Ç'është LIBRA dhe çfarë premton të bëjë

Ç'është LIBRA dhe çfarë premton të bëjë

Nga Ben Blushi - 23/01/2017

"Çfarë është libra me pak fjalë..."

Nga Ben Blushi.

LIBRA u themelua në datën 1 Nëntor 2016 dhe sot numëron  10 000 anëtarë.

LIBRA është një organizatë politike e qendrës që mbështet të varfërit dhe shtresën e mesme.

LIBRA nuk mbështet atë që është popullore, por atë që është e drejtë.

LIBRA ka si simbol një katror të verdhë, mbi të cilin shkruhet Lista e Barabartë, ndërsa brenda tij me gërma kapitale të zeza shkruhet LIBRA.

LIBRA beson se varfëria është armiku që duhet mundur nga shqiptarët.

LIBRA beson se më pak të varfër do të thotë më shumë të pasur.

LIBRA nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, pasurisë, moshës, përkatësisë fetare, orientimit seksual apo bindjeve të mëparshme politike.

LIBRA do të financojë arsimin dy herë më shumë, do të reduktojë tarifat universitare dhe do ta bëjë të detyrueshëm arsimin e mesëm.

LIBRA do të stimulojë punësimin e të rinjve.

LIBRA kërkon përcaktimin e minimumit jetik, si një standart i detyrueshëm, i cili do të nxjerrë nga varfëria 500 mijë shqiptarë.

LIBRA do të kërkojë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe kontratë me orë pune për të gjithë.

LIBRA do të ulë taksat për shtresën e mesme.

LIBRA kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli, që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe votim të emigrantëve kudo ku ata jetojnë.

LIBRA kërkon të ulet cmimi i naftës, gazit, energjisë, ilaceve dhe ushqimeve.

LIBRA kërkon ti japë fund importit të mbetjeve në Shqipëri.

LIBRA kërkon të ndryshojë plotësisht mënyrën e shfrytëzimit të deri tanishëm të pasurive strategjike kombëtare,

LIBRA është e vendosur të zgjidhë me cdo kusht çështjen e pronësisë.

Libra është fuqia e shtresës së mesme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

rita23/01/2017 22:07

Sikur vetem minimumin jetik te arrish ben.do jete nje hap shum i rendesisht per ate shtrese te varferish

rita23/01/2017 22:03

Jete libras dhe ben duhet te jesh me ispirues

mehdi 23/01/2017 19:47

shume e bukur me e besu

vezhguesi23/01/2017 14:54

Blush ti e di mire qe Shqiperia nuk ecen sepse ka nje establishment qe ka nje emer te perbashket. Venia e pasurise ne menyre te paligjshme, ku ti e di mire qe ne te perfshihen vjedhja e aseteve te prones se perbashket qofte pasuri te patundshme qofte terrene e toka bujqesore, vjedhja e taksave te buxhetit te shtetit ne cdo forme, te ardhurat nga droga prostitucioni kontrbanda etj etj. Eshte pikerisht ky establishment qe duke vene pronen ne menyre te paligjshme nuk ben kurre shtet.
Sic e di ti ai shtrihet kudo ne biznese ne media ne qeveri ne parlamnet. A ke folor ndonjehere kunder ketij establishmenti? Me sa kam pare asnjehere se ke permendur. Me nje fjale kjo libra embel nuk eshte gje tjeter vecse nje levizje per te ardhur ne pushtet brenda establishmentit ku si ne ndo qeveri shteti nuk vendoset sepse dalin mbi uje gjithe pasurite e vena kriminalisht. Ndaj ne program po nuk deshe te vazhdoje te zbrazet Shqiperia shpalli lufte ketij establsihmenti pas shembjes se tij mund te vendoset shteti.

Many23/01/2017 14:08

E ka LIBRA nje fature financiare per te paguar kete plan ndihme per te varferit?! Pra atyre qe nuk u mjafton ndihma qe nderkohe marrin nga buxheti? A do kete ndonjehere nje fature ne premtimet e partive shqiptare apo do te vazhdojme te genjehemi nga premtime te rradhes. Z Blushi, do te parashtroni nje plan taksash dhe mundesie reale per rritje punesimi te shqiptareve, apo do te vazhdoni me premtime ne tym ose edhe me keq te mbeshteteni ne rritjen e borxhit te jashtem. Deri tani i keni futur shqiptaret ne borxh per 3 breza. Apo do te vazhdoni me politikat majtiste, te shperndani para pa pune derisa sa t'ia rrenjosni deri ne palce dembelizmin shqiptaret, t'i merrni dinjitetin deri ne fund qe as mos e çoje ndonjehere ne mend te vendose per fatin e tij?!

Shto koment

Denonco