjera të njohur si socialistë të vërtetë, ministri i vetëm që punëson socialistë,  që i pret dhe i organizon. Ai po kriJon imazhin e njeriut që kujdeset për partinë. Ndërsa Kokëdhima, që nuk mund t'i ketë këto asete, i është drejtuar bazës. Ai do të imponohet me revolucion,  me zgjidhjen që ka gjetur për PS.

Këta që sot paraqiten si kandidatë për pasardhës, janë ata që e njohin më mirë Ramën. Nxitimi i tyre nuk duhet nënvlerësuar. Vetë Rama para 2 vjetësh i kërkoi publikut të mos ankohej për praninë e madhe mediatike, pasi i premtoi se nuk do të vazhdonte gjatë.

Cfarë planesh ka Rama? A mund të largohet vetë? A do të largohet me humbjen e zgjedhjeve? Në kongresin pa zgjedhje të vitit që shkoi, u kujdes të ndërhynte në statut dhe të ndryshonte kushtet kur jep doreheqjen kryetari. Me statutin e ri Rama nuk largohet as po humbi zgjedhjet, por kur PS del partia e dytë. Pra të tre kandidatët do ta kenë të vështrirë të marrin si dhuratë dorëheqjen e Ramës, megjithatë diçka duhet të dinë që po nxitojnë t' i zënë vendin. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

laduti24/01/2017 17:48

Crendesi ka kush vjen e kush shkon ne nje parti si PS? Ata njelloj jane sepse ajo eshte e njejta parti PP e djeshme pa alternative parti ideologjike mashtruese. Ka vetem nje gje ketij mileti ja ve festen sipas kokes. Popull qe ngopet me luge bosh. Po qe se me te vertet ne kete vend do kishte milet te pakten per bemat dhe gjemat qe I ka bere ketij vendi kjo parti Jo vetem pushtet nuk duhet te shihte me sy per 50 vjet por te mos I degjohej me as emri

Shto koment

Denonco