Treni serb dhe investimi i Ramës për ta fabrikuar Vuçiçin si faktor stabiliteti

Treni serb dhe investimi i Ramës për ta fabrikuar Vuçiçin si faktor stabiliteti

Nga Fatmir Mediu - 17/01/2017

Ka nje kohe qe pokitika Serbe eshte bere shume aktive fale nje aleance me Rusine e cila ka percaktuar Ballkanin si backyard te tyre dhe padyshim Serbine si rrojtar te tij.

Qe ne vitin 2006-2007 Rusia ka qene e ashper me zgjerimin e NATOs ne Ballkan.
Ne konferencen e sigurise ne Mynih ne vitin 2006 theksoj: Zgjerimi I metejshem I NATOs perben rrezik per sigurine e Rusise dhe interesat e saj.

Nderkohe Serbia eshte perpjekur qe te luaj ndermjet nje mardhenie te qendrueshme dhe prespektive te Serbise ne BE dhe refuzimit te NATOs dhe forcimit te mardhenieve ushtarake me Rusine duke ndertuar baza ushtarake Ruse ne territorin e saj dhe se fundi blerja e avioneve Mig.
Keta avion nuk justifikojne aspak ne planin ushtarak Mbrojtje e hapsires ajrore te saj, per shkak se ajo eshte shume e kufizuar dhe mbrojtja ajrore sot garantohet nga toka ne teknologjite e reja ushtarake.
I vetmi vend qe ka reaguar ne Ballkan karshi ketyre veprumeve ka qene Kroacia, me investime mbrojtese ushtarake, ndersa Shqiperia per turp e ka ulur buxhetin e mbrojtjes ne 0,75%.

Asgje mund te mos ndodh por dhe shume mund te ndodhin duke mare ne konsiderate zhvillimet e fundit ne Ballkan.

1- Bosnja eshte tashme ne nje situate terresisht kaotike ku Serbet kane rritur presionin per ndarrjen e saj dhe Republika Serbska funksionon si shtet me vehte.
Disintegrimi I Bosnjes hap nje zinxhir konfliktesh nderetnike ne Ballkan, kunperfshihen, Serbe, Kroat, Boshnjak, Maqedonas, Malazeze dhe Shqiptare. Pra nje situate e paprecedente ne ballkan.
2- Rusia tashme eshte shume agresive ne zonen Balltike dhe Polonise karshi vendeve anetare te NATOs. Po ashtu influenca e tyre ne vendimarrjen dhe nderhyrjen politke ne Bullgari eshte evidente
3- Nje aleance e dukshme e Putinit dhe Erdoganit perbejne nje shqetesim per vete NATO dhe SHBA ne vecanti.
4- Ideja e Rusise per te krijuar nje "buffer Zone" ne ballkan me Serbine, Bosnjen, Malin e Zi dhe Maqedonine" eshte nje skenar tashme i mirmenduar per tju kundervene NATOs dhe vendeve anetare te saj. 
5- Mos te harrojme nderhyrjen e hapur te Rusise ne zgjedhjet ne Malin e Zi, deri ne skenarin e eleminimit fizik te Gjukanovicit.
6- Prpogande intensive te organizuar kunder nesh, duke portretizuar shqiptaret si musliman prodhues te terrorizmit dhe xhihadit duke treguar numrin e madhe te Foreign fighters nga KOSOVA( Foreign fighters jane nje shqetesim real per sigurine tone dhe ate Europiane)

A jane ngjarjet ne Kosove rastesi?

Nese vleresojme zhvillimet e mesiperme konkluzioni eshte padyshim jo, por veprime te miremenduara.
• Trepca
• Muri ne Mitrovice
• Arrstimi I Ramush Haradinajt me qellim delegjitimimin e luftes se UCK dhe pavaresise se Kosoves 
• Treni i nisur drejt KOSOVES nuk ishte po ashtu kaprico e disa individeve ne Beograd, por skenar i cili kalon kufijte e Kosoves me qellime te qarta gjeopolitike te Rusise ne Ballkan ku Serbia eshte aleati i tyre.

Deklarata e sotme e Ministri te Jashtem te Rusise LAVROV provon kete bindje apo hipoteze.:
"Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë”.-thekson ai

Po ta analizojme kete deklarate tashme Rusia stimulon nje konflikt te ri ne Kosove nepermjet percaktimit te raporteve te reja etnike dhe kufi te rinj.

Po cfare po bejme Ne si Shqiperi dhe si faktor shqiptar ne rajon

Qe ne fillim do theksoj asgje te menduar dhe cdo gje te papjekur.
Asgje te konsultuar institucionalisht por veprime apontane 
Asnje analize te situates, por gjykime te siperfaqshme te saj.
Mjafton te hapesh Strategjine e Sigurise Kombetare te miratuar pa asnje diskutim ne parlament per te kuptuar sa larg realitetit jemi
Per interesa personale Rama, per interesa te pushtetit politik dhe ekonomik,I ka dhene mundesi Vucicit dhe Serbise qe te shfaqet si faktor stabiliteti ne Ballkan, duke mare persiper nje mardhenie te shkelqyer mes dy miqeve Kryeminister, dy vendeve dhe dy popujve Ish armiq, shqiptare dhe Serb.

Fundi I shekullit te kaluar por dhe 10 vjecari I pare I tij ishin shekulli yne.
•Lufta dhe Clirimi Kosoves
•Marveshja e Ohrit
•Pavaresia e Kosoves
•Antaresimi I Shqiperise ne NATO
•Liberalizimi I vizave me BE

Per fatin e keq politika e viteve te fundit jo vetem nuk I ka zhvilluar keto mundesi, por ne te kundert I ka shperdoruar dhe keqperdorur ato.
Faktori politik shqiptar ne rajon i cili para disa vitesh ishte ne mardhenie te jashtezakonshme me influence per zhvillimet ne ballkan, faktor real Europian dhe stabiliteti ne rajon, Sot eshte ne gjendjen me te mjerueshme. Ska dy njerez apo dy parti te flasin ne te njejten gjuhe.

Mendimin intelektual, diplomatik dhe politik ne sherbim te interesit kombetar e kane zevendesuar megallomania dhe deklaratat e nivelit te shoqatave patriotike.

Roli yne ne vendimarrjen politike ne NATO apo ne strukturen e drejtimit te saj politik dhe ushtarak eshte inegzistent, biles me me pak impakt se para antaresimit.

Serbia ka bere perpjekje pa fund ne cdo kohe te qe te perfshije ne diskutimin per Kosoven, pikerisht Tiranen(pa peshe diplomatike dhe gjeopolitike apo ushtarke), duke kerkuar te shmang angazhimin e BE dhe ne vecanti te SHBA per Kosoven dhe kushtezimet qe ata I kane bere.
Serbet kane synuar ta trajtojne ceshtjen e Kosoves, si ceshtje e shqiptareve qe jetojne ne ish-Jugosllavi dhe jo si nje shtet I pavarur.
SHBA dhe BE detyroj ata te negocionin me Kosven si shtet dhe cdo nderhyrjene njeanshme e Shqiperise per protagoznizem cenon rende kete proces dhe mardheniet ne Balkan.
Minimalisht qendrimi I Tiranes duhej dhe duhet te konsultohet me Kosove.
Pozicionet qesharake te Rames se kush eshte I preferuari I Merkel ai po Vucic I dha ketij te fundit karten e nje Kryeministri te moderuar qe I konsideron shqiptaret(jo Kosoven) si partnere politik dhe ekonomik ne rajon.
Ne keto kohe mund te shihet se qendrimet e Sllovenise dhe Kroacise, biles dhe Malit te Zi Kane qene me te prera me Serbine per rolin e saj dhe per Kosoven ne vecanti.

Kjo politike e Rames ne kundershtim me te gjithe politiken e Shqiperise gjate ketyre viteve (e cila ka diskutuar cdo qendrim me SHBA dhe BE),i ka dhene avantazhe Serbise dhe njekohesisht gjallerim te Rusise ne skenare per te zgjeruar konfliktin dhe interesat e saj gjeo-politike ne rajon

Kjo situate stimulohet po ashtu edhe nga nje politike e cartur e shqiptareve kudo qe jane:

1-Qeveri korruptive, konfliktuale e primitive ne Tirane. Ceshtja kombetare e zevendesuar me aventura per interesa personale e klanore qe i japin fryme klaneve antishqiptare.

2-Politika e Kosoves e percare me autoritete te dyzuara ne qeverisje dhe konflikte pa fund

3-Maqedoni parti politike pa fund per nje ceshtje te vetme. Shume komandant pak deputet.

Te gjitha qendrimet kane te bejne me pushtetin dhe jo Shtetin apo kombin.
Me shume para me shume pushtet

Prishtina dhe Tirana nuk mund te mjaftohen me deklarata per ndalimin e trenit si tregues "Force" por te vendosin qendrime te prera ne Raport me Serbine dhe Shqiperia e Rama qe skuptuan njehere qe jane vend anetare I NATOs te fillojne te diskutojne intensivisht per kete ceshtje si nje cenim I drejtperdrejte I sigurise ne Rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fredi19/01/2017 08:24

Kur egoja personale tejkalon misionin Madhor ,ka vec nje rezultat:-aktori eshte i korruptuar !-Ky individ duhet menjanuar nga roli aktrimit ,pasi ,Dramen ,ta kthen ne Tragjedi,dhe Ky Kombi Yne ,eshte etiketuar si fatkeq nga vetadministrimi i Pjelles se Vete!Kujto eksperiencen e F.Konices"E keqja e Shqiptarit ,eshte Shqiparia!"

Shto koment

Denonco