Rilindja, rritje ekonomike apo barrë burokratike?

Rilindja, rritje ekonomike apo barrë burokratike?

Nga Artan Hoxha - 14/01/2017

Rilindja pretendon se, me politikat e veta, ka krijuar rritje ekonomike. Instituti i Statistikave (INSTAT), me shifrat e veta, konfirmon pretendimin rilindës. Meqë efektet e rritjes në mirëqenie nuk duken kërrkund a nuk ndjehen nga kërkush, përveç se atyre që i përkasin rrethit të ngushtë rilindo-oligarkik, rëndom kundërargumentohet se janë shifrat e INSAT që modifikohen a manipulohen në shërbim të Rilindjes se rritje s'ka.

Ndërsa nuk dal garant për INSTAT, nuk marr përsipër as të vë në dyshim shifrat e tij. Duke i pranuar këto shifra siç i jep INSTAT më poshtë analizoj domethënien e tyre dhe argumentoj se rritja, për aq sa ka ndodhur, nuk është meritë e Rilindjes dhe/ose nuk ka prodhuar mirëqenie, përkundrazi.

Vlerësuar me çmime konstante e vit bazë atë 2010, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) trevjeçar 2014-2016 është afërsisht 4090 miliardë leke; 290 miliardë lekë më shumë se PBB trevjeçare 2010-2012 ose rreth 7.6% më shumë. Distanca kohore prej 4 vitesh mes dy trevjecarëve e bën tepër, tepër modeste këtë normë rritjeje.

Ne keto 4 vite distance kohore mes dy trevjecareve ka ndryshuar konjuktura rrethuese ekonomike. Vendet fqinje, eurozona, Europa dhe Bota nuk kane qene keto tre vitet e fundit aq dobet sa c'ishin ne trevjecarin pararendes gjate te te cilit ndodhi goditja e ekonomise shqiptare nga kriza qe nisi ne ShBA e u zhvendos ne Europe, goditje nga e cila ekonomia jone nuk ra ne depresion por kaloi, per aresye objektive, ne fazen e ritmeve pozitive por zbritese te rritjes ekonomikes e, po per keto aresye objektive, po rikthehet gradualisht e proporcionalisht ne fazen e normave ca me larta te rritjes vit pas viti.

C'ka ndodhur ne trevjecarin rilindes nuk eshte fare merite te Rilindjes por pasoje e faktoreve jo-qeveritare, te brendshem e te jashtem. C'ka ndodhur per keq eshte merite ekskluzive e Rilindjes. Ky konkluzion del nga shifrat e INSAT te rilindur gjithashtu.

Prodhimi industrial trevjecar 2014-2016, ku perfshihen minierat, nafta energjia, riciklimi, fasoneria etj, u rrit me rreth 78 miliard leke ose rreth 17.5% krahasuar me ate 2010-2012. C'merite ka Rilindja ne kete rritje kur dihet qe projektet e medha private ne miniera, ne nafte, ne prodhimin e energjise elektrike etj kishin nisur me kohe e vakt e sot po japin fryte; kur dihet se Rilindja e pengoi dhe e dobesoi riciklimin; kur dihet se rritja e taksave dhe formalizimi i sforcuar jo vetem nuk e ndihmon por e pengon fasonerine?

Ndertimi ra me rreth -74 miliard leke ne 2014-2016 apo me rreth -15.6% krahasuar me 2010-2012 ndersa aktiviteti mbi pasurite e paluajtshme u rrit me rreth 28 miliard leke apo rreth 12.5%. Renia kaq e madhe e ndertimit, ndersa ka ardhur per shkaqet e ditura, ne nje fare mase mund te jete rrjedhoje edhe e masave shtreguese rilindese ndersa rritja e aktivitetit ne shitblerje pasurish nuk eshte asfare merite rilindese por reagim i natyrshem - cilido qe ka ndertuar me pare e s'ka shitur dot, sot nderton me pak ose aspak e rreket te shese c'te mundet nga ato qe ka ndertuar.

Bujqesia, pyjet dhe peshkimi prodhuan rreth 64 miliard leke me shume ne 2014-2016 krahasuar me 2010-2012 apo rreth 9.1% me shume. C'merite ka Rilindja ne kete rritje kur subvencionet per produktet i ka pergjysmuar e koncentruar ne fare pak duar; qe premtoi ujitje ne cdo parcele e kullim total ndersa jo vetem s'ka permiresim ne ujitje por permbytjet vijuan edhe me rende keto vite; qe i pakesoi deri ne thuajse zerim investimet ne rruget rurale e ato qe jane ndertuar vite me pare po prishen se nuk mirembahen? Rritja ne bujqesi ka ardhur per shkak te akumulimit te investimeve dhe ndryshimeve strukturore pergjate me shume se nje dekade dhe aspak per merite te Rilindjese  qe, me politiken e vet, me shume ka frenuar e dekurajuar bujqesine sesa mbeshtetur e inkurajuar ate. Nje sukses bujqesor rilindes nuk duhet mohuar asesi - kanabizimi masiv 2016.

