I pacipti Rama, mbyll shkollat e `këshillon` nxënësit të mos mungojnë në mësim

I pacipti Rama, mbyll shkollat e `këshillon` nxënësit të mos mungojnë në mësim

Nga SYRI.net - 13/01/2017

Është vërtet i habitshëm “guximi” i kryeministrit Rama, për të vazhduar të krijojë realitete virtuale dhe të vazhdojë të shes propagandë dhe fushatë elektorale, edhe në situata emergjence si kjo që po kalon vendi në këtë mot të ftohtë, kur tashmë është vërtetuar se qeveria ka falimentuar me pjesën e saj të punës dhe përgjegjësive.

 Edhe pse si në asnjë rast tjetër të mëparshëm, të paktën këto 25 vite, shkollat kanë dy javë që janë mbyllur, Rama dhe asnjë përfaqësues i qeverisë së tij nuk kanë thënë asnjë fjalë, për situatën e infrastrukturës në shkolla. Vazhdojnë të mbulohen pas alibisë së “situatës gripale” por nuk japin shpjegime për ato qindra denoncime që vijnë nga gjithë vendi, për shkolla e kopshte ku mungon ngrohja e madje edhe dyer e dritare.

Kryeministri kështu bëri edhe sot përball nxënësve të ekselencës; sfidoi denoncuesit e realitetit mjeran në shkollat shqiptare dhe krijoi “realitetin e ndritur”, që ka bërë të mundur Rilindja e tij me Reformën Arsimore.

Edhe pse qeveria i ka mbyllur shkollat, kur vjen puna që Rama të plotësojë axhendën e tij të fushatës, fëmijët me grip a pa grip, bën ftohtë apo jo, nxirren nga shtëpitë dhe rreshtohen për të dalë në TV bashkë me kryeministrin, që flet për arritje të papara të qeverisë së tij në arsim, por nuk thotë asnjë fjalë, se çfarë do të bëhet me acarin brenda shkollave në dimër dhe zagushinë e padurueshme në verë.

“Dua që ta dini se jeni model frymëzimi, për mua personalisht dhe për të gjithë ata që në Shqipëri kanë zgjedhur të guxojnë të shpresojnë që në këtë vend mund të bëhet sukses, dhe së bashku mund të bëjmë sukses. Të gjithë ata që kanë zgjedhur rrugën e vështirë që nuk kalon nga kafja, nga orët e lira që i krijojnë vetes duke lënë orët e mësimit, nuk kalon nga 1001 justifikimet dhe fajësimet e të tjerëve për një gjendje që mund të mos jetë optimale, por kalon nga vullneti i hekurt për t’ia dalë”, ju tha Rama nxënësve që kanë dalë me nota të shkëlqyera.

Shikoni çfarë guximi, apo pacipësi më saktë, ka ky individ që është votuar të qeverisë vendin; bën moral për lënien e orëve të mësimit nga nxënësit, ndërkohë që ju ka hequr të drejtën qindra mijërave prej dy javësh që të shkojnë në shkollë, vetëm e vetëm për faj të mënyrës se si ai shpenzon paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Do të mjaftonte të kursente dorën vetëm pakëz me paratë e koncesioneve, palmave, shatërvanëve, kullave e fasadave; të shtynte mobilimin me dhjetëra milion euro të kryeministrisë e të dikastereve të tjera, që shkollat kopshtet dhe çerdhet, të kishin ngrohje njëherë e përgjithmonë në dimër.

Është më i ashpër dimri në Kosovë, Malin e Zi, Serbi, për të mos folur për shumë vende të Europës, por nuk mbyllen shkollat në këtë farë feje.

Nëse ka ende plot njerëz që vazhdojnë të besojnë “magjistarin Rama”, i cili ka aftësi të veçanta ta shndërrojë me mediat dhe Facebookun e tij të përgërën që prodhon Rilindja, në mjaltë, të paktën te fëmijët e tyre të hapin sytë. Reforma në Arsim që e mburri edhe sot, nuk ishte gjë tjetër veçse një “koncesion” më shumë për pak universitete private, si ai Henri Çilit përshembull, të cilët i ka shndërruar në klientë dhe shërbëtor mediatik. Nga kjo reformë, ata prindër që vazhdojnë të besojnë lepurushët që Rama nxjerr çdo ditë nga kapelia e prestigjatorit, do të paguajnë disa fish më shumë te shkolla e Çilit; që ky me ato para, pasi të ketë hequr mënjan të vetat, të vazhdojë të sponsorizojë “MAPON” në shërbim të, “edhe një mandati 4 vjeçar”.

Kjo pseudo reformë, nuk ndërtoi asnjë shkollë, nuk bleu asnjë ngrohës për nxënësit, nuk mbylli asnjë vrimë nga hyn shiu e era në shumicën e shkollave në zonat rurale…

Dhe kryeministri ynë ka pacipësinë e nxjerr nga shtëpia ku i ka ngujuar prej dy javësh fëmijët e shkollave, për tu folur për sukseset e Rilindjes në arsim dhe tu bëjë moral, se pse nuk duhet të mos bëjnë mungesa në orët e mësimit. Deri ku më shumë, duhet të shkojë përdorja dhe tallja që ky njeri u bën shqiptarëve që e votuan?!

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco