Disa pyetje për ambasadorin e OSBE-së Borchard dhe ca përgjigje, që ja ka borxh opinionit

Disa pyetje për ambasadorin e OSBE-së Borchard dhe ca përgjigje, që ja ka borxh opinionit

Nga SYRI.net - 18/01/2017

Në seancën e fundit parlamentare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi në përpjekje për të justifikuar se përse nuk janë dakord me votimin dhe numërimin elektronik kërkoi, që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe aty të thirret për këtë çështje, ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Vallen ja ndoqi edhe Ilir Meta, i cili në studio televizive kur bën fushatë është pro votimit elektronik kurse në Komisioni për Reformën Zgjedhore, nëpërmjet Petrit Vasilit është kundër.

Gramoz Ruçi e kërkoi ambasadorin Bernd Borchardt sepse e di shumë mirë se çfarë do thotë ai, të njëjtën gjë që thoshte OSBE edhe përpara zgjedhjeve të vitit 2013; Nuk ka kohë.

Një natë më vonë ambasadori Borchard për t`ja kursyer kohën Ruçit dhe Metës nuk priti për mbledhjen e kryetarëve, por doli në studion e Vizion Plus dhe foli gjerë e gjatë për votim-numërimin elektronik.

Por çfarë tha ai në mënyrë të përmbledhur? Le ti marrim një nga një deklaratat kryesore.

“Çdo ndryshim madhor i procedurave zgjedhore të zhvilluara prej një kohe të gjatë në një kontekst të caktuar zgjedhor kërkon kohë, për t’u bërë e për t’u zbatuar si duhet”

Përse OSBE-ja nuk ka folur gjatë këtyre 4 viteve që nga zgjedhjet e vitit 2013 për votimin elektronik që është një nga kërkesat thelbësore të çdo opozite, por edhe e mbarë votuesve shqiptarë që nuk e dinë se ku dhe si përfundon e vetmja pasuri që kanë nga kjo demokraci, vota? Përse nuk ka bërë presion për këtë çështje, por është marrë vetëm me çështjen e kasetave që montojnë partitë për televizionet gjatë fushatave?

“Për të mos përmendur pastaj shqetësimin kryesor, sidomos nga këndvështrimi i zgjedhësve rreth transparencës së procesit: çfarë ndodh me votën time brenda atyre pajisjeve? Ky ishte edhe shqetësimi kryesor i Gjykatës Kushtetuese gjermane kur ndaloi votimin elektronik në Gjermani. Kurse në Shtete të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së votimi elektronik lejohet dhe ndodh”.

Zoti ambasador njëherë thoni se nuk ka kohë, pastaj pasi rreshtoni një sërë problematikash të votimit elektronik dhe tregoni përvojën e hidhur gjermane. Njëkohësisht deklaroni se “në shtetet e tjera pjesëmarrëse të OSBE-së votimi elektronik lejohet”. Pyetja është: Nuk jeni pro votimit elektronik që në këto zgjedhje sepse nuk ka kohë, apo jeni kundër tij në përgjithësi përderisa edhe Gjermania e ka hequr. Gjithashtu; vërtet e besoni dhe jeni serioz kur na jepni shembull Gjermaninë, ku as nuk konceptohet tjetërsimi dhe vjedhja e votës?

“Ajo çka është vendimtare: përdorimi i votimit elektronik jo domosdoshmërisht krijon besim. Përkundrazi, ai kërkon besim paraprak në administrimin e zgjedhjeve nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që të zbatohet me sukses. Pa u adresuar plotësisht të gjitha sfidat, ato munden madje ta dobësojnë besimin e publikut te rezultatet e zgjedhjeve të dala nga një proces elektronik”.

Për çfarë besimi e keni fjalën? Përpara zgjedhjeve të vitit 2013 e kërkonte opozita, edhe sot e kërkon opozita. Vërtet pas kësaj përvoje që keni në Shqipëri mendoni se njerëzit kanë më shumë besim te komisonerët e partive që shiten e blihen nga ofertat dhe kërcënimet e qeverisë, se sa te votimi nëpërmjet teknologjisë?

“Para zgjedhjeve të 2013-s, opozita e atëhershme, pra qeveria e tanishme, kërkoi futjen e votimit elektronik, po ashtu pak kohë para zgjedhjeve. OSBE-ja, në atë kohë, këshilloi se duhej më shumë kohë për përgatitje. Tani jemi në të njëjtën situatë dhe që prej tetorit 2016 kemi këshilluar – në të njëjtën linjë me këshillat tona të mëhershme – se votimi elektronik kërkon më shumë kohë sesa koha e mbetur”.

Çfarë do të thotë kjo? Ju keni këshilluar 4 vite më parë që nuk ka kohë për votimin elektronik dhe po thonë sërish të njëjtën gjë?! Edhe njëherë; përse nuk folët dhe bëtë presion në këto katër vite për këtë çështje? Sipas kësaj logjike që parashtroni ju, i bie që për votimin elektronik nuk do të ketë kurrë kohë.  

“Sa për t’ju dhënë një shembull: dera hyrëse e zyrave tona të OSBE-së këtu në Tiranë është e mbrojtur me një sistem elektronik të kontrollit të hyrjeve. Dhe unë shoh përditë sesa i brishtë mund të jenë sisteme të tilla. Kjo më bën shumë skeptik në lidhje me një sistem, i cili do të duhej të mbështetej në transmetimin e të dhënave nga zona të thella në serverët qendrorë në Tiranë, nëse kjo nuk bëhet me përgatitje dhe testime shumë të imtësishme”.

Zoti ambasador duhet ta ndani mendjen dhe të na jepni një përgjigje të saktë, se përse jeni kundër  votim-numërimi elektronik: Sepse nuk krijon besim te publiku; Sepse as Gjermania nuk e ka; Sepse nuk ka kohë; Apo sepse edhe sistemi sistemi elektronik që mbron dyert e zyrave tuaja është i brishtë?!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kosta18/01/2017 16:15

Interesante eshte me keta ambasadoret e OSBEs, ose jane spiune te sigurimit tone ose jane homoseksual si ky i tanishmi......po ku na i mbledhineve ketu ne shqiperi pederastet, vendas dhe te huaj dhe duam te bejme hair ne........e ku te lene pedot te besh hair.......

Shto koment

Denonco