Tregetia, me shumice e pakice, riparimi i automjeteve, transporti, hoteleria dhe restorantet, te gjitha se bashku, rane me rreth -2 miliard leke ne 2014-2016 krahasuar me 2010-2012 apo rreth -0.3%. Kjo tregon fare qarte se konsumi privat - pra familjet - ka qene ne shtrengese, gje qe vertetohet edhe nga perllogaritjet e INSTAT me metoden e shpenzimeve, por tregon edhe me qarte se rritja e forte e turizmit, qe propagandohet aq fort nga Rilindja, eshte genjeshter me bisht. Sikur te kishim nje rritje te ketille ne turizem i gjithe sektori tregetar, hotelier, restorante e transport do kishte patur rritje te larte e jo renie.

Formimi bruto i kapitalit fiks, thene ndryshe investimet, me nje vlere rreth 1070 miliard leke gjithsej kane mbetur ne vend numero ne 2014-2016 krahasuar me 2010-2012. Situata eshte edhe me e erret se ky barazim gri. Ne fakt, nje pjese e mire e investimeve ne trevjecarin Rilindes jane vazhdim i projekteve te nisura qe ne kohen e demokrateve (TAP, hidrocentrale, disa investime publike me fonde te siguruara me pare prej tyre etj) e, nese nuk i llogarisim keto, investimet e reja jane me pak nga ku del qarte dekurajimi investues qe ka shkaktuar Rilindja, qofshin keto investimet publike, qofshin investime private, shqiptare a te huaja.

Nese konsiderojme edhe renien e eksportit te mallrave dhe stagniacionin e importit, trevjecari Rilindes, perballe atij 2010-2012, eshte qartesisht deinvestues dhe deeksportues, me kosto te larte per te ardhmen. Fale shtimit te call centers tre vitet e fundit, thjeshte e vetem per shkaqe konjukturale, u rrit eksporti  i sherbimeve dhe u krijuan ca mundesi me shume punesimi, vecanerisht per te rinjte, por edhe ketyre nuk po iu ndrrin me fati; rrezikojne te mbyllen e te zhvendosen gjetke ndersa Rilindja u kujtua me vonese te nderhynte pa sukses tek qeveria italiane.

Sektori apo faktori qe ka kontributin kryesor, me rreth nje te treten, ne rritjen me 290 miliard leke te PBB ne trevjecarin rilindes kundrejt atij demokrat, eshte ai qe permbledh aktivitetet shkencore, profesionale, teknike, sherbime administrative e mbeshtetese. Ky sektor per trevjecarin 2014-2016 u rrit me rreth 93 miliard leke apo 77% me shume se ne 2010-2012. Shifër marramendese. Nese kaq shume me shume para do te ishin shpenzuar per kerkim shkencor a formim profesional Shqiperia do kishte bere namim ne trevjecarin rilindes. Afermendesh qe s'eshte keshtu. Pjesa derrmuese e kesaj shifre lidhet me rritjen e shpenzimeve administrative te vete shtetit si dhe, e kryesisht, te shpenzimeve administrative e mbeshtetese nga sektori privat; rrjedhoje e rritjes se  presionit shteteror permes shumefishimit te rregullave e barrierave administrative, inspektimeve, ndeshkimeve, gjobave dhe ankimeve administrative e gjyqsore kunder tyre. Sektorit privat i eshte dashur te shpenzoje me shume pune e para per t'iu pershtatur e kunderpergjigjur burokracise dhe represionit te shumefishuar shteteror.

Nese vleres se mesiperme prej 93 miliard leke i shtojme edhe rritjen e kostos se drejtperdrejte te qeverisjes ne teresi me rreth 70 milard leke (administrata, mbrojtja, etj) del se vetem keto dy sektore, me shume pengues se ndihmues te zhvillimit ekonomik, paradoksalisht kane kontribuar me më shume se 160 miliard leke apo me mbi 58% te rritjes se PBB trevjecare rilindese 2014-2016 krahasuar me ate te 2010-2012. Te rrisesh ekonomine duke e penguar ate - nese ka nje mrekulli ekonomike keto tre vitet e fundit, ne Shqiperi e Bote, kjo eshte e vetmja. Bravo Rilindja.

E, per te mos ia ngrene hakun Rilindjes duhet permendur se, edhe sektori qe permbledh artin, argetimin, çlodhjen e sherbime te tjera te ketij lloji, ka patur nje rritje prej rreth 16 miliard leke apo rreth 18.4% ne 2014-2016 krahasuar me 2010-2012. Qe Rilindja ka organizuar me shume shfaqje & festa keto vite ky eshte fakt i pakundershtueshem e merite e patjetersueshme.

Permbledhtazi, ndonese patem rritje ekonomike ne tre vitet rilindese, asnje merite nuk u takon rilindesve ne asnje sektor pervecse ne ate te ngritjes se nje shteti burokratik, represiv, deinvestues, deeksportues, shperdorues per festa & shfaqe. Rrush te embel mjalte per vete Rilindja jone, kumbulla te tharta per shqiptaret qe, dhembempire, ose shtrenguan rripin ose ia mbathen per azil. /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